Filmi u shfaq mbrëmjen e të enjtes para një publiku të madh në numër në kinemanë verore “Lumbardhi”, në kuadrin e festivalit DokuFest në Prizren.
Një qendër kulturore fshati, prej kohësh e shndërruar në gërmadhë, i ka shërbyer piktorit Petrit Halilaj si frymëzim për të realizuar filmin “Shkrepëtima”. Filmi i ka marrë titullin revistës shkollore “Shkrepëtima” që e botonin arsimtarët dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Runik të Drenicës, që është dhe vendlindje e Petritit, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu “Shkrepëtima” në rrafshin e ideve është emër i qëlluar për të identifikuar një periudhë iluminimi e shpërthimi kulturor të popullatës së fshatit në fjalë e më gjerë.
Petrit Halilaj është piktor që gëzon një shkallë të lartë të njohjes në qarqet artistike ndërkombëtare prandaj dhe “Shkrepëtima” e tij ka bërë një jehonë të konsiderueshme në këto qarqe. Vetë filmi është realizuar si ilustrim për performancën e tij artistike me po këtë emër, që ai e ka shfaqur prej më shumë se një viti në qendra të ndryshme evropiane të artit.
Ndërsa filmi u shfaq mbrëmjen e të enjtes para një publiku të madh në numër në kinemanë verore “Lumbardhi”, në kuadrin e festivalit DokuFest në Prizren.
Filmi “Shkrepëtima” flet me një gjuhë specifike, do të thoshim autoriale artistike, që e cilëson edhe shprehjen e Halilajt në pikturë dhe performancë. Një krijim arti me një figuracion të pasur dhe jo lehtë të zbërthyeshëm për publikun e gjerë, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, ajo që kuptohej nga të gjithë ishte fryma humane dhe kulturëdashëse që përshkon gjithë filmin.
Duke marrë fjalën gjatë prezantimit, para dhe pas shfaqjes së filmit, Petrit Halilaj ka theksuar se është impresionuar shumë nga puna të cilën e kishte bërë gjenerata e “Shkrepëtimës” për ndriçimin kulturor e arsimor të popullatës së Runikut e më gjerë.
Së këndejmi, Halilaj veç tjerash ka thënë: “Kur gjenerata e prindërve tanë na e ka lënë një trashëgimi të tillë shpirtërore, artistike të krijuar në kushte të vështira, a nuk është detyrim i yni që edhe ne të mendojmë çfarë t`u lëmë trashëgim brezave që po vijnë pas nesh?”.
Në rrjedhën e filmit, autori ka ndërfutur pjesë nga një numër dramash të luajtura në teatrin që ka funksionuar në kuadrin e shtëpisë së kulturës të fshatit Runik. Prandaj tani, rreth 30 ose 40 vite pas shfaqjes së tyre të parë, kemi parë, tashmë në ekran filmi, inskenimin e sërishëm të fragmenteve nga shfaqjet si “Toka e jonë”, “Hakmarrja” etj., tipike për repertorin e teatrove tona amatore të asaj kohe, shkruan albinfo.ch.
Në inskenimin e tyre për nevoja të filmit, janë angazhuar aktorë të njohur profesionistë nga Kosova por edhe amatorë ose qytetarë të thjeshtë që kanë hyrë në magjinë e shprehjes artistike të Halilajt.
Ndërsa një pjesë e madhe, mbase mbizotëruese, e rrëfimit filmik, është realizuar përmes lojës koreografike. Figura mitologjike vallëzojnë mbi kokën e djaloshit të fjetur në një ambient imagjinar të vendosur në gërmadhat e shtëpisë së Kulturës, në Runik.
Një prani të konsiderueshme në këtë rrëfim e ka edhe okarina, një instrument i thjeshtë frymor nga koha e neolitit, i cili është gjetur pikërisht në fshatin Runik të Skënderajt. Okarina si instrumenti më i vjetër, këtu simbolizon vazhdimësinë ose ripërtëritjen e jetës, ruajtjen e trashëgimisë. Pikërisht të asaj trashëgimie të cilën autori i filmit, Halilaj, apelon që t`ua bartim brezave të rinj… / albinfo.ch / KultPlus.com
“Bashkimi United” hyn në kategorinë e filmave kombëtarë, por këtë herë nuk do të jetë në këtë garë, meqenëse është prodhuar nga një regjisor i huaj.
Platoja e Dokukinos ishte e mbushur me adhurues të filmave, aktorë, regjisorë e producentë shqiptarë dhe të huaj, shkruan albinfo.ch.
Ata ishin mbledhur për ta parë programin e filmave kombëtarë në DokuFest, program të cilin e hapi “Bashkimi United”, film i prodhuar në Zvicër nga regjisori Lasse Linder.
Megjithëse nga një regjisor i huaj, filmi ka si protagonist kryesor një berber shqiptar, apo një berber shumëdimensional, siç e quan veten Bashkimi – personazhi i filmit.
Në këtë film, Bashkimi, duke kënduar “Oh liri”, në lokalin e tij ndan brengat e jetës me klientët e vet, dhe mbi të gjitha, tregon dëshirën për realizuar një film.
“Një film brenda filmit”
Përgjatë 10 minutave, shfaqja e filmit u përcoll me të qeshura nga publiku, si rezultat i skenave komike që paraqiste berberi shqiptar në film.
Sidomos, publikut i la përshtypje pjesa gjatë së cilës Bashkimi shfaqte ëndrrën e tij për të xhiruar një film, ku ai luante rolin e një kauboji që shpëtonte njerëzit duke ua prerë flokët që ua mbulonin gjithë fytyrën.
Por përpos se berber, aktor e regjisor, Bashkimit i vinë për doresh edhe punë të tjera, me një fjalë, çdo gjë që lidhet me të mirën e njerëzve.
Pas filmit, në skenë doli edhe regjisori Lasse Linder, i cili tregoi se ideja për këtë film erdhi rastësisht.
“Banoja 50 metra larg nga salloni i tij, dhe isha i vetëm në atë qytet, sepse sa isha vendosur, dhe po kërkoja një floktar”, tha Linder.
Më pas, kishte filluar shi, dhe Lasse ishte futur në lokalin e tij, dhe aty kishte filluar bisedën e parë me Bashkimin.
Atij i kishte lënë përshtypje se si Bashkimi kishte vendosur dy ekrane pranë sallonit, ku paraqiste fotografi para dhe pas prerjes së flokëve.
“Pastaj ai tha se gjithmonë kishte dashur që të kishte një film apo reklamë që do të mund ta shfaqte aty, dhe pastaj e kuptova se ky person dëshiron ta realizojë një film”, tregoi Linder.
Dhe pjesa tjetër dihet, ata bashkuan idetë dhe talentet, dhe i sollën publikut dokumentarin 10 minutësh për mërgimtarin ëndërrimtar e shumdimensional.
“Bashkimi United” hyn në kategorinë e filmave kombëtarë, por këtë herë nuk do të jetë në këtë garë, meqenëse është prodhuar nga një regjisor i huaj.
Trailerin e filmit mund ta shihni duke klikuar në këtë vegëz, kurse filmi do të shfaqet edhe sot, në Solar Cinema në kuadër të DokuFest-it, nga ora 20:00. Këtë herë, hyrja është pa bileta dhe falas, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, në kuadër të këtij programi, dje janë shfaqur edhe filmat “Larg”, “Decision”, “Nëpër mendje” dhe “Toni and Bleri”.
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij artistik, në mbrëmjen e së premtes ka hapur portën për artdashësit, shkruan KultPlus.
Me
një hapje ndryshe, pa fjalime as të organizatorëve, por as të politikanëve,
Dokufest këtë edicion e nisi me thënie të ndryshme, që kishin përfshirë situatën
politike, atë gjinore, duke përfshirë thënie shumë thumbuese që tashmë shoqëria
kosovare shumicën prej tyre i ka shumë të njohura, për të vazhduar më pas me
prezantim të filmave.
280
filma dhe 16 programe janë përfshirë në programin e këtij edicioni, që do të
zhvillojë paralelisht edhe debate, panele, por edhe aktivitete të tjera që janë
në kuadër të këtij festivali.
Organizatorët
e këtij festivali kanë bërë të ditur se ka me pasë edhe shumë filma që do të
jenë premiera, duke potencuar edhe pjesëmarrjen e Petrit Halilajt dhe të shumë
artistëve të tjerë.
