Në GOCAT Art Gallery vazhdon të jetë e hapur për publikun ekspozita e artistit Driant Zeneli. Ekspozita e tij vetjake titullohet “Those who tried to put the rainbow back in the sky” dhe kurohet nga Ajola Xoxa. Ajo përmban grafika e instalacione.
“Për kërkimin artistik të Driant Zenelit, dështimi është një cikël përhershëm, siç është të ngrihesh dhe t’ia rinisësh sërish nga e para, sepse dështimi është pjesë e një procesi ripërsëritës. Eshtë një lojë”, shkruan kuratorja Xoxa.
Driant Zeneli është një artist bashkëkohor, lindur në Shkodër më 1983 dhe që jeton në Torino të Italisë. Ka marrë pjesë në 2010 dhe 2011 në Bienalen e Venecias si dhe ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze.
Punët e tij janë ekspozuar në Romë, Paris, Frankfurt, Dhaka, Prishtinë, Torino, Karlsruhe etj./atsh/KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada Italiane në ambientet e Kinemasë “Armata” prezantoi sonte ekspozitën individuale “N’përpjekje për me u çue”, të artistit Driant Zeneli, shkruan KultPlus.com
“N’përpjekje për me u
çue” nga Zeneli është bashkë-kuruar nga Claudia Buizza, një kuratore e pavarur
me qendër në Paris dhe Alicia Knock, një kuratore në qendrën Pompidou në Paris.
Përveç filmit, video-instalacioneve dhe përformancës, vepra e Driant Zenelit heton nocionet e përpjekjes, dështimit, ëndrrës dhe utopisë si elemente që krijojnë këndvështrime alternative.
Kjo ekspozitë funksionon nga tërheqja e thellë e Zenelit ndaj iluzionit: një ndjenjë magjie e trashëguar nga fëmijëria dhe parametri estetik, si dhe një mjet kritik për të përqafuar kompleksitetin e shpalosur nga mënyra se si takohen realiteti dhe trillimi.
Duke u nisur nga efekti ‘’tromple
l’oeil’ që lidh Zenelin – prodhues filmash konceptual postkomunist- me babanë e
tij – portretuesi komunist – por poashtu Shqipërinë dhe Kosovën, duke fluturuar
dhe duke rënë, Zeneli punoi në çmontimin e efekteve të iluzionit për t’u angazhuar
me boshkëllëkun lënë midis imagjinatës dhe reales.
Ky film është realizuar në
bashkëpunim me fëmijë nga Bonevet, një organizatë jofitimprurëse nga Prishtina,
aktivitetet e së cilës kryesisht merren me eksperimente teknologjike,
elektronikë, robotikë, etj.
Zeneli, duke sfiduar
poziocionin e artistit si të vetë-mbështetur, ai zbuloi se si bëhen mjetet e
nevojshme për të sfiduar dhe ndryshuar perceptimet, kufijtë dhe dëshirat tona,
në mënyrë që të vazhdojmë të prodhojmë histori të punuar me dorë dhe
teknologji, të kaluara dhe tanishme.
Driart Zeneli, u shpreh
shumë i kënaqur që ka arritur ta prezantojë para publikut kosovar dhe se ka qenë
fat që ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk ka qenë aspak vështirë, sigurisht që ka pasur vështirësi, por jam shumë i kënaqur dhe me fat që kam mundur të prezantojë një projekt të tillë në Kosovë”, tha fillimisht ai.
Ai u gjithashtu tha që
ndihmat e bashkëpunëtorëve kanë qenë thelbësore, pa të cilët nuk do të ishte ky
që është.
“Dua t’i falënderoj bashkëpunëtoret e mia Claudian dhe Alician, pa të cilat sigurisht që ky projekt nuk do të ishte kaq i plotë”, shtoi Zeneli.
Zeneli gjithashtu tha se
ekspozita i ka ndihmuar të zbulojë dy ndërtesa të tjera: kampusin universitar të
ndërtuar nga i njëjti arkitekt që ka ndërtuar bibliotekën dhe kishën ortodoske
të ndërtuar nga serbët pranë Galerisë Kombëtare.
Bashkëkuratorja, Alicia Knock tha se kjo ‘retrospektivë’ e Zenelit është sa përrallore, po aq edhe poetike.
“Retrospektiva nga Driant Zeneli, na dërgon në një udhëtim sa përrallor, poetik, ashtu dhe politik dhe i cili na mëson nevojën paradokssale për të ndikuar në realitet përmes imagjinatë”, tha ajo.
Në fund Driant Zeneli falënderoi të gjithë pranishmit dhe premtoi projekte të tjera të ngjashme. /KultPlus.com
Vepra e artistit Driant Zeneli “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, e kuruar nga Alicia Knock dhe e prezantuar në edicionin e 58-të të Bienales së Venecias ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare.
Revista italiane e dizajnit dhe arkitekturës “Elle Decor” në një artikull të publikuar e ka renditur pavionin shqiptar të përfaqësuar nga vepra e Znelit ndër 10 pavionet për mos tu humbur në Bienalen e Venecias.
