Së shpejti premiera e filmit dokumentar “SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova”

Më 26 nëntor do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “SENSEI: Driton Toni Kuka, Made in Kosova” nga regjisori Vranin Gecaj, i cili pasqyron rrugëtimin e trajnerit të xhudos, Driton Kuka.

“Ky film dokumentar sjell për audiencën historinë e jashtëzakonshme të një legjende të sportit kosovar, e cila ka frymëzuar breza të tërë sportistësh dhe ka shkruar një kapitull të veçantë në historinë e xhudos dhe sportit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Përmes pamjeve dhe rrëfimeve emocionuese, dokumentari përshkruan përpjekjet e tij për të ngritur standardet e xhudos në Kosovs dhe arritjet e tij që kanë sjellë shumë medalje në Kosovë.

Premiera do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë./KultPlus.com

Fiona Kuka, vajza e Driton Kukës e 5-ta në Kupën Evropiane U18

Fiona Kuka, vajza e Driton Kukës, njërit prej trajnerëve më të mirë të xhudos në botë, këtë fundjavë u rendit e pesta në kategorinë deri 57 kg, në Kupën Evropiane të xhudos për kadetë të mbajtur në Antalya të Turqisë. 

Driton Kuka, babi e trajneri i saj është shprehur se Fiona e ka potencialin për suksese serioze duke bërë të ditur se gara ishte shumë e fortë ku morën pjesë 19 shtete me ekipe Nacionale.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

“Për një ditë të mirë …
Fiona Kuka e 5 në Kupën Evropiane U18
Ju afrua medaljes …
Të jesh trener dhe prind e vështirë shumë së paku përvoja ime deri tash.|
Fiona stërvit çdo ditë tash e shumë vite,deri dje se kam menduar që do filloj karrieren seriozisht,por prej dje po mendoj që e ka potencialin për suksese serioze.
Kupa Evropiane ishte gara e parë e saj zyrtare dhe shënoj 3 fitore ju afrua medaljes por pak përvoj i mungoj që të stoliset me medalje.
Gara ishte shumë e fortë morën pjesë 19 shtete me ekipe Nacionale.
Në Antalya Kosova mori pjesë me shumë garues e u shquan Sidorela Dodaj dhe Enise Zijade që poashtu u plasuan në vendet e 5.
Garuesit tjerë duhet ende të punojnë por në përgjithësi ishin në nivel.
Këta garues po rriten dhe po stërviten çdo ditë me Majlinden si trenere dhe të gjithë punojnë stërvitjen e
parë në ora 6 të mëngjesit.
Po kaliten,po e mësojnë disiplinen dhe po rriten për të ecur tutje drejt majave Botërore e Olimpike”, ka shkruar Kuka. / KultPlus.com

Driton Kuka, Trajneri i Vitit 2023: Dashtë Zoti nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është zgjedhur “Trajneri i vitit” në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2023” të organizuar nga Komiteti Olimpik të Kosovës.

Kukës i është ndarë çmimi për arritjet për vitin 2023, ku drejtoi xhudistët drejt medaljeve në çdo garë të mbajtur.

Ai në fjalën e tij theksoi se pret medalje olimpike nga Parisi.

“Jemi në vit olimpik, dashtë zoti sivjet punë do të bëjmë shumë, na duhet fati, që edhe nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike”, u shpreh Kuka./klankosova/KultPlus.com

Kuka: Mua si trajner më duhen luftëtarë të pakompromis

Trajneri i xhudos, Driton Kuka i ka komentuar paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Bakus në Azerbajxhan duke mos i kursyer as kritikat.

Kuka lavdëroi paraqitjen e Nora Gjakovës e cila arriti deri në finale, teksa u shqetësua me Laura Fazliun, e cila u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e saj.

“Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkelqyeshme të Nores dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt Paris2024! Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!”, shkroi Kuka.

“Loriana sot e 7 fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike,por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje,mbetet të shihet”.

Kuka theksoi se Dardan Cena po vazhdon me formë të mirë.

“Dje garuan Laura e Dardani. Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha. Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!”, shtoi Kuka.

