Trump pas inaugurimit: Drita e diellit po bie mbi krejt botën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në inaugurimin e tij se po i kthehet presidencës me optimizëm, dhe se bota po sheh dritë me rizgjedhjen e tij.

“Prioritet ynë kryesor do të jetë që të krijojmë një komb që është krenar, prosperitare dhe i lirë”, ka thënë Trumpi.

“Amerika së shpejti do të jetë më e mirë, më e fuqishme, dhe shumë më e jashtëzakonshme se që ka qenë ndonjëherë”.

“I kthehem presidencës me optimizëm dhe vetëbesim që jemi në një fillim të një epoke ngazëllyese kombëtare”.

“Një dallgë ndryshimin po e merr me vete vendin dhe drita e diellit po bie mbi krejt botën dhe Amerika e ka mundësinë që ta shfrytëzojë këtë rast si asnjëherë më parë, por fillimisht duhet të jemi të sinqertë sa u përket sfidave të cilat i kemi përballë, të cilat ndonëse janë shumë në numër, do të shkatërrohen nga ky momentum shumë i mirë të cilin tani po e sheh bota në Shtetet e Bashkuara”.

Dhëndri i Trump nxjerr pamjet, si do të duket projekti turistik ne bregdetin shqiptar (FOTO)

Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner ka ndarë disa nga pamjet e projekteve që ka për të investuar në Shqipëri. Ditën e djeshme doli lajmi në mediat e huaja New York Times dhe Bloomberg se Kushner ka për të investuar në bregdetin shqiptar dhe në zonat e mbrojtura të vendit tonë. Kushner me anë të një postimi në Instagram, ka publikuar disa pamje, që pritet të marrin investimet e tij në Shqipëri, kryesisht në ishullin e Sazanit.

“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,”-shkruan Kushner.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.