Filmi shumë i dashur për fëmijë Sing 2 arrin në Cineplexx më 25 dhjetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.
Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx në kohë për festat e fundvitit! Cineplexx, për filmin Sing 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe facepainting falas për të gjithë fëmijët. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:00.
Filmi flet për Buster Moon dhe miqtë e tij të cilët duhet të bindin yllin e rock-ut Clay Calloway që t’u bashkohet atyre për hapjen e një shfaqjeje të re muzikore. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë Matthew McConaughey, Scarlett Johansson dhe Reese Witherspoon.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
10x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling
5x Gift Cards për karaoke box nga BO Bowling
Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:
5x Gift Cards për bowling falas nga BO Bowling Prizren
5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park Kosovo
5x Gift Cards nga SUPER 7
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00. /KultPlus.com