Sot janë bërë 135 vite nga lindja e dramaturgut, Eugene O’Neill.
Eugene Gladstone O’Neill i lindur në New York më 16 tetor 1888 ishte dramaturg amerikan dhe fitues i katër Çmimimeve Pulitzer për dramë, dhe i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 1936.
Dramat e tij ishin ndër të parat, ku teatri amerikan hyri në realizëm, karakteristikë për shkrimtarët Anton Çehov, Henrik Ibzen dhe August Strindberg.
Dramat e O’Niloit në skenë shkaktuanshumë replika, sidomos, në zhargonin e botës së thjeshtë. Përsonazhet e dramave të tij ishin të margjinalizuarit të cilët luftonin për idealet e tyre, por përfundonin me me dhëmbje dhe të zhgënjyer.
O’Nil e ka shkruar vetëm një komedi të mire e cila është bërë e njohur – „Ah, egërsira“ (Ah, Wilderness!). Më vonë pothuajse në të gjitha dramat e tij ka elemente të tragjedisë dhe pesimizmit vetanak.
Më 11 korrik 1930 ndërroi jetë dramaturgu e atdhetari, Andon Zako Çajupi.
Emri i vërtetë ishte Andon Çako, ndonëse identifikohet gjerësisht si “Çajupi”. Me këtë emër mundi të mbarte në krijimtarinë e tij gjurmë të vendlindjes, Zagorisë, ku gjendet mali prej nga derivon pseudonimi i tij letrar.
Pas shkollimit bazë, do ta linte Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare. Atje do të ndiqte një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim europian, do t’i drejtohej Gjenevës, ku në vitet 1887-1893, kreu studimet për drejtësi.
Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar lëvizjes patriotike të shqiptarëve të ngulimeve të Egjiptit. U bë figurë protagoniste e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.
Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore. Përshtati në shqip “Përrallat e La Fontenit” (1921), “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrishte. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909)./ atsh / KultPlus.com
Skënder Luarasi, ishte arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studiues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist idealist e hartues fjalorësh.
Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Parsi Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Në vitet 1939-44 vuajti në kampet e pëqendrimit në Francë, pastaj në vitin 1945 u kthye përsëri në atdhe.
Mbas çlirimit të vendit, ishte nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet.
Ishte deputet në vitet 1946-50. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave.
Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë: Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).
Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Brezi i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar.
Ka qenë editor-përgjegjës në revistat: “Studenti” ShBA më 1920, “Djalëria” Austri më 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës “Vullnetari i Lirisë” Spanjë më 1937. Ky i fundit organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës.
Deri në vitin 1992 veprimtaria e tij (monografi, publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore. / KultPlus.com
Sot 157 vite më parë, më 27 mars 1866 u lind në Sheper të Zagorisë, Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses, poet buzëhollë, dramaturg i shquar, veprimtar patriotik, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 11 korrik 1930.
Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes” (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë.
Çajupi u mor gjithashtu edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.
Ajo që ka mbetur prej vepërs së Çajupit ka një vlerë shumë të madhe. “Baba Musa lakuriq”, një parodi e bibles është një ndër veprat që ai nuk mundi t’i botojë sa qe gjallë. I mëshohet shumë asaj pjese të krijimtarisë së tij siç është cikli i “vajeve” dhe ajo çka më pak evidentohet është kritika që ai lëvroi me një thellësi mendimi dhe kthjelltësi gjykimi. Ai solli bashkë me Konicën, modelin kritik të të menduarit në kulturën shqiptare. Çajupi është shkrimtari i kapërcimit nga periudha e romantizmit, nga ai mentalitet mbizotërues i shqiptarëve, në modelin kritik të të menduarit. Ai e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokën e zërit të shpirtit dhe mendjes. Një tipar dallues te Çajupi është erotizmi në veprën e tij, që është prezent më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo tregon se edhe në këtë pikëpamje ai qe shumë i emancipuar, dhe poezitë e tij erotike janë shumë fine e sensuale, të drejtpërdrejta, sarkastike, cinike dhe ironike. Kjo ndoshta si një qasje e tij për të guxuar në lëvrimin e një komunikimi ndryshe, një marrëdhënie që jo vetëm e veçon por edhe e shndërron në një shprehje interesimi për ta marrë në konsiderim.
