Sot, Ditëlindja e Shën Nënës Terezë

Më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Shën Nënë Tereza, shkruan KultPlus.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chaëla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës. / KultPlus.com

Madonna me stil krejt tjetër para se të bëhej e famshme (FOTO)

Ylli i muzikës pop, aktorja dhe regjisorja e njohur Madonna, sot mbushë plot 63 vjeç.

Pasnjë dyshim, sot ajo është “Mbretëresha e Popit”. Madonna Louise Ciçone, e njohur thjesht si Madonna, nuk ka nevojë për prezantim, pasi të gjithë e njohin mjaft mirë.

Këngëtarja, kantautorja, aktorja dhe biznesmenia e famshme amerikane ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën më hitet dhe rolet e saj.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Madonna arriti kaq shumë gjëra dhe veprat e saj janë vlerësuar nga shumë kritikë muzikorë.

61-vjeçarja është e pranishme më gjatë së kushdo tjetër në industrinë e muzikës, duke marrë gjithë vëmendjen.

Por, si ka qenë Madonna para famës. Fotot e mëposhtme do ju lënë pa fjalë. / KultPlus.com

Shkëlqimi i Fadil Vokrrit përmes fotografive (FOTO)

Sot bëhen 61 vjet nga lindja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri ka lindur në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola. Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë ndërsa në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë. Pas një kohe të suksesshme atje, ai u kthye në Kosovë ku ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit Kosovar. Vokrri ishte më meritori që fillimisht Kosovës iu lejuan ndeshjet miqësore nga UEFA dhe FIFA.

Ndërkohë pas kësaj leje, Vokrri përsëri bëri punën më të madhe që FFK të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.


KultPlus i sjell sot disa pamje të cilat flasin për shkëlqimin e tij në fushë. / KultPlus.com

81-vjetori i lindjes së poetit Frederik Rreshpja

Kushdo që ka lexuar lirikat e tij të trishtuara dhe është magjepsur prej fjalës poetike plot finesë e ndjeshmëri, nuk mund të mos ketë ndërmendur një çast rrugën e vështirë, plot peripeci dhe andrralla të jetës së tij. Në shoqërinë njerëzore, vuajtja, persekutimi, mjerimi skajshëm, goditje tw befta dhe mbrapshtia e fatit, janë po aq të vjetra sa dhe bota.

Por jeta e tallazuar dhe fati aq i trazuar i Reshpjes, marrin një domethënie të veçantë kur vihet në relacion me kohët kur krijoi, me artin e tij dhe poezinë margaritar që la pas, si trashëgimi të vyer në fondin e poezisë shqipe. Frederik Reshpja njoftoi ardhjen e tij premtuese në tempullin e letrave shqipe me vëllimin e parë poetik Rapsodi shqiptare në vitin 1968, ndërsa në vitin 1973 botoi librin e dytë me poezi Në këtë qytet. Më tej jeta e Reshpjes merr rrokullimën, burgoset nga regjimi komunist dhe librat e botuar i hiqen nga qarkullimi si “të papërshtatshëm” dhe “të dëmshëm për edukimin komunist të masave”. Pas një heshtje të gjatë, i harruar dhe mënjanuar , me fillimet e demokracisë, Reshpja plot vrull dhe shpresa përqafon jetën e re, përfshihet në debatet politike të kohës, fillon aktivitetin si gazetar, redaktor dhe rivendos lidhjet e këputura me poezinë e viteve të rinisë.

Në vitin 1994 boton vëllimin me titullin metaforik:Erdhi koha të vdes përsëri .Më pas boton vëllimin me titullin epitaf të jetës së tij-Në vetmi. Sakaq, krahas punës si gazetar dhe redaktor, e provon veten në një sipërmarrje, duke themeluar shtëpinë botuese dhe shtypshkronjën “Europa”. Por shumë shpejt, nga shkëlqimi përkohshëm,do të binte në mjerimin më të skajshëm. Një jetë endacaku rrugëve të Tiranës, me trupin e drobitur nga sëmundjet, i vetmuar, i shpërfillur, deri ditët e fundit të jetës së tij. Ç’ishte kjo jetë me kaq peripeci, nga vinte e ku e kishte burimin ai fat aq dorështrënguar, me një nga lirikët më brilant të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Ka një përgjigje dhe gjithçka duket se lidhet me artin e tij, me poezinë e tij të pazakontë dhe kohën kur krijoi. Fati ishte brendashkruar në artin e tij. Arti për Frederik Reshpjen nuk ishte thjesht vetëdija por edhe vetëqenia e tij. Reshpja ishte ”i mallkuar” me art dhe prej artit të tij. Në poezinë e tij Testament, Reshpja përcjell vetëdijen për artin si fat dhe mallkim: Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur i mallkuar me art. Mos e pastë njeri këtë fat!

Në parathënien e librit me proza poetike të Sharl Bodler “ Brengat e Parisit”, Ismail Kadare përsiat rreth poetëve simbolistë francezë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të ashtuquajturit “artistë të mallkuar” , të mallkuar nga institucionet dhe opinioni kohës,jo vetëm për shkak të skandaleve dhe veseve por , sidomos e mbi të gjitha, për shkak të artit të tyre novator, i cili shënoi fillimet e modernitetit në poezinë europiane.Edhe Reshpja, antikonformist nga natyra, shpërfillës i konvencioneve dhe shtrëngesave ideologjike, ashtu si sivëllezërit e tij, poetët simbolistë, u perceptua prej institucioneve dhe të tjerëve si njeriu “skandaloz”. Përballë shpirtit skllav të shumëkujt dhe hipokrizisë si stil mbijetese, Reshpja me shpirtin bohem, shpalli kredon e tij : “ Unë kam lindur skandaloz dhe i lire” ! Shkrimtarët e mallkuar gradualisht u pranuan nga shoqëria dhe zunë vendin e merituar në tempujt dhe panteonet letrare kur , mallkimi i vjetër –thotë Kadare- befas u përtërit në trajtën më të zezë që mund të mendohej, në gjysmën e botës, në atë që quhej “perandoria komuniste”. Burgu, pushkatimi, internimi, persekucioni, ndalimi botimeve, lincimi, “qarkullimi në bazë për riedukim” dhe praktika të tjera të kontrollit dhe represionit, ranë si mallkim mbi poetët dhe krijuesit në Shqipërinë totalitare. Reshpja ishte një nga viktimat e këtij represioni. Në shkrimin Një prill për Fredin ( një homazh plot venerim për Reshpjen) ,ku sheston raportet e shtetit totalitar komunist me shkrimtarët , Kadare nënvizon se Reshpja u shfaq në letrat shqipe në një kohë të papërshtatshme: në kohën e parë,në diktaturë, u përball me egërsinë e shtetit, ndërsa në kohën e dytë, në demokraci, u përball me mospërfilljen. Të dyja kohët , përtej dallimit thelbësor të sistemeve politikë, kohët shoqërore pra, kishin të përbashkët mosdashurinë, klimën e ftohtë, mospërfilljen dhe egërsinë , të mjaftueshme për të thyer shpirtra të brishtë si Reshpja.