“Janë ndërtuar tri Kampione Olimpike në ekipin tim por me garuese që dalin dhe luftojnë deri në atomin e fundit,dhe kjo është me rëndësi”.

“Në fakt mua si trener më duhen luftëtar të pakompromis! Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në Paris 2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje”.

“Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemer e shpirt,luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike”, shkroi trajneri Driton Kuka. /KultPlus.com

Kuka: Jam më nervoz se zakonisht, do të isha shumë i lumtur me një medalje para tifozëve tanë

Unioni Evropian i Xhudos ka qëndruar për vizitë në qendrën stërvitore në Pejë, ku ka zhvilluar një intervistë me trajnerin Driton Kuka për përgatitjet për Kampionatin Evropian që do të mbahet nesër në Prishtinë.

Kuka, mes tjerash ka thënë se nuk është mësuar që të jetë në shtëpi para një ngjarje të tillë.

“Sigurisht që jam më nervoz se zakonisht. Nuk jam mësuar të jem në shtëpi një ditë para një gare të rëndësishme. Dhe familja ime nuk është mësuar me të… Atletët dhe trajnerët e mi dinë të më marrin kur jam i stresuar. Është diçka e re në shtëpi – për anëtarët e familjes sime”, ka thënë Kuka për EJU.

EJU shkruan se stërvitja zgjat pak më pak se 90 minuta, pa shumë sforcim. Një alarm i telefonit celular bie në mënyrë të përsëritur, duke sinjalizuar përfundimin e një stërvitjeje.

12 atletë janë në tapet, plus tre trajnerë përreth. Driton Kuka i ka duart të lidhura, vështrimi i përqendruar.

Ai jep komandat. Herë pas here ndërhyn ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, botërore dhe evropiane. Përndryshe, ajo është e qetë.

“Ata kanë arritur shumë, nxënësit e Kukës, vitet e fundit – që nga pavarësia në 2008. Titulli i parë i Kampionatit Botëror, pastaj titulli i Kampionatit Evropian në 2013 dhe 2014, fitorja e parë olimpike në 2016, të dyja nga Majlinda Kelmendi (-52), e cila tani mbështet mësuesin e saj në punën e saj trajnuese”, shkroi EJU.

Distria Krasniqi (-48) dhe Nora Gjakova (-57) ndoqën shembullin në Tokio – me dy medalje të arta olimpike.

Dhe Laura Fazliu (-63),  23-vjeçare, ka fituar edhe titullin e klasit botëror si nr. 2 në renditjen e IJF-së dhe fituese e Masters. Jo keq për një vend me një popullsi prej vetëm dy milionësh.

“Tash është koha edhe për një tjetër sefte: Kampionati Evropian i Hapur, që do të zhvillohet në Prishtinën, të shtunën duke filluar nga ora 10:30, (finalja nga ora 17:00). Kosova është nikoqire e ngjarjes për herë të parë. Dy kategori janë në program (një për femra/-57 dhe meshkuj/73)”.

41 atletë nga 27 kombe do të garojnë për çmime që arrijnë në 300,000 euro. Dy fituesit do të marrin secili nga 55,000 euro.

“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë në turneun e së shtunës”, thotë Driton Kuka.

“Ne gjithashtu duam të bëjmë një paraqitje sa më të mirë që të jetë e mundur si organizatorë. Ne duam të perceptohemi si mikpritës dhe të sjellshëm. Ne duam të lëmë përshtypjen më të mirë”.

“Si trajner, natyrisht që dua të shoh rezultate të mira nga sportistët tanë. Do të isha shumë i lumtur me një medalje para tifozëve tanë. Ne jemi Kosova, një vend i vogël”, tha Kuka. /KultPlus.com

Kuka i gëzohet suksesit të Gjakovës: Ecim tutje drejt medaljeve tjera

Trajneri më i suksesshëm në histori të Kosovës, Driton Kuka, ka arritur edhe një tjetër suskes madhështor, shkruan KultPlus.

Xhudisti Akil Gjakova ka siguruar një tjetër medalje për Kosovën, duke fituar medaljen e argjendtë pas pesë fitoreve në Grand Slam të Abu Dabit.

Gjakova ka siguruar 700 pikë për Lojërat Olimpike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kuka i është gëzuar suksesit të Gjakovës.

