DokuFest njofton se tetë nga nëntë prej filmave janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit vitin e kaluar.
Filmat në fjalë janë përzgjedhur për listën e gjatë të Çmimeve Oscar 97-të, duke shënuar një tjetër moment historik të jashtëzakonshëm për festivalin.
Filmat e përzgjedhur janë:
Kategoria Dokumentar i Gjatë: “Hollywoodgate”, “No Other Land”, “Queendom”, “Soundtrack to a Coup D’Etat”, “Sugarcane” dhe “Union”.
Kategoria Dokumentar i Shkurtër: “Incident” dhe “Until He’s Back”.
Kategoria e Filmit të Shkurtër Narrativ: “The Masterpiece”.
Ky vlerësim i jashtëzakonshëm është një dëshmi e programimit unik dhe të kujdesshëm të DokuFest, i cili vazhdon të mbështesë tregime inovative dhe t’u japë hapësirë zërave të ndryshëm në botën e filmit dokumentar dhe të shkurtër. Çdo vit, festivali paraqet një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, shumë prej të cilëve vazhdojnë të marrin njohje ndërkombëtare dhe çmime prestigjioze, përfshirë edhe nominimet për Oscar.
DokuFest mbetet i përkushtuar për të mbështetur talentet e reja përmes programeve të dizajnuara me kujdes, duke u ofruar regjisorëve mundësi për të lidhur filma të tyre me audienca ndërkombëtare dhe liderë të industrisë. Përkushtimi i festivalit për të promovuar zëra të rinj dhe narrativa të fuqishme garanton se ai vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për filma që rezonojnë globalisht./express/KultPlus.com
Mbrëmjen e së shtunës është përmbyllur Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, “Dokufest”, i organizuar si çdo herë në Prizren.
Në kuadër të festivalit, i cili zgjati nga data 2-10 gusht, për artdashësit u prezantuan rreth 250 filma të shkurtër dhe dokumentarë nga vende të ndryshme të botës, në 8 kinema të ndryshme të qytetit.
Të ftuar të shumtë morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në kinemanë e hapur Lumbardhi.
Filmi që zyrtarisht u nominua për Akademinë Europiane të Filmit nga “Doku Fest” u bë “The death of a hero” nga Karin Franz Korlof.
Çmimin kombëtar e mori Norika Sefa me “Like a sick yellow”. Në kategorinë e filmave ballkanik ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka, ndërkaq “special mention” shkoj për “Stray Bodies” nga Elina Psykou.
Çmimin e publikut e mori filmi “Afterwar” i Birgitte Stærmose.
Çmimi i distribuimit ka shkuar për “reMemBer2.human” nga Durim Klaiqi, teksa çmimin “Talent doc” e ka marrë “Worker’s wings” nga Ilir Hasanaj.
Në kategorinë e filmave të shkurtër “special mention” e ka marrë “Dreams like paper boats” nga Samuel Suffren, ndërkaq kryesorin “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.
Ndërkaq në kategorinë Green Dox çmimin kryesor e mori “Apple cider vinegar” nga Sofie Benoot, ndërkaq çmimi “special mention” për “Lichens are the way” nga Ondřej Vavrečka.
Në “Truxh Dox Award” ka triumfuar “23 mile” nga Mitch McCabe, ndërkaq në filmat e kategorisë për të drejtat e njeriut u shpërblye me çmim filmi “Silence of reason” nga Kumjana Novakova.
“A fidai film” nga Kamal Aljafari u bë laureati i kategorisë së filmave ndërkombëtar, ndërkaq “special mention” e mori “What did you dream last night, parajanov?” nga Faraz Fesharaki.
Dokufest ka bërë publik emrat e jurisë së edicionit të sivjetmë.
I shtrirë në tetë kategori konkurrimi, kjo përzierje e larmishme profesionistësh dhe entuziastësh të filmit do të shikojnë dhe vlerësojnë filmat gjatë festivalit dhe do të përzgjedhin filmat fitues në kategoritë e tyre përkatëse. Juria e kategorisë Ndërkombëtare të Filmit të Shkurtër do të zgjedhë gjithashtu një film që do të caktohet si Kandidat i Filmit të Shkurtër të DokuFest për Çmimet Evropiane të Filmit 2024.
Emrat e jurisë së këtij edicioni:
Dina Iordanova, Somnur Vardar, Stefan Pavloviq, Basil Tsiokos, Hama Haruka, Sylvain George, Doris Bauer, Ilinca Vânău, Pedro Emilio, Segura Bernal, Shpëtim Selmani, Sigrid Hadenius-Ebner, Yun-hua Chen, Ali Husein El-Adevi, Babette Dieu, Christine Camdessus, Ben Bassauer, Inka Achté, Petra Holzer, Bojana Mariq, Dafina Halili, Rohan Berry Crickmar, Anna Henckel-Donnersmarck, Armando Lulaj dhe Oana Ghera./express/KultPlus.com
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, ka njoftuar se kanë shpallur temën e edicionit të këtij viti, “NEW ORDER”, që ka për qëllim të nxisë diskutimin lidhur me tendencat për ndryshimet në rendin ndërkombëtar.
Sipas organizatorëve të festivalit, në një botë në tranzicion, ku në të gjithë botën një rikonfigurim i ri gjeopolitik po ndodh, më shumë forca dhe tendenca po bëjnë ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar.
“Duke i ditur të gjitha, ne kemi vendosur të sjellim përpara temën e NEW ORDER, një çështje të cilën kemi vendosur ta nxjerrim në pah përmes diskutimeve në festival, përmes filmave për mjedisin për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese”, thuhet në njoftim./KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha ekzekutive e DokuFest, Linda Llulla-Gashi nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes të MAShTI-t dhe DokuFest, në fushën e edukimit mediatik në shkollat e ciklit të mesëm të ulët.
Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se përmes përdorimit të platformës digjitale dedikuar për mësimdhënësit, palët synojnë të nxisin dhe mbështesin mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor.
Ministrja e Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit po i kushton vëmendje edukimit mediatik në shkolla dhe e njëjta tashmë është edhe pjesë e listës propozuese për lëndët me zgjedhje, që është deleguar tek DKA-të, qysh në maj të këtij viti.
Përfaqësuesit e DokuFest bënë të ditur se janë duke e ridizajnuar platformën virtuale Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit, e cila parashihet që të ofrojë filma të shkurtër dokumentar, kryesisht me tema shoqërore dhe të drejtave të njeriut.
Ky memorandum parasheh zhvillimin e programeve alternative dhe moderne të mësimdhënies dhe të nxënit përmes gërshetimit të artit dhe të mediave, duke i aftësuar nxënësit të krijojnë dhe prodhojnë materiale mediatike, prototipe lajmesh dhe të revistave shkollore digjitale.
Mes tjerash ky memorandum do të kontribuojë në zhvillimin e shkathtësive digjitale të nxënësve në shkolla të mesme të ulëta, përmes programeve të edukimit mediatik, që zhvillojnë mendimin kritik dhe atë analitik, nxisin kreativitetin dhe fuqizojnë aftësitë e komunikimit.
Po ashtu marrëveshje parsheh pjesëmarrjen aktive të mësimdhënësve në krijimin e materialeve didaktike për përdorimin e filmit dokumentar dhe mjeteve tjera audiovizive në procesin mësimor, funksionalizimin e forumeve të pavarura të mësimdhënësve dhe nxënësve, në veçanti për rëndësinë e edukimit mediatik, përfshirjen sociale dhe edukative të të gjitha komuniteteve përmes artit vizual, filmit dokumentar dhe animacioneve.
Po ashtu palët u dakorduan që do të mbeten gjithë kohës në komunikim, për të adresuar nevojat ad-hoc për zbatim të memorandumit dhe në pjesën e monitorimit të zbatimit të aktiviteteve./KultPlus.com
Është përmbyllur festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar ‘Dokufest’.
Dokufest është një ngjarje shumë e rëndësishme në botën e kinematografisë që sjell bashkë krijues të talentuar dhe publikun e interesuar për të eksploruar histori të ndryshme nëpërmjet filmave dhe dokumentarëve.
“Hana e Re” dhe “Prishtinë 2002” ishin dy projektet e subvencionuara nga QKK që fituan çmime në DokuFest.
Filmi “Prishtinë 2002” nga regjisorja Trëndelinë Halili fitoi në kategorinë National Competition në DokuFest.
Regjisorja Trendelinë Halili ka fituar gjithashtu një çmim në vlerë prej 7000 eurosh nga Ikonë Studio, për filmin e saj të rradhës.
Gjithashtu, filmi “Hana e Re” nga regjisorja Jehona Berisha fitoi çmimin për distribution/shpërndarje.
Vlen të përmendet edhe nisma e bashkëpunimit mes QKK-së dhe DokuFest-it për themelimin e çmimit Talent Doc. Ky çmim u nda për filmin e ardhshëm “The future is better Comrade”.
Ky çmim u dha me qëllim të mbështetjes dhe motivimit të talenteve të reja.
Këto janë laureatat e merituara për punën e tyre të shkëlqyeshme në festivalin e dokumentarëve.
Në vazhdim gjeni listën e plotë të fituesve në DokuFest;
•BALKAN DOX – WINNER: DRIFTING
•DOC ALLIANCE – SHORT WINNER: THE CERVIX PASS
•DOC ALLIANCE – FEATURE WINNER: DEATH OF A CITY
•DISTRIBUTION AWARD: HANA E RE
•NEW WAVE GRANT – WINNERS: AURELA BERILA, FLAKA KOKOLLI
•GREEN DOX – WINNER: LAST THINGS
•HUMAN RIGHTS DOX – WINNER: A GOLDEN LIFE
SPECIAL MENTION: MY NAME IS HAPPY
•NATIONAL COMPETITION
TALENT DOC AWARD – QKK : THE FUTURE IS BETTER, COMRADE
LE FRESNOY AWARD: THE FUTURE IS BETTER, COMRADE
WINNER: PRISHTINË, 2002
•TRUTH DOX
SPECIAL MENTION: 7 WINTERS IN TEHRAN
WINNER: TOTAL TRUST
•AUDIENCE AWARD- SNAJKA: DIARY OF EXPECTATIONS
•INT’L SHORTS – WINNER: NEIGHBOUR ABDI
DOKUFEST CANDIDATE FOR EFA SHORT FILM 2023: DAYDREAMING SO VIVIDLY ABOUT OUR SPANISH HOLIDAYS
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër festivalit ‘Dokufest’ në Prizren.
Derisa ekipi i Nacionales raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.
“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.
Sulm ndaj personit zyrtar
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari në lidhje me sulmin ndaj ekipit të Nacionales, duke shtuar se rasti është duke u cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione”./KultPlus.com
Në Prizren ka filluar festivali i filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër, ‘Dokufest’, një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, ku për nëntë ditë qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër.
Sonte, në DokuKino Plato, në ora 20:00, në kuadër të festivalit do të prezantohet filmi “Fragments oh humanity” nga regjisorja Elli Rintala.
Në film bëhet fjalë për një temë të ndjeshme. Në prag të luftës në Kosovë, udhëheqësja e ekipit të ekspertëve finlandezë të mjekësisë ligjore, Helena Ranta është duke hetuar krimet e supozuara të luftës. E vërteta mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, prandaj ka nga ata që do të donin që ajo të heshte.
Ekipa realizuese e filmit përbëhet nga: Producent – Ari Matikainen, Kinematograf – Bujar Berisha, Marita Hällfors, Redaktor – Matti Näränen, Tuula Mehtonen dhe Zërimi – Janne Laine.
Biografia e regjisores
Elli Rintala (1978) është një regjisore dhe skenariste e filmave dokumentarë që jeton në Porvoo dhe punon në Helsinki, Finlandë. Ajo është diplomuar në Shkollën e Filmit të Universitetit Aalto (MA 2014, regji e filmit dokumentar). Më parë ajo ka studiuar teori filmi, histori arti dhe histori politike në Universitetin e Turkut (MA 2006, Studime për Media). / KultPlus.com
Sonte në Prizren ka filluar festivali i filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër, ‘Dokufest’, përcjell KultPlus.
Në një postim në Facebook, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se ‘Dokufest’ është një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, ku për nëntë ditë qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër.
Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:
Prizreni nga sonte hap dyert për Dokufestin, ngjarjen më të madhe të artit e filmit në vend.
Një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Europën Juglindore tashmë është formësuar në institucion të krijimtarisë dhe edukimit artistik, me të cilin krenohemi të gjithë.
Përgjatë nëntë ditëve, qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër, në 12 hapësira të ndryshme brenda qytetit, kinematë e hapura, ekspozitat e programet e edukimit.
Mbështetja shtetërore institucionale për këtë edicion ishte më e larta ndonjëherë, ndërsa kthimi në ekonomi siç ndodhi me bienalen Manifesta pritet të jetë po ashtu më i larti ndonjëherë.
Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj feste të artit, të shihni filma të jashtëzakonshëm dhe të përjetoni emocione unike nëpër kinematë e festivalit e magjinë e qytetit të Prizrenit./KultPlus.com
DokuFest, në tërësinë e tij, kapërcen thjesht etiketën e një festivali për Kosovën, ai përpiqet të jetë përfaqësues i dëshirës për të sfiduar paragjykimet dhe për të mbrojtur hapjen, duke kultivuar në fund një hapësirë të lirë për të.
Në zemër të kësaj eksperience, potencialisht transformuese qëndron programi muzikor i DokuNights. Ky, një element i domosdoshëm në arritjen e këtij qëllimi. Brenda skenës kosovare ofron një platformë për të gjithë që të vijnë dhe të angazhohen në të gjitha ngjyrat e tyre.
Sot, më datë 4 Gusht, në qytetin e Prizrenit, në ambientet e ndryshme kulturore, do të mbahen eventet të cilat edhe shënojnë edicionin më të ri të këtij festivali i cili zgjatë deri më 12 Gusht.
Këtë vit DokuNights, kuruar me kujdes nga Leart Rama, sjell një formacion yje që mbeten të përkushtuar në mënyrë të palëkundur thelbit të lirisë.
Qëllimi i procesit kuratorial është të krijojë një utopi ku të përqafohet identiteti unik i çdo personi, dhe përmes mediumit të muzikës, ky vizion të bëhet i prekshëm.
Nga ikonat feministe tek pionieret e muzikës elektronike, ato njihen si përfaqësues të lirisë së shprehjes. Disa kanë marrë atë që është konvencionale dhe e kanë bërë unike të në mënyrën e tyre, të tjerë kanë krijuar hapësira për të ekzistuar në mënyrë alternative brenda konformave të shoqërisë.
Të jesh dëshmitar i kësaj mjeshtërie do të thotë të hedhësh një hap në një përvojë zhytëse të një utopie të propozuar të vetë-shprehjes së lirë.
Deklarata e kuratorit të programit, Leart Rama:
Jam i kënaqur dhe i nderuar që kam rastin të kuroj programin muzikor për Dokunights edhe për një vit. Ky formacion është një udhëtim i pafund përmes zërit, duke rrëfyer një histori unike për secilën zemër që dëgjon.
Si një regjisor dhe DJ i ri, magjepsja ime me muzikën avangarde filloi me Dokunights në vitin 2014. Pra atëherë kur e gjithë kjo lindi nga frymëzimi i përjetshëm i Nita Dedës.
Që atëherë e kam imagjinuar gjithmonë ditën kur do të mund të performoja në skenën prestigjioze të Andrrës. Megjithatë, mundësia për të kuruar të gjithë programin i tejkaloi edhe ëndrrat e mia.
Formacioni i krijuar me kujdes mishëron thelbin e lirisë dhe pikturon një realitet utopik që rezonon me emocionet tona më të thella.
Duke jetuar në një vend të izoluar, mendjet tona shpesh enden dhe eksplorojnë përmes ëndrrave dhe imagjinatës.
Ky formacion është një manifestim i atyre pikave më të ëmbla nga ëndrrat tona, të thurura me tingujt më të bukur që na transportojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë.
DokuFest, në tërësinë e tij, kapërcen thjesht etiketën e një festivali për Kosovën, ai përpiqet të jetë përfaqësues i dëshirës për të sfiduar paragjykimet dhe për të mbrojtur hapjen, duke kultivuar në fund një hapësirë të lirë për të.
Në zemër të kësaj eksperience, potencialisht transformuese qëndron programi muzikor i DokuNights. Ky, një element i domosdoshëm në arritjen e këtij qëllimi. Brenda skenës kosovare ofron një platformë për të gjithë që të vijnë dhe të angazhohen në të gjitha ngjyrat e tyre.
Nesër, më datë 4 Gusht, në qytetin e Prizrenit, në ambientet e ndryshme kulturore, do të mbahen eventet të cilat edhe shënojnë edicionin më të ri të këtij festivali i cili zgjatë deri më 12 Gusht.
Këtë vit DokuNights, kuruar me kujdes nga Leart Rama, sjell një formacion yje që mbeten të përkushtuar në mënyrë të palëkundur thelbit të lirisë.
Qëllimi i procesit kuratorial është të krijojë një utopi ku të përqafohet identiteti unik i çdo personi, dhe përmes mediumit të muzikës, ky vizion të bëhet i prekshëm.
