Artistja e madhe e kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti feston sot 92-vjetorin e saj të lindjes.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi sot aktoren e madhe për ditëlindjen.
“Protagoniste e filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” dhe me mbi 300 role në skenën e teatrit dhe të filmit, Tinka Kurti është vlerësuar me çmime e tituj nderi si “Artiste e Merituar” dhe “Artiste e Popullit” dhe me medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”. I urojmë shëndet dhe e paçim sa më gjatë pranë nesh!” – shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë në një familje artdashëse. Nëna e saj ishte një nga aktoret kryesore të Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Familja e saj u shpërngul, kur Tinka ishte pesë vjeç, drejt qytetit të Shkodrës. Këtu mbaroi arsimin shtatëvjeçar dhe në vitin 1947 u nis në Tiranë për të studiuar në Politeknikumin e Tiranës. Rastësisht, siç do të shprehej ajo vetë vite më vonë, do të kalonte në degën e Dramës në Liceun Artistik.
Që prej rolit të veçantë të Tanës, në filmin e parë shqiptar në vitin 1958, Tinka Kurti mban mbi supe 75 vite karrierë me përkushtim të palodhur ndaj artit dhe kinematografisë shqiptare.
Kurti spikati jo vetëm për dramën që rolet e luajtura prej saj mbartnin, por dhe me mënyrën e interpretimit./atsh/ KultPlus.com
Sot bëhen 66 vjet nga lindja e shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko, shkruan KultPlus.
Teodor Keko ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko.
Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.
Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.
Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë: “Loja”- 1990, “Lajmëtarja e vdekjeve”- 1991, “Pretenca”- 1994, “Shënimet e një gruaje”- 1995, “12 Shenjtorë një profet dhe disa njerëz”- 1997, “Made in Albania”- 1998, “Hollësira fa tale”- 2001, “Poezi” – 2013 / KultPlus.com
Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh.
Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.
Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur.
Qysh nga vitet ’90 deri ne fillim të shekullit XXI ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime.
Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991.
Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997.
Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; autor i shumë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.
Albanologu Robert Elsie u nda nga jeta më 2 tetor të vitit 2017 pas një sëmundje të rrallë të neuroneve motorike./ KultPlus.com
Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës. Njihet më së miri në filmat I Even Met Happy Gypsies (1967), Protst (1967) dhe The Adventurers (1970). Ishte i martuar me Branka Petric. Vdiq më 15 qershor, 2010 në Beograd.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.
Kishte studiuar në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956 deri me 1960 me prof. Mata Milosevic.
Si yll i filmit në ish-Jugosllavi dhe në përgjithësi në gjithë Evropën, Fehmiu fitoi çmime për film dhe një përkrahje të përzemërt nga gjithë populli shqiptar. Debutimi i tij në tregun amerikan me një rol tejet të rëndësishëm nuk ishte edhe shumë i suksesshëm për të, megjithatë figura e tij prej aktori mori përmasa të mëdha me role në filmat e tjerë dhe mbeti në kujtesë për shumë kohë.
Jeta e tij u zhvillua mes Beogradit, Prishtinës e Prizrenit.
Filmat në të cilët luajti Bekim Fehmiu: “The Odyssey”, “The Deserter”, “Ready for Anything”, “Special Education” etj.
Lidhur me vdekjen e tij ka supozime të ndryshme, njëra prej tyre ishte se kreu vetëvrasje në apartamentin e tij me revole, megjithatë nuk u konfirmua asnjëherë. Kur vdiq Fehmiu ishte 74 vjeç./ KultPlus.com
Sot janë bërë 61 vite nga lindja e Heroit të Kosovës Agim Ramadanit.
Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998, ai zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake kundër forcave serbe përreth kufirit Kosovë–Shqipëri dhe ai gjithashtu mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmor më 11 Prill 1999 në fshatin Koshare të Komunës së Gjakovës gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe.
Të parët e Familjes së tij ishin me prejardhje nga Malësia e Karadakut, pikërisht nga fshati Depcë afër Preshevës. Shkollimin Fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike në Gjilan në vitin 1980, dhe më pas e vazhdoi Akademinë Ushtarake–Drejtimi i Komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak dhe në Zvicër ku jetoi si emigrant politik dhe me fillimin e luftës në Kroaci, ai e braktisi ish–Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse e kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke i lënë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët e tij.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.
Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit–KATANËS./ KultPlus.com
Sot, 21 Prill 2024, festohen Krishtlindjet e Romës: legjenda thotë se ajo u themelua më 21 Prill 753 para Krishtit nga Romulus, një nga binjakët e ushqyer nga ujku pasi u braktis në Palatine.
Data e saktë rrjedh nga llogaritjet e kryera nga Lucius Taruzio Firmano në shekullin I para Krishtit, një mik i Ciceronit dhe Varros.
Megjithatë, gërmimet arkeologjike sugjerojnë një datim paksa të ndryshëm, duke vendosur themelet e qytetit midis fundit të shekullit të 8-të dhe fillimit të shekullit të VII para Krishtit.
Gjurmët e para të vendbanimeve të qëndrueshme datojnë në shekullin e VIII para Krishtit, në Palatin dhe në Kodrën Kapitol. Më vonë, bashkimi lindi Romën.
Roma e lashtë: një fuqi mijëravjeçare
Roma u zhvillua me shpejtësi, duke u bërë një fuqi dominuese ushtarake dhe ekonomike në Mesdhe. Gjatë gjithë historisë së saj, Republika Romake (509-27 pes) u zgjerua, duke pushtuar territore të gjera në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Më pas, me ngritjen e Augustit, lindi Perandoria Romake (27 para Krishtit – 476 pas Krishtit), e cila arriti shtrirjen maksimale nën Trajanin (98-117 pas Krishtit).
Qytetërimi romak ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në fusha të ndryshme: ligj, arkitekturë, letërsi, filozofi, shkencë dhe teknologji.
Ndikimi i saj ka formësuar kulturën perëndimore dhe vazhdon ta ndikojë atë edhe sot.
Në 1871 Roma u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Italisë. Që atëherë, qyteti ka përjetuar ndryshime të thella, duke u bërë një metropol modern dhe kozmopolit.
Ndërsa ruan të paprekur hijeshinë e saj të lashtë, Roma ka qenë në gjendje të rinovohet, duke u hapur ndaj sfidave dhe tendencave të reja të botës bashkëkohore.
Çdo vit, më 21 prill, Roma feston ditëlindjen me Krishtlindjet e Romës.
Pika kryesore e festimeve është Parada Historike, një procesion që kujton historinë e qytetit që nga themelimi deri në mesjetë.
Përveç procesionit, Krishtlindjet në Romë ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë iniciativash për të gjitha shijet: ekspozita, koncerte, shfaqje teatrale, vizita me guida në muze dhe vende arkeologjike, degustime të produkteve tipike dhe shumë më tepër. /atsh/ KultPlus.com
Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.
Steve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.
Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare. Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore. Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:
“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.
Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.
Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.
Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”
… Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra, ajo ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë. Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote, së cilës ai i la peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha. Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit. Ai ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite. / Albert Vataj / KultPlus.com
Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare. Ajo u lind në Lushnjë më 13 nëntor 1948. Është aktore e suksesshme, ka realizuar shumë role të spikatura, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente.
Mani është nderuar me disa çmime. Prej vitit 2002 jeton me familjen e saj në SHBA.
Alphonse de Lamartine, me emrin e tij të plotë Alphonse Marie Louis nga Prat de Lamartine, i lindur në Mâcon më 21 tetor 1790 është një poet, romancier, dramaturg francez, si dhe një personalitet politik që mori pjesë në Revolucionin e shkurtit 1848 dhe shpalli Republikën e Dytë. Ai është një nga figurat e shkëlqyera të romantizmit në Francë.
Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Burgonjën jugore, veçanërisht Milly2, i cili ushqeu frymëzimin e tij poetik, dhe u formua në kolegj në Lyon dhe Belley.
Ai udhëton për në Itali dhe zë një funksion ushtarak epemeral me Louis XVIII. Në tetor 1816, në një kurë në Aix-les-Bains, takimi me një grua të re të martuar, Julie Charles, shënon një pikë kthese vendimtare në jetën e poetit, por historia e tyre pasionante e dashurisë kthehet në tragjedi kur Julie, mbeti në Paris, vdiq në dhjetor 1817. Atëherë Alphonse de Lamartine shkroi poezitë e Meditimeve, koleksioni i të cilave u botua në 1820 dhe arriti një sukses të mrekullueshëm.
