Pesë poetë interpretojnë poezi mes trenave dhe stacioneve në Itali, mes tyre edhe Denata Ndreca

Një ide interesante për të kremtuar ditën ndërkombëtare të poezisë në Itali. Pesë poet, interpretojnë mes trenave dhe stacioneve poezitë e tyre. Një simbolikë domethënëse për njerëzimin, ikja, ardhja, zhvendosja në kohë dhe hapësirë, një udhëtim i përhershëm që poezia e bën pa kohë dhe në çdo kohë, e në një tjetër dimenison.

Mes pesë poetëve të përzgjedhur është edhe autorja shqiptare Denata Ndreca e cila ka lexuar vargjet e poezisë së saj  në  gjuhë n italiane “La carezza” (Përkëdhelja).

***

Që prej vitit 1505 Dita e Poezisë ka qenë e pranishme për të gjthë ata që e duan pranë. Por UNESCO në vitin 1999 më 21 Mars ndërmori një iniciative për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për ti kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Në Greqi poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike. Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhëse mes poezisë dhe formave të tjera të artit.

Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë.

Poezia “Në mundësh”, ndryshe e quajtur psalm i shenjt i vullnetit, qarkullon ende për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite./ KultPlus.com

Orë Letrare nga PEN Qendra e Kosovës me rastin e ‘Ditës Botërore të Poezisë’

Të hënën, më 21 mars me fillim nga ora 12:00, në KultPlus Caffe Gallery, ftoheni të merrni pjesë në orën letrare, me rastin e “Ditës Botërore të Poezisë”, organizuar nga PEN Qendra e Kosovës.

Krijimet e veta artistike me këtë rast pritet t’i lexojnë: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Lulzim Tafa, Dije Demiri Frangu, Lindita Tahiri, Naime Beqira, Nerimane Kamberi, Blerina Haxha Rogova, Binak Kelmendi, Mustafa Balje, Fahredin Shehu.

Ftoheni të merrni pjesë.

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. /KultPlus.com

Kosova shënon ditën ndërkombëtare të poezisë

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në një takim me shkrimtarët, ka shënuar ditën ndërkombëtare të poezisë.

Nga aty u tha se këto takime kanë për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi kjo krijimtari elitare kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqeri Galica tha se përmes këtyre takimeve letrare-artistike synohen të krijohen lidhje nëpërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit si muzika, vallëzimi, piktura, teatri e të tjera.

Kjo ditë sipas Galicës, ka për qëllim nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore, pasi që poezia është konsideruar gjithmonë si krijimtari elitare.

“Diversiteti gjuhësor ishte objektivi kryesor i UNESCO-së ku në vitin 1999 morri vendim në konferencën e saj të 30 në Paris për ta shpallur 21 marsin, ditën botërore të poezisë, por ky vendim kishte për qëllim edhe të kthej gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë traditën gojore, kështu nëpërmjet takimeve letrare artistike synohen të krijohen lidhje nëpërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit si muzika, vallëzimi, piktura, teatri e të tjera që me një aspekt ndërlidhen në një mënyrë mediale”.

“Dita botërore e poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie sa me cilësore sepse arti poetik gjithnjë është konsideruar krijimtari elitare që padyshim kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë… Gjuha e poezisë është e specifike, sepse janë specifike edhe gjuha dhe ndjenjat që shpreh krijuesi nëpërmjet vargjeve, në të vërtete është diçka e bukur e fisnike që në mënyre imediate futet në mëndje në zemër e në shpirt të recituesit por edhe të krijuesit” tha ai

Në ketë takim disa shkrimtarë kishin shkruaju edhe poezi për pandeminë dhe situatën në të cilën gjendemi.

UNESCO me 21 mars të viti 1999, shpalli ditën e dita botërore e poezisë. Këtë vendim e morri në konferencën e saj të 30-të në Paris. Ky vendim kishte me qëllim kthimin e kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë traditën gojore./ Insajderi/ KultPlus.com