Nga ikonat feministe tek pionieret e muzikës elektronike, ato njihen si përfaqësues të lirisë së shprehjes. Disa kanë marrë atë që është konvencionale dhe e kanë bërë unike të në mënyrën e tyre, të tjerë kanë krijuar hapësira për të ekzistuar në mënyrë alternative brenda konformave të shoqërisë.
Të jesh dëshmitar i kësaj mjeshtërie do të thotë të hedhësh një hap në një përvojë zhytëse të një utopie të propozuar të vetë-shprehjes së lirë.
Deklarata e kuratorit të programit, Leart Rama:
Jam i kënaqur dhe i nderuar që kam rastin të kuroj programin muzikor për Dokunights edhe për një vit. Ky formacion është një udhëtim i pafund përmes zërit, duke rrëfyer një histori unike për secilën zemër që dëgjon.
Si një regjisor dhe DJ i ri, magjepsja ime me muzikën avangarde filloi me Dokunights në vitin 2014. Pra atëherë kur e gjithë kjo lindi nga frymëzimi i përjetshëm i Nita Dedës.
Që atëherë e kam imagjinuar gjithmonë ditën kur do të mund të performoja në skenën prestigjioze të Andrrës. Megjithatë, mundësia për të kuruar të gjithë programin i tejkaloi edhe ëndrrat e mia.
Formacioni i krijuar me kujdes mishëron thelbin e lirisë dhe pikturon një realitet utopik që rezonon me emocionet tona më të thella.
Duke jetuar në një vend të izoluar, mendjet tona shpesh enden dhe eksplorojnë përmes ëndrrave dhe imagjinatës.
Ky formacion është një manifestim i atyre pikave më të ëmbla nga ëndrrat tona, të thurura me tingujt më të bukur që na transportojnë në vende ku nuk kemi qenë kurrë.
Në përputhje me temën qendrore të festivalit I AM AI AM I duke synuar të eksplorojë dhe të sjellë në diskutim fenomenin e Inteligjencës Artificiale dhe lidhjen e saj me ne njerëzit, festivali ka vendosur t’i kushtojë një pjesë të vogël të programimit të tij zhanri i filmit fantastiko-shkencor. Të dy filmat hapës dhe mbyllës do të shënojnë këtë homazh për vetë zhanrin, si dhe për interpretimin e Inteligjencës Artificiale në historinë e kinemasë.
Filmi i hapjes
Një pikë referimi e kinemasë fantastiko-shkencore, një artefakt i çuditshëm i viteve 1960 dhe padyshim një nga filmat më të bukur e madhështor të të gjitha kohërave, 2001: A Space Odyssey është kryevepra par excellence e Stanley Kubrick – një operë dërrmuese hapësinore e kërcimit vizual dhe një film që parashikoi një të ardhme realiste, shumë të detajuar për udhëtimin njerëzor në hapësirë.
Filmi mbyllës
I cilësuar si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave fantastiko-shkencore, një shembull kryesor i kinemasë neo-noir dhe një vepër themelore e zhanrit cyberpunk, Blade Runner i Ridley Scott është një vizion i Los Anxhelosit në 2019 si një ferr përrallor rrokaqiejsh dhe fabrika monolitike Fritz Lang.
U deshën 25 vjet dhe tre modifikime në kinema që Ridley Scott të arrijë në versionin e ri përfundimtar të kryeveprës së tij fantastiko-shkencore, Blade Runner: The Final Cut dhe DokuFest do ta të prezantojë këtë version të zgjeruar si filmin përmbyllës të festivalit./GazetaExpress/KultPlus.com
Tema e këtij viti të DokuFest, do të jetë pikërisht marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës articiale. Duke marrë shkas edhe prej temës së vitit të shkuar, ku në qendër ishin vëzhgime dhe pikëpyetje eksiztenciale mbi njerëzimin në krizë, këtë vit festivali rikthehet me një tjetër dilemë globale, që na nxit të eksplorojmë dhe mundohemi të kuptojmë ndikimin dhe pasojat e këtij zhvillimi teknologjik, në të ardhmen tonë, përcjell KultPlus.
”Vetëdija njerëzore, është një trashëgimi e paprekshme për universin dhe procesin evolutiv që njohim, e kanosur për zhdukje, jo domosdoshmërisht për shkak se inteligjenca articiale mund të pretendojë të kontrollojë botën, sesa prej krizave klimatike të shkaktuara nga inteligjenca njerëzore, e shumëzuar së bashku. “I AM AI AM I” është një shtysë për të na nxitur të kuptojmë natyrën themelore të inteligjencës articiale, përballë ekzistencës njerëzore”, thuhet në komunikatë duke parashtruar tutje pyetjen se a do të mundet që AI të shprehë ekzistencën vetjake dhe të zhvillohet si një inteligjencë e re dhe e ndarë nga ajo njerëzore? Nëse AI është një arkivë, a do të jetë në gjendje të na udhëzojë mbi vlerat që e formësojnë identitetin tonë njerëzor? Përmes, lmave të cilët në një mënyrë a tjetër trajtojnë tematika të lidhura me inteligjencën articiale, lmit hapës e mbyllës, një ditë plotë të programit dedikuar AI dhe zhvillimit të identitetit pamor dhe fushatës së punuar pjesërisht me ndihmen e AI dhe ChatGPT, festivali synon dhe fton në zhvillimin e debatit në lidhje me një temë të gjërë aktuale sa i përket marrëdhënies së njerëzores me teknologjinë.
