Publikohet kënga e re e DMX pak pasi vdiq

Pas gati një jave nga vdekja e reperit legjendar DMX, një këngë e tij është publikuar, titulluar “Been To War”.

E shkruar për seritë “Godfather of Harlem”, kënga është në bashkëpunim me Swizz Beatz dhe French Montanan.

DMX këndon pjesën më të madhe të këngës, shkruan NME. 

DMX (Earl Simmons) u hospitalizua pas sulmit në zemër për shkak të mbidozës më 3 prill, ndërsa mbeti në kujdes intensiv. / KultPlus.com

Fansat e DMX bëjnë homazhe pranë spitalit ku reperi ndërroi jetë

Pas tubimit për DMX gjatë gjithë javës, fansat e tij janë ende duke derdhur emocionet e tyre dhe duke i treguar atij dashuri në orët pas vdekjes së tij.

Pothuajse menjëherë pas lajmit për vdekjen e reperit, një mural i përkohshëm përkujtimor u realizua jashtë Spitalit ‘White Plains’ në New York, shkruan TMZ, përcjell KultPlus.

Fansat besnikë të ikonës së muzikës hip-hop janë duke ndezur qirinj, duke lënë lule dhe kurora dhe duke shkruar shënime dashurie dhe ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

Dikush la tri tullumbace të mëdha në formë shkronjash, që shqiptonin emrin DMX.

Ndërkohë, tifozët aty pranë po luajnë muzikën e tij dhe po kërcejnë për të nderuar reperin 50-vjeçar i cili vdiq të premten pasi organizmi i tij pushoi së jetuari të enjten mbrëma.

DMX ra në koma pas një mbidoze të premten e kaluar. Mjekët thanë se truri i tij ishte privuar nga oksigjeni për gati 30 minuta dhe pamja ishte e zymtë që nga fillimi. / KultPlus.com

Vdiq reperi i njohur DMX

DMX, reperi i njohur amerikan i hiteve “Ruff Ryders’ Anthem” dhe “Party Up (Up in Here)” ka vdekur të premten, ka njoftuar familja e tij, transmeton KultPlus.

Ai vdiq në moshën 50-vjeçare.

Reperi ka vdekur në një spital në New York, pak ditë pas sulmit kardiak.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Earl Simmons, kishte pasur probleme me varësinë nga droga në adoleshencë.

Ndër shumë vende ku mbajti koncerte, në karrierën e tij të gjatë, DMX kishte performuar më 2013 edhe në Prishtinë. / KultPlus.com

DMX anulon koncertet dhe i rikthehet rehabilitimit

DMX po i rikthehet rehabilitimit. Reperi 48-vjeçar bëri të ditur me anë të Instagramit se i ka anuluar koncertet e tij të ardhshme.

“Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për ta vendosur në prioritet familjen dhe të qëndruarit esëll, DMX e ka regjistruar veten ne një institucion rehabilitimi”.

“Ai kërkon falje për koncertet e anuluara dhe i falënderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në postimin në llogarisë së tij zyrtare në këtë rrjet social.

DMX ishte planifikuar të performojë në festivalin Rolling Loud në New York.

Ai ka qenë i hapur në lidhje me luftën e tij kundrejt varësisë së drogës ndër vite dhe për të njëjtën arsye i kishte anuluar koncertet edhe në vitin 2017. /KultPlus.com