Në vitet e rinisë poezia e tij mbart një frymë optimizmi dhe patetizmi, si shprehje e iluzioneve të moshës dhe, njëherazi, si pasojë e kërkesave të ideologjisë së kohës,ku shkrimtarët dhe artistët ishin thirrur si pjesë e mekanizmave të inxhinierisë sociale për projektimin e utopisë komuniste. Me kalimin e viteve, si reflektim i peripecive të jetës dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme, poetika reshpiane dominohet nga nota trishtimi dhe melankonie.Ai që dikur në rini kishte ëndërruar të ishte si “një ylbermbi akuafortën e kohës vizatuar egër” me dhimbje konstaton : Qielli i djalërisë në sqep të një zogu U zhduk pas portës se ylbereve. Zhduket pas portës se ngjyrave djalëria Dhe mua trishtimi me mbulon Përmes poezive përjetohet ndjesia e një stine të përhershme shirash dhe duket sikur poeti futet në muzgun e perëndimit të shpresave. Poeti ndjehet i hedhur në një botë të huaj, motivet bëhen më të ftohta e boreale, peizazhet poetike më të trishta, me një hënë pikëllimi përmbi, si në gjithë ligjërimin e poezisë lirike popullore: Hëna e pikëlluar nëpër re Shkel mbi degët e shirave. Fshehur pas drurëve diku përgjon Vrasësi i vjetër, trishtimi. Eh, mundet që thika e trishtimit Diku përdhe ka për të më lënë, Fshehur nën një perëndim të thyer Fshehur nën shira hëne… Rënia e poetit është si në balada, vetmia e tij është kozmike: Dola nga guernika e kësaj nate I vrarë egërsisht, Kali i zi i pikëllimit ç’më rrezoi Dhe rashë si në balada; I vrarë nga një pranverë e kotë Braktisur nga bota e tërë. Cila “pranverë e kotë” e vrau poetin? “Pranvera mashtruese” e Tiranës e të ashtuquajturit liberalizëm në fillim të viteve 70-të apo ajo e iluzioneve të fillim viteve 90-të?Ndoshta të dyja…Përtej fatit personal, lexohet aludimi për zhgënjimin universal që sjell besimi në iluzionet utopike. Si në momentet e shkëlqimit, ashtu dhe në mjerim, Reshpja e shpërfilli jetën në skajshmëri.

Kjo neglizhencë apo mospërfillje ndaj jetës, përsëri vinte si “mallkim” prej artit. Reshpja ishte i ndërtuar prej materies së artit. Poezia ishte barra dhe kryqi prej të cilit nuk shpëtonte dot. I përhumbur nën peshën e kësaj barre, nën peshën e metafizikës së shpirtit, vetes tjetër fizike, njeriut empirik, i merreshin këmbët dhe “pesha e artit”bëhej pengesë në jetën plot kushtëzime, kurthe, detyrime, banalitete. Albatrosi i Bodlerit, si simbol për natyrën e dyfishtë të poetit: I bukur dhe madhështor në qiejt eternalë të poezisë / i ngathët , i zgërlaqur dhe krahëvarur në tokën e banalitetit dhe njëmendësisë , i shkon për shtat poetëve të klasit si Reshpja. Reshpja sfidoi kohën njerkë,fatin e mbrapshtë dhe ecjen e tij përmes botës së moskuptimit, e distiloi në përftesa poetike me imazhe impresioniste mbresëlënëse. Jetën prozaike të vetmisë dhe ekzistimit temporal, e konvertoi në poezi me frymë eternale. Kohës së jashtme,si jetë e pafat, i kundërvuri kohën e brendshme , metafizikën e shpirtit të mishëruar në artin delikat të poezisë. Përballë një bote të ashpër dhe të pashpresë, të egër dhe mospërfillëse, poeti projekton botën imagjinare ku kompeson humbjet dhe sublimon estetikisht dhimbjen. Poezia e Reshpjes është e shënjuar thellësisht prej fatit që përjetoi si individ. Por do të ishin njëlloj të mangëta në njëanshmërinë e tyre, si qasja e “zhytjes në tekst” sipas konceptit barthesian të “vdekjes së autorit”,ashtu dhe qasja sociologjizuese dhe biografike në analizën e poetikës reshpjiane. Reshpja iu largua tematikave himizuese të kombit, glorifikimit të historisë dhe patetizmit deklamativ, si shenja dominante në historinë e poezisë shqipe. Stili i tij poetik është qartësisht i dallueshëm në polifoninë e zërave poetikë të fillimeve të tranzicionit postkomunist. Poezitë e Reshpjes kanë një frymë thellësisht humane,lirizmi i tij mbart nota epike,motivet e dashurisë mbështillen me tisin e trishtimit, pikëllimi ka frymën e baladave ballkanike.

