Kisha në Doblibarë, pamje përrallore për festat e fundvitit

Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fshati Pjetershan i Gjakovës edhe këtë vit mori ngjyrat më të bukura, derisa fshati është kthyer plot magji.

Por, përveç këtij vendi, edhe një fshat tjetër tashmë po reflekton plot festë e dashuri.

Është Famullia e Shën Mhillit në Doblibare që është stolisur për mrekulli, duke i dhënë edhe më shumë kuptim dhjetorit dhe vitit që thërret. /KultPlus.com

Fshati më i dekoruar në Kosovë (FOTO)

Konsiderohet si fshati më i dekoruar në Kosovë për shënimin e festave të fundvitit, shkruan KultPlus.


Është fshati Doblibarë në Komunë të Gjakovës, dhe dekorimet në këtë fshat kanë tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.


Për të parë se si po duket ky fshat në këtë fundvit, mund të shihni fotot që ka siguruar KultPlus./ KultPlus.com

U mbajt manifestimi kulturor “Ditët e Augustin Ukaj”

Artdashës të folklorit dhe melosit shqip u mblodhën në fshatin Doblibare për të shënuar manifestimin kulturor “Ditët e Augustin Ukaj”, i cili u mbajt në nderë të personalitetit dhe veprës së rapsodit i cili për një jetë të tërë i këndoi artdashësve të tij shqiptar, përcjellë KultPlus.

Augustin Ukaj është vlerësuar si rapsod i shkëlqyer në Kosovë, Shqipëri, Trojet Shqiptare, e Mërgatë. Sipas këshillit organizativ qëllimi i këtij manifestimi ishte promovimi i vlerave dhe kulturës shqiptare.

Në këtë manifestim kulturor të pranishëm ishin edhe personalitete të larta nga jeta akademike, kulturore, artistike dhe politike e vendit. Përveç këngës folklorike dhe valles popullore, në këtë manifestim u interpretuan edhe poezi shqiptare nga aktori Çun Lajqi, pastaj pati edhe pika humori nga artistët Sevdai Radogoshi si dhe Rasim Thaqi.

Falënderues për gjithë këtë organizim u shpreh djali i Augustinit, Leonardi.

Augustin Ukaj ka lindur në vitin 1939 në fshatin Dol të Gjakovës. Gjatë tërë jetës si mblodhi me pasion dhe koleksionoi tregimet për luftën dhe vdekjen, bukën dhe kripën. Melodia e tij ishte zëri autentik, një zë që drodhi Dukagjinin dhe Kosovën, diasporën dhe viset shqiptare. Ndër të tjera në këtë manifestim u tha se Augustin Ukaj u bë me kohën zëri më i veçantë, artikulues i pashoq, ai e dinte dhembjen e gurit, iu foli trimave në zë, betejave dhe historive. Ai ishte këngëtar i dhembjes dhe vajit me zërin autentik që dridhej bashkë me telat e çiftelisë. Rapsodi Augustin Ukaj ka vdekur në gusht të vitit 2004 duke lënë pas vetes këngë të cilat kanë pasuruar folklorin dhe melosin shqiptar. / KultPlus.com