Identiteti pamor i fushatës është zhvilluar nga Ali Cindoruk i Zyrës Khora. Gjeagjëza e koduar ”I AM AI AM I” është një ndërveprim simetrik midis një shprehjeje ekzistenciale letrare dhe natyrës binare të habitatit llogaritës të AI, që të dyja janë krijime njerëzore të bazuara në gjuhë. Fjalori pamor i modeleve më shumë shtresa të bazuara në glifet dhe karakteret alfanumerike i jep thellësi historike dhe futuristike dizajnit, në emër të mjeteve të hershme grafike të llogaritjes dhe një morie mundësish që ka e ardhmja e AI.
”Teksa ju ndajmë temën e festivalit të këtij edicioni të 22-të, gjejmë rastin t’ju ftojmë për të qenë pjesë e edicionit të 22-të të DokuFest. Na ndiqni në rrjete sociale për përditësime të reja, mbi ngjarjet e ardhshme. E vlerësojmë mbështetjen tuaj për të nxitur dhe vlerësuar kineastët e talentuar dhe ju themi që jemi të hapur për të bashkëpunuar në DokuFest 2023”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com
Dy projekte të subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të kenë premierën Kombëtare në edicionin e 22 të Doku Fest, përcjell KultPlus.
Filmi “Hana e Re” dhe filmi “Prishtinë 2002” do të kenë premierën kombëtare në edicionin e 22 të Doku Fest.
Filmi “Hana e re” është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.
Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra tjetrën.
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.
Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është gjithashtu në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.
Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Në rolet kryesore janë: Hana Limani dhe Rrezarta Haziraj.
Edicioni i 22-të i Doku Fest do të mbahet me 4-12 gusht, 2023. / KultPlus.com
Grantet e Filmit të DokuFest, të njohura si “Mbështetje për valën e re të kineastëve të Kosovës”, është një iniciativë prestigjioze në Kosovë e krijuar për të ushqyer talentet e reja në industrinë e filmit.
Ky program ofron një buxhet në të holla, mentorim në produksion dhe mbështetje të distribuimit për kineastët premtues nga Kosova. Kjo skemë e granteve është pjesë e programit më të gjerë të DokuFest, “Avancimi i Shoqërisë Demokratike përmes përdorimit të Artit dhe Kulturës”, i mbështetur nga Ambasada Suedeze në Kosovë, i cili synon të adresojë sfidat bashkëkohore shoqërore si erozioni i institucioneve demokratike, mungesa e dialogut dhe përjashtimi, duke bashkuar artet, kulturën dhe çështjet përkatëse sociale.
“Ne po kërkojmë aplikime për deri në 6 ide filmash që do të jenë në listën e ngushtë bazuar në propozimin dhe materialet mbështetëse vizuale të paraqitura. Projektet e përzgjedhura do të zhvillohen më tej me kontributin e profesionistëve të filmit. 6 kineastë do të kenë mundësinë t’i paraqesin projektet e tyre një paneli ekspertësh, të cilët do të përzgjedhin 2 projekte filmike që do të prodhohen deri në gusht 2024”, thuhet në njoftim.
DokuFest do të sigurojë një buxhet prej 7,000 eurosh në para, si dhe një kamerë profesionale dhe mbështetje për produksion dhe distribuimin. Për më tepër, kineastët e përzgjedhur do të marrin mentorim gjatë një periudhe gjashtëmujore për të ndihmuar në krijimin e filmave bashkëkohore. Fokusi kryesor i këtij programi është të mbështesë talentet vendorë, tregimtarët e rinj, regjisorët dhe producentët, në prodhimin dhe shpërndarjen e tregimeve lokale në skenën ndërkombëtare.
“Nëpërmjet kësaj nisme, ne synojmë të promovojmë narrativat lokale nga këndvështrimi i artistëve të rinj dhe krijues. Këto grante ofrojnë një mundësi alternative të financimit për realizimin e filmave në Kosovë, veçanërisht duke synuar kineastët të cilët mund të zhvillojnë dhe ofrojnë projektet e tyre brenda një afati kohor të caktuar. Individët e gatshëm për të bashkëpunuar me producentët e rinj përmes kompanive të regjistruara të prodhimit të filmit kanë të drejtë të aplikojnë. Duke qenë se komisioni përzgjedhës përbëhet nga profesionistë ndërkombëtarë të filmit, është e domosdoshme që të gjitha materialet të dorëzohen në gjuhën angleze, të cilat mund të gjenden KËTU.” / KultPlus.com
DokuFest është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet e shumëpritura ‘Doc Alliance’ (Aleance e Dokumentarëve) 2023.
DokuFest po ashtu ka njoftuar për përzgjedhjen si festivali ku ky eveniment prestigjioz do të mbahet gjatë edicionit të 22-të të festivalit (4 – 12 gusht), në Prizren. Për më tepër, filmat e nominuar do të shfaqen si pjesë e programit të festivalit, duke i dhënë mundësinë audiencës të përjetojë këto vepra të jashtëzakonshme kinematografike.
Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë (CPH:DOX, Doclisboa, DOK Leipzig, FIDMarseille, Ji.hlava IDFF, Millennium Docs Against Gravity FF dhe Visions du Réel).
Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorë Evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar. Këtë vit, DokuFest është ftuar si festival i ftuar për të kontribuar me nominimet e tij në këtë proces të nderuar.
Dy filmat që DokuFest ka nominuar janë ‘Disturbed Eardh’ (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe ‘Adjusting’ (2021) me regji të Dejan Petrović – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.
Fituesit e Çmimit ‘Doc Alliance’ fitojnë 5,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të gjatë) dhe 3,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të shkurtër) për regjisorët për t’i shpenzuar në projektet e tyre të ardhshme. Përveç kësaj, secili prej festivaleve në rrjet shfaq të paktën tre filma nga përzgjedhja në edicionin e ardhshëm.