Ai u martua në të njëjtin vit Mary Ann Elisa Birch, një angleze e re dhe mbajti pozicionin e sekretarit të ambasadës në Itali përpara se të jepte dorëheqjen në 1830. Ai botoi gjatë kësaj periudhe vepra të tjera poetike si, në 1823, Meditimet e reja poetike dhe Vdekja e Sokratit, ose përsëri, në Qershor 1830, Harmonitë Poetike dhe Fetare pasi u zgjodhën në Akademinë Franceze në 1823.
Poema e tij e fundit e shkëlqyer, Vreshta dhe Shtëpia është shkruar në 1857. Alphonse de Lamartine vdes më 1869.
Lirika e tij e kombinuar me një shprehje harmonike është cilësia e poezive të Lamartine, pjesa më befasuese e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri të frymëzuar nga Julie Charles, të gërshetuara me temat romantike të natyrës, vdekjes, etj.
Ishte mjeshtër i lirikës romantike dhe kampion i dashurisë, natyrës dhe vdekjes, Alphonse de Lamartine shënon një moment historik në historinë e poezisë franceze me muzikën e tij. Në të vërtetë “Revolucioni Francez i Poezisë mund të datohet në Meditimet Poetike të Lamartinës: kjo pllakë e hollë pati një efekt edhe duke shpërthyer dhe themeluar në ripërcaktimin e ngadaltë të poezisë që shekulli XIX”.
Ai mbetet i admiruar gjerësisht për fuqinë e gjenialitetit të tij poetik dhe pa dyshim numëron ndër poetët më të mëdhenj francezë të shekullit XIX./KultPlus.com
Në Paris, rastësisht, i mbusha pesëdhjetë e sa vjet.
Tani jam një vit më i madh se Naimi, dyfish më i moshuar se Migjeni dhe – mjekërbardhë si Lasgushi.
Për ditëlindjen time pimë nga një gotë verë me Veronikën nga Kili dhe Mihain nga Bukureshti.
Ç’rastësi Të tre kemi njohur nga një diktaturë (unë dy a tri) dhe kemi ëndërruar botën e lirë. I cakërrojmë gotat dhe themi: Gëzuar! Secili në gjuhë të vet; në Paris, në botën e lirë (A thua, vërtet?)
Në ditëlindjen time të njëqindepesëdhjetë! / KultPlus.com
Ikona e popit amerikan dhe këngëtarja dhe kompozitorja e shumëfishtë Grammy, Taylor Swift, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të, transmeton KultPlus.
E lindur në Wyomissing, Pennsylvania, Taylor e filloi karrierën e saj si një këngëtare adoleshente e kantri, këngët e së cilës rezonuan me një brez të tërë fansash që e quajnë veten “Swifties”.
Me kalimin e viteve, Taylor është marrë me zhanre të ndryshme të muzikës dhe ka përdorur aftësitë e saj në shkrimin e këngëve për të përcaktuar pikëllimet e një brezi.
Disa prej këngëve që cilësohen sikurse të paharrueshme të publikuara nga Swift janë këto: “The lakes, All Too Well, Fifteen, Blank Space, Willow”. /KultPlus.com
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë një urim shumë të veçantë nga nëna e saj, Vera Ora, shkruan KultPlus.
Në një video të publikuar në “Instagram”, nëna e Ritës ka kujtuar kohën e fëmijërisë me një video të saj dhe Ritës së vogël.
“Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjithmonë, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike”, shkruhet në postimin e Verës.
Rita, e cila ka shënuar suksese të mëdha nëpër botë, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë mesazhe të ndryshme nga fansat nëpër botë. /KultPlus.com
Përgjatë muajit qershor në Teatrin Dodona do të jepen dy premiera, shkruan KultPlus.
Më 8 qershor me fillim nga ora 19:30 do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” nga Ivo Martinić, në regji të Ilirjana Arifit, në skenën e mbrëmjes.
Kurse më 19 qershor me fillim nga ora 12:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Gogoli” nga Arian Krasniqi, në regji të Mentor Berishës në teatrin për fëmijë./ KultPlus.com