Çajupi në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e Ahmet Zogut. / Albert Vataj / KultPlus.com
I gjithë korpusi krijues i Henrik Ibsen dallon për veçorinë karakteristike, atë të vërtetësisë së ngjarjeve, tematikave dhe karaktereve. Nga gjithë ai vargan dramaturgësh, ai shquhet për detajin artistik, për thellësinë e trajtimit të argumentit, duke ngjitur në skenë dëshmimin dhe trajtesën e reales përmes njeriut ordiner dhe tërësisë së tipave dhe karaktereve që mishërojnë të përditshmen larg sfumaturave ideologjike. Kjo me një qëllimsi artistike, për ta bërë teatrin një pasqyrë të jetës së gjallë, çka i përgjigjet aspiratës së thellë të njerëzve të epokës.
Henrik Ibseni ishte një nga dramaturgët më të njohur norvegjez, i cili mbahet si pionieri i dramës realiste, që e lidhi teatrin drejtpërdrejtë me problemet e aktualitetit social e familjar. Ibsen është konsideruar si “babai” i teatrit. Ai renditet si dramaturgu më i njohur në letërsinë evropiane, dhe ndoshta më i madhi që nga Shekspiri. Kur teatri evropiane qasej të rrëmonte për të treguar zakonet e rrepta të jetës familjare dhe drejtësinë, ai ishte aty për ta shndërruar këtë vlerë arti skenik në besim. Pjesët e tij janë konsideruar skandaloz duke zbuluar realitetin që ishte fshehur prapa shumë fasadave.Në fund të shekullit të 19-të, Henrik Ibsen rishkruan plotësisht rregullat e dramës me një realizëm që e shohim edhe sot në teatro. Ai e ktheu skenën evropiane nga ajo që ishte bërë – një lodër dhe shpërqendrim për të mërziturit – dhe futi një rend të ri të analizës morale.
Pa figura përrallash dhe komplote të pamundura, Ibsen e solli audiencën e tij në shtëpitë e njerëzve të zakonshëm, ku borgjezët ruanin sekretet e tyre të ruajtura me kujdes . Ai më pas i vendosi konfliktet që lindën nga supozimet sfiduese dhe konfrontimet e drejtpërdrejta kundër një sfondi shumë realist të klasës së mesme dhe i zhvilloi ato me dialog të mprehtë dhe vëmendje të përpiktë ndaj detajeve.
Për këtë, ai ka fituar vendin e tij në histori. Pranë William Shakespeare Ibsen është padyshim dramaturgu më i madh në univers . Pra, natyrshëm, Unioni Ndërkombëtar Astronomik emëroi një planet me emrin e tij. Vetëm një planet i vogël, por ende!
“Nëse i heq gënjeshtrën e jetës së një njeriu mesatar, ia heq lumturinë në të njëjtën kohë.” – Nga rosa e egër
Në moshë të re, Ibsen u ndikua shumë nga poeti i famshëm norvegjez dhe dramaturg, Henrik Wergeland dhe tregime të tjera popullore norvegjeze veçanërisht të mbledhura nga Peter Christen Asbjørnsen dhe Jorgen Moe.
Ibseni vinte nga një familje e rrënuar ekonimikisht dhe iu desh të punonte që në moshën 15-vjeçare si shegert në një farmaci, por librat nuk i ndau nga dora dhe te ardhurat nga pune i përdori për të ndjekur studimet. Në fillimet e krijimtarisë se tij, arti i Ibsenit nuk rroku admirimin dhe botkuptimin e kohës, kësisoj dramaturgu nuk shihej me sy të mirë, çka e nxiti që të emigronte në Itali dhe Gjermani. Kësaj syrgjynosje” ai i’u dha për 27, në periudhën 1863- 1891, që përkon edhe me periudhën më të begatë artkrijuese të tij. Ai u kthye ne vendlindje për të kaluar vitet e pleqërisë, e pse jo dhe për t’i dhënë atij vendi që e “dëboi” një pjesë nga krenaria dhe fama e tij që tashmë kishte pushtuar gjithë Evropën.
Ibseni krijoi drama të llojeve të ndryshme, prej të cilave citojmë ato me tematikë romantike që përfaqësohet nga “Pretendentët për fronin”, “Katilina”, “Zonja Ingra e Ostrolit”. Për të vijuar me dramat realiste ku citojmë, “Shtëpia e kukullës”, “Armiku i popullit”, “Shtyllat e shoqërisë”. Dhe dramat simboliste dhe filozofike, “Rosa e eger”, “Hijet”, “Heda Gabler”, “Brand”, “Per Gynt” .