Aleanca Doc (Doc Alliance), e themeluar në vitin 2008, është një sipërmarrje bashkëpunuese midis shtatë festivaleve Evropiane të filmit dokumentar: CPH:DOX, Doclisboa, Docs Against Gravity FF, DOK Leipzig, Festivali i Filmit Dokumentar në Marsejë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar Jihlava dhe Visions du Réel. Me seli në Pragë, objektivi kryesor i organizatës është të avancojë dhe promovojë zhanrin e filmit dokumentar. Konkursi vjetor i Doc Alliance fokusohet në filmat e parë dhe të dytë me metrazh të gjatë nga filmbërësit në zhvillim për të mbështetur karrierën e tyre filmike duke njohur vitalitetin dhe origjinalitetin e punës së tyre. Ky konkurs shërben si një sistem thelbësor mbështetës, duke ndihmuar talentet në zhvillim të sigurojnë mbështetje financiare për filmat e ardhshëm dhe të zgjerojnë audiencën e tyre si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e DokuFest në këtë ngjarje prestigjioze, shërben si njohje e progresit të vazhdueshëm të festivalit, me vlerësim nga audiencat ndërkombëtare.
Listën e plotë të filmave të nominuar, e gjeni më poshtë:
Lista e plotë e kandidatëve për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë:
a-B-C-D-e-F-G-H-i-JONESTOWN, Republika Çeke, regjia: Jan Bušta, nominuar nga Ji.hlava IDF
Christina (Kristina), Serbi, regjia: Nikola Spasic, nominuar nga FIDMarseille
Death of a City (A Morte de uma Cidade), Portugali, regjia: João Rosas, nominuar nga Doclisboa
Disturbed Earth, Bosnja dhe Hercegovina/ Maqedonia / Spanja, regjia: Kumjana Novakova and Guillermo
Carreras-Candi, nominuar nga DokuFest
Nights Gone By (Antier noche), Zvicrra/ Spanja, regjia: Alberto Martín Menacho, nominuar nga Visions du Réel
Polish Prayers, Polonia/ Zvicrra, regjia: Hanka Nobis, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity
Silent Sun of Russia (Vi er Rusland), Danimarka, regjia: Sybilla Tuxen, nominuar nga CPH:DOX
Three Women (Drei Frauen), Gjermani, regjia: Maksym Melnyk, nominuar nga DOK Leipzig
Lista e plotë e kandidatëve për filimin më të mirë të metrazhit të shkurtë:
Adjusting (Prilagodjeni), Serbi, regjia: Dejan Petrović, nominuar nga DokuFest
Darkroom, Turki, regjia: Asli Baykal, nominuar nga Visions du Réel
May the Earth Become the Sky (Face-s-ar pământul cer), Belgjikë Hungari/ Portugali/ Romani, regjia: Ana Vîjdea, nominuar nga Doclisboa
Nothing Runs Like a Deere, Suedi, regjia: Max Göran, nominuar nga CPH:DOX
The cervix pass (Le passage du col), Francë, regjia: Marie Bottois, nominuar nga FIDMarseille
Waking up in silence, Gjermani/ Ukrainë, regjia: Mila Zhluktenko dhe
Daniel Asadi Faezi, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity
Why my mum loves Russel Crowe, Holandë, director: Emma van den Berg, nominated by DOK Leipzig
Rrjeti Doc Alliance fton përzemërsisht festivalet e filmave të Evropës të aplikojnë si festivale mysafire në 2024. Festivalet mysafire do të bëhen pjesë e rrjetit & do të bashkë-zgjidhen për nominimet për Çmimin Doc Alliance Award. Aplikimet mund te dërgohen te [email protected] Me shume informata mbi filmat e nominuar: 2023 | Doc Alliance. / KultPlus.com
Muajin e kaluar, nëpërmjet projekteve bashkëpunuese të DokuFest-it, Kosova ishte pikë interesi jo vetëm në një, por në dy festivale të njohura të filmit. Së pari në Zvicër, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit FIFDH, një nga eventet më të rëndësishme kushtuar kinemasë dhe të drejtave të njeriut, dhe së fundmi në Kanada, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër REGARD – Saguenay me një program special të kuruar nga Samir Karahoda që titullohet ‘DokuFest: Zërat e rinj të Kosovës’.
Në FIFDH, gjashtë filma të realizuar në Prizren nga akademitë prestigjioze të filmit nga Zvicra, përmes një kampusi filmik të organizuar nga DokuFest, dhe monitoruar nga filmbërësja Kaltrina Krasniqi dhe producenti Eroll Bilibani, u shfaqën në një shfaqje speciale të quajtur “Kosova në fokus”(‘Kosova in the Spotlight’). Filmat u përshkruan si një “zhytje artistike dhe humane në realitetin e një vendi të ri dhe dinamik”.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër REGARD – Saguenay, audienca do ta ketë mundësinë të shohë gjashtë filma të shkurtër të realizuar nga filmbërësit kosovarë, përmes programit të kuruar nga regjisori dhe programuesi i DokuFest, Samir Karahoda. Gjashtë filmat janë pjesë e një programi special tematik të festivalit, të titulluar “DokuFest: Zërat e rinj të Kosovës”.
Programi përbëhet nga dy filma të shkurtër të cilët janë realizuar përmes shkollës së filmit të DokuFest ‘Future is Here’ qëllimi i së cilës është të fuqizojë të rinjtë, dhe katër filma nga regjisorë kosovarë të cilët kanë marrë vëmendje si rajonale ashtu dhe ndërkombëtare për mjeshtërinë e tyre – shih listën më poshtë: Prishtinë, 2002 (2022), regji nga Trëndelinë Halili ‘Time’ (2021), me regji të Endri Malokut Four Pills at Night (2021), me regji nga Leart Rama Gardhi (2018), me regji të Lendita Zeqiraj “Prison Romance” (2022), me regji nga Denisa Minci Pa Vend (2021), me regji nga Samir Karahoda.