Poezitë e Reshpjes përgjithësisht janë të lakonike dhe falë përkujdesit për fjalën, hera herës ato përjetohen si forma të kulluara të bukurisë së gjuhës poetike. Duke rimarë teknikën e poezisë popullore, në poezitë si variacione rreth një motivi, përsëritja e figurave artistike përcjell rrekjen e palodhur të Mjeshtrit për të latuar formën me perfekte. Poezia e tij, sikurse ka vënë në dukje kritika, dallohet për muzikalitetin e brendshëm dhe simbolizmin tingullor. Por mbi të gjitha, poetika reshpiane dallohet për kombinimin e formës tingullimore me tablotë imazhiniste , për akuarelin e peizazheve të shpirtëzuara dhe pikturuara plot delikatesë dhe ekspresivitet: Një ujëvarë e vogël vetmon lart në mal dhe luan me ylberët. Mjegulla e hollë, ndanë dritares sime, qan me lot shiu. Përkundër qasjeve të reja avanguardiste në ligjërimin poetik të pasviteve 90- të, Reshpja shpërfaq në poezinë e tij , vizionin e një shpirti pagan parasokratik dhe perceptimin e një fëmije naiv të magjepsur prej natyrës .Falë kësaj optike antropomorfizuese,natyra shpirtëzohet dhe përmes saj projektohen estetikisht brengat, ndjesitë, gjendjet dhe drithërimat më të holla të unit poetik. Reshpja nuk ishte as misionar, sikurse thuhet në ndonjë shkrim analitik dhe as i inspiruar prej kauzave të mëdha. Poezia e tij reflekton shtjellat shpirtërore tepër personale. E megjithatë, pikërisht përmes përjetimeve tepër personale, rroken topikët e vetmisë, trishtimit dhe humbjes së dashurisë, si shqetësime universale ekzistenciale të njeriut postmodern Në këtë universpoetik të sunduar nga Perëndia e Humbjes, mes larmishmërisë së motiveve , spikatin dy figura–objekt adhurimi: ajo reale e Nënës, simbol i dhimbjes dhe dashurisë së pakushtëzuar, e vetmja Perëndi tek e cila beson dhe tjetra, Lora, me shumë gjasa funksionale, ikonë e dashurisë së pamundur, fantazma e së cilës shpërfaqet xixëlluese përmes mjegullës trishtuese që mbështjell poezitë më intime të autorit. Cikli poezive kushtuar imazheve të Lorës përshkohet nga një pikëllim i paskajshëm, ku adhurimi, lutja, obsesioni dhembërthimi pas kujtimit të saj, merr pëmasa orfeike. Lora, si simbol i dashurisë, është Euridikia e humbur, epiqendra e kozmosit dhe premisë e parandalimit të kaosit shpirtëror dhe natyror : Zbrita tek kroi duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit. Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave. Ani, mua më zuri ky mallkim. Po qysh bën pylli pa ty?Si del vjeshta? A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë? Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet? Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët? Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët! Me alkiminë e fjalës dhe brymë ëndrrash,mbi rendin material të kësaj bote të trishtë dhe rraskapitëse,Reshpja projektoi botën paralele imagjinative, universin e tij metafizik. Në këtë univers, kali i zi i pikëllimit , si shënja e kohës kur jetoi , transfigurohet në Pegason e frymës poetike që flatron për kah pakohësia. E gjithë poetika e Reshpjes është një arkitekturë kristalore, e ndërtuar me brishtësi dhe e mbushur me një frymë të epërme,delikate dhe qiellore, përballë banalitetit dhe vrazhdësisë tokësore. Kryemjeshtër i metaforave befasuese, këndonjës i vetmisë dhe pikëllimit universal, Reshpja ishte i ngjizur prej A(r) tit. o më kot nënës së tij i drejtohet :Ave ,Shën Mëria ime, nëna ime! * * * Në mbyllje të këtij shkrimi – rekuiem për një nga poetet lirikë më brilantë të poezisë shqipe, nuk mund të mos shprehim një lloj habie (jofilozofike) për heshtjen e kritikës dhe studimeve serioze rreth krijimtarisë së tij cilësore. Mospërfillja që përjetoi sa qe gjallë, mesa duket, parandjeu se do ta ndiqte edhe post mortum, prandaj në poezinë Për veten time shkruan: Mbi një piedestal heshtjeje, dergjet profili im që në lindjen e gurit. Por përtej kësaj mosvëmëndjeje, për Reshpjen nuk do të ketë njëLetelumharrese, por një prani të papengueshme në Letrat e poezisë shqip. Arti ishte “mallkimi” i tij i parathënë. Nëse koha e jetuar rrëzoi njeriun , arti ka forcën e ngritjes së poetit në piedestalin e pakohësisë. Ars longa,vita brevis! Sadedin Mezuraj / KultPlus.com

‘Secili duhet ta dijë se duhet të punojë, pasuria e pandershme nuk sjell fat në jetë’

Në dhjetor të vitit të kaluar Angela Merkel u shpall gruaja më e fuqishme në botë nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

Sot, në 67 vjetorin e lindjes së Merkel, KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të saj që flet për punën e ndershme dhe efektin e saj në jetë.

-Secili duhet ta dijë se duhet të punojë, pasuria e pandershme nuk sjell fat në jetë. / KultPlus.com

Gruaja më e fuqishme në botë feston 67 vjetorin e lindjes

Në dhjetor të vitit të kaluar Angela Merkel u shpall gruaja më e fuqishme në botë nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

Sot, në 67 vjetorin e lindjes së Merkel, KultPlus ju sjell disa fakte pak të njohura rreth saj.

-Angela Merkel është gruaja me mandatin më të gjatë në Evropë. Ajo ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.

-Angela është një bukëpjekëse dhe një kuzhinere eksperte.

-Gjyshi i saj ishte polak. Ludwig Kazmierczak lindi në Poznan, Poloni në 1896. Babai i saj gjermanizoi emrin e familjes në vitet 1930.

-Nofka e Angela’s është ”Mutti”, ose ”Mami”. Përkundër faktit se ajo nuk ka fëmijë, gjermanët i kanë vënë asaj këtë pseudonim.

-Ajo ka shumë frikë nga qentë. Angela u frikësua nga qentë pasi u kafshua nga një në vitet 1990. Vladimir Putin e dintë këtë kur lejoi qentë e tij në një takim me Merkel, disa vjet më parë.

-Ajo flet rrjedhshëm rusisht.

-Ajo është gruaja e vetme që zë pozicionin në seksionin e kimisë teorike të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Lindore.

-Angela mbajti mbiemrin e burrit të saj të parë. Burri i saj i parë ishte një fizikant, me të cilin Angela ishte e martuar për 5 vite. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer që nga viti 1998.