Fëmijëria & Jeta e hershme
Henrik Ibsen është lindur më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Prindërit e tij ishin Knud Ibsen dhe Marichen Altenburg. Ibsen ishte një pasardhës i disa prej familjeve më të vjetra dhe më të shquar të Norvegjisë. Menjëherë pas lindjes së tij, gjendja financiare e familjes së tij rënë poshtë. Babai i tij shkoi në gjendje depresioni ndërsa nëna e tij e mori ngushëllim në spiritualitetin. Ibsen ishte pesëmbëdhjetë kur ai u detyrua të largohet nga shkolla. Ai u zhvendos në qytetin e vogël të Grimstad, mori një punë nxënës në një farmacisti dhe filloi të shkruar luan. Kur ai ishte 18, një ndërlidhës me një shërbëtor prodhuar atij një fëmijë të paligjshëm. Ibsen kishte për të paguar për mirërritjen e fëmijës derisa djali u rrit në adoleshencë e tij, edhe pse Ibsen kurrë nuk e panë atë. Në 1850, Ibsen shkoi në Christiania (tani Oslo) duke synuar të matriculate në universitet. Por përpjekja e tij e mëparshme të hyjnë në universitet u dështuar dhe ai nuk mund të qartë e provimeve te pranimit. Si rezultat, ai ka rënë idenë e matrikullimit në universitet dhe të përkushtuar veten për të shkruar. Në të njëjtin vit, ai botoi luajnë e tij të parë, tragjedia Catiline nën pseudonimin “Brynjolf Bjarme”. Tij të parë organizuan loja ishte “tumë Varrimi” (1850), i cili nuk ka marrë shumë vëmendje. Pavarësisht prej shfaqjeve të shumta të pasuksesshme, Ibsen mbeti i vendosur të jetë një dramaturg. Kur Ibsen ishte i ri, autori norvegjez Henrik Wergeland ishte më e respektuar, dhe të lexoni gjerësisht poet norvegjeze dhe dramaturg. Wergeland, së bashku me tregime të tjera popullore norvegjeze, veçanërisht të mbledhura nga Peter Christen Asbjørnsen dhe Jørgen Moe, Ibsen frymëzuar për të shkruar më shumë luan.
Karriera dhe Shkrimet
Për disa viteve të ardhshme, Ibsen ka punuar në Det Norske Theater (Bergen), ku ai ishte i përfshirë në prodhimin e më shumë se 145 shfaqjeve si një shkrimtar, drejtor, dhe producent. Jo luan individuale erdhi prej tij gjatë kësaj periudhe. Dështimet e tij për të arritur sukses dha përvojë të jashtëzakonshme në Teatrin norvegjeze, e cila dëshmoi se ishte shumë e dobishme për të në të ardhmen. Në vitin 1858, ai u kthye në Christiania dhe u bë drejtor kreativ i Teatrit Christiania. Më 18 -të qershor 1858, ai u martua me Suzannah THORESEN. Çifti kishte një djalë, Sigurd lindur më 23 dhjetor, 1859. Ata duhej të përballen me rrethana të varfër financiare, të cilat bëra Ibsen zhgënjyer me jetën e tij në Norvegji. Ai u largua Christiania në 1864 dhe shkoi në Sorrento në Itali. Loja e tij, “Brand” (1865) solli Ibsen brohorit kritike, së bashku me sasi të konsiderueshme të suksesit financiar. Suksesi i markës u pasua nga një tjetër lojë të suksesshëm, “Peer Gynt” (1867). I famshëm norvegjez kompozitor dhe pianist Edvard Grieg përbërë muzikë rastësishëm dhe këngë të bazuar në këtë lojë. Suksesi i këtyre shfaqjeve solli besim tek ai dhe e inkurajoi atë për të futur më shumë nga idetë dhe bindjet e tij në dramë.