Samir Karahoda, i cili po ashtu është juri në këtë edicion të REGARD është shprehur: “Si çdo gjë tjetër, edhe kinematografia e Kosovës filloi epokën e saj nga fillimi i pas luftës. Për gati 20 vjet rresht, xhirimet në Kosovë në atë kohë konsideroheshin krim nga regjimi, prandaj me lirinë e vitit 1999, shumë histori të patreguara dhe të mbledhura filluan të ekspozohen për publikun përmes filmave. Viteve të fundit kinematografia kosovare ka bërë një revolucion në industrinë botërore të filmit, ku filmat e prodhuar veçanërisht nga gjenerata e re e kineastëve u përzgjodhën dhe triumfuan në festivalet më të mira botërore. Pavarësisht kushteve modeste, autorët dëshmuan se kanë talentin për të treguar historitë tona unike në një formë dhe stil të veçantë. Vetë programi përmban gjeneratën e re apo të ashtuquajturit kineastët kosovarë të Valës së Re, filma që trajtojnë tema jashtëzakonisht të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe në të njëjtën kohë është pasqyrë e së vërtetës në vendin tonë”. / KultPlus.com
DokuFest së fundmi ka ftuar nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror, si pjesë e gjeneratës XI së shkollës së filmit dokumentar, shkruan KultPlus.
Gjatë këtij kampi, nxënësit do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale.
Të gjithë nxënësit e interesuar thirrjet munden ti gjejnë në gjuhën shqipe, serbe, rome, turke dhe angleze duke vizituar faqën e internetit të DokuFest.
“Përgjatë 10 viteve që nga themelimi i shkollës të filmit “Future is Here”, DokuFest ka pasur një vorbull suksesi në te fuqizuarit të zërave të të rinjëve, duke ofruar një platformë të sigurt, njohuri të strukturimit të tregimit dhe mjeteve për të krijuar filma dokumentarë. Në shumë raste, të diplomuarit e shkollës kanë vazhduar një karrierë në film dhe fusha të tjera artistike, duke raportuar se shkolla e filmit i ka frymëzuar ata të ndërmarrin veprime për çështje të caktuara shoqërore kryesisht përmes tregimit dhe kanaleve të tjera të rrëfimit”, thuhet në komunikatën e tyre.
Shpresa e DokuFest në themelimin e kësaj shkolle mbetet që ajo të rrënjos një ndjenjë të ekspirencave të rinisë së Kosovës për t’u rrëfyer si film. Tregime, nga ato të ballafaqimit si me të kaluarën ashtu dhe të tashmën, si personale ashtu dhe shoqërore e deri te eksplorimi i nënkulturave, janë ato të cilat në gjeneratat e kaluara të shkollës kanë udhëtuar në plot festivale filmi për t’i parë dhe dëgjuar bota!
Shkolla e filmit udhëhiqet nga mentorët profesinostë të filmit, regjirsorja Blerta Zerqiri, regjisori dhe artisti Leart Rama ndihmuar nga producenti dhe udhëheqësi i departamentit DokuLab, Eroll Bilibani. Trajnimin fotografia në film do të udhëhiqet nga regjisori në DokuFest, Samir Karahoda edhe këtë vit, sikurse në vitet e kaluara ‘Future is Here’ do të sjell ligjerata dhe masterklasa nga regjisorë, artistë, montazhe, profesionistë të zërit në film, dhe profesiontë të fushave tjera të filmit.
Filmat e prodhuar do të kenë premierë në edicionin e 22-të të DokuFest, në datat 4 -12 gusht 2023.
Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit dhe fuqizohet nga organizata ‘National Endowment for Democracy’.
Nxënësit duhet të jenë në shkollë të mesme derisa si kriter tjetër gjithashtu përfshin edhe aftësitë e mira komunikimi në gjuhën angleze.
Afati për alikim është deri më 23 dhjetor, derisa kampi do të zgjasë një javë, pra, gjatë pushimit dimëror. /KultPlus.com
DokuFest hapë thirrjen për aplikime të filmave për edicionin e 22-të i cili do të mbahet prej datës 6-14 gusht, 2023, përcjell KultPlus.
Paraqitja në Festival është e hapur për dokumentarë të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, si dhe për filma të shkurtër artistikë, animacione dhe eksperimentale. Edicioni i radhës i festivalit do të mbahet nga data 06-14 gusht 2023 në Prizren të Kosovës.
Filmat mund të dorëzohen ekskluzivisht përmes platformës online të paraqitjesFilmFreeway.
Për të dorëzuar dhe për të hyrë në rregullat dhe rregulloret e plota të festivalit, vizitoni faqen e paraqitjeve të Filmit Freeway.
“Ne kërkojmë vepra të reja të pavarura që eksplorojnë kufijtë, sfidojnë audiencën, eksperimentojnë me stilin dhe teknikën ose frymëzojnë me kreativitet”.
DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të Filmit nga Filmmakers Magazine, ai mbush kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash të zgjedhur.
I themeluar në vitin 2002, me synimin për të rigjallëruar kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, DokuFest u bë ngjarja më e madhe kulturore në vend dhe një nga festivalet më të mira të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë. Në vitin 2022 DokuFest u ftua nga Akademia Evropiane e Filmit për t’iu bashkuar 28 festivaleve të tjera të filmit në nominimin e një filmi të shkurtër për Çmimet prestigjioze të Filmit Evropian.
Afati i rregullt i dorëzimit është 28 shkurt 2023. / KultPlus.com
Ka përfunduar festivali i filmit të shkurtër DokuFest, i cili për të 21-tën herë u mbajt në Prizren, përcjell KultPlus.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Waltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”.
KultPlus ua sjell postimin e plotë:
DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Waltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.
