Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadikun

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Diskutuan për ndeshjet dhe rrugëtimin e saj për të fituar normën olimpike, emocionet e ndeshjes së fundit e gjithashtu përgatitjet që do të jenë intensive për Lojërat Olimpike:

Ministri Çeku i siguroj Donjetën dhe ekipin e saj për mbështetje të plotë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidenti i Federatës së Boksit Enver Krasniqi, sekretari Latif Demolli si dhe trajnerja Marjola Sallauka. / KultPlus.com

Boksierja Donjeta Sadiku: Po i bëj thirrje Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin (VIDEO)

Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku me një video mesazh i është drejtuar Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin për dhëninen e vizës për pjesëmarrje në garat e boksit, ku sipas saj, i është bërë e padrejtë, shkruan KultPlus.

Ajo ka bërë thirrje që ti bashkohen edhe të tjerët në këtë thirrje publike.

Më poshtë është videoja e Donjeta Sadikut./ KultPlus.com

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e Kosovës ka organizuar ceremoni për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadiku (foto) e cila fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit të Femrave që u mbajt në Stamboll. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Donjeta Sadiku mbetet pa Botëror, India ia lëshoi vizën por vuri kushte që ishin të papranueshme

Donjeta Sadiku ka mbetur përfundimisht pa pjesëmarrje në Kampionat Botëror.

Boksieres kosovare iu shua një ëndërr pasi synonte të fitonte medalje në këtë garë prestigjioze.

Boksieria nga Gollaku u pajis me vizë nga India vetëm dje pasdite, por që kjo ishte e pamjaftueshme për faktin se Qeveria indiane vendosi kushte të papranueshme.

Siç njofton Federata e Boksit të Kosovës për “Gazetën Express”, indianët i lëshuan vizat dje, por me kushtin që nuk u pranua nga pala kosovare, e cila u konsultua dhe u koordinua me autoritetet kosovare.

Më saktësisht, boksieres më të mirë kosovare iu vu kusht që të paraqitej në Botërorin e Indisë pa simbole shtetërore dhe, nëse eventualisht e fiton ndonjë medalje, të mos e ketë mundësinë ta dëgjojë dhe shijojë himnin shtetëror e as të mos shfaqet flamuri apo simbolet tjera.

Pra, këto kushte ishin të papranueshme pasi Donjeta synonte të garonte pa kushte, njëjtë si shtetet tjera të botës në Botërorin që do të fillojë të mërkurën.

Me këtë rast, Donjeta mbeti e shkatërruar pasi kjo është hera e tretë që s’po mundet të marrë pjesë në Botërorët që po mbahen në shtetin indian.

Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë indianët lëshuan pe pjesërisht, po jo mjaftueshëm.

Padrejtësitë ndaj sportistëve kosovarë vazhdojnë të jenë prezente, përkundër faktit se shteti ynë është i pavarur qe 15 vjet, shkruan “Gazeta Express”.

Donjeta Sadiku kishte potencial t’i sillte Kosovës medalje nga Botërori i boksit pasi në Botërorin dhe në Evropianin e fundit ajo kishte fituar medalje të bronzta.

Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ankohet në Indinë për kushtet dhe pabarazinë që e shfaqi, duke e lënë jashtë një garuese që kishte ushtruar gjatë dhe kishte derdhur shumë djersë për të marrë pjesë në garën më të madhe të boksit. /Gazeta Express / KultPlus.com

Ministri Çeku: Sportistet tona po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit me sukseset ndërkombëtare

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është shprehur se sportistet kosovare po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit me sukseset ndërkombëtare duke u bërë po ashtu promovimi ynë më i mirë si shtet, përcjell KultPlus.

“Momente plot krenari për vendin tonë. Urime të gjitha sportisteve dhe komunitetit të sportit”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Katër medalje të reja për shtetin e Kosovës

Sportistet tona po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit me sukseset ndërkombëtare duke u bërë po ashtu promovimi ynë më i mirë si shtet.

Fundjava ishte plot suksese në fushën e sportit. Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Budva, një sukses historik, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt në Abu Dhabi, ndërsa në garën e njejtë xhudistja Loriana Kuka mori medaljen e bronztë. Që po zhvillohen gjenerata të reja me potencial në xhudo na dëshmoi Laurina Gashi, e cila mori medaljen e artë në Kupën Evropiane për kadete (U18).

Momente plot krenari për vendin tonë. Urime të gjitha sportisteve dhe komunitetit të sportit. / KultPlus.com

Donjeta Sadiku e fiton medaljen e bronztë të Evropës

Donjeta Sadiku e ka fituar me medaljen e bronztë të Evropës.

Boksierja kosovare pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike “Tokio 2020”, Kellie Harrington, e Irlandës, përcjell Gazeta Express.

Sadiku, këtë medalje e siguroi në kategorinë deri në 60 kilogramë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kjo është medalja e parë evropiane e Kosovës për senior, si dhe për Federatën e Boksit./ KultPlus.com

Ethe edhe për një përballje në Kampionatin Evropian, Donjeta Sadiku do të përballet me Anne Harrington

Donjeta Sadiku përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherit kampione e botës 2018, irlandezen, Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.

Linku 👉https://bit.ly/3MRVali

#EUBC #EuroBoxing #kosovaboxing./ KultPlus.com

Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).

