Producenti i njohur Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, tashmë ka marrë epitetin si producenti më i mirë kosovar, këtë e dëshmojnë edhe bashkëpunimet e shumta me artistë, shkruan KultPlus.
Por, kësaj radhe Cricket ka befasuar me një projekt krejt të vecantë.
Ai ka sjell për publikun remiksin e këngës “Ende e dua” të Shyhrete Behlulit, duke e shndërruar atë në një këngë aktuale dhe shumë të pëlqyer për publikun të cilët kanë filluar menjëherë ta shpërndajnë.
Ky remix i cili mban titullin “Kthema kohën” vjen në bashkëpunim me Numen dhe është shoqëruar edhe me një video.
Mund të themi që një krijim i tillë ende nuk është dëgjuar në tregun tonë dhe kjo e bën diferencën mes artistëve.
Përndryshe, Cricket është duke punuar vazhdimisht për të sjell krijime të reja dhe bashkëpunime më artistët më të mirë shqiptar. / KultPlus.com