Ky edicion i DokuFest-it na sjell një mori ngjarjesh për të gjitha moshat. Përveç programit të pasur me filma të cilët do të shfaqen në kinematë tashmë tradicionale të festivalit, ju do të bëheni një me performancat muzikore të cilat gjithashtu tashmë i kanë krijuar skena e veta. Muzikë elektronike, eksperimentale e deri te iso-polifonia do të ju shoqërojnë përgjatë 9 netëve të magjishme që po priten me shumë entuziazëm nga adhuruesit e festivalit më të mirë në vend. Ekspozita, punëtorit e masterklasa të ndryshme do të shpalosen për ju gjatë këtyre ditëve që aq sa po i prisni ju, edhe ato po ju presin juve./KultPlus.com
Prej sot e deri më 10 gusht mbahet edicioni i 18-të i festivalit të filmit “DokuFest”, ndërsa tematika e këtij edicioni është zgjedhur të jeta e vërteta.
Para publikut janë zgjedhur të shfaqen 282 filma, si dhe muzikë e panele të ndryshme ku do të trajtohen tema që kryesisht synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës.
Drejtoresha e festivalit “DokuFest”, Nita Deda tha se këtë vit ky festival do të ketë një program të larmishëm duke përfshirë ekspozita, muzikë dhe filma për të gjitha kategoritë.
Drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, tha se nga 2500 filma garues janë përzgjedhur 16 sish që do të garojnë në gjashtë kategori.
Sipas tij, risi këtë vit do të jetë kinemaja mobile, e cila do të udhëtojë në disa lagje më të skajshme të Prizrenit, për ta sjellë festivalin në çdo pjesë të Prizrenit.
Nurkollari u shpreh se edhe këtë vit “DokuFest” do të ketë një festival muzikor që do të shtrihet në katër skenat e festivalit.
Drejtori artistik njoftoi po ashtu se në këtë edicion do të shfaqen edhe 50 filma për të rinj dhe fëmijë.
Sipas përzgjedhësit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda tha e programi i filmit të shkurtër përmban gjithsej 30 filma që janë përzgjedhur gjatë tërë viti. Ai tha se tema e këtyre filmave do të jetë migrimi, racizmi e çështje gjinore.
Linda Llulla, drejtoresha ekzekutive e “DokuFest”, u shpreh se krahas filmave dhe muzikës, publiku do të mund të argëtohet dhe edukohet edhe përmes paneleve të ndryshme që synojnë fuqizimin e të rinjve për tregun e punës. / Insajderi / KultPlus.com
“Gjithçka që kam
mësuar e kam mësuar nga filmat” shprehet akrorja britanike Audrey Hepburn, dhe ndoshta
është shprehja më e mirë për edicionin e 18-të të festivalit të filmit
DokuFest, shkruan KultPlus.
Me moton diotomike
“Truth lies here” DokuFest do të fillojë këtë të premte dhe do të vazhdojë për
nëntë ditë me radhë.
Hapjes së
festivalit i ka paraprirë një konferëncë për media ku drejtori artistik i
festivalit, Veton Nurkollari ka treguar të gjitha detajet lidhur me këtë
edicion të DokuFest.
“Këtë vit kanë
aplikuar mbi dy mijë filma për të qenë pjesë e festivalit por janë pranuar vetëm
282, nga ku 160 janë pjesë e garës së festivalit.”
Ai ka treguar edhe
surprizat që do të ketë në këtë edicion të DokuFest dhe si do të realizohet i
gjithë festivali.
“Zakonisht
DokuFest zhvillohet në prej lokacioneve më të etiketuara të Prizrenit, por këtë
herë do të shtohet edhe Kinemaja Udhëtuese e cila do të shkojë në disa vende më
pak të njohur atë qytetit të Prizrenit” ka deklaruar Nurkollari.
Ai ka shtuar gjithashtu që në çdo ditë të festivalit do të ketë edhe filma për fëmijë të cilët do të jenë absolutisht falas dhe do të trajtojnë tema për moshat e adoleshencës dhe të fëmijërisë së vonë.
Edhe Samir
Karahoda, Programer i filmit të shkurtër, ka folur për filmat që do të shfaqen
gjatë këtij edicioni
“Këtë herë Doku
fest do të shfaqë dromca nga historie e Kosovës përmes imazheve filmike. Kemi një
kohë të gjatë që punojmë në realizimin e festivalit dhe gjithçka është
realizuar si më së miri.” Është shprehur Karahoda në konferencën për media.
Detaje të tjera
rreth përgatitjes së festivalit ka shtuar edhe drejtoresha e festivalit Nita
Deda, e cila është shprehur tepër e kënaqur me punën dhe bashkëpunimin lidhur
me realizimin e festivalit.
“Në këtë edicion
të DokuFestit presim një angazhim tepër të madh dhe një numër edhe më të madh të
vizitorëve. Për nëntë ditë sa do të zgjatë festivali do të keni mundësi t’i
shihni mbi 280 filma, të merrni pjesë në debate dhe të bashkoheni në punëtoritë
ku do të ligjërohet rreth filmbërjes nga aktorë vendorë e të huaj.” është shprehur zonja Deda.
Ajo ka foluar
edhe për filmat që do të shfaqen duke u munduar që të mos japë shumë detaje.
“Siç e përmendi
edhe drejtori artistik i festivalit do të jenë 282 filma gjithsej nga 2000 sa
kanë aplikuar. Filmat janë të zhanreve të ndryshme dhe kanë të gjithë mjeshtrinë
e filmografisë moderne” është shprehur Deda.
“Përveç filmave e
debateve do të ketë edhe mbrëmje argëtuese me muzikë, nga ajo klasikja deri te
muzika ekspreimentale tekno”, ka sqaruar ajo.
Ajo ka treguar
edhe se gjatë këtij edicioni, 150 vullnetarë të rinjë janë bërë pjesë e ekipit,
të cilët so të trajnohen dhe do të jenë pjesë e edicioneve të tjera të
DokuFestit.
Konferenca është mbylluar me këshillën që të gjithë të inkuadrohen sa më shumë në botën e filmit sepse vetëm kështu mund të largohen për pak çaste nga realiteti./KultPlus.com
Prizreni tashmë i ka ndarë datat për ditët kur do të ‘pushtohet’ nga vizitorët. Përgatitjet për këto data kanë filluar dhe i gjithë qyteti po mobilizohet për një pritje të jashtëzakonshme. Është festivali ‘DokuFest’ ai i cili e shndërron qytetin e Prizrenit për një javë rresht si vendin më të vizituar në Kosovë. Kjo jo rastësisht, por DokuFest ngërthen në vete vizitorët me programin e tyre tejet të pasur dhe atraktiv, shkruan KultPlus.
Rrugët
e Prizrenit pritet të vërshohen nga turistët e shumtë vendas dhe të huaj të cilët
do të vendosen aty për 9 ditë sa zgjatë festivali për të përjetuar një aventurë
të re për ta e që padyshim do të mbetet në kujtesën e tyre si një ndër javët më
të mbushura në jetën e tyre.
Me kinematë e jashtëzakonshme të cilat janë vendosur në ambiente ku natyra krijon një vend ideal për të shikuar një film dhe përjetuar atmosferën e këndshme të qytetit antik, ju do te keni rastin të shihni filma të mrekullueshëm.
Kalaja
e qytetit të Prizrenit është një nga destinacionet më të bukura të këtij
festivali, që me pamjen e saj do të ju magjeps e shpalosja e programit në një
ambient të tillë do të ju bëj të dashuroheni në gjithë atë që do të përjetoni
gjatë këtyre ditëve.
Ky
edicion i DokuFest-it na sjell një mori ngjarjesh për të gjitha moshat. Përveç
programit të pasur me filma të cilët do të shfaqen në kinematë tashmë
tradicionale të festivalit, ju do të bëheni një me performancat muzikore të
cilat gjithashtu tashmë i kanë krijuar skena e veta. Muzikë elektronike,
eksperimentale e deri te iso-polifonia do të ju shoqërojnë përgjatë 9 netëve të
magjishme që po priten me shumë entuziazëm nga adhuruesit e festivalit më të
mirë në vend. Ekspozita, punëtorit e masterklasa të ndryshme do të shpalosen për
ju gjatë këtyre ditëve që aq sa po i prisni ju, edhe ato po ju presin juve.
Nga
280 filma që do të shfaqen, mbi 100 filma do të jenë pjesë e programit garues
përmes dokumentarëve të mrekullueshëm si dhe filmave të shkurtë dhe të kinemasë
eksperimentale që vinë nga 40 shtete të ndryshme, kjo është ajo që edhe e
karakterizon programin e këtij edicioni.
Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit si dhe regjisorë që marrin pjesë për të disatën herë me radhë.
Duke
zgjedhur TË VËRTETËN si temë të edicionit të 18-të të festivalit, DokuFest i
bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme
dhe mënyrën se si kjo na ndikon të gjithëve. Me partner të përhershëm ProCredit
Bank, DokuFest ju fton t’i bashkoheni këtij udhëtimi shumëngjyrësh mes
realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive –
politikës në një botë të globalizuar dhe peizazhit dixhital të së
post-vërtetës.