Ajo mundi në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin, për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

“Urime për fitoren dhe shumë suksese në gjysmëfinale. Jemi gjithmonë krenar me punën dhe përkushtimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e MKRS-së./ KultPlus.com

Donjeta Sadiku kualifikohet me sukses në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Ballkan”

Donjeta Sadiku ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Ballkan” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, shkruan KultPlus.

Në fazën çerekfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë, boksierija kosovare triumfoi bindshëm ndaj boksieres evropiane me përvojë nga Franca, Maiva Hamadouche.

Medalistja botërore nuk la asgjë në dorën e fatit dhe befasisë, duke arritur që nga raundi i parë të boksonte në mënyrë taktike kundërshtaren.

Maiva e sulmoi Donjetën gjatë tre raundeve, por boksierija nga Kosova i shmangu në mënyrë profesionale goditjet e francezes.

Donjeta në fund të duelit njëzëri u shpall fituese dhe nesër (e mërkurë) në gjysmëfinale do të përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic. /KultPlus.com

Donjeta Sadiku merr shpërblimin shtetëror, ministri Çeku: Sportistët tanë janë shndërruar në frymëzim për të gjithë ne

Në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku është mbajtur sot ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll, shkruan KultPlus.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe trajnerja Marjola Sallauka, kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Ministri Çeku është shprehur i nderuar që priti në takim kampionen Sadiku e cila na solli medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i Boksit për seniore.

“Jemi krenarë pa fund me punën, përkushtimin e saj dhe të të gjithë sportistëve tanë që janë shndërruar në frymëzim për të gjithë ne me sukseset që po arrijnë”, është shprehur Ceku.

Donjetës dhe trajneres Sallauka ju ndanë shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në gara ndërkombëtare.

Krejt për fund Ceku u zotua se bashkë do të punojnë që t’i plotësojnë të gjitha kushtet që sukseset e tyre të vazhdojnë. / KultPlus.com

Donjeta Sadiku merr nesër shpërblimin shtetëror nga MKRS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, shkruan KultPlus.

Donjeta Sadiku ka arritur që të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës.

Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media. /KultPlus.com

Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Boksierja kosovare u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.

Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar./ KultPlus.com

Historike, Donjeta Sadiku i sjell Kosovës medalje botërore në boks

Historike, Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje botërore në boks, përcjell KultPlus.

Arritje madhështore për Donjeta Sadikun e cila ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Boksierja mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.

Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore. / KultPlus.com

Donjeta Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për gra

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku do të rikthehet të enjten në ring ku do të përfaqësojë vendin në Kampionatin Botëror të boksit për gra.

Ky event ka filluar garat më 6 maj, derisa do të zhvillohet deri më 21 maj në Stamboll të Turqisë.

Boksierja kosovare do të zhvillojë meçin e saj nesër, ku do të përballet me japonezen, Taguchi Ayaka.

Nëse kalon në xhiron e dytë, Donjeta do të pres fituesen e duelit në mes boksieres nga Kenia dhe asaj nga Republika Demoratike e Kongos./ arbresh.info/ KultPlus.com

Donjeta Sadiku ngel pa medalje olimpike në Tokio

Donjeta Sadiku është rrahur nga britanikja Caroline Dubois në debutimin e saj në Lojërat Olimpike në boks të martën në Tokio.

Sadiku nuk mundi t’i bëjë ballë kampiones olimpike për të rinj në kategorinë e lehtë.

Ajo ishte boksierja e parë nga Kosova, vajzë apo mashkull, që garon në Lojëra Olimpike në sportin e boksit.

22-vjeçarja ishte njëra prej gjashtë garueseve nga Kosova që morën pjesë në Olimpiadë përmes ftesës.

Boksieria nga Gollaku e humbi meçin ndaj Dubois me pikë. Lufta zgjati tri runde dhe britanikja i fitoi që të trija, duke e mbizotëruar kosovaren.

Sadiku iu bashkohet Majlinda Kelmendit, Akil Gjakovës, Eda Zeqirit dhe Drilon Ibrahimit në mesin e garuesve kosovarë që nuk ia dolën të fitojnë medalje në Tokio.

Por Kosova do të kthehet nga Japonia me të paktën dy medalje të arta, falë Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës që i fituan ato në kategoritë e tyre përkatëse në xhudo.

Ndërkohë, numri i medaljeve mund të rrihet për Kosovën, pasi ajo i ka edhe katër atletë në garë në Tokio.

Olti Kondirolli do të garojë sot në not, ndërsa Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala do të garojnë në ditët në vijim. /gazeta express/ KultPlus.com

Donjeta Sadiku nesër nga ora 6:24 fillon garën në Lojërat Olimpike

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nesër e nis rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Sadiku do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate, përcjell KultPlus.

Ky meç parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Kosova në Tokio 2020 deri tash i ka fituar dy medalje të arta, të dyja në xhudo, kurse Donjeta Sadiku do të synojë ta dërgojë në tre numrin e medaljeve olimpike nga kjo Olimpiadë.  / KultPlus.com

Donjeta Sadiku, triumfon në Turneun Ndërkombëtar të Boksit në Bullgari

Donjeta Sadiku është shpallur fituese e medaljes së argjendtë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit, ‘Balkan’ i cili është mbajtur në Sofje të Bullgarisë, shkruan KultPlus.

Sadiku në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Kosovo Olympic Committee. ‘Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike’, thuhej në njoftimin e Kosovo Olympiv Committee.

Ndërkaq, në finale, drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. / KultPlus.com