Ajo është një impresioniste e shkëlqyer. Angela Merkel pëlqen të bëjë përshtypje tek liderët e tjerë botërorë, përfshirë Vladimir Putin, Papa Benedikti XVI, ish presidentin francez Nicolas Sarcozy etj.KultPlus.com

Atë Shtjefën Gjeçovi, njeriu që hapi shkollat e para shqipe pas pavarësisë

Shkruan: Andreas Dushi

Poliedrija, apo ndryshe gjithëdija e personaliteteve shqiptare, kufizon ndjeshëm dëshirën e atyre që duan të shkruajnë për to, pasi sikurse thonin grekët e lashtë, është e vështirë që të vdekshmit të shkruajnë për të pavdekshmit. Çfarë sot po marr guximin të bëj, në përvjetorin e lindjes së figurës së shquar të shqiptarisë Atë Shtjefën Gjeçovit, është pikërisht kjo: Një i vdekshëm po shkruan për një të pavdekshëm.

Kur pata fatin të vizitoja disa prej trevave të zonës së Dukagjinit, më bëri shumë përshtypje që në çdo shkollë apo godinë që dikur përdorej si shkollë kishte pllaka të mermerta ku shkruhej emri i një njeriu që nuk ishte edhe emri i shkollës. Në Prekal, fjala bie, ishte emri i Atë Shtjefën Gjeçovit si i pari që çeli një shkollë shqipe atje.

Duke vijuar më tej, këtë emër e shoh të shkruar edhe sa e sa herë, ndër sa e sa pllaka çka pa frikë më bëri të kuptoj diçka: Dukagjini, një trevë e quajtur “e prapambetur” nga dashakeqësit e saj, ka një fat që shumë krahina të tjera të Shqipërisë nuk e kanë: Prej 100 vjetëve ka arsim.

Ky fat, i cili buron nga prania e etërve françeskanë si të vendosur të përhershëm apo vizitues të herë pas hershëm falë programeve të misioneve shëtitëse (të përmendura nga Atë Zef Valentini apo Atë Domenico Pasi në librat e tyre “Misionet Shëtitëse” botuar nga “Plejad”), akoma edhe sot vazhdon të tregojë të mirat që ka sjellë.

Atë Shtjefën Gjeçovi, figura e jashtëzakonshme e kulturës së shqiptarisë, i lindur në Janjevë të Kosovës është ai i cili meriton jo respektin e gjithkujt, pasi me sa e njoh mes shkrimeve të të tjerëve ai nuk synonte të ishte i “gjithëdashur”, por të paktën njohjen nga gjithkush pasi ai qe i pari në shumëçka dhe, për fat të keq, edhe i fundit si punues serioz në thuajse çdo fushë që lëvroi./ KultPlus.com

Letra e dashurisë që Frida i kishte dërguar Diegos: Nata ime do të të thërrasë, por nuk ka zë

Më 6 korrik të viti 1907, lindi njëra nga artistet më të njohura të artit pamor, e cila u bë e famshme përmes autoportreteve, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell një letër të cilën Frida ia kishte shkruar të dashurit të saj, Diegos.

Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që ia ngulin shikimin dritës gri që depërton nga dritaret. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e nderë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më hedh tek mungesa jote. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të madh afër timit, frymëmarrjen tënde, aromën tënde.

Nata ime më përgjigjet; zbrazëti. Kam ftohtë nga nata ime dhe ndihem e vetmuar prej saj. Kërkoj të prek diçka: lëkurën. Ku je? Ku je?

Rrotullohem gjithandej, jastëku i lagur, faqja më ngjitet me jastëkun, flokët e lagur mbi tëmtha. Nuk ka mundësi të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia ikin, vijnë dhe gëlojnë, trupi im nuk mund ta kuptojë.

Trupi im të do. Trupi im, kjo sipërfaqe e gjymtuar, do të harrohet për një çast në nxehtësinë tënde, trupi im kërkon me ngulm ca orë qetësie.

Nata ime është një zemër e kthyer në zhele. Nata ime e di se mua më pëlqen të të shoh, të ndjek me duar çdo hark të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhel.

Nata ime më merr frymën nga mungesa jote. Nata ime dridhet nga dashuria, nga ajo dashuri që përpiqem ta përmbaj, por që dridhet në gjysmerrësirë, në çdo nerv timin.

Nata ime do të të thërrasë por nuk ka zë. Dhe megjithatë nata ime do të të thërrasë, të të gjejë dhe ta harrojë për një çast këtë kohë që veç të rraskapit.

Nata ime gërryen vetveten deri në atë pikë sa unë nuk e ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më e mprehtë, pa lëndën trupore.

Nata ime më djeg nga dashuria./ Përktheu: Elona Caslli/ KultPlus.com

‘Në moshën pesëdhjetë vjeçare secili ka fytyrën që meriton’

George Orwell lindi më 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin.

Ishte një novelist, eseist, gazetar dhe kritik anglez. Ai ishte një njeri i fortë i cili shkroi për disa tema kryesore që lidhen me pikëpamjet politike dhe lëvizjet e kohës së tij.

Romanet e tij më të njohura janë Animal Farm dhe Nineteen Eighty-Four.

Puna e Orwell kishte një ndikim të madh në kulturën popullore dhe politike. Orwellian, i cili përshkruan një situatë, ide, apo gjendje shoqërore të identifikuar si destruktive për mirëqenien e një shoqërie të lirë dhe të hapur.

New York Times rendit Owell të dytin në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945” dhe në 2016, ndërsa  një statujë e tij është vendosur përpara  BBC-së në Londër.

Orwell kishte një ndjenjë të lartë morale dhe respekt për drejtësinë.

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij:

“Në një kohë mashtrimi kur tregohet e vërteta është një akt revolucionar.”

“Mënyra më efektive e tyre për të shkatërruar njerëzit është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre.”

“Kush e kontrollon të kaluarën kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen kontrollon të kaluarën.“

“Nëse liria do të thotë asgjë për dikë,  kjo do të thotë e drejta për t’u treguar njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.“

“Përballë dhimbjes nuk ka heronj.“

“Fuqia është në grisjen e mendjeve njerëzore në copa dhe bashkimin e tyre përsëri në forma të reja të zgjedhjes suaj.“

“Thelbi i të qënit njerëzor është se njeriu nuk kërkon përsosmëri.“

“Zgjedhja për njerëzimin qëndron midis lirisë dhe lumturisë dhe për shumicën e madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë.“

“Realiteti ekziston në mendjen e njeriut dhe askund tjetër.“

“Njerëzit flenë në mënyrë paqësore në shtretërit e tyre natën vetëm sepse janë të gatshëm ta bëjnë këtë në emër të tyre.“

“Në tërësi qeniet njerëzore duan të jenë të mira, por jo shumë të mira dhe jo mjaft të mira  gjatë gjithë kohës.“

“Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me qëllim të heqjes dorë prej saj.“

“Nëse doni të mbani një sekret, duhet ta fshihni atë nga vetja.“

“Politikanët, mashtruesit, hajdutët dhe tradhtarët nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë.”.KultPlus.com

​Kurti: Vepra e Qosjes është e pa moshë

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne në shënim të 85- vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti i uroi profesorit Rexhep Qosja jetë të gjatë dhe krijimtari të vazhdueshme, duke i dëshiruar që çdo përvjetor i ardhshëm të shënohet me suksese të tjera dhe realizim të aspiratave të përbashkëta tonat.