Faza e ardhshme e jetës Ibsen-së është konsideruar si Epoka e Artë e tij, pasi ai arriti kulmin e fuqisë dhe ndikimit dhe u bë qendra e polemikave dramatike në të gjithë Evropën. Në 1868, ai u zhvendos nga Italia në Dresden, Gjermani dhe i kaloi vitet e ardhshme me shkrim punën e tij më të rëndësishme, “Perandor dhe galilean” i cili u botua në vitin 1873. Kjo lojë është i bazuar në jetën dhe kohën e perandorit romak, Julian të femohues. Në vitin 1875, Ibsen lëvizur në Mynih dhe të botuar të luajë e tij të ardhshëm, “Shtëpia një kukull-së” në vitin 1879. Ajo u pasua nga një tjetër lojë, “Ghosts” në 1881. Vitin e ardhshëm në 1882, ai erdhi me një tjetër lojë të diskutueshëm, “Një armik i popullit”. Luan e tij në fillim ishin të diskutueshme në një shkallë të vogël të familjeve individuale. Por në “Një armik i popullit”, antagonisti ishte i tërë komuniteti. Loja e tij e ardhshme, “Duck Ëild” (1884) është konsideruar shpesh si punën e tij të mirën dhe gjithashtu e kompleksit më të madhe të veprave të tij. Në vitet e mëvonshme të karrierës së tij letrare, drama e tij u kthye më shumë meditues, më pak denoncuar e vlerave morale të shoqërisë. Në dramat e mëvonshëm si “hedda GABLER” (1890) dhe “Master Builder” (1892), Ibsen eksploruar konfliktet psikologjike që kapërcen një refuzim të thjeshtë të konventave të tanishme.
Shumë lexues, të cilët e konsiderojnë didaktizëm anti-Victorian si datë, thjeshtë apo banale, do të gjeni këto luan më interesante për shqyrtim e tyre të vështirë tehe, objektiv i konfrontimit ndërmjet njerëzve. “Hedda GABLER” është loja më e kryer e Ibsen. Roli Titulli i shfaqjes është ende një nga rolit më të vështirë dhe të dobishme për një aktore. Luan e tij, “Hedda GABLER” dhe “Shtëpia e një kukull-së” janë bazuar në protagonistëve femra energjia e të cilëve pothuajse demonike provon si tërheqëse dhe shkatërruese për njerëzit rreth tyre. Ibsen ndryshuar rregullat e dramës me elementet e tij të realizmit, e cila më pas u miratua nga Chekhov dhe të tjerët. Qasja e tij përpara, sfiduese dhe të drejtpërdrejtë për çështjet bërë luan një arti në vend se thjeshtë argëtim. Ibsen kthye në Norvegji në vitin 1891, e cila kishte ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme më pas. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet që kishin ndodhur në të gjithë shoqërinë. /Nga Albert Vataj / KultPlus.com
Henrik Ibsen është lindur më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë Marka. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, Shtëpi kukulle. Në vitin 1890, ai shkroi Hedda Gabler, duke krijuar një nga personazhet më famëkeq te teatrit. Nga 1891, Ibsen ishte kthyer në Norvegji ne një hero letrar. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji.
Qe fëmijë, Henrik Ibsen ka treguar pak shenja e gjeniut teatror. Ai u rrit në qytetin e vogël norvegjez bregdetar të Skien. Babai i tij ishte një tregtar i suksesshëm dhe nëna e tij pikturonte, luante në piano dhe shkonte në teatër. Vetë Ibsen shprehi interesin për t’u bërë një artist. Familja ishte në varfëri kur Ibsen ishte 8 vjec për shkak të problemeve me biznesin e babait të tij. Në moshen 15 vjecare, Ibsen ndal shkollën dhe shkoi për të punuar. Ai fitoi një pozicion si një nxënës në një farmaci në Grimstad. Ibsen ka punuar atje për gjashtë vjet, duke përdorur kohën e tij të kufizuar të lirë për të shkruar poezi. Në vitin 1849, ai shkroi dramen e tij të parë Catilina, një dramë e shkruar në vargun model sipas një prej ndikimeve të tij të madh, William Shakespeare.Ibsen u zhvendos në Christiania (i njohur më vonë si Oslo) në vitin 1850 për t’u përgatitur për provimet universitare për të studiuar në Universitetin e Christiania.
