Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot “Ditën e Rinisë” që shënon 32 vjet nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të vitit 1990.
Në këtë Ditë të Rinisë, Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale ka uruar të rinjtë me vargjet e kolosit të madh të letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikolla (MIGJENI).
“Dita e Rinisë” në vendon tonë është festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990, vendim i marrë nga Kuvendi në vitin 2009.
“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote” /atsh /KultPlus.com