Ai theksoi se vepra e Rexhep Qosjes është e pa moshë, aktuale sot sikurse ka qenë në dekadat e shkuara. Ajo është burim frymëzimi për të rinjtë sot, sikurse ka qenë për të rinjtë e viteve ‘68, ’70-ta, ’80-ta, ’90-ta, që gjetën nëpër shkrimet e profesor Qosjes arsyen e motivimin për t’u ndjerë krenarë me identitetin shqiptar dhe për t’i rezistuar me trup e me mendje regjimeve shtypëse jugosllave e serbe.

Më poshtë gjeni fjalimi e plotë të Kryeministrit Kurti.

I nderuari Kryetar i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, z.Lulzim Tafa,

I nderuari Rektor i Kolegjit AAB, z.Bujar Demjaha,

I nderuari Drejtor i Institutit Albanologjik, z.Hysen Matoshi,

Të nderuar profesorë Agim Vinca, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi,

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, profesorë e studentë,

ju falënderoj për ftesën e dërguar dhe ju përgëzoj për nismën e qëlluar për shënimin e një përvjetori kaq të rëndësishëm sa edhe kuptimplotë e obligues për të gjithë neve.

Sot, na ka bashkuar Rexhep Qosja, na ka bashkuar 85-vjetori lindjes së tij, na ka bashkuar emri i shumërespektuar, vepra e tejvlefshme, shumëpalëshe, e shumëllojshme dhe kolosale si dhe trashëgimia e nduarnduarshme e shumësegmentore filozofike, pedagogjike, intelektuale, kulturore, krijuese, letrare e publicistike, politike dhe historike.

Më lejoni pra zonja dhe zotërinj, profesorë e studentë, dhe gjithë ju të pranishëm, që duke ju përshëndetur juve të gjithëve bashkërisht, të përshëndesim të gjithë tok, profesorin dhe akademikun, krijuesin e gjithanshëm dhe personalitetin tonë të madh Rexhep Qosja, t’i urojmë jetë të gjatë e të lumtur, t’i urojmë krijimtari të vazhdueshme, duke i dëshiruar që çdo përvjetor i ardhshëm të shënohet me suksese të tjera dhe realizim të aspiratave të përbashkëta tonat.

Urime profesor!

Sot pra nderojmë dhe urojmë akademikun Rexhep Qosja, në ditëlindjen e tij, shkrimtarin, studiuesin dhe intelektualin publik, emrin e përveçëm të veprës së tij monumentale, e cila tashmë është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe dëshmi e një kohe.

Rexhep Qosja duket sikur nuk ka moshë, sepse vepra e tij është e pa moshë, aktuale sot sikurse ka qenë në dekadat e shkuara. Ajo është burim frymëzimi për të rinjtë sot, sikurse ka qenë për të rinjtë e viteve ‘68, 70-ta, 80-ta, 90-ta, që gjetën nëpër shkrimet e profesor Qosjes arsyen e motivimin për t’u ndjerë krenarë me identitetin shqiptar dhe për t’i rezistuar me trup e me mendje regjimeve shtypëse jugosllave e serbe. Librat e Rexhep Qosjes dhe të shkrimtarëve dhe studiuesve të tjerë ngriheshin në duart e demonstruesve përballë shkopinjve dhe armëve të policisë dhe, siç na dëshmon historia e përbotshme, libri e pena janë kurdoherë fitimtarë.

Pena e librat e Rexhep Qosjes, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Ukshin Hotit, Ismail Kadaresë e të tjerë shkrimtarëve e studiuesve kanë qenë armët tona, prandaj edhe në fund fituam ne.

Për veprën poliedrike të Rexhep Qosjes flet më së miri opusi i tij krijues dhe, ende i pa botuar tërësisht e i pa përfunduar, e që qysh tash përbën një bibliotekë të tërë në vete. Flasin edhe një mori veprash dhe qindra studimesh, esesh e artikujsh. Flasin edhe arkivat e pagjurmuara dhe ende të paklasifikuara.

Do të mjaftonte të vihet në peshore vetëm thesari krijues i Institutit albanologjik, themeltar dhe drejtues i të cilit ishte, për të dëshmuar peshën e pamatshme te kontributit jetësor të profesor Rexhep Qosjes.

Vepra e Qoses nuk ka moshë, sepse nuk ka moshë romanticizmi i Rilindjes Kombëtare, për të cilin ai ka shkruar studime të shumta, që na i kanë sjellë më pranë dhe na i kanë bërë më të dashur, madje të domosdoshëm, rilindësit tanë të shquar, sidomos Naim Frashërin dhe Asdrenin, e të cilëve profesor Qosja u ka kushtuar monografi të plota. Studimet e tij kritike nuk kanë qenë të kufizuara vetëm me epokën e Rilindjes, por kanë ndjekur me rigorozitet dhe përkushtim shkencor evoluimin e letërsisë moderne shqipe. Pena e tij e rreptë ndonjëherë mund të ketë zemëruar krijuesit e rinj, por si për t’u treguar atyre se ai mund të matej me ta në fushën e tyre, i barabartë me ta, Rexhep Qosja ka shkruar romane e drama që kanë shënjuar modernitetin e prozës shqipe, që nga Vdekja më vjen prej syve të tillë, Mite të zhveshura e deri te romani i tij i fundit Të fshehtat e treguara.