Ibsen la Norvegjinë në vitin 1862 dhe u vendos në Itali për një kohë. Atje ai shkroi Brand, një tragjedi me pesë akte në lidhje me një klerik. Dy vjet më vonë, Ibsen krijuar një nga kryeveprat e tij, Peer Gynt. Një veper moderne e bazuar në heronjte greke të së kaluarës, Në 1868, Ibsen u zhvendos në Gjermani. Gjatë kohës së tij atje, ai e vendosi dramën e tij shoqërore Shtyllat e Shoqërisë ne skene në Mynih. Shfaqja ndihmoi të fillojë karrierën e tij dhe u pasua shpejt me një nga veprat e tij më të famshme, Shtëpi kukulle. Rreth kësaj kohe, ai u kthye në Romë. Vepra e tij e ardhshme, Ghosts 1881 nxiti edhe më shumë polemika duke trajtuar tema të tilla si incesti dhe sëmundje veneriane. Disa vjet më vonë, Ibsen u kthye në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme. Me Hedda Gabler (1890), Ibsen krijoi një nga personazhet më të njohur të teatrit. Hedda, vajza e një gjeneralit, është një e sapomartuar e cila e urren burrin e saj, por ende ate e shkatërron një ish dashuri. Personazhi u quajt Hamlet femra, sipas figures me te famshme tragjike Shekspirit.Në vitin 1891, Ibsen kthye në Norvegji si një hero letrare.
Në 1900, Ibsen kishte një seri të strokes që lanë atë të paaftë për të shkruar. Ai arriti të jetojë edhe për disa vite, por ai nuk ishte plotësisht i pranishëm gjatë kësaj kohe. Ibsen vdiq më 23 maj 1906. Fjalët e tij të fundit ishin Për të kundërtën! në norvegjisht. Konsiderohet si një titan letrare. Peer Gynt, Shtëpi kukulle dhe Hedda Gabler janë luhen gjerësisht edhe sot.
Ndryshe nga shumë shkrimtarë dhe poetë të tjerë, Ibsen kishte një martesë të gjatë dhe të lumtur me Suzannah Daae THORESEN. Çifti martohet në vitin 1858 dhe mirëpret fëmijën e tyre te vetëm, birin Sigurd, vitin e ardhshëm. Ibsen gjithashtu kishte një djalë nga një marrëdhënie të mëparshme. Ai kishte lindur një fëmijë me një çupë në 1846 duke punuar si një nxënës. Ndërsa ai u siguroi përkrahje financiare, kurrë nuk e takoi djalin.
Ibseni krijoi drama te llojeve te ndryshme:
Romantike: Pretendentet per fronin, Katilina, Zonja Ingra e Ostrolit
Realiste: Shtepia e kukulles, Armiku i popullit, Shtyllat e shoqerise
Simboliste: Rosa e eger, Hijet, Hedda Gabler
Filozofike: Brand, Per Gynt.
Stili i autorit
Nje nder veprat me te njohura te shkrimtarit norvegjez, Henrik Ibsen eshte padyshim Shtepi kukulle. Ne kete veper trajtohet nje teme shume e mprehte dhe njekohesisht shume delicate, ajo e marredhenieve familjare ne familjen Helmer. Aty duket qarte qe dashuria eshte dhe do te mbetet vetem nje e drejte e shkruar ne leter, por qe eshte shume e veshtire te realizohet ne nje rend shoqeror qe ka per baze kapitalin. Ne shtjellimin e subjektit te kesaj drame familjare Ibsen perdor me mjeshteri te rradhe artistike nje stil unik, te thelle e depertues ne brendine e botes se personazheve. Ai niset me bindje ne trajtimin e njekohshem ted y aneve kundershtuese te realitetit familjar, ne marredheniet bashkeshortore, ne hipokrizine e ketyre marredhenieve qe asnjehere nuk mund te jene te sinqerta ne nje shoqeri meskine, te kalbur e te korruptuar. Edhe pse ne dukje kjo familje ka marredhenie te mira ku mbizoteron paqja e mirekuptimi, ne fakt bazat e kesaj familjeje jane kalbur dhe cdo gje eshte fasade, hipokrizi. Zonja Helmer perpiqet te jete e lumtur me familjen e saj te enderruar, por idealja e ketyre endrrave eshte shume larg pasi ajo vte, krejt natyrshem e fut veten ne nje batak te pakutimte qe shemb cdo gje, dhe vete lumturine e saj. Menyra se si Ibsen e portretizon Noren, personazhin qendror te vepres ka perdorur nje stil I cili ben qe lexuesi, spektatori te jene vazhdimisht dyshues, te kene besim te lekundur tek sjelljet e pazakonta e disa raste dhe dramatike te personazheve. Dashuria e Nores per familjen, bashkeshortin dhe femijet duket si marredhenie e shtirur, jo e sinqerte e per me teper e mbuluar nga hije dyshimi. Hyrja ne borxh e saj gjoja ne te mire te te shoqit, falsifikimi I kambialeve jane padyshim nje tregues tjeter se keto marredhenie nuk jane ndertuar mbi baza te shendosha, port e fshehta dhe genjeshtra.