Prizreni për nëntë ditë me radhë u transformua në një kinema të hapur. Ata që shijuan filmat e një programi të kuruar me shumë pasion, përjetuan edhe atmosferën magjike të qytetit. Thirrja e festivalit sivjet ishte për të gjithë ne, mbi të gjitha temat e vështira, nga ndryshimet klimatike te autoritarizmi, nga cënimi i të drejtave të njeriut te luftërat, varfëria, fashizmi.
Me DokuFest që u mbyll mbrëmë, Bienalen Manifesta që mbetet e hapur deri në fund të tetorit, festivalet si Anibar, Chopin Piano Festival e Ramë Lahaj Opera Festival, Sunny Hill Festival dhe shumë ngjarje të tjera kulturore në gjithë vendin tonë, paraqitjen e shkëlqyer në Bienalen e Venecias me Jakup Ferrin, reformën kulturore që kemi nisur, rritjen e buxhetit për kulturën, bursat për profilet deficitare në kulturë, marrëveshjet e bashkëpunimit kulturor me shtete të Europës, funksionalizimin e Operas së Kosovës, themelimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, 2022-ta do të arkivohet si një ndër vitet më të suksesshme artistike të vendit. Dhe kemi edhe pesë muaj deri në fund të vitit.
I gjithë ky sukses, para se gjithash është rezultat i punës së madhe të komunitetit tonë artistik. Artistë e aktivistë kulturorë, institucione arti e operatorë kulturor, individë e organizata të shumta, u jam mirënjohës për përkushtimin dhe ju siguroj që politikat tona qeveritare për kulturën do të vazhdojnë të ndjekin rrugën dhe udhëzimet tuaja.
Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve në Prizren mbylli perden e edicionit të 21-të Dokufest-it, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër.
Filmi më i mirë ballkanik është shpallur “Fabrika e punëtorëve” e Sërxhan Kovaçeviq, regjisor dhe kinematograf nga Zagrebi.
Ky film flet për punëtorët që në vitin 2005 morën fabrikën ITAS në Ivanac, një qytet jo shumë larg Varazhdinit në Kroacinë veriore, të cilët u bënë shembulli i vetëm i suksesshëm i vetë-menaxhimit të punëtorëve në Evropën post-socialiste.
Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Ka me kalu” nga Shqipëria, i Flonje Kodhelit. Çmimin e publikut e fitoi “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja”, nga Cem Kaya, një autor gjerman me origjinë turke.
“A do të vijnë prindërit për të më pare” nga Mo Harawe nga Somalia u shpall më i miri në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër.
I nominuari i Dokufestit-it për Akademinë Evropiane të Filmit (EFA) është ” “Kujtimet e një stuhie kthese” nga Sofia Georgovassili nga Greqia.
Drejtori artistik, Veton Nurkollari, tha për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur që e kanë kthyer formatin e festivalit ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit.
“Ky festival ishte një nga më të suksesshmit dhe më të ndjekurit deri më tani”, tha ai.
Për nëntë ditë, në tetë kategori dhe dhjetë kinema, u shfaqën 270 filma. Nga ta, 109 filma garuan në të gjitha kategoritë.
Tema e festivalit ishte “Si të mbijetosh”.
Edicioni i 21-të i Dokufest-it u mbajt nga data 4 deri më 13 gusht në Prizren. /REL /KultPlus.com
Si çdo vit, pas më shumë se një jave rrugëtim nëpër botën e filmit, ceremonia përmbyllëse e Dokufest do të mbahet te Kino Lumbardhi!
Lumbardhi në bashkëpunim me DokuFest, në edicionin e sivjetëm të festivalit sollën filma të përzgjedhur nga programi special i filmit LXX, për ta festuar 70 vjetorin e hapjes së Kino Lumbardhit.
E shtunë, 13 gusht – 20:00
Kino Bahçe
The Last Waltz
Martin Scorsese (1978)
Më shumë se një nga filmat më të mëdhenj rreth koncerteve të realizuar ndonjëherë, The Last Waltz (Balloja e fundit) është një përmbledhje ekstatike dhe elegjiake e një epoke jetike të rock muzikës amerikane. I ftuar për ta kapur performancën e lamtumirës të grupit legjendar Band në Sallën e Ballit Winterland të San Franciskos në Ditën e Falenderimeve, 1976, Martin Scorsese konceptoi një lloj të ri dokumentari muzikor. Duke përfshirë shtatë operatorë kamerash (të udhëhequr nga drejtori i fotografisë Michael Chapman, dhe gjithashtu duke përfshirë kineastët e njohur Vilmos Zsigmond dhe László Kovács) dhe stilistin e prodhimit Boris Leven për të dizajnuar skenat teatrale mahnitëse, Scorsese krijoi një përvojë madhështore që i sjell shikuesit në skenë dhe brenda muzikës. vetë. Ajo muzikë – e realizuar nga Band-i dhe një mori artistësh të tjerë që përcaktojnë brezin, duke përfshirë Bob Dylan, Joni Mitchell, Van Morrison, Staple Singers, Muddy Waters dhe Neil Young – jeton si një shprehje pothuajse fetare e mundësive transhendente. e rock and roll-it. /KultPlus.com
Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, DokuFest, ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm, shkruan KultPlus.
Kur po mbahet nata e gjashtë e këtij festivali, është paralajmëruar se si rezultat i moti të keq, të gjithë filmat e paraparë të mbahen në kinematë e jashtme, janë transferuar në ambientet e brendshme.
Zëvendësimi i kinemasë në ambiente të mbyllura janë si më poshtë:
LUMBARDHI BAHCE transferohet në LUMBARDHI INDOOR.
KINEMA LUNAR / SONAR CINEMA / KINO LUMI / DOKUKINO PLATO transferohen në CINEMARINE.
DokuBus niset në orën 19:00 dhe 21:00 për në CINEMARINE.
Në videon më poshtë janë paraqitur edhe udhëzimet se si të shkohet në këto kinema: /KultPlus.com