“Kosovo 2.0” ka paralajmëruar se më 9 qershor, nga ora 18:00 në Kino ARMATA do të hapet edicioni i tretë i karnavalit me temën “Djersë”.
Hapja do të bëhet përmes bisedës pse djersë, me të ftuarit : Visar Ymeri – drejtor ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”; Krunoslav Stojakovic – historian dhe drejtues i zyrave të Rosa-Luxemburg-Stiftung në Beograd, Serbi dhe Tuzla, Bosnje dhe Hercegovinë; Ardiana Gashi – profesore në Universitetin e Prishtinës; Borche Manov Bozhinov – mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe president i STAR; Besa Luci – kryeredaktore e Kosovo 2.0.
Veç diskutimeve të ftuar për të lexuar poezi janë edhe: Eli Krasniqi & Agnes Nokshiqi; Arbër Selmani; Jonida Beqo; Nora Prekazi dhe Elona Beqiraj.
Në mbrëmje do të performojnë: Don’t Listen to Your Neighbors. / KultPlus.com