Shkrimtari zbulon hapur ne karakterin e personazheve te tij se poshtersia, genjeshtra, hileja jane burim I imoralitetit te nje shoqerie te tere e jo vetem I personazheve te vecante. Edukata e rendomte qe u percillet femijeve nga prinderit eshte nje dhuarte e ulet, e demshme e nenave te keqija, te cilat duke u nisur gjoja nga hijshia apo pastertia e tyre morale ndikojne negativisht ne edukimin e femijeve. Tek tipizimi I figures se te atit Helmer, perseri Ibseni me nje metode pershkruese elegante paraqet dukshem karakterin dhe pendimin e njeriut parimor, reagimin e menjehershem ndaj pabesise dhe genjeshtres duke bere qe krenaria e Nores te humbase aq shpejt dhe pendesa, ndjenja e fajita te mbuloje krejt qenien e saj. tani nuk ka me iluzione e shpresime pa vlere. Nora e kupton se ajo nuk eshte asgje vecse nje grua mendjelehte, nje injorante dhe nene e rrezikshme. Te gjitha vlerat e saj tashme ishin tkurrur aq shume sa ajo s’kishte me personalitet ne familje, ajo s’ishte vecse nje kukull Brenda ne familjes. Ajo ishte kthyr ne nje loder dhe nuk ka force e as te drejte morale te dale para burrit dhe femijeve te saj. Ajo largohet me bindjen per te mos u kthyer me derisa te fitoje pergjegjesine mbi vete si nene dhe bashkeshorte.
Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur nje rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli,duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. Bazat demokratike të krijimtarisë së Ibsenit spjegojnë kushtet shoqërore në të cilat zhvillohen heronjtë e tij, tregojnë rrënjët historike “të karakterit dhe të shpirtit të inisiativës”, që janë tipare të rëndësishme për shumë personazhe të dramave të tij – për patrioten e flaktë zonjën Ingra të Ostrogotit, për mbretin Gokon, për Brandin e pamposhtur, për Norën e ndershme dhe kryengritëse, për doktor Stokmanin,njeri i guximshëm dhe i patronditur,për zonjën Alving,e cila di të gjejë në veten e saj forcat e nevojshme për t’u ngritur mbi moralin e kohës,mbi iluzionet dhe gënjeshtrat që kanë sunduar për vite me rradhë në jetën e saj.
Henrik Ibsen lindi më 20 mars 1828 në një qytet të vogël bregdetar,në Skien,në familjen e një armatori dhe tregtari të dëgjuar.Por më 1836 i ati ra ekonomikisht.Prej 1844 deri më 1850 Ibsenit iu desh të punoje si ndihmës farmacist në qytetin Grimmstad.Po në këto vite fillon edhe aktiviteti i tij letrar. Veprimtaria e Ibsenit u zhvillua dhe u poq nën përshtypjet e ngjarjeve revolucionare të viteve 1848-1849 dhe të lëvizjes kombëtare çlirimtare norvegjeze.
Më 1849 shkroi dramën e parë, “Katilinën”,ku gjejnë shprehje ndjenjat e tij kryengritëse.Gjatë viteve që erdhën më pas, ai shkroi vepra kryesisht të frymëzuara nga e kaluara e atdheut dhe nga folklori. Prej vitit 1851 deri më 1857,punoi si udhëheqës letrar dhe regjizor në teatrin kombëtar të Begenit,ndërsa më 1858 vajti në kryeqytet,në Kristiana (sot Oslo) dhe punoi si drejtonjës i teatrit kombëtar norvegjez.Puna si regjizor i dha mundësi të njihet me ligjet e skenës dhe të zotërojë me përsosmëri teknikën e dramaturgjisë. / KultPlus.com
Eugen Berthold Friedrich Brecht i njohur profesionalisht si Bertolt Brecht, ishte një praktikues, dramaturg dhe poet gjerman i teatrit.
