Nexhat Xhokli zgjedhet kryetari i Këshillit Drejtues në Teatrin “Adriana Abdullahu”

Pas vendimit ditë më parë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj , kjo strukturë mbajti mbledhjen e parë konstituive me ç’rast me pajtueshmërinë e plotë të anëtarëve të kësaj strukture, drejtori u zgjodh aktori Nexhat Xhokli.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishin edhe problemet financiare të institucionit, mungesa e rregullativës ligjore në nivel lokal që organizon punën e institucionit, rregullimi i statusit të aktorëve dhe programi i Teatrit “Adriana Abdullahu”, si dhe një varg çështjesh që pengojnë funksionimin normal të institucionit, shkruan ekonomiaonline.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj u shprehën të gatshëm të vënë në binarë të funksionalitetit dhe transparencës, institucionin më të lartë kulturor në nivel local.

Me dakordimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, prioritare u vlerësua hartimi i Statutit të Teatrit “Adriana Abdullahu”, si dhe rregulloret bazë që lehtësojnë organizimin e institucionit konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë. /KultPlus.com