Revista prestigjioze ‘Vogue’ për stilisten shqiptare Nensi Dojaka: Ajo është një fenomen

Stilistja me prejardhje shqiptare, Nensi Dojaka, ka rrëmbyer vëmendjen e stilistëve nga e gjithë bota, madje ajo po konsiderohet edhe si një fenomen, shkruan KultPlus.

Në një artikull të publikuar nga Vogue, Dojaka përshkruhet si një fenomen, sfilatat e së ciles kanë një senzacion të plotë të modës.

“Pamja e saj rrezatonte magjepsje, sofistikim, erotizëm delikat – një pamje e plotë e vetëbesimit të trupit të femrës, e përmasave tashmë për herë të parë për ta shtrirë atë fuqi tek gratë me kthesa krahas trupave standarde të tipit model”, thuhet në shkrimin e Vogue për sfilatën e fundit të Dojakas.

Dojaka dëshmoi se si estetika e saj e bazuar në të brendshme, me grupin e saj delikat të ndërlikuar të rripave, sytjenave dhe prerjeve, tani mund të përkulet duke përfshirë rrobaqepësi të shkëlqyera, xhaketa dhe trikotazh, si dhe fustane të gjata mbrëmjeje të zhveshura dhe të dëshirueshme.

Njëra prej veçorive që e karakterizon dizajnerën me prejardhje shqiptare është pikërisht modestia, e cila përkundër të arritjeve të panumërta ajo shprehet me shumë modesti.

“Unë thjesht doja të prezantoja pak më shumë një koncept më të gjerë se çfarë mund të jetë kjo grua”, transmeton Vogue. Megjithatë, brenda asaj përulësie, ajo po ofron udhëzime që i bëjnë gratë të duken dhe të ndihen mirë, dhe të sigurta, nga çdo kënd dhe vijë shikimi. 

Dojaka ka fituar edhe çmimin “LVMH”, që ka është i hapur për stilistë nën 40 vjeç, të cilët kanë prodhuar të paktën dy koleksione veshjesh për femra ose meshkuj, ose dy koleksione pa gjini dhe u dedikohet stilistëve nga e gjithë bota. /KultPlus.com

Meksika i kërkon sqarime dizajneres franceze për kreacionet me motive indigjene

Ministria meksikane e Kulturës ka vënë në pikëpyetje përdorimin e motiveve të komuniteteve indigjene meksikane nga dizajneria franceze Isabel Marant, duke bërë kështu ankesën e fundit të qeverisë mbi brendet e modës që po përvetësojnë stile lokale.

Sipas ministrisë, koleksioni i mbramë i Marantit, përfshirë një pelerinë të gjatë me vija e dizajne me shoka me ngjyra në të hirtë e të kafenjtë, përfshin elemente nga populli Purepecha në Meksikë, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

“Ju kërkojmë juve, zonja Isabel Marant, të sqaroni publikisht se me çfarë të drejte privatizoni një pronë kolektive…dhe si përfiton komuniteti krijues i saj”, ka thënë ministrja e Kulturës, Alejandra Frausto, në letrën e nisur në adresë të dizajneres.

“Disa simbole që ju morët kanë kuptime të thella për këtë kulturë”, ka thënë Frausto, duke bërë thirrje për mbrojtje të artizanëve që historikisht ishin të “padukshëm”.

Kompania “Marant”, Isabel Marant, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për të dhënë sqarime. Webfaqja e brendit të njohur thotë se është e përkushtuar për sjellje etike e të përgjegjshme.

Më 2015, kompania ishte akuzuar ngjashëm për përfshirjen e dizajneve nga shteti jugor i Meksikës, Oaxaca.

Vitin e kaluar Meksika kritikoi dizajneren venezueliane Carolina Herrera dhe shtëpinë franceze të modës “Louis Vuitton”, për përdorim të motiveve tradicionale në dizajnet e tyre, pa kurrfarë konsiderate ndaj njerëzve që i krijuan ato. / KultPlus.com