Nis dita historike për Shqipërinë, Rama dhe Kovaçevski priten nga Von der Leyen

Ka nisur dita historike për Shqipërinë e cila do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare që do shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pritja e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Bruksel është bërë nga Presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Më pas ka nisur dhe takimi mes tyre ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së. / KultPlus.com

Shqipëria merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rama: Ditë historike

Ditën e sotme Shqipëria merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS-OKB-së gjatë mandatit të saj në Këshill, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një videomesazh ku thotë se fokusi kryesor në këtë afat kohor është mbrojtja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të cilat sipas tij po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.

Mbishkrimi:
MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë historike për Shqipërinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur për herë të parë në histori vendi ynë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë

U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat nga Darfuri në Mianmar. Lufta në Ukrainë ka tronditur rendin botëror. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive. Ngjarja e parë e Shqipërisë në presidencën e saj të KS, i kushtohet llogaridhënies dhe drejtësisë”-thotë kryeministri në videomesazh. / KultPlus.com