Ai pati sukseset e tij të para si dramaturg në Mynih dhe u transferua në Berlin në 1924, ku shkroi Opera Threepenny me Kurt Weill dhe filloi një bashkëpunim të përjetshëm me kompozitorin Hanns Eisler.
I zhytur në mendimin marksist gjatë kësaj periudhe, ai shkroi Lehrstücke didaktike dhe u bë një teoricien kryesor i teatrit epik (të cilin më vonë preferoi ta quante “teatër dialektik”) dhe të ashtuquajturin efekt V.
Gjatë periudhës naziste, Bertolt Brecht jetoi në internim, së pari në Skandinavi dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara, ku u mbikëqyr nga FBI dhe u thirr nga Komiteti i Dhomave të Aktiviteteve Jo-Amerikane. Duke u kthyer në Berlinin Lindor pas luftës, ai themeloi kompaninë e teatrit Berliner Ensemble me gruan dhe bashkëpunëtoren e saj për një kohë të gjatë, aktoren Helene weigel.
KultPlus më poshtë ua sjell një nga thëniet e tij të famshme:
“Të gjitha vendet ishin zënë kështu që u ulëm nga ana e fajit”. /KultPlus.com
Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Muharrem Qena vdiq më 24shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com
“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi Rolandin këtu në Qendrën Multimedia”, tha dramaturgu i njohur kosovar, Jeton Neziraj, gjatë prezantimit të dramaturgut të famshëm gjerman, Roland Schimmelpfennig, i cili ishte dje mysafir në Qendrën Multimedia në një diskutim rreth një orësh për jetën e tij profesionale, shkruan KultPlus.com
Diskutimi nuk ishte i zakonshëm, në fakt, ishte një diskutim
dramaturgësh pa protokoll, ndryshe nga diskutimet që jemi të mësuar të shohim.
Kur Schimmelpfennig kishte të nxehtë në sallë ai hoqi bluzën në komoditet dhe
krejtësisht i lirë. Për një gjerman e për një artist nuk duhej të mungonte në
tavolinë ndonjë birrë, ashtu siç nuk mungonte.
Dramaturgu Jeton Neziraj, i dha energji edhe më shumë ambientit shumë mirë të organizuar, kur gjatë hapjes çliroi gjithçka kur tha se ky organizim ishte financuar “kesh” nga Instituti Goethe, përmendje e mënyrës së financimit sa për ta shprehur frymën jokonvencionale që përshkroi gjithë debatin.
Dramaturgu Roland Schimmelpfennig, në fillim ka folur rreth nisjes së karrierës së tij e cila nuk ka qenë krejtësisht e zakonshme, në fakt është përcjellë edhe me disa kushtëzime objektive.
“Në fillim kam dashur të merrem me teatër, që kur kam qenë shumë i ri si adoleshent kam pasur miq që janë marrë me teatër, teatër për amator. Ka qenë një ide e mirë në fillim por mua më është dukur e pamundur që të jetoj nga teatri, nuk kam besuar që mund të bëjë diçka të tillë, në kuptim të parave. Kur e kam kryer shkollën kam shkuar në Stamboll, sepse në mes të shkollës dhe shërbimit civil e cila ka qenë alternativa e shërbimit ushtarak, kemi mundur të zgjedhim njërën. Në Stamboll jam takuar me miq turk që i pata njohur më parë në Gjermani. Dhe ata më thanë që kemi një punë për ty, ata më thanë që ti mund të jesh lektor i gjuhës gjermane në një gazetë atje.
Pastaj u ktheva në Gjermani dhe më treguan se po kërkoheshin studentë të regjisë dhe mendova se kjo është një gjë e mirë për mua. Kur jam kthyer si gazetar nga Turqia jam prezantuar në gazetat në Gjermani por ata nuk më ofruan punë, i kam pasur 20 vite kur më sugjeruan që më duhet të studioj diçka dhe kam filluar me regjinë sepse nga profesioni që kisha ishte e afërt me shkrimin e dramave”.
Ai tutje ka vazhduar duke treguar për dramën e tij të parë
teksa është shprehur i rezervuar për ta vlerësuar njërën si më të mirë, qoftë për
shkak se kjo do të nënvlerësonte cilësinë e të tjerave qoftë sepse suksesi i
dramave është relativ në hapësira të ndryshme.
“Drama e parë që është botuar, sa për ta qartësuar, nuk do të thotë shumë nëse pranohesh nga një botues, ka qenë një dramë “Fish by fish”, pra kjo ka qenë drama e parë e imja që mund ta konsideroj si të suksesshme, dhe tani kur e lexoj prapë them se kjo është shkruar nga një student shumë i ri dhe shumë nervoz. Gjithsejtë i kam shkruar 55 drama, do të ishte shumë e padrejtë nga 54 dramave tjera nëse e zgjidhi një më të mirën. Si të suksesshme mund ti përmendi edhe “Dragoi Artë”, “Push and Push”, por kjo është relative, për shembull disa drama të suksesshme që i konsideroj, nuk kanë qenë të suksesshme edhe në Gjermani.”
Schimmelpfennig, është pyetur edhe për atë se ku dhe kur e sheh më të përshtatshme të shkruaj, teksa përgjigja e tij, si përgjigje e një dramaturgu me shumë eksperiencë, nuk befason.
“Tash shkruaj në shtrat sepse është më ngrohtë. Kryesisht tentoj të zgjohem në ora 9 apo në 10 në mëngjes dhe pastaj duhet të shkruaj deri në orën 2 ose 3 gjatë ditës. Punoj edhe natën por pi shumë dhe pastaj më duhet shumë të lekturojë”.
Dramaturgu i njohur gjerman ka folur shkurt edhe për kohëzgjatjen që atij i duhet për ta realizuar një projekt të tij.
“Nëse kam një ide të mirë, teknikisht më duhen tre muaj. Por
derisa ta gjej idenë ose deri sa të gjej qasjen për idenë mundet me më marrë
deri në një vit.”
Tutje, Schimmelpfennig ka folur edhe për çështjen e migrimit
për të cilën ka thënë se nuk është temë ekskluzive në Gjermani por në gjithë Evropën
Perëndimore.
“Çështja e migrimit është shumë prezente në shoqërinë
gjermane. Sidomos në Evropën Perëndimore të gjithë duan të shkojnë, të lëvizin,
me gjithë këta nacionalistë që po lindin është interesante të shkruash për ta,
pra për migrimin. Kemi një histori të gjatë të migrimit duke filluar pas të
50-tave në Gjermani, kemi valën e parë të imigrantëve duke filluar në të 50-tat
që ka filluar me punëtor spanjoll, këto familje janë në vendin tonë që 60-të
vite këtu dhe ne nuk mund të flasim për ta si imigrant, ata kanë fëmijë që kanë
lindur këtu.”
Duke diskutuar për relevancën kohore që duhet apo nuk duhet
ta ketë një dramë, Schimmelpfennig, ka thënë se drama mund të mos ketë kohë por
duhet ta ketë një pikë bazë, nga ku të gjithë janë të vetëdijshëm për atë se çfarë
po jepet.
“Drama nuk duhet të ketë kohë, duhet të ketë një pikë të
fortë ku të gjithë e dimë se për çfarë po flasim, nuk ka të bëjë me shoqërinë
ku do të jepet shfaqja. Në anën tjetër natyrisht që nuk është e rëndësishme që
shfaqja të jepet në disa vende jo vetëm në Gjermani por për
shembull edhe në Francë, në Bolivi ose Taivan.”
Edhe fryma postmoderne që e reflekton një shfaqje teatrale ka qenë pjesë e
diskutimit të djeshëm. Schimmelpfennig, pasi bëri një dallim teknik në
organizimin e teatrove në Gjermani, shpjegoi edhe karakteristikat kryesore të
valës postmoderne.
“Duhet ta bësh dallimin mes një teatri lokal në një qytet të vogël dhe mes atij të qytetit të madh. Në Gjermani e kemi një sistem ku secili qytet financon teatrot dhe kemi teatrin kombëtar që është i financuar nga shteti. Kështu që në qytetet mesatare mund të gjesh diçka për fëmijë, diçka klasike, diçka komedi. Por kjo është vala postmoderniste, postramumatike, me tekste të gjata, me monologje, nuk ka karaktere më, nuk ka role më, nuk ka tregime, ka shumë muzikë, ka shumë britma, dhe kjo është bërë shumë e famshme, sepse të bën të ndihesh sikur je duke marrë pjesë në një leksion filozofie”.
Pas mbylljes së diskutimit në Qendrën Multimedia është vazhduar tutje më një koktej rasti. Edhe sonte do të ketë vazhdim të aktiviteteve tjera në këtë qendër. /KultPlus.com