Vallet rituale të Ditës së Verës në Dardhën e vitit 1932

Festimet e Ditës së Verës janë zhvilluar në vendin tonë gati në gjithë territorin. Ndërsa 14 Marsi krijoi atmsferë festive në shumë qytete të vendit, drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore në Korçë solli për publikun fotot e rralla të fotografit Kristaq Sotir që tregojnë festimet e kësaj dite në Dardhë në vitin 1932.

Riti i Ditës së Verës është një nga festat më popullore, më të përgjithshme, më të lashta dhe nga më origjinalet. Thuhet se Dita e Verës është festë e veçantë e qytetit të Elbasanit por pavarësisht kësaj kjo festë kremtohet në të gjithë Shqipërinë.

Në foto shihen gra e burra duke kërcyer. Sipas DRTK Korçë, vallet rituale të Ditës së Verës janë valle të krijuara enkas për këtë ditë dhe përfshihen në një nën-ndarje të rëndësishme siç është ajo e valleve të festave kalendarike.

Këto valle, si pjesë e rëndësishme e këtij rituali janë dokumentuar dhe në fotografinë e Kristaq Sotirit, pikërisht në Dardhë, në sheshin e fshatit. Çdo vit fshati i Dardhës me rastin e kësaj feste mblidhte shumë njerëz të cilët shijonin vallet e ndryshme të  kërcyera nga valltarët dardharë./atsh/KultPlus.com

Kalaja e Elbasanit, destinacion që duhet vizituar

Dita e Verës po afron dhe qyteti i Elbasanit ka nisur festimet. Përveç aktiviteteve të shumta të organizuara nga bashkia dhe ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste pagane, ballokumes, që e gjen kudo në dyqane e trotuare, qyteti ofron mundësi të shumta edhe për turizëm kulturor e historik, e pa dyshim kalaja e Elbasanit është një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

Ajo ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe është Monument Kulture i Kategorisë I.

Kalaja e Elbasanit bën pjesë në kalatë e tipit fushor, rrethohet nga një varg kodrash në anën veriore, ndërsa në lindje dhe perëndim nga përrenjtë e Manasderes dhe atë të Zaranikës, të cilët shërbenin edhe si burime për kanalin që e rrethonte kalanë dikur. Ka një pozicion kyç, pasi kontrollon lehtazi lëvizjet në Via Egnatia, një rrugë transversale që lidh bregdetin me brendësinë, duke zënë kështu një pozitë të favorshme ekonomike dhe strategjike.

Studime arkeologjike kanë zbuluar teknikat e ndërtimit dhe historinë e saj. Kalaja përfaqëson një kastrum klasik, e cila i përmbahet rregullave të ndërtimit romak. Ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m. Ka katër hyrje të cilat janë të pozicionuara në mes të kurtinave të cilat mbrohen me kulla. Kalaja është e rrethuar me një hendek të thellë dhe gjurmët e tij janë ende të dukshme. Hendeku mbushej nga ujërat e përroit të Zaranikës, që kalonte pranë dhe kishte si funksion mbrojtjen e kalasë. Sipas studimeve, periudha më e mundshme e ndërtimit të kalasë është gjysma e dytë e shekullit IV pas Krishtit.

Në ditët e sotme, kalaja është e populluar në brendësi si dhe rreth saj. Në brendësi të kalasë ka ndërtesa karakteristike të shpallura për nga rëndësia dhe arkitektura si monumente kulture./atsh/KultPlus.com

Simpozium për Ditën e Verës në Elbasan, festa pagane që kremtohej si mirënjohje ndaj natyrës

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës në Elbasan është zhvilluar një simpozium mbi historikun e kësaj feste pagane e cila në lashtësi, nuk u kremtua vetëm nga Elbasani, por kjo zonë e ruajti atë më me fanatizëm ndër shekuj.

Dita e Verës kremtohej si mirënjohje ndaj natyrës teksa çdo gjë niste të lulëzonte, atëherë kur ende njerëzimi nuk besonte në Zota.

Studiuesi tashmë 82 vjeçar Sytki Çerekja kujton edhe kohën kur ishte fëmijë dhe rëndësinë që kjo festë kishte për Elbasanin.

Simpoziumi mbi historikun e Ditës së Verës synon përçimin e kësaj feste në të gjitha detajet e saj, pa e deformuar, ndaj dhe pjesëmarrës ishin kryesisht të rinj e nxënës shkollash./topchanel/KultPlus.com

“Dita e Verës”, 5 ditë aktivitete në Elbasan

Në Elbasan gjatë 5 ditëve do të zhvillohen 21 aktivitete, për festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe ka lindur kjo festë.

Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e “Ditës së Verës” e kanë kryeqendrën në Elbasan.

Nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të fillojnë  në 10 mars për t’u finalizuar në datën 14 mars.

Për të shijuar këto larmi aktivitetesh me rastin e festës pagane të “Ditës së Verës” kryebashkiaku Llatja fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.

Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës:

Data 10 mars
Kampionatet Sportive, Pallati i Sportit “ Tomorr Sinani”, nga ora 09.00 deri 20.00

Sofra e Elbasanit: S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë” Fish Sity Rozafa
ora 17.00
11 Mars

Koleksioni i mjeteve Retro, Sheshi “ Gensher”, ora 11.00

Street Party, Sheshi “ Gensher”, ora 11.00

Koncert “ Dritës tande xhevahir” Edda Zari. Teatri “ Skampa”, ora 18.00
Jazz Festival Sheshi “ Gensher”, ora 20.00

12 mars

“ Elbasan cross tour” Turi i çiklizmit, Stadiumi “ Elbasan Arena”, “ Sheshi Gensher”, ora 11.00

Kampionati i futbollit mes shkollave të mesme të Elbasanit, Komleksi sportiv “ Shefqet Lamçja”, ora 11.00

Defile: Paradë e Asambleve popullore artistike, Stadiumi “ Elbasan Arena”, “ Sheshi Gensher”, ora 16.00
“ Nën, tingujt e folkut vjen pranvera”, Koncert me muzikë popullore, Sheshi “ Gensher” ora 18.00

13 mars

“ Cicërimat e Pranverës”, koncert nga fëmijët e kopshteve, Parku “ Rinia” ora 10.00

“ Këndi i Balonave” Stadiumi “ Elbasan Arena”, ora 12.00

“ Java Olimpike” Finale, Pallati i Sportit “ Tomorr Sinani”

Koncert i madh festiv, “ Eja n’elbasan”, sheshi “ Gensher” ora 20.00

14 mars

Parada e Karnavaleve, Bulevardi “ Aqif Pasha” ora 09.00

Koncert për fëmijë “ Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “ Gensher” ora 10.00

Panairi i Zejeve, Lulishtja “ Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00

Ekspozitë : “ Elbasani nën penel”, Sheshi “ Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00

Arena e Sportit, Stadiumi “ Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30

Koncert festiv: Diell n’elbasan”, Sheshi “ Gensher” ora 11.00 – 12.30. / atsh /KultPlus.com

Legjenda e Ditës së Verës

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës.

Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ka qenë një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Kush kishte njerëz e të afërm në Elbasan, shkonte dhe festonte me ta. Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë. Pastaj siç thoshin gjyshet në mëngjes duhej të kapje një hekur të fortë, që të bëheshe e fortë gjatë gjithë vitit. Të haje një mollë të kuqe, vezë të ngjyrosur nga jashtë.

Ndërkohë amvisat bënin gatimet qe nisnin me byrekun me hithra, ose barishte të tjera pranverore, gatime me mish, dhe ëmbëlsira që është mbretëresha e kësaj dite: Ballokumja, një recetë e pashkruar, por dhe e paimitueshme nga vende të tjera.

Legjenda e Ditës së Verës

Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të Elbasanit. Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte Perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera. Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe  vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja, një ëmbëlsirë e bërë më miell misri. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite, të cilën e konsiderojnë si krenari. Dikur shkonin dhe festonin vetëm në Elbasan, ndërsa tani është bërë festë kombëtare, ku festohet në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo festë është bërë e njohur edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë për këtë ditë të veçantë.

Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire, lojëra dhe sigurisht karnavale. Ndërsa në jug kjo festë kremtohet më së shumti në Përmet, ku amvisat përmetare gatuajnë ushqime të mrekullueshme dhe i servirin në panairin në qendër të qytetit. /abcnews.al/ KultPlus.com

Vera

Poezi nga Ndre Mjeda

Vera

A zverdhe fusha, e nder grunore
Po velojne korrcat porsi zogj;
Kendojne katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj
Vec n’at are, porsi nji e tretun
Zi nder petka e ne fetyre terr
Korre nji cuce pa shoqe,vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr
Tjetra here tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun tiu korr t’gjeta
Pa nji moter, pa gazmend./KultPlus.com

Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Ashtu si dhe vitin e shkuar, edhe këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë festime masive as në kryeqendrën e kësaj feste, Elbasan, dhe as në të gjithë vendin.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica:

Ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911), i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz.

Prejardhja e dites se verës është e lidhur me Ilirët të cilit festonin ditën e verës më 15 mars në shenjë adhurimi ndaj diellit, po të shohim ballokumet kanë ngjyrën dhe formën e diellit. / KultPlus.com