Sot i gëzohemi ditëlindjes së intelektualit publik që çështjen shqiptare e ka mbrojtur me guxim dhe dinjitet si në forumet e ish-federatës jugosllave, po ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Veç titulli i librit Populli i ndaluar, botuar në vitin 1990, mjafton për të rrokur në një togfjalësh historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe si parathënie e asaj që do të vijonte në dy dekadat e ardhshme. Angazhimi i Rexhep Qosjes në politikën e Kosovës, me gjithë polemikat dhe kundërshtitë e pashmangshme, moskuptimet e mëritë që mund të ketë lënë te të tjerët, nuk është shkëputur aspak nga përpjekja intelektuale për ta ruajtur bashkimin shpirtëror të shqiptarëve dhe për ta ngjizur atë në program politik në rrethanat e kohës. Sërish titujt e veprave flasin vetë: Strategjia e bashkimit kombëtar, Ideologjia e shpërbërjes, Rilindja e dytë, Kosova dhe Shqipëria: Si janë dhe si duhet të jenë. Për sa kohë që përpjekja shqiptare për bashkim e përparim nuk është vetëm historike, por edhe aktuale, këto e të tjera vepra të Rexhep Qosjes nuk do të kenë moshë.

Edhe njëherë, i urojmë akademikut e intelektualit tonë të madh e të dashur të jetojë dekada të reja e të tjera, për ta parë idealin e tij të realizuar!

Ju faleminderit. / KultPlus.com

Anna Frank: Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor të vitit 1929 në Frankfurt am Main.

Ishte një vajzë gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes, ditar ky që u publikua pas vdekjes së saj, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus sjell disa nga thëniet më të njohura të saj, të cilat janë shkëputur nga ditari i saj.

“Askush nuk është varfëruar nga bamirësia”.

“Është e mrekullueshme se si askush nuk duhet të ndryshojë gjë tek vetja për të nisur përmirësimin e botës”.

“Unë i mbaj për vete idealet, sepse pavarësisht gjithçkaje, vazhdoj të besoj se njerëzit janë të mirë në zemër”.

“Mendo për gjithë gjërat e bukura të mbetura rreth teje dhe ji i/e lumtur”.

“Kushdo që është i/e lumtur, do t’i bëjë edhe të tjerët të lumtur gjithashtu”.

“Prindërit japin vetëm këshilla të mira dhe përpiqen t’i fusin fëmijët në rrugën e drejtë, por ajo që u krijon atyre personalitetin, qëndron në duart e tyre”.

“Unë nuk mendoj për gjërat e trishta, por për gjithë gjërat e bukura që kanë mbetur ende”.

“Përtacia mund të duket tërheqëse, por puna jep kënaqësi”.

“Të gjithë jetojmë me objektivin për të qenë të lumtur; jetët tona janë të ndryshme dhe njëkohësisht, kaq të njëjta”.

“Kush do ta besonte se gjithë këto vuajtje i kaloi një vajzë e vogël?”

“Kushdo që nuk e di, duhet ta mësojë dhe ta fitojë me eksperiencë përfundimin se ‘një ndërgjegje e qetë e bën dikë të fortë’”.

“Unë thjesht nuk mund t’i ngre shpresat e mia mbi konfuzionin, mjerimin dhe vdekjen. Mendoj se paqja dhe qetësia do të kthehen sërish”.

“Ne nuk na lejojnë të kemi opinionin tonë. Njerëzit të thonë ta mbash gojën të mbyllur, por kjo gjë nuk të ndalon për të pasur një opinion tëndin. Edhe nëse njerëzit janë shumë të rinj, ata nuk duhet të ndalohen për të thënë atë që mendojnë”.

“Çdokush ka brenda vetes diçka të mirë. Gjëja e mirë është se ti nuk e di se sa i madh mund të jesh, sa shumë mund të duash, çfarë mund të arrish dhe cili është potenciali yt”.

“Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet më, por mund të parandalohet që të ndodhë sërish”. / KultPlus.com

“Ditëlindja” me regji të Ilirjana Arifit, premierë në Teatrin “Dodona”

Të hënën prej orës 19:30 do të prezantohet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” (Djali im vetëm ecë pak më ngadalë”, shfaqje nga Ivor Martinic, por që për publikun kosovar vjen me regji të Ilirjana Arifit, shkruan KultPlus.

Në këtë shfaqje, me rolet e tyre luajnë:  Rebeka Qena, Labinot Raci, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari dhe Alketa Sylaj.

Nga Teatri “Dodona”, bëjnë të ditur se skenografinë dhe kostumet e kësaj shfaqje i ka punuar Theranda Sertolli, kurse dizajnin e dritave, Skender Latifi.

Kjo shfaqje është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, kurse premiera është vetëm me ftesa, kurse repriza e parë është më 8 qershor./ KultPlus.com

‘Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke ikur nga kjo botë’

Më 1 qershor të vitit 1926 lindi Marilyn Monroe, gruaja që edhe pas kaq shumë vitesh vazhdon të mbetet ndër ikonat e bukurisë.

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Marilyn Monroe-s

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.

“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.

“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.

“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.

“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.

“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”. / KultPlus.com

Sot, Ditëlindja e John Kennedy

John Firtzgerald Kennedy ka lindur më 29 maj 1917. I njohur mire si Jack ose me inicialet JFK ishte politikan amerikan dhe Presidenti i 35-të i Shteteve te Bashkuar të Amerikës ka shërbyer edhe si komandantë në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës ne flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.

Pas shërbimit ne flotën detare u përfshi ne politikë ne dhomën e 11 të kongresmenëve nga Partia Demokratike (SHBA) si kongresmen ne vitin 1946-1952 dhe si senator në Senatin Amerikan nga dhoma e përfaqësuesve nga shteti federal i Massachusetts ku në vitin 1960 ne 1960 Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve do te kandidohej per president ku do ta mposhte kandidatin nga radhët e republikanëve Richard Nixon i cili do të bëhej president ne vitin 1969 dhe do te jepte dorëheqje nga posti tij ne vitin 1972 pas skandalit te Watergate dhe në moshën 43 vjeçare Kennedy do të bëhej presidenti me i ri ne moshë se bashku me Theodore Roosevelt.

Kur ne vitin 1963 në Dallas, Texas prag të zgjedhjeve presidenciale kur po shkonte ti vizitonte ne trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve kur makina e tij pa çati po kalonte në lagjen Dealey Plaza u vra nga Jack Ruby dhe u dërgua me urgjencë në spitalin me të afërt ku ne ora 1:00 do të ndërronte jetë në Parkland Memorial Hospital në Dallas dhe do të shpallej i vdekur ne ora 1:00 të mëngjesit ku doktorë nuk kishin arritur ta ndalin hemorragji në trurin e tij.