Postimi i tij:

“Grand Slam Abu Dabi …
Medalje e argjendtë me vlerë të artê!
Akil Gjakova pas afër 2 vitesh i kthehet medaljeve të mëdha!
Plot 5 fitore u deshën për të arritur në finalen e madhe!
Garuesit nga Bahamas,Finlanda,SHBA si dhe Kazakistani u mposhtën me xhudo efikase dhe në finalen e madhe me Uzbekun humbi pas një beteje të madhe.
Bravo Akil 👌
700 pikë Olimpike që janë vizë për Lojëra Olimpike!
Lëndimet e probleme tjera qofshin te kaluara dhe po besoj shumë që do ecim tutje drejt medaljeve tjera!
Loriana kategoria 70 kg e pafat sot!
Fitoj kundër holandezes e mandej humbi kur ishte më e mirë kundër Austriakes Polleres.
Neser garon Shpati Zekaj debuton në Grand Slam presim paraqitje të mirë”, shkruhet mes tjerash.

Loriana Kuka gjatë ditës së sotme humbi në garën e dytë, ndërkaq Shpati Zekaj do ta ketë paraqitjen e parë nesër në Grand Slam. /KultPlus.com

“Kryemjeshtri”, libri për kampionin Driton Kuka promovohet nesër në Prishtinë

“Kryemjeshtri” është libri që u botua së fundmi e që i dedikohet kampionit Driton Kuka. Libri që ka për autor Arsim Maxhera, nesër do të promovohet në Prishtinë në kuadër të agjendës shtetërore për 15-vjetorin e Pavarësisë, përcjell KultPlus.

Kjo ngjarje promovuese e librit organizohet me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe ka për qëllim të shfaqë jetën dhe veprën e një prej kampionëve më të mëdhenj të xhudos të të gjitha kohërave, siç është dokumentuar nga gazetari Maxhera.

Promovimi mbahet nesër, me datë 22 shkurt, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, në ora 12:00 – 13:00.

Bashkohuni në këtë promovim për të nderuar trashëgiminë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të kryemjeshtrit Driton Kuka. / KultPlus.com

Driton Kuka nga shkolla ku vijoi mësimet: Ta ruajmë e forcojmë Kosovën tonë me dashuri e fanatizëm



Trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ftuar si mysafir nderi në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, ku ai ndoqi mësimet si fëmijë, përcjell KultPlus.

Në këtë takim që i dedikohen 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ai u prit ngrohtë nga drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, stafi dhe sidomos nga fëmijët e kësaj shkolle të cilët ishin veshur me ngjyrat e flamurit dhe po mbanin në duar flamurin e shtetit tonë.

Kuka ka ndarë një fotografi nga ky takim, teksa shprehet që Kosovën duhet ta ruajmë e forcojmë me dashur e fanatizëm.

“Në shkollën fillore ku vijova mësimet!
Këtu mësuan dhe u edukuan edhe Kampionet tona Olimpike 🏅🏅🏅
Tani më Dita e pavarësisë së shtetit tonë po afron.
Ishim mysafirë në SHF “ Asdreni” në Pejë ku u pritëm ngrohtë nga stafi dhe Drejtoresha Agime Lajqi e me theks të veçantë nga fëmijët e mrekullueshëm 👌👌
15 Vjet Shtet,një foshnjë e lindur që po rritet e forcohet çdo ditë!
Ta ruajmë e forcojmë Kosovën tonë me dashuri e fanatizëm
🇽🇰❤️🇦🇱”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Distria Krasniqi rrëmbeu të artën në Paris, Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar sot medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan KultPlus.

Pas kësaj fitore reagoi edhe trajneri Driton Kuka e cila e cilësoi fantastike performancën e xhudistes Krasniqi.

Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:

Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë.

Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!

E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!

Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves./ KultPlus.com

Kuka: Nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, e ka uruar xhudisten Distria Krasniqin, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror të Xhudos në Tashken.

Sipas tij, Krasniqi në të gjitha luftërat ishte dominonte në çdo aspekt, njofton Klan Kosova.

“Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës. Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes në gjysmëfinale e ndalën nga finalja e madhe. Përndryshