Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Artit, Hoteli Garden do të organizojë një ekspozitë me artistët kosovarë ku do t’i prezantojnë punimet e tyre të vlerësuara në restorantin Garden Open Kitchen.
Ekspozita do të fillojë nga ora 12:00 deri në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur ditët në vijim.
Një pjesë e fitimeve nga shitjet do të shkojnë për bamirësi.
Artistët pjesmarës në këtë ekspozitë janë: Mjellma Goranci Zana Ramadaniq Shqipe Kamberi Blerta Surroi Eliza Hoxha Muhamet Ahmeti Visar Mulliqi Kushtrim Istref Hajrush Fazliu Musë Prelvukaj. /KultPlus.com
