“Stuhitë i bëjnë pemët të krijojnë rrënjë më të thella”

Nga Dolly Parton

Ashtu si rrënjët e një peme që bëhen më të forta dhe arrijnë më thellë në tokë në përgjigje të kohërave të ashpra, edhe ne gjejmë forcën tonë të brendshme gjatë kohërave të vështira.

Stuhitë me të cilat përballemi në jetë, qofshin ato sfida, pengesa apo thyerje zemre, kanë fuqinë të zgjojnë elasticitetin e zemrës e mendjes tonë dhe të thellojnë të kuptuarit tonë për veten.

Nëpërmjet këtyre përvojave, ne zhvillojmë një themel të palëkundur, të bazuar në mençuri, guxim dhe vendosmëri për të përballuar çdo stuhi që mund të na dalë. / KultPlus.com

Dolly Parton merr 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos

Dolly Parton mori një çmim prej 100 milionë dollarësh nga themeluesi i i Amazon, Jeff Bezos.

Këngëtarja është përzgjedhur si marrësi i fundit i çmimit “Bezos Courage & Civility Award” për liderët që “ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim”. Paratë shkojnë për organizatat e zgjedhjes së tyre.

Pronari i Blue Origin njoftoi çmimin  të premten me partneren e tij prej kohësh, spikeren e lajmeve Lauren Sanchez, shkruan lapsi.al

“Jeff  dhe unë jemi kaq krenarë që kemi një fitues të ri të çmimit të guximit. Një grua që  udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj,”shkroi Sanchez  në Instagram së bashku me një video të fjalimit të tyre .Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh, @DollyParton.” Menjëherë artistja iu përgjigj duke shkruar: “Uau! 100 milionë dollarë?” “Do të bëj maksimumin për të bërë gjëra të mira me këto para”, shtoi ajo.

Një aktiviste dhe filantrope për një kohë të gjatë, Parton dhuroi 1 milion dollarë për përpjekjet e Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për kërkimin e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit. Kontributet e saj ndihmuan në financimin e vaksinës së Moderna për COVID-19. Ajo ka themeluar gjithashtu bibliotekën Imagination, një program që i ndihmon fëmijët në mbarë botën të kenë akses në libra./KultPlus.com

Në moshën 75 vjeçare, Dolly Parton theu tre rekorde në librin ‘Guinness’

Përkundër moshës së saj, Dolly Parton, ka shtuar edhe disa suksese të jashtëzakonshme në fushën e saj të muzikës, shkruan KultPlus.

Këngëtarja 75 vjeçare, ka pranuar së fundmi dy tituj të rinj nga Rekordet Botërore Guinness, lajm i cili është bërë i ditur nga faqja zyrtare e tyre.

“Shumica e dekadave në tabelën “Hot Country Songs”, është njëri ndër rekordet që theu ikona e muzikës.

Për më tepër, ajo qëndroi më së shumti si hiti i pari (artiste grua) i këngëve në tabelën Hot Country në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parton theu gjithashtu rekordin e saj për më së shumti këngë në tabelë në përgjithësi, me 109 këngë që kanë hyrë në top-listën e Billboard.

Këtyre titujve i bashkohet edhe rekordi i mëparshëm i Dolly-t për  shumicën e dekadave me një hit në Top 20 në tabelën e këngëve të Hot Country në SHBA  në vendin e 6-të, të dhënë në 2018.

Duetet e saj të fundit me Michael Bublé në melodinë e festave “Cuddle Up, Cozy Down Christmas” dhe “Does He Love You” ndihmuan të zgjasë mbretërimin e saj në tabelën e këngëve ”Hot Country”. /KultPlus.com

Dolly Parton's morning routine

Dolly Parton sjell një version të këngës Jolene duke u vaksionuar

Dolly Parton, një nga donatoret e vaksinës Moderna, është vaksinuar duke rikthyer këngën e saj Jolene në një version me vaksinë.

“Vaccine, vaccine, vaccine, vaccine, I’m begging of you, please don’t hesitate,” këndon Dolly në një video të postuar në rrjetët sociale.

Parton, 75 vjeç, këndoi një version të adaptuar të Jolene para se të merrte të vaksinën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi të martën.

Asaj iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna.

Parton u kreditua për ndihmën në financimin e vaksinës Moderna pasi dhuroi 1 milion dollarë (716,000 £) Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Një pjesë e parave të këngëtarit shkoi për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna. Në prova, vaksina Moderna u zbulua se ofron gati 95% mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë./ KultPlus.com

Dolly Parton do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”

Ylli i muzikës kantri, 73 vjeçarja Dolly Parton, ka një plan shumë të rëndësishëm sa i përket projekteve të saja. Ajo do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”. Këtë këngëtarja e bëri të ditur në “Late Night with Seth Meyers”.

Pra, kjo këngëtare e tekstshkruese, tha se për këtë hit të cilin e realizoi në vitin 1973 e të cilin më vonë e popullarizuan edhe Whitney Houston e Elvis Presley, do të bëjë një punë të madhe, që sipas saj vlen shumë.

Parton tha se versioni i Houston u publikua në filmin “The Bodyguard” dy dekada pas publikimit të origjinalit, dhe ai u bë njëri prej më të shiturve të të gjitha kohërave.

Ajo po ashtu tha se ato vite është ndjerë shumë e nderuar që ky version arriti të kryesojë toplistat e këngëve, ku edhe u vlerësua për dhjetë javë radhazi. Sa i përket origjinalit të këngës “I Will Always Love You”, Parton atë ia dedikoi ish partnerit të saj prej shtatë vjetësh, Porter Wagoner, pasi që Parton vendosi të vazhdojë karrierën si solo-këngëtare.

Kjo këngë u bë hit dhe kryesoi në Billboard Hot Country Songs dy herë, në vitin 1974 dhe në vitin 1982. E versioni i Houston-it, theu rekordin për shitjen e më së shumti incizimeve në kategorinë e këngëtareve. Veç Houston-it e Presley-t, versione të këngës “I Will Always Love You” realizuan edhe artistë të tjerë, si Linda Ronstadt, John Doe dhe Leann Rimes. Rtv21 / KultPlus.com