Administrata dhe presidenca e tij do te ishte protagoniste ne shumë ngjare historike në botë si Lufta e Vietnamit, Grush shtetin ne Gjirin e Derrave, Kriza e Raketave ne Kubë, Gara për Hapsirën, Programi Apollo, Lufta Per Drejta Civile të Zezakëve, Lufta e ftohtë etj… / KultPlus.com

Sot, ditëlindja e Bob Dylan-it

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 80, shkruan KultPlus.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti që të fitojë çmimin “Nobel” me tekstet e tij poetike.

Bob Dylan ishte një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame. / KultPlus.com

Ditëlindja

Poezi nga Agim Vinca

Në Paris, rastësisht, i mbusha pesëdhjetë e sa vjet.

Tani jam një vit më i madh se Naimi,
dyfish më i moshuar se Migjeni
dhe – mjekërbardhë si Lasgushi.

Për ditëlindjen time
pimë nga një gotë verë
me Veronikën nga Kili
dhe Mihain nga Bukureshti.

Ç’rastësi!
Të tre kemi njohur nga një diktaturë

(unë dy a tri)

dhe kemi ëndërruar botën e lirë.
I cakërrojmë gotat dhe themi:

Gëzuar!

Secili në gjuhë të vet;
në Paris, në botën e lirë
(A thua, vërtet?)

Në ditëlindjen time të njëqindepesëdhjetë!

(Paris, 2002) / KultPlus.com

Sot është datëlindja e Adem Demaçit

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot është përvjetori i lindjes së tij, shkruan KultPlus.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi, u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ai ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta./ KultPlus.com

Ismail Kadare sot feston 85 vjetorin e lindjes

Më 28 janar të vitit 1936, 85 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike, transmeton kp.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013./ KultPlus.com

Xhek London, nga fama e shkrimtarit te akuzat për plagjiaturë

Jack Griffith London, lindi më 12 janar të vitit 1876. Ishte shkrimtar i njohur amerikan dhe gazetar. London la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë amerikan, shkruan KultPlus.

Xhek London ishte njeriu që mishëroi plotësisht, për mirë a keq, frymën e kohës në të cilën jetoi. Ai bëri jetë boheme të një individualisti që nga mosha 14-vjeçare, të cilën e shfrytëzoi për të ndërtuar një karrierë të spikatur si shkrimtar.

Veprat e tij më e famshme dhe e dashur “Thirrja e botës së egër”, po përshtatet për herë të nëntë në një film artistik që nga botimi i tij i parë në vitin 1903. Filmi i kompanisë “20th Century FOX”, do të nisë të shfaqet në kinematë e botës këtë muaj, dhe protagonisti kryesor do të jetë aktori Herrison Ford.

Por, autori ishte shumë më tepër sesa çdo libër, film apo përvojë që mund ta përfaqësojë. Produkt i një kohe më pak tolerante se e sotmja, shkrimtari shkroi disa nga vepra më të diskutueshme, që do ta dëmtonin trashëgiminë e tij me audiencën moderne.

Edhe pse jetoi vetëm 40-vjeç, ai ishte protagonist në më shumë aventura sesa dikush tjetër mund të kishte jetuar 2 herë më shumë. Xhek London lindi Xhons Çenej më 12 janar 1876, në San Francisko të Kalifornisë. E ëma, Flora Uellman, ishte një mësuese muzike, dhe një spiritialuste që pretendonte se mishëronte frymën e shefit të madh Sauks, Skifteri i Zi. London ishte një fëmijë i paligjshëm.

Babai i tij ka të ngjarë të jetë astrologu dhe eksplurusi Uilliam Çhenej, por ai u largua nga shtëpia para se të lindte London, dhe nëna e tij u martua me një veteran invalid të Luftës Civile të quajtur Xhon London. Uellman punësoi nje grua afro-amerikane, ish-skllaven Virxhinia Prentis për ta ndihmuar të kujdeset për fëmijën e saj të vogël.

London do të kishte një lidhje të fortë më dadon e tij, dhe ajo do të luante një rol aktiv gjatë gjithë jetës së tij. Familja u transferua në Oklend, ku London nisi shkollën fillore. Kur ishte 8-vjeç, London kujton se i ra në duar një kopje e romanit “Signa” në bibliotekën e Okland. Ai u tërhoq shumë prej tij, pasi libri fliste për një personazh si ai: një fëmijë jetim jashtë martese, që detyrohet të rritet vetë.

London e cilësoi atë roman si frymëzim për karrierën e tij të mëvonshme letrare. Por ambicia e tij duhej të priste. Familja e tij e shtresës punëtore, kishte nevojë për ndihmën e tij. Ndaj në vitin 1889, kur ishte vetëm 13-vjeç, London shkoi për të punuar në një fabrikë të përpunimit të peshkut.

Kjo lloj pune, nuk është kurrë një përvojë e këndshme, por në fillim të shekullit XX-të, mungonin ligjet kundër punës së fëmijëve. Prandaj i riu London punonte 12-18 orë në ditë. Nga dëshira për të gjetur një mënyrë më të mirë për të ndihmuar familjen e tij, London i mori borxh një shumë parash Virxhinia Prentisit, dhe bleu një varkë të vogël me vela, duke u bërë një gjuetar midhjesh në Gjirin e San Franciskos.

Fitimet ishin më të mëdha, dhe ai fitoi nofkën “Pirati i Midhjeve”. Por nuk qëndroi shumë në atë punë, dhe pas disa muajsh gjuetia e fokave e çoi deri në brigjet e Japonisë. Kur u rikthye në shtëpi disa muaj më vonë në 1893, vendi ishte zhytur në një depresion të rëndë ekonomik.

Pasi u pushua nga disa punë, London u mor për gati një vit me akte vagabondazhi, për të cilat u burgos për 30 ditë në Nju Jork. Pas kthimit në Oklend, London ndoqi shkollën e mesme të zonës, dhe pas disa kohësh botoi veprën e tij të parë “Tajfuni i brigjeve të Japonisë”.

