​Bitcoin rritet në afro 65,000 dollarë

Çmimi i Bitcoin u ngjit në afro 65,000 dollarë të shtunën pasi kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell sinjalizoi një ulje të normës së interesit në mbledhjen e ardhshme të bankës qendrore në shtator.

Bitcoin pa çmimin e tij duke u ngjitur deri në 64,845 dollarë të premten pas fjalimit të shumëpritur të Powell në simpoziumin vjetor Jackson Hole në shtetin amerikan të Wyoming.

Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohej rreth 64,653 dollarë në orën 18:30 të premten për një fitim ditor prej 6.8%.

Ethereum tregtohej me 2,788 dollarë për një rritje ditore prej 6.2%.

Vlera e tregut të kriptomonedhave qëndroi në 2.27 trilion dollarë, duke u rritur 5.79% gjatë ditës, sipas CoinMarketCap, një uebsajt dixhital për përcjelljen e çmimeve të aseteve.

Kryetari i Fed Powell tha se besimi i tij është rritur se inflacioni është në një rrugë të qëndrueshme kthimi në 2%, duke thënë se “ka ardhur koha” për një rregullim në politikën monetare.

“Drejtimi i udhëtimit është i qartë, dhe koha dhe ritmi i uljes së normave do të varet nga të dhënat hyrëse, perspektiva në zhvillim dhe balanca e rreziqeve,” i tha ai simpoziumit vjetor Jackson Hole.

Kriptomonedhat panë një rënie të madhe në fillim të gushtit, kur frika e recesionit çoi tregjet globale në një rënie të lirë, pasi Bitcoin ra në 49,551 dollarë më 5 gusht./alsatm/ KultPlus.com

‘Taste the TV’ – ekrani i televizorit që mund ta shijoni

Një prototip i ekranit televiz cili mund të imitojë shijet e ushqimit është zhvilluar nga një profesor japonez, raporton Reuters, përcjell KultPlus.

Pajisja është quajtur “Taste the TVdhe është e pajisur me 10 bombola që rrotullohen në ekran dhe spërkasin një film plastik me shije të ndryshme.

Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji, sugjeroi se mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierë në distancë.

Nëse do të bëhej komercialisht, televizori do të kushtonte 875 dollarë siç e vlerësoi profesori.

“Qëllimi është që të mundësohet që njerëzit të kenë përvojën e diçkaje si të hahet në një restorant në anën tjetër të botës, edhe kur qëndrojnë në shtëpi”, tha ai për Reuters.

Ai thuhet se është në bisedime me prodhuesit për aplikime të tjera të mundshme të teknologjisë së spërkatjes së shijes, të tilla si shtimi i shijeve të tjera. /KultPlus.com

Give it a taste: Japanese professor creates 'tele-taste' TV screen | Daily  Sabah