Këngëtari Dren Abazi më datë 7 maj do të mbajë një koncert në qytetin e Shkodrës me kor dhe orkestër të plotë simfonike, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në facebook, ai ka bërë të ditur se koncerti me kor dhe orkestër të plotë simfonike, të cilin e kishte ëndërruar, tanimë po bëhet realitet.
“Shumë i lumtur për një andërr qe po bëhet realitet. Koncert me orkestër të plotë simfonike dhe kor, me 90 + muzicient në skenë, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku”.
“Një natë si asnjëherë tjetër, në djepin e artit dhe kulturës, Shkodër. Ju pres të gjithëve, me padurim!”, ka shkruar Abazi. / KultPlus.com