Nën temën ““You Live In Interesting Times”, titulli i zgjedhur nga Ralph Rugoff – pavionet kombëtare në Bienalen e Venecias të 2019-ës marrin përsipër çështje botërore si ndryshimet klimatike dhe padrejtësitë sociale, eksplorojnë kushtet njerëzore dhe riinterpretojnë zakonet popullore me një lexim bashkëkohor, që ofron nuanca të pasura.
Midis tyre, shkruan “Elle Decor”, ne kemi përzgjedhur 10 pavionet e lartë të Bienales së 2019-ës, që shpalosen në Arsenale dhe Giardini, duke shfaqur atmosferë dhe gjuhë kreative.
“Pavioni shqiptar zbulon një ekspozitë të titulluar “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm” nga Driant Zeneli me kurimin e Alicia Knock. Në qendër të kësaj pune të artistit të ri është ripërcaktimi i koncepteve të tilla si dështimi, utopia dhe ëndrrat, të zbatuara përmes filmave narrative dhe shfaqjeve që hulumtojnë obsesionin e qenieve njerëzore për të kapërcyer kufijtë e tyre”, shkruan “Elle Decor”.
Ndër dhjetë pavionet përveç Shqipërisë. “Elle Decor” rendit edhe Mongolinë, Danimarkën, Brazilin, Gjermaninë, Belgjikën, Izraelin, Austrinë, Lituaninë dhe Vendet Nordike. Kuratorja Alicia Knock tha se “vepra e Zenelit shpreh se si ëndrrat mund të bëhen realitet”.
“Ky kozmos nuk është ndërtuar vetëm nga unë, por shumë persona që kemi punuar për një vit për të realizuar këtë vepër, duke filluar nga këta 5 heronj që janë protagonistë të veprës. Vepra ime u dedikohet të gjithë atyre që besojnë në ëndrra dhe kërkojnë çdo ditë të shtyjnë limitet e tyre”, është shprehur artisti Driant Zeneli në çeljen e Bienales.
“You Live In Interesting Times”, është titulli i edicionit të 58-të të Bienales së Venecias dhe i referohet një mallkimi antik kinez, që evokon kohëra pasigurish, krizash dhe kaosi; “kohë interesante”, si këto që po jetojmë. Ky edicion kurohet nga Ralph Rugoff, nën presidencën e Paolo Baratta-s. Sipas Rugoff, “ndoshta arti, në mënyrë indirekte mund të kthehet në një guidë se si të jetojmë e të mendojmë”.
Në këtë edicion marrin pjesë 90 shtete, të vendosur në Giardini e Arsenale. Ndërsa 21 ngjarje kolaterale zhvillohen nëpër Venecia./k.s/ KultPlus.com
Në edicion të 58-të të Bienales së Venecias Shqipëria u përfaqësua me artistin Driant Zeneli me videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock. Ceremonia u çel nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës është e bukur që Shqipëria prezantohet në këtë kozmos artistik me një vepër që lind në Bulqizë dhe tejkalon kufijtë lokalë, për të përcjellë një mesazh shumë më universal.
“Ju falënderoj që jeni këtu për të mbështetur të
bukurën që arti shqiptar krijon dhe e përfaqëson në këtë paradë të artit botëror.
Jam e kënaqur që përfaqësohemi me Driantin, një i ri energjik, një talent i
zbuluar prej kohësh, I përkushtuar ndaj artit të tij, që po na mirëpërfaqëson
në këtë ngjarje, çka po e dëshmojnë dhe shkrimet e shumta të mediave të huaja.
I bashkohemi kësaj bienaleje me një thyerje dimensionesh, duke sjellë histori
të vogla, nga qytete të vogla e duke i kthyer në art bashkëkohor dhe në
dimensionin e së bukurës”.
Kuratorja Alicia Knock u shpreh se vepra e Zenelit
shpreh se si ëndrrat mund të bëhen realitet.
Vepra e Driantit flet për një realitet specifik të
Shqipërisë, të Bulqizës, të kromit, që udhëton nga zemra e malit drejt
kozmosit”, teksa përshkruan një udhëtim gjeopolitik, ekonomik, industrial, në
veprën e Zenel
Ndërsa artisti Driant Zeneli u shpreh:
“Ky kozmos nuk është ndërtuar vetëm nga unë, por shumë
persona që kemi punuar për një vit për të realizuar këtë vepër, duke filluar
nga këta 5 heronj që janë protagonistë të veprës. Vepra ime u dedikohet të
gjithë atyre që besojnë në ëndrra dhe kërkojnë çdo ditë të shtyjnë limitet e
tyre”
Kuratori Edi Muka vlerësoi metaforën e përdorur nga
Zeneli, për të lidhur nëntokësoren me mbitokësore.
Në këtë edicion marrin pjesë 90 shtete, Artisti Adrian Paci e quan një gjetje konceptin e veprës së Driant Zenelit, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin. / atsh/ KultPlus.com