Ndërsa sa i përket shfaqjes speciale për këtë edicion, ne ju tregojmë se filmi “Shkrepëtima” i Petrit Halilajt do të jetë i tillë. Filmi ndjek projektin artistik me po të njëjtin emër i cili një vit më parë ndezi një dritë në komunitetin e fshatit të artistit Halilaj, në Runik. Filmi do të ketë premierën kombëtare në Lumbardh, me datën 08 Gusht dhe do të përcillet me një diskutim mes Petrit Halilaj dhe kuratorit Leonardo Bigazzi.
11
filma të regjisorëve shqiptarë, filmbërësve të rinj premtues si dhe të
studentëve janë pjesë e garës kombëtare të DokuFest XVIII.
18 dokumentarë të rinj pjesë e prodhimeve vjetore të DokuLab të cilët shpalosin tregime të guximshme nga një gjeneratë jashtëzakonisht e talentuar, do ta kenë premierën e tyre në Kino Lumi.
Programi
i sivjetmë i fotografisë DokuPhoto, do të shënohet përmes bashkëpunimit me
artisten dhe kuratoren Blerta Hoçia, e cila ka krijuar punimin që reflekton
temën qendrore të festivalit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë
festivalit dhe të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë.
Kjo nuk është e gjitha, por ju duhet të shkoni dhe përjetoni nga afër magjinë e këtij festivali për të cilin ne besojmë se ju do të jeni të radhës që do të shkruani një letër kujtimi për gjithë aventurën tuaj në qytetin antik me programin e begatshëm të DokuFest që pritet të shpaloset për ju prej datës 2 deri më 10 gusht në qytetin e bukur të Prizrenit. /KultPlus.com
Sot në Tiranë u mbajt konferenca e përvitshme për media e festivalit DokuFest XVIII, me ç’rast u prezantua programi i plotë i edicionit të 18 të festivalit, i cili do të mbahet nga data 02-10 gusht 2019 në Prizren, Kosovë.
Zëvendës Ministrja e Kulturës e Shqipërisë Valbona Shujaku tha se përgjatë zhvillimit të tij, DokuFest ka arritur të ndërtojë një ngjarje kulturore të rëndësishme për botën e artit.
“DokuFest është ngjarje e rëndësishme e cila ka nisur si iniciativë e vogël ndërsa tashmë është shndërruar në një rrugëtim kulturor të rëndësishëm si dhe një vend-takim artistik mbarëbotëror” tha Shujaku.
Ndërkaq, drejtuesit e festivalit: Nita Deda (drejtoreshë e festivalit), Veton Nurkollari (drejtor artistik) dhe Samir Karahoda (programer i filmave shkurtë) shpalosën më gjerësisht temën dhe programin e sivjetmë.
Mbi 280 filma dokumentar të mrekullueshëm si dhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale që vijnë nga 40 shtete të ndryshme do të jenë pjesë e programeve garuese dhe atyre speciale, si dhe do të ketë punëtori, program të muzikës, panele dhe masterklasa të ndryshme.
Në mbrëmje, DokuFest do të shfaqë disa filma të përzgjedhur tek Tirana Open Air, përcjellë nga një diskutim jo-formal me platformën Harabel Contemporary Art Platform duke filluar prej orës 21.00.
Programi i sivjetmë i fotografisë DokuPhoto, do të shënohet përmes bashkëpunimit me artisten dhe kuratoren Blerta Hoçia, e cila ka krijuar punimin që reflekton temën qendrore të festivalit.
Publiku do të ftohet të qëndrojë buzë lumit të Prizrenit mes urave të Gurit dhe të Arastës. Ata do të përjetojnë një hologram që do të shfaqet si një fantazmë gjatë natës, si një metaforë ndaj pakapshmërisë së të vërtetës. Titulli është referencë nga piktura Giorgione nga viti 1500 ‘Il tempo scopre la verita’ – e vërteta e zbuluar nga koha. Në pikturë koha përfaqësohet nga një plak, që e zbulon të vërtetën e zhveshur të personifikuar nga një grua e re prapa bezit.
Audienca ftohet të reflektojë mbi të dhënat që shohin. Të dhënat do të përkthehen në imazhe të zgjedhura nga arkiva jonë e përditshme kolektive, si lajmet, mjedisi, politika, shoqëria, lajmet e përditshme që shfaqen në faqet tona. Vazhdimisht të ushqyer nga të vërtetat dhe gënjeshtrat, na mbetet indiferenca ose paaftësia për të dalluar mes tyre. A është gjuha e të dhënave mediumi për të arritur te e vërteta apo vetëm për të gjeneruar miliona të vërteta?
Instalacioni dëshiron t’i vë në pikëpyetje mundësitë e pafundme të së vërtetës dhe natyrën e saj të paarritshme, përmes hologramit fantazëm dhe përmes të dhënave të palexushme që përbëjnë çdo imazh.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë festivalit dhe të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë.
Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, DokuFest i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo na ndikon të gjithëve, duke zgjedhur të VËRTETËN si temë të edicionit të sivjetmë të festivalit.
“Me ngjarje për të gjitha moshat, edicioni i 18 i DokuFest vjen me një program fantastik dhe të guximshëm të filmave që do të shfaqen në kinematë e hapura dhe tanimë legjendare të festivalit, performanca muzikore që shtrihen në tri skena dhe mbulojnë akte nga muzika elektronike eksperimentale e deri te iso-polifonia, ekspozitë holografike të fotografisë dhe përvoja RV, punëtori dhe masterklasa, të ndërthurura në nëntë ditët të preferuara tona të vitit.” e përshkruan për albinfo.ch, 2 javë para hapjes drejtoresha e festivalit, Nita Deda. “Dua të falënderoj për punën e palodhshme të ekipit dhe vullnetareve të festivalit, të cilët cdo vit na bëjnë krenarë.”
Në atë që premton të jetë një program i filmave radikalë, me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së VËRTETËS, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave të hapura, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori bashkëpunuese si dhe performanca muzikore të larmishme, ne ju ftojmë t’i bashkoheni këtij udhëtimi shumëngjyrësh mes realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive – politikës në një botë të globalizuar dhe peisazhit dixhital të së post-vërtetës.
Nga 280 filma që do të shfaqen gjatë 9 ditëve të festivalit, mbi 100 filma do të jenë pjesë e programit garues përmes dokumentarëve të mrekullueshëm si dhe filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale që vinë nga 40 shtete të ndryshme është ajo që e karakterizon programin e këtij edicioni.
Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit si dhe regjisorë që marrin pjesë për të disatën herë me radhë.
“Të guximshëm dhe inovativë, të kohës dhe të rëndësishëm, kështu do t’i përshkruaja shumë nga filmat e programit garues të sivjetmë”, tha për albinfo.ch Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.“DokuFest vazhdon misionin e tij për të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Kosovë dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit mirëpresim një numër të filmbërësve të rinj si dhe të atyre që rikthehen prapë për këtë edicion të festivalit.”
Përmes programeve speciale DokuFest i ka dedikuar një moment të veçantë kontributeve filmike jo-fiktive të edicionit të sivjetmë, duke ndarë një moment zie për vdekjet e tyre. Që kur filloi ky vit katër heronj avangardë ndërruan jetë – filmbërësja eksperimentale feministe Barbara Hammer, kuratori, poeti dhe artisti Jonas Mekas, nismëtari Jugosllav i ‘Black Wave’ Dusan Makavejev si dhe nëna e ‘French New Wave’, Agnes Varda. “Shpresojmë që do të na bashkoheni në nderimin që do ju bëjmë këtyre radikalëve të pazëvendësueshëm, Makavejev, Mekas, Hammer dhe Varda, filmbërës që kanë lënë gjurmë të thella në të gjitha imazhet që kemi parë dhe ato që do i shohim” thotë Nurkollari. “Nuk kemi arsye të ndjejmë pikëllim për ta — por vetëm për mungesën që shkaktuan në ne.”
Festivali edhe në këtë edicion do të ofrojë një program të begatshëm përmes performansave audiovizuale dhe koncerteve në kuadër të programit të DokuNights. Një nga eksperiencat e veçanta vjen përmes performancës së Caterina Barbieri, që është kompozitore italiane e cila eksploron tema që ndërlidhen me inteligjencën artificiale dhe perceptimin e zërit të orientuar në objekte – me fokus të veçantë në minimalizëm. Caterina eksploron efektet psiko-fizike të përsëritjes si dhe të funksioneve të bazuara në modele të caktuara duke hetuar potencialin polifonik dhe poli-ritmik të pajisjeve sintetizuese me anë të së cilave nxjerr gjeometri të ashpra dhe komplekse në hapësirë dhe kohë.