Me ndihmën e një miku, London nisi studimet në Universitetin e Berklit me synimin për t‘u bërë shkrimtar. Por pas rreth 1 viti në universitet, mungesa e parave e detyroi ta braktiste shkollën, dhe ai nuk do të rikthehej më kurrë për t’u diplomuar. Po atë vit e gjithë Kalifornia nisi të ziente për zbulimin e rezervave të mëdha të arit në territorin kanadez Jukon.

London tashmë 21-vjeçar, shkoi atje së bashku me vëllanë e gruas së tij, bashkë me rreth 100.000 kërkues ari, duke shpresuar të bëhej i pasur. London do të kalonte rreth një vit në Jukon, para se të kthehej në SHBA me thuajse duart në xhepa. Ai kurrë nuk gjeti asnjë copë ar në Jukon, por 11 muajt e kaluar atje do t’i linin mbresa të pashlyeshme. Aty Xhek do të njihte vëllezërit Luis dhe Marshall Bond dhe qenin e tyre, Xhek.

Pasi u rikthye duarbosh nga Jukon, Xhek London u bind se synimi i tij i vetëm drejt suksesit, do të ishte vetëm si një shkrimtar. Ai iu përkushtua plotësisht këtij profesioni, dhe iu përmbajt një regjimi të rreptë personal për të shkruar 1.500 fjalë çdo mëngjes.

Ai botoi disa tregime të shkurtra, por në fillim pati pak sukses. Kur “The Overland Monthly” i ofroi një shumë modeste për librin e tij “Në gjurmë të njeriut”, dhe më pas e vonoi pagesën, London ishte gati të hiqte dorë nga shkrimet.

Por gjërat ndryshuan kur një revistë tjetër “The Black Cat”, i dha 40 dollarë për tregimin e tij “Një mijë vdekje”. Në vitin 1900, kostoja e shtypjes së një botimi kishte rënë ndjeshëm, për shkak të teknologjisë së re më të efektshme. Për pasojë në SHBA, nisi të zhvillohej shumë industria e revistave.

Në nevojë të dëshpëruar për të mbushur faqet, revistat kërkonin me ngulm tregime të shkurtra, London shkroi në atë kohë shumë tregime, bazuar në përvojat e tij në det dhe në Jukon. Po atë vit ai fitoi 2.500 dollarë me shitjen e historive të tij, ose rreth 76.000 dollarë me kursin e sotëm.

Ai u martua zyrtarisht me gruan e tij të parë, Elizabet Madern, dhe së bashku patën 2 vajza. Përvoja në Jukon e bëri një socialist. Ai do të mbetej përherë i tillë. Garoi për kreun e Bashkisë së Oklendit në vitet 1901 dhe 1905, duke humbur në të dyja rastet. Suksesi më i madh i Xhek London, do të vinte vetëm 3 vjet më vonë kur ai shiti romanin e tij “Thirrja e botës së egër” gazetës “The Saturday Evening Post” për 750 dollarë.

Po atë vit, shtëpia botuese “Macmillan”, bleu të drejtat e plota të librit për 2.000 dollarë dhe e promovoi, duke e shndërruar në një bestseller ndërkombëtar. Gati brenda natës, London u bë i famshëm si në SHBA, ashtu edhe në Evropë. Veprat e tij, përshkruheshin shpesh si modele që binin ndesh me idetë dhe ndikimet e epokës.

Ai përzjeu etikën e mbijetesës me darvinizmit social dhe idealizmin socialist, duke kombinuar në mënyrë efektive idenë e një shoqërie të barabartë për të gjithë, por duke ruajtur ndërkohë pikëpamjet raciste. Pikëpamjet e London mbi racën ishin të njëjtat me ato të çdo intelektuali të bardhë në Amerikën e fillimit të viteve 1900.

Por racizmi i tij, ishte disi më i nuancar, ndoshta për shkak të afërsisë së tij me Virginia Prentis. Një tjetër akuzë që e përndoqi Londonin gjatë gjithë karrierës së tij ishte ajo e plagjiaturës. Ai u akuzua se romani “Thirrja e botës së egër”, ishte frymëzuar nga udhëtimet e misionarit metodist Egerton Jang.

Por ai thoshte se përdorimi i materialit burimor në raste të ngjashme nga vepra të ndryshme, nuk përbënte plagjiaturë. Xhek London ndodhej në fermën e tij, kur vdiq në vitin 1916, nga helmimi uremik, pasi ishte përballur ndër vite me sëmundje të ndryshme nga dizenteria, deri tek reumatizmi. Pas një karriere prej vetëm 18 vjetësh, ai kishte shkruar 20 romane dhe shumë tregime të shkurtra. / KultPlus.com

Shkrimtari Fatos Kongoli feston ditëlindjen e 77-të

Fatos Kongoli lindi më, 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 77-të. Ai është konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe, shkruan KultPlus.

Kongoli ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Në vitin 2016 eshte shpallur “Shkrimtari me i mire i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” ne Fier.

Disa nga veprat kryesore të tij janë:

“Ne të tre” (1985)”Karuseli” (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007. / KultPlus.com

Sot 84 vjetori i lindjes së Anton Pashkut

Më 8 janar të vitit 1937, lindi shkrimtari Anton Pashku, shkruan KultPlus.

Sot pra është 84 vjetori i lindjes së këtij shkrimtari me emrin e të cili lidhet letërsia bashkëkohore shqiptare.

Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.

Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe. Anton Pashku, specifikisht, është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, observimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar.

Anton Pashku vdiq më 31 tetor të vitit 1995, ndërsa la pas vetës shumë tregime, drama e romane të cilat i mbetën lexuesit shqiptarë më shumë se një kujtim nga shkrimtari i madh.

Eliza Dushku feston ditëlindjen

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, ka lindur më 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Massachusetts.

Ajo ka lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë daneze.

Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alicet kundër Juliette Lewis në filmin “That Night”, transmeton ksp.

Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin “True Lies”, ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14 vjeç.

Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo bëhet një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në serinë “Buffy the Vampire Slayer”. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por kjo seri i dha asaj emrin “bad girl” (“vajzë e keqe”).

Ajo është ftuar edhe në Shqipëri, ku është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikania më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi. / KultPlus.com

‘Njerëzit e mëdhenj, nuk i futen kurrë politikës’

Më 7 nëntor të vitit 1913, lindi njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të Francës, Albert Kamy.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Kamysë.

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.

Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im. 

Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.

Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. 

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. 

Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. 

 Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.

Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. 

Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë.  Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com

Sot ditëlindja e Zahir Pajazitit

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com