Nita Deda tregon për albinfo.ch për shaqjet speciale të edicionit të sivjemë të DokuFest. “Jemi jashtëzakonisht të gëzuar t’ju njoftojmë se filmi Shkrepëtima i Petrit Halilajt do të ketë një shfaqje speciale në DokuFest. Filmi ndjek projektin artistik me po të njëjtin emër i cili ndezi një dritë në komunitetin e fshatit të artistit Halilaj, në Runik.”
Filmi do të ketë premierën kombëtare në Lumbardh, me datën 08 Gusht dhe do të përcillet me një diskutim mes Petrit Halilaj dhe kuratorit Leonardo Bigazzi.
Znj. Deda po ashtu tregon për programet të cilat do ti japin një hapësirë të veçantë edhe shfaqjeve speciale ku artistët shqipëtarë kanë kontribuar në forma të ndryshme. Shfaqja speciale e dokumentarit të BBC-së ‘Forgiving the Blood’ në regji të Melissa Lleëelyn Davis dhe me Lala Meredith-Vulën si hulumtuese kryesore ndjek lëvizjen masive për faljen e gjakmarrjes që zuri fill në mesin e popullatës shqiptare në vitet e 90a. Nita Deda shprehet krenare që festivali e shfaqja e parë publike e këtij filmi në Kosovë, ndodh në DokuFest me datën 7 Gusht, tek Kino Lumbardhi duke filluar prej orës 20.00. Melissa Lleëelyn Davis, Lala Meredith Vula dhe Neriman Kamberi do të jenë prezentë dhe do të marrin pjesë në një diskutim pas shfaqjes së filmit.
“Pas rrugëtimit filmik të tij nëpër Evropë, jemi tejet të lumtur të ju njoftojmë se filmi Në Mes/In Between do të ketë një shfaqje speciale në edicionin e tetëmbëdhjetë të DokuFest. Filmi prezanton debutimin e parë të regjisorit tonë Samir Karahoda si dhe pjesëmarrjen e parë të shtetit të Kosovës në Berlinale Shorts dhe vjen në DokuFest si premierë vendore.
Ekipi dhe disa nga protagonistët e filmit do të jenë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmit të Premtën më 9 gusht në Kino Lumbardhi duke filluar nga ora 20:15.
Përveç programit të filmave dhe muzikës, edhe për këtë vit, kemi kuruar një program special për më të veçantit tanë të DokuKids, me plot filma, punëtori të animacionit, vallëzime, lojëra e dëfrim!
DOKU.TECH sjell një përzgjedhje diverse të folësve nga gjithë bota, aftësia e të cilëve për të parë gjërat më ndryshe, për të shfrytëzuar teknologjinë si avantazh, për të përfytyruar botë të reja dhe testuar po atë vizion kundër realitetit aktual u mundëson atyre të bëjnë ndryshime të vërteta në kryqëzimin teknologjik, shoqëror, kulturor, mediatik dhe ekonomik.
Puna jonë përgjatë vitit do të kulminojë me prezantimn e 18 filmave të prodhuar përmes programeve edukuese të departamentit tonë DokuLab. “Asnjëherë nuk kemi dyshuar në potencialin e rinisë sonë.” u shpreh për albinfo.ch kreu i DokuLab, Eroll Bilibani, i cili është i angazhuar për ta zgjeruar këtë program edukimi si dhe programin e kinemasë udhëtuese. “ E vërteta është se, jemi jashtëzakonisht krenarë nga arritjet e këtyre talentëve të rinj të cilat ndodhën në mes të dy edicioneve të festivalit dhe ne mezi presim ta festojmë së bashku këtë sukses me partnerët dhe audiencën tonë të veçantë.”
E një nga të veçantat e këtij edicioni është shtrirja e programit të festivalit edhe në lagjet e ndryshme të Prizrenit përmes programit “Kino Mahalla”. Filmat në këto lagje që ndodhen në periferitë e qytetit do të vijnë përmes Kinemasë Solare që është një koncept i ri në krijimin e programeve kualitative për lokacionet ku mungojnë hapësira kulturore për komunitetin që jeton aty.
Program i veçantë për diasporën
Eroll Bilibani po ashtu tregon për një iniciativë shumë të veçantë që ka për qëllim krijimin e programeve të dedikuara për diasporë. “Ne e dimë që shumë bashkatdhetarë që jetojnë kryesisht në shtetet europiane i planifikojnë pushimet e tyre me datat e festivalit dhe e ndiejmë një përgjegjësi për t’iu ofruar një program që ndërthur jo vetëm filmin, muzikën, trashëgiminë kulturore, por edhe një eksperiencë gastronomike dhe potencialin turistik që ofrojnë bukuritë natyrore përreth Prizrenit.” Ai po ashtu tregon që DokuFest do të përpiqet të krijojë mundësi interaksioni me diasporën në mënyrë që të sigurojë informata të sakta për interesimet e bashkatdhetarëve që vizitojnë Prizrenin gjatë DokuFest, në mënyrë që të krijohen pako permanente që mund të aplikohen edhe në periudha tjera të vitit.
Pakoja për edicionin e sivjemë të DokuFest mund ta gjeni në faqen e fundit të numrit më të ri të Magazinës albinfo.ch, shprehet Eroll Bilibani, Head of DokuLab/ Albinfo/ KultPlus.com
“DokuFest” ka shpallur programin e filmave garues për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga data 2 – 10 gusht në Prizren. Pjesë e programit të sivjetshëm do të jenë mbi 100 filma e dokumentarë. Po ashtu pjesë e garës janë edhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale që vijnë nga 40 shtete të ndryshme. Kjo njëkohësisht edhe e karakterizon programin e këtij edicioni. Kjo është potencuar edhe në komunikatën e festivalit.
“Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit, si dhe regjisorë që marrin pjesë për të satën herë me radhë”, është shkruar në komunikatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo Festivali edhe pse ka shpallur programin garues të filmave akoma nuk ka bërë të ditur programet e tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World, si dhe një program të kuruar enkas për temën qendrore të festivalit “E vërteta”.
Këtë vit, i cili është dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zgjedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të 18-të të Festivalit.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka thënë se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme. Ndërsa për filmat pjesë të programit garues ai i ka konsideruar të guximshëm dhe inovativë.
“Të guximshëm dhe inovativë, të kohës dhe të rëndësishëm, kështu do t’i përshkruaja shumë nga filmat e programit garues të sivjetmë”, ka thënë ai.
Këtë vit në kuadër të Festivalit do të jenë gjashtë programe garuese: Gara e dokumentarëve të Ballkanit, gara e dokumentarëve ndërkombëtarë, ajo e filmave të shkurtër, gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut, e dokumentarëve të mjedisit dhe gara kombëtare.
Në kuadër të programit për garën kombëtare do të shfaqen trembëdhjetë filma. Njëmbëdhjetë prej tyre janë edhe në garë si” “The Path” me regji të Besim Ugzmajlit, “On The Road” nga Irdit Kaso, “Through the Mind” nga Nita Zeqiri, “Seam” nga Leart Rama, “BE A MAN” nga Pierre – Kastriot Jashari, “Decision” nga Agim Abdula, “Les Rouflaquettes” nga Endi Tupja e të tjerë.
“DokuFest” vazhdon misionin e tij për të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Kosovë dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit mirëpresim një numër të filmbërësve të rinj, si dhe të atyre që rikthehen prapë për këtë edicion të festivalit”, ka thënë Nurkollari.
Këtë vit në garën e dokumentarëve të Ballkanit do të shfaqen katërmbëdhjetë dokumentarë, numër ky që është i përafërt edhe me kategoritë e tjera.
DokuFest ka shpallur sot temën për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet prej datës 2 deri me 10 gusht në Prizren.
Duke zgjedhur TË VËRTETËN si temë të edicionit të 18 të festivalit, DokuFest i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo na ndikon të gjithëve. Në atë që premton të jetë një program i filmave radikalë, me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së VËRTETËS, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave të hapura, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori bashkëpunuese si dhe performanca muzikore të larmishme, DokuFest ju fton t’i bashkoheni këtij udhëtimi shumëngjyrësh mes realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive – politikës në një botë të globalizuar dhe peizazhit dixhital të së post-vërtetës.
Programi garues i Dokufestit do të shpallet në të premten e 5 korrikut, 2019. /KultPlus.com
A keni dëgjuar ndonjëherë për një furgon që udhëton anembanë Kosovës për t’i mundësuar dashamirësve të filmave shikimin e dokumentarëve dhe filmave të ndryshëm vetëm me ndihmën e rrezeve te diellit, transmeton KultPlus.
Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me DokuFest sjellin Kinemanë Solare afër jush ne qytete të ndryshme të Kosovës. Kjo kinema do të ju mundësojë një eksperiencë unike të të shikuarit të filmave në ambient të hapur. Filmi që do të shfaqet është Rafea: Solar Mama. Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 21:00
14 Qershor 2019 – Prishtinë (Sheshi Zahir Pajaziti) 20 Qershor 2019 – Mitrovicë (Kej, tek Ura e Ibrit) në bashkëpunim me 7 Arte 21 Qershor 2019 – Pejë (Pllatoja para Teatrit Istref Begolli) në bashkëpunim me Anibar 22 Qershor 2019 – Prizren (Ortakoll, Parku te Bunkeri)
Synimi ynë është që të rrisim vetëdijen mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe të nxisim përdorimin e teknologjive dhe ideve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga vetë këto burime. Kujdesi më i madh ndaj ambientit që na rrethon na ndihmon të sigurojmë një zhvillim të qendrueshëm në Kosovë.
Kinemaja Solare është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë (European Union Kosovo) dhe i zbatuar nga BGF dhe INDEP;
E Ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!/KultPlus.com
DokuFest ka njoftuar që ka emëruar Linda Llulla Gashin si Drejtoreshë Ekzekutive të Organizatës.
Llulla Gashi është pjesë e DokuFest që nga themelimi i tij ndërsa kontributi i saj ka qenë qendror në zhvillimin dhe suksesin e organizatës. Gjatë dhjetë viteve të fundit ajo ka qenë drejtuese e projektit “Shkolla dhe filmi dokumentar” të DokuFest, duke ndihmuar në themelimin e klubeve të filmit në shkollat e mesme të Kosovës që i mundëson nxënësve qasjen në filma dokumentar që trajtojnë tema aktuale të cilat lidhen me të drejtat e njeriut. Përmes këtij projekti u ngrit edhe shkolla e filmit në Prizren, që shërben si një burim inspirues për filmbërësit dhe aktivistët e rinj përmes trajnimeve dhe paisjeve që ofrohen. Nën udhëheqjen e saj, programi edukativ i DokuFest u rrit dhe zhvillua në një nga programet më inovative në rajon. Si Drejtoreshë Ekzekutive, Llulla Gashi do të fokusohet në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës, si dhe në zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
DokuFest falënderonë Eroll Bilibanin, i cili ka qenë Drejtor Ekzekutiv për shtatë vitet e fundit për punën e admirueshme që ka bërë për sjelljen e organizatës aty ku është tani. Bilibani tani ka marrë përisër rolin e drejtuesit të DokuLab, duke sjellë përvojën dhe aftësitë e tij për të avancuar më tej programin arsimor përmes zhvillimit të moduleve që përdorin filmin si mjet për mësimdhënie duke promovuar zhvillimin shoqëror.
Kjo është pozita e dytë udhëheqëse e mbajtur nga një grua në DokuFest. Ndërsa Linda Lulla Gashi është tani Drejtore e Organizatës Dokufest, Nita Deda mbetet Drejtoreshë e Festivalit Dokufest. / KultPlus.com
Pravo Ljudski dhe DokuFest në bashkëpunim me Muzeun e Arteve Bashkëkohore – Shkup, Qendrën e Filmit të Malit të Zi dhe Underhillfest, nën përkrahjen e NED – National Endowment for Democracy, ftojnë të gjithë krijuesit e rinj, artistët dhe filmbërësit të moshave 18 – 25 që të aplikojnë në edicionin e tretë të ACTive, laboratorit rajonal të dokumentarit kreativ.
Gjatë procesit të përzgjedhjes, 16 të rinj me interesim më
të fuqishëm do të participojnë në programin intensiv, edukativ, që do të mbahet
në Shkup – Maqedoni Veriore dhe Podgoricë – Mal i Zi.
ACTive #3 është duke kërkuar autorë të rinj, me pasion për
ide dhe tregime për dokumentarë, që punojnë ose do të dëshironin të bëjnë film
të shkurtë.
Kriteret:
– Je në moshën mes 18 dhe 25 vjeç;
– Je nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi,
Serbia dhe/ose Maqedonia Veriore;
– Mund të komunikosh në gjuhën angleze;
ACTive #3 është i hapur për çdokënd; por, aplikantët që nuk
janë të përfshirë në një institucion të edukimit formal dhe vinë nga qytetet e
vogla dhe/ose hapësirat rurale janë veçanërisht të inkurajuar të aplikojnë.
Laboratori i Filmit Dokumentar Kreativ ACTive është program
i edukimit joformal, divers, që përpiqet të ndihmojë procesin e bërjes së
filmave dokumentarë kreativ. Kjo përmban segmente si mendimi kritik dhe
kreativ, përafrim në hulumtim, zhvillim dhe shkrim të filmit dokumentar
kreativ, si dhe në regji, kamerë, zë dhe editim.
ACTive #3 do të mbahet në Shkup dhe Podgoricë nga datat 1
deri më 12 prill 2019. Pjesëmarrja në të gjitha punëtoritë dhe ligjëratat është
e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Mësimet janë në gjuhën angleze.
Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes (udhëtimi, ushqimi dhe
akomodimi) dhe të gjitha shpenzimet e produksionit do të mbulohen nga
organizatorët.
Bashkë me formën e aplikimit, dërgoni edhe:
A. Project Dossier, të filmit që jeni duke e punuar
aktualisht.
B. CV/ portfolio (maksimum 2 faqe) duke treguar
interesat, hobin dhe edukimin.
C. Cover Letter (1 faqe, madhësia e fontit 12)
duke u përgjigjur në pyetjet:
-Pse dëshironi të bëni filma?
-Pse keni aplikuar te ACTive 3.0 dhe cilat janë pritjet
tuaja?
-… dhe çdo gjë tjetër që do të dëshironit të ndanit me ne!
DokuFest i fton të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror ku do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit.
Kampi Pranveror mbahet në vikendin e fundit të muajit mars të këtij viti.
Deri më tani 6 gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar mbi 36 filma të shkurtë dokumentar që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore.
Shkolla e filmit është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit.
Kampi udhëhiqet nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.
DokuFest është një nga 38 festivalet e filmit mjedisor nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor, që do të mbahet në Seia, Portugali, nga 13 deri më 15 tetor.
Forumi, i organizuar nga CineEco 2018 dhe Green Film Network (GFN) anëtare e së cilës është edhe DokuFest, është pjesë e edicionit të 24-të të festivalit të filmit mjedisor në Portugali dhe mbështetet nga Qendra Portugeze e Turizmit.
Gjatë këtyre tri ditëve, festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuale që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore.
Në këtë marrin pjesë 38 festivale mjedisore nga 28 shtete: Shqipëria, Argjentina, Austria, Brazili (3), Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Franca (3), Gjermania (3) Japonia, Kosova, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Serbia, Koreja e Jugut, Spanja (2), Zvicra, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (3) dhe Portugalia.
Pjesëmarrësit ndërkombëtar nga këto shtete do të diskutojnë për çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe do ti ndajnë eksperiancat e tyre në përdorimin e filmit, artit dhe komunikimit për ti adresuar këto. DokuFest do ta prezantoj programin GREEN të festivalit si dhe përdorimin e filmave mjedisor në programin vjetor përmes projekteve që nxisin kreativitetin dhe aktivizmin qytetar tek të rinjët.
Forumi i parë botëror i festivaleve të filmit mjedisor do të zhvillohet në Seia, Serra da Estrela, një rajon malor turistik i lidhur me turizmin e natyrës, promovimin e prodhimeve vendore dhe ngjarjet kulturore që theksojnë kulturat lokale./ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritje për pjesëmarrësit e Festivalit “Dokufest”. Gjatë këtij organizimi, Ministri Gashi tha se Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST është ngjarja më e rëndësishme kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
“Përgjatë ditëve sa mbahet festivali, qyteti i Prizrenit vërshohet nga mijëra vizitorë nga shumë vende të botës. Filmat shfaqen në disa kinema, duke përfshirë edhe kinematë nën qiellin e hapur. Ky festival është një ngjarje e cila e ka bërë të njohur Prizrenin dhe Kosovën gjithandej botës, veçanërisht tek artistët dhe te industria e filmit”, ka thënë ministri Gashi.
Ministria e Kulturës ka mbështetur fuqishëm organizimin e festivalit të sivjetshëm e cila si ngjarje kulturore po e promovon Kosovën gjithandej, duke sjellur shumë filma e artistë në Prizrenin e bukur ka thënë ministri Gashi.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, duke e pasë gjithmonë parasysh rezultatet e mëdha të artistëve, krijuesve dhe performuesve tanë, e veçanërisht njerëzve të filmit, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrën ma të mirë të mundshme në gjithë botën, e një prej tyre është edhe ngjarja më e madhe kulturore, siç është festivali DokuFest, të cilin me plot të drejtë mund ta quajmë jo vetëm festival, por edhe një institucion i veçantë i kulturës në Kosovë tha ministri Gashi.
“Gjithmonë duke i pasë parasysh rezultatet e këtij festivali, por edhe të filmave tanë gjithandej botës, para dy tre ditësh kemi marrë vendim që buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili ka qenë diku rreth 750 mijë euro, ta rrisim për 100 përqind, me qëllimin e vetëm që gjithë njerëzit që e punojnë filmin të kenë mbështetjen e duhur të shtetit”, ka thënë Gashi
Ndërsa drejtori artistik i Dokufest-it Veton Nurkollari tha që “Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ta falënderoj ministrin për lajmin e jashtzakonshëm, për dyfishimin e buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që në përkthim do të thotë më shumë filma nga Kosova për Kosovën, më shumë njohje ndërkombëtarisht me anë të filmit dhe unë shpresoj që ai dyfishim të trefishohet, katërfishohet dhe të kemi sa më shumë suksese”, shtoi Nurkollari./KultPlus.com
Mbrëmë në kuadër të DokuFesti-të është dhënë premiera e dokumentarit “Triumph” i cili në qendër të tij ka lojtarët e kombëtares shqiptare dhe rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian 2016, të gërshetuar së bashku me historinë dhe kulturën shqiptare, shkruan KultPlus.
Dhjetëra adhurues të filmit por edhe të sportit janë bërë mbrëmë së bashku në ambientin e hapur në Kino Lumbardhi për të parë premierën kombëtare të dokumentarit “Triumph”.
Filmi në fokusin e tij ka lojtarët e kombëtares, shumica e të cilëve janë fëmijë të imigrantëve të cilët kanë lënë Kosovës si pasoje e luftës që ka ndodhur, apo kanë lënë Shqipërinë si pasoje e varfërisë dhe sistemit komunistë të atëhershëm. Të rritur në vende të tjera, ka qenë Shqipëria dhe fanellat kuq e zi që i kanë bërë së bashku këta shqiptarë.
Pikërisht kjo histori dhe bashkimi i këtyre të rinjve ka nxitur edhe regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Van Rama që të bëjnë një dokumentar për kombëtaren.
“Mendova se sa mirë do të ishte sikur të arrija që të bëja një dokumentar për ekipin kombëtar, kjo ishte pas ndeshjes së parë me Portugalinë. E menduam këtë pasi që tek lojtarët unë dhe Luftari e shihnim vetën tonë, historinë tonë. Edhe ne jemi rritur në Amerikë duke pasur gjithmonë shumë dashuri për Shqipërinë. Lojtarët ishin njerëz të cilët janë nga vendet e tjera por që janë bërë së bashku për të bërë diçka më shumë për popullin e vet”, tregon Kreshnik Jonuzi.
Gjersa Jonuzi flet kuptohet se ai nuk është rritur në trojet shqiptare. Mirëpo, ai duke zgjedhur me kujdes fjalët në gjuhën shqipe në mënyrë që të mos gabojë në formulimin e fjalive, zgjedh fjalët më të bukura që i di dhe flet me shumë dashuri për shqiptarët.
“Emocionet e lojtarëve ishin interesant por nuk e menduam se ky dokumentar do i interesonte gjithë botës derisa ndodhi shfaqja e dronit në Beograd. Ajo ishte si vetëtimë dhe e thirra Luftarin dhe i thash: Ne duhet me e bo deri në fund këtë dokumentar dhe prej asaj natë nuk kemi shikuar asnjëherë prapa”, tregon regjisori duke e konsideruar këtë moment edhe pikën më dramatike të dokumentarit.
Më 14 tetor në vitin 2014, Shqipëria dhe Serbia u përballën në stadiumin e Partizanit në Beograd. Pikërisht kjo ndeshje shënon edhe kulminacionin e dokumentarit. Në këtë ndeshje nuk u lejua që të merrnin pjese tifozët shqiptarë ndërsa ata serb brohorisnin “Vritni, vritni, shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”. Gjatë ndeshjes pati incidente të shumta por kulmi arriti kur në stacion përmes dronit u valëvit flamuri i Shqipërisë etnike i cili kishte në njërën anë fotografinë e Ismail Qemailit e në tjetrën atë të Isa Boletinit, ndërsa poshtë shkruhej “Autoktonë”. Mjaftoi kjo për të nxitur akoma më shumë situatën në stadium ku me pas tifozët sulmuan edhe lojtarët shqiptarë.
Por përveç kësaj pjese çdo gjë brenda dokumentarit për 88 minuta, sa edhe zgjatë ai, të bënë që të mos i ndash sytë nga ekrani. Kjo ndodh pasi që dokumentari përveç që tregon atë që ka ndodhur gjatë ndeshjeve, shfaqë edhe emocionet dhe mendimet e lojtarëve. Ai shfaq shakat e tyre gjatë udhëtimeve, luftën e tyre në fushë për të arritur fitoren, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin por edhe historitë e tyre personale që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi.
“Kemi gjetur shumë mbështetje te ekipi pasi që na ndihmonin të bënim atë që ne kishim dëshirë. Prej që kemi filluar kemi xhiruar sa më shumë që kemi pasur mundësi pasi që nuk e dinim se çfarë do nxjerrim”, u shpreh Jonuzi.
Filmi sjellë histori të ndryshme duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike. Sipas Kreshnik Jonuzit, filmi po ashtu tregon sesi shqiptarët arrijnë diçka që para 20 vite as që kanë pasur mundësi ta imagjinonin dhe pikërisht kjo sipas tij duhet që të jetë një shtytje përpara që të punojmë edhe më shumë që pas 20 viteve të arrijmë akoma më shumë.
Filmi “Triumph” është shfaqur edhe në Varshavë, Dallas, Berlin, e vende të tjera mirëpo sipas regjisorit Luftar Von Rama, këtij filmi i kishte munguar një premierë në trojet shqiptare.
“Është shumë interesant pasi që ne pamë emocione të njerëzve nga e gjithë bota dhe ata ishin çuditur se sa emocionues ishte historia dhe sesi ky vend që shumica e tyre nuk e dini as që ekzistonte, kishte një histori të tillë. Të gjithë ata njerëz në fund kanë brohoritur për ne dhe kjo është pjesa më e mahnitshme e kësaj historie dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu”, u shpreh ai.
Dokumentari është bërë me vetëfinancim kurse regjisorët janë ndihmuar edhe nga komuniteti i shqiptarëve në Amerikë për të realizuar këtë film. I pranishëm në premierën kombëtare në Prizren ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.
Ai diskutoi me publikun dyshimet që kishin pasur gjatë këtij rrugëtimi dhe sesi nuk kishin menduar se do të arrinin aq sa kana rritu. Mirëpo sipas tij pikërisht kjo arritje do të shërbej si shtytje që çdo herë të kërkojnë më shumë.
“Është për tu duartrokitur mënyra sesi regjisorët kanë arrit t’i përçojnë mesazhet. Ata kanë qenë me fat që kanë arritur të pranohen brenda ekipit kombëtar në të cilin ne jemi të izoluar, jo sepse nuk dëshirojmë që të shfaqemi por sepse duhet të jemi të përqendrua në detyrën tonë. Ata kanë pasur mundësi që ti ndajë këto momente dhe ta arkivojë një histori të sportit dhe të vendit tonë dhe kjo e bënë këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për mendimin tim kjo është bërë shumë, shumë mirë”, theksoi Cana i cili pranoi edhe një dhuratë nga tifozët Kuq e Zi të Prizrenit.
Në ‘Triumph’, bëjnë pjesë personazhe si Lorik Cana, Gianni DeBiasi, Paolo Tramezzanni, Shkëlzen Gashi, Blendi Fevziu, Dritan Shakohoxha, e të tjerë./ KultPlus.com
Mbrëmë në kuadër të DokuFest-it erdhi dokumentari “Një histori e vërtetë” nga Viron Roboci. Filmi solli Shqipërinë gjatë diktaturës, parë përmes historisë së një familje, gjykuar për vrasjen që nuk e bënë kurrë, shkruan KultPlus.
Shkurorëzimi i një vajze të re që nuk pranohet mirë dhe zhdukja e saj e papritur, nxit autoritetet që katër vjet më pas të hapin një rast, duke kërkuar vrasësit. Peripecitë, torturat, presioni i pafund në dhomat e marrjes në pyetje dhe vuajtja e anëtarëve të familjes të cilët në vend që ti mohojnë akuzat, përpiqen ti tregojnë vetes së tyre se janë “autorët e vrasjes”, i bën ata të përshkruajnë në detaje vrasjen që nuk ekziston.
Kjo histori e cila zë vend në Shqipërinë e vitit 1950, i ka lënë mbresa skenaristit dhe regjisorit Viron Roboci që në momentin e parë kur ai e dëgjoi.
“Më ka lënë përshtypje kjo histori që në momentin e parë dhe kam shfletuar edhe dosjet e Bashkisë për këtë ngjarje. Edhe në dokumentet reale është pak a shumë e njëjta gjë. Këtu e kemi kuptohet edhe pjesë e fiksionuar, aty ku ne e kemi parë të nevojshme, në mënyrë që ngjarja të jetë e kapshme edhe për audiencën e sotshme”, u shpreh ai.
E veçanta e këtij dokumentari sipas regjisorit është përshkrimi i detajuar i një krimi dhe pyetja e cila e preokupon shikuesin gjatë gjithë filmit – Cila është e vërteta e kësaj historie?
“Dokumentari është një histori e cila flet për totalitarizmin në tersi. Kemi zgjedhur një rast shumë të rrallë pasi që diskutojmë në detaje për përshkrimin e një krimi i cili nuk ka ndodhur kurrë, përshkruar nga vet autorët hipotetikë pas presionit që kishin pasur”, tregon ai.
Pasi që dokumentari është i lidhur me materialet historike të asaj kohe regjisori Roboci, në premierën e dokumentarit në Kosovë, u shpreh se i kanë kushtuar një kujdes të veçantë edhe gjuhës që është përdorur në film.
“Jemi përpjekur të kujtojmë një gjuhë filmike disi historike, pra goxha klasike dhe ndryshe nga ajo që zakonisht shohim”, theksoi ai.
Dokumentari edhe pse i bazuar në ngjarje të vërtet, është vështirë i besueshëm në një shoqëri normale. Prandaj edhe sjellë emocione interesante te shikuesit dhe nxit reflektimin e tyre rreth të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre.
“A true Story” do të shfaqet edhe nesër në kuadër të DokuFest-it duke filluar nga ora 22:00 në Kino n’lum. / KultPlus.com
Jeta e disa të rinjve të cilët përballen me situata të ndryshme në Prishtinë, është në fokus të filmit më të ri të realizuar nga regjisorja Donjeta Hyseni, shkruan KultPlus.
Sara dhe Shkurta janë dy vajza të reja të cilat njihen aksidentalisht në rrugë dhe vendosin që ta mbështesin njëra tjetrën.
Sara është një studente dhe ajo është në një marrëdhënie dashurie me një djalë i cili është pjesë e përkrahësve të klubit ”Plisat” si dhe punon në market. Sara mbetet shtatzënë me të por ai kërkon nga ajo që ta abortojë fëmijën. Por, Sara një studente e cila banon në konvikt e vendosur që ta mbajë fëmijën fillon e vetme rrugëtimin si prind.
Në anën tjetër Shkura është një aktore. Ajo luan së bashku me të dashurin e saj, i cili për të fituar të holla punon si Drag Queen, në një film. Në një moment ai bëhet xheloz gjatë xhirimeve dhe të dy humbasin rolet e tyre. Ajo është jashtë në rrugë, pa para dhe pa asgjë.
Edhe në këtë film si në shumicën e atyre ku Donjeta Hyseni është regjisore, trajtohen temat sociale në shoqëri.
“Skenarin dhe regjinë e filmit e kam bërë unë vet. Të gjitha temat që i shkruaj janë kryesisht drama sociale pasi që zakonisht kërkoj reagim nga shoqëria për tema të ndryshme. Unë mendoj që duhet si shoqëri të reagojmë më shumë kundër aborteve dhe braktisjes së fëmijëve”, tregoi ajo për KultPlus.
Sipas saj arsyeja prapa situatave të ndryshme që hasim në film ka lidhshmëri të madhe me atë që po kalon shoqëria në Kosovë.
“Jemi në një vend ku ka shumë pak punësim të të rinjve ndërsa paret të duhen për me jetu edhe me i bë gjërat që t’i dëshiron. Prandaj, në një formë apo tjetrën të rinjtë duhet me i gjet këto të holla. E në anën tjetër të rinjtë po ashtu duhet që të marrin më shumë përgjegjësi për veprimet e tyre”, u shpreh ajo.
Në kastën e aktorëve të këtij filmi janë studentët nga Akademia e Arteve- Dega Aktrim: Florist Bajgora, Vlora Dervishi, Edon Shileku dhe Arbesa Hysenaj.
“Unë si njëri dhe si një artiste jam kundër aborti të bebeve. Shume femra që ndodhen në situatë te ngjashme me Sarën në film detyrohen që të abortojnë beben e tyre pasi qe nuk kanë përkrahje financiare dhe morale nga shoqëria ku edhe paragjykohen”, theksoi për fund regjisorja Donjeta Hyseni.
Filmi “Curveless Line” do të shfaqet edhe nesër në kuadër të DokuFesti-it duke filluar nga ora 22:00 në Kino n’lum./ KultPlus.com
Laura Kajtazi Testa e cila është regjisore por edhe psikologe ka ndërlidhur më së miri dy profesionet e saj në dokumentarin e titulluar “Në Pritje”, i cili pati premierën në kuadër të DokuFest-it, shkruan KultPlus.
Dhembja të cilën e ndjenjë nënat që kanë humbur fëmijët e tyre gjatë luftës, nuk duhet që ta harrojmë asnjëherë, kjo pasi që humbja e tyre konsiderohet një humbje e dyfishtë.
Këtë ka dashur që ta sjellë edhe regjisorja Laura Kajtazi Testa në filmin e saj të parë si regjisore përmes dokumentimit të historive të 5 grave, të cilat i kanë humbur anëtarët meshkuj të familjeve të tyre gjatë luftës në Kosovë dhe kanë vuajtur me vite kërkimin me ankth për eshtrat e tyre.
Ajo në një intervistë për KutPlus, tregoi se shumë faktorë kanë ndikuar në realizimin e këtij dokumentari i cili në një formë ka ardhur si rezultat i punës së mëhershme që ajo ka bërë.
“Së pari gjatë luftës dhe pas saj, unë kam punuar me shumë gazetarë ndërkombëtar ku kam pas rastin të shoh shumë trauma nëpër të cilat kanë kaluar shumë nëna, vajza e motra. Këto pothuajse ishin viktima të cilat vuanin në heshtje për arsye të ndryshme. Kjo më shtyu që pas luftës dhe si pjesw e hulumtimeve master të bisedoj me shumë nëna të cilat kanë humbur fëmijët e tyre gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh ajo.
Rezultatet e hulumtimit të realizuara nga Laura Kajtazi Tresta janë botuar në fillim të këtij viti edhe në: http://journals.sagepub.com/eprint/q3A2QCmMenFudt8ziedD/full .
E në mesin e të gjeturave, diçka që reflektohet edhe në film është ankthi që përjetojnë këto nëna në baza ditore.
“Gjatë këtij hulumtimi kam parë se në mungesë të provave absolute, gjetja e mbetjeve mortore te të dashurve të tyre bëhet preokupim kryesor ku rezultatet sugjeruan se këto nëna jetojnë në gjendje të përhershme të ankthit psikologjik. Kështu vendosëm që të mundohemi të dokumentojmë këtë ankth të cilin këto nëna e përjetojnë pothuajse në baza ditore në kohën ku shumica prej nesh jemi rimëkëmbur nga pasojat e luftës”, theksoi ajo.
Ky projekt ka qenë i pavarur dhe i vetëfinancuar duke e bërë për regjisoren sfiduese realizimin e tij. Xhirimet janë bërë në Kosovë dhe në Amerikë kurse post produksioni dhe editimi është bërë në Kanada nga Afrim Maloku.
Filmi vë në pah se nënat pas rrëmbimit të anëtarëve të familjes së tyre, kanë vazhduar një kërkim intensiv. Ato vazhdimisht presin lajme për anëtarët e familjeve të tyre, për t’i dhënë fund kësaj pasigurie dhe përgjigje dhjetëra pyetjeve që ngrihen në mendjen e tyre në lidhje me ekzistencën dhe gjendjen e fëmijëve të tyre.
“Të dëgjosh të gjitha këto përvoja dhe pamundësia që të ndihmosh në ndonjë mënyrë ka qenë mjaft e vështirë për mua”, ka theksuar regjisorja.
“Në Pritje” sigurisht i ndërlidhur edhe me temën e sivjetshme të DokuFest-it kërkon që shikuesit të reflektojnë mbi gjithë atë që është paraqitur. Për regjisoren diçka që duhet reflektuar gjatë shikimit të këtij dokumentari është që të mos harrohet e kaluara.
“Si reflektim personal për mua është që shoqëria duhet të ec përpara mirëpo duke shikuar përpara në asnjë moment nuk guxon ta harroj të kaluarën dhe nuk guxon të lejë gjerat të mbesin të pazgjedhura sepse siç edhe thotë Paulline Boss në fund të dokumentarit, ‘Çdoherë kur ndodh gjenocidi kudo në botë dhe për atë arsye njerëzit rrëmbehen apo zhduken, shoqëria dobësohet dhe gjenerata e ardhshme mbetet e dobësuar””, u shpreh regjisorja për KultPlus.
Në dokumentar janë përfshirë: Nesrete Kumnova, Ferdeze Efendija, Fatime Qerkini, Tahire Aruqi, Ferdonije Qerkezi dhe Dr. Pauline Boss. / KultPlus.com
Alberina Haxhijaj – Prizren
Fotografitë: Bruno Tenschert
Të vegjlit të cilët janë bërë pjesë e DokuPhoto, kanë dalë sot rreth e rreth qyteti për të mbledhur objekte të ndryshme. Dikë e ka tërhequr një lule e dikë disa të tilla, e të tjerët kanë grumbulluar objekte të ndryshme të cilat i kanë gjetur në natyrë, shkruan KultPlus.
Pastaj të gjithë së bashku të udhëhequr nga fotografja, Blerta Hoçia, janë kthyer në Gjimnazin “Loyola” ku në dhomën e errët kanë zhvilluar në mënyrë analoge fotografitë e gjësendeve të mbledhura.
Bleta Hoçia tregoi për KultPlus se interesimi i madh i fëmijëve ishte ajo që i la më së shumti mbresa. Gjithë kjo sipas saj pasi që njohuritë e tyre për fotografinë vijnë nga aparati digjital apo nga telefonat e mençur ku me një klikim realizohet një fotografi.
Prandaj e veçanta e ditës së sotshme ishte se fëmijët e zbuluan një mënyrë krejt tjetër të realizimit të fotografive, ku nuk kishin nevojë
aspak për një aparat fotografik.
“Mblodhëm objekte dhe u futëm në dhomën e errët dhe nga objektet që fëmijët mblodhën, të impresionuar nga drita mbi kartën e ndjeshme pra duke lënë shenjën mbi kartën. Pastaj këtë letrën e zhvendosëm të pjesa ku ajo zhvillohet dhe lahet nëpër vaska me acide të ndryshme”, sqaroi procedurën fotografja.
Një procedurë të cilën pastaj e vunë në praktikë të 10-të fëmijët që ishin pjesë e kësaj punëtorie. E sigurisht momenti kur nga letra e bardhë filloi që të shfaqej imazhi, u prit me shumë habi nga fëmijët.
“Prova e parë që pamë ishte shumë emocionuese pasi që ata nuk e prisnin që nga një letër e bardhë dhe me objektet që kishin mbledhur të krijohej një fotografi”. Dalloja nga komentet që të gjithë prisnin me pa durim se çfarë do dilte pasi që duhej disa minuta që të zhvillohet fotografia”, theksoi ajo.
Këtë proces fotografja Blerta Hoçia e konsideron një metodë shumë të mirë reflektuese për fëmijët dhe edukative njëkohësisht.
“Për mua është e rëndësishme që sa paku brezi i ri i fëmijëve të kuptojë se jo vetëm te fotografia por edhe në fushat e tjera, teknologjia nuk është e vetmja që t’i zgjedh punët. Ne kemi mundësi që të eksperimentojmë me shumë me resurset të cilat i kemi”, u shpreh ajo.
Rezultatet e punës së sotshme do të paraqiten në një ekspozitë e cila do jetë e hapur për të gjithë, në Qylhan më 8 gusht./ KultPlus.com
DokuFest i cili ka nisur edicionin e tij të shtatëmbëdhjetë më datë 3 gusht, po vazhdon me prurjet e tij magjike të cilat do të vazhdojnë deri më datë 11 gusht.
Por, përderisa festivali është duke shpalosur programin e tij, Qeveria e Kosovës sjellë një lajm të mirë për organizatorët.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ndonëse ministria e Kulturës e ka përkrahur këtë festival është parë e nevojshme për fonde shtesë./KultPlus.com
Alberina Haxhijaj- Prizren
Sonte në Prizren në kuadër të DokuFesti, në Kalanë e Qytetit, mysafirët e festivalit do të reflektojnë hyjneshat brenda tyre përmes performancës së Këngëve të Çikave, shkruan KultPlus.
Grupi i cili përbëhet nga dhjetë çika do të interpretojë këngë popullore të çikave me Def, të cilat këndohen për të shënuar ceremoni të ndryshme shoqërore. Performanca do të përfshijë edhe këndimin e rrallë dhe karakteristik me gisht në fyt, specifikë për bareshat në Kosovë dhe që shërbente si një mënyrë për të komunikuar në distancë.
Performanca do të mbahet duke filluar nga ora 20:00 dhe tashmë nëpër rrugët e kalldrëmta të qyteti po flitet për ‘Këngët me Defa’ që do jehojnë në Kala. Prandaj, KultPlus ka biseduar me anëtaren e grupit Merita Rama për të mësuar më shumë për grupin i cili përbëhet edhe nga Vahide Jusufi, Minivere Borovci, Egzona Ramaj, Rozafë Neziri, Kosovare Qerkini, Shqiponjë Grajqevci, Mimoza Hamiti, Valentina Haziri si dhe Gentiana Krasniqi.
Merita Rama është rritur duke dëgjuar nënën dhe gratë e tjera në familjen e saj duke kënduar e rënë defit. Madje këtij instrumenti ajo filloi që t’i binte edhe vet kur ishte fare e vogël.
“Ngjitet kana me pika të kuqe/ sonte je o bajrak nër nuse/ sonte je o bajrak nër nuseee”, e ka kënduar edhe nëna ime tregon ajo gjersa kujton veten të vogël duke vrapuar në shtëpi në kërkim të defit, e pasi që e gjente, ulej pranë shoqeve të saj dhe përsëriste fjalët që i kishte mbajtur mend nga nëna e saj Hatixhja.
“Nëna Hatixhe i ka ra shumë mirë defit nëpër dasma dhe festa të tjera në familje, unë jam rritur tu e degju dhe jam munduar që ta imitoj atë. Kur merrja komente të tilla si ‘Po i bie bukur si nëna jote’ gëzohesha shumë dhe vazhdoja gjithë ditën duke bërë muzikë nëpër shtëpi”, tregon Merita.
Ajo shprehet se dashurinë për muzikën e ka trashëguar edhe nga babi i saj, i cili ishte i njohur në fshatin e tyre në Koliq në regjionin e Gollakut.
“Babi i ka rënë fyellit në atë kohë dhe së bashku me burrat e tjerë të katundit janë bërë së bashku nëpër oda e kanë kënduar. Si fëmijë i mbajë mend kur afrohesha afër dhe i dëgjoja duke kënduar”, kujton me mallëngjim ajo.
Kështu nga tetë fëmijë sa kishte familja Rama disa prej tyre u morën me muzikë duke përfshirë këtu Meritën por edhe vëllezërit e saj të njohur për publikun si “Vëllezërit Rama”.
Merita ka kohë që është pjesë e Ansamblit “Shota” por njëkohësisht është edhe pedagoge në A.K.V. “Dëshmorët e Kombit”. Mirëpo, ajo gjithmonë ka dashur që së bashku me mikeshat e saj të krijonte edhe një grup ku përmes këngëve do reflektonin për gratë duke sjellë kështu historitë e tyre.
“Vendosëm që të bëjmë diçka tonën pra kjo është private, jashtë aktiviteteve me të cilat merremi në përditshmëri. Ne e njohim njëra-tjetrën që shumë kohë kështu që vendosëm të bashkohemi dhe të këndojmë. Tani marrim pjesë nëpër dasma, kanagjegje, e të tilla. Këtë vit morëm ftesë edhe nga DokuFesti që të i’u bashkohemi dhe jemi shumë të lumtura”, shprehet ajo.
Grupi tani ka mbledhur disa këngë të njohura si këngën“Kaj Lulie, niju të ura” të cilën do e sjellin edhe sonte.
/Kaj lulije e niju te ura ijeooo/ kaj lulije e niju te ura/ oooo tkan mashtrue dimijat me lula/ ooo tkan mashtrue dimiat me lula oooo/
“Për shumë vite, këto këngë ishin një nga mënyrat e pakta për femrat kosovare që të shprehnin veten. Ato na tregojnë histori të sinqerta dhe zëra shumë shpesh të padëgjuar dhe për ne janë një festë e forcës dhe krijimtarisë së femrave të Kosovës”, thekson ajo për KujltPlus.
Kjo performancë është organizaur nga DokuFest së bashku me CHwB, me qëllim të përbashkët për të shënuar trashëgiminë shpirtërore të Kosovës.
Disa nga këngët të cilat do sjellin para publikut, sonte në Kalanë e Prizrenit duke filluar nga ora 20:00 janë : Kënga e Rugovës, Kaj oj nane bashkë me mue, Lëshoni udhë e lëshoni sokak, , Kqyrni shoqe, Luli Belholla, O’dola n’bahqe e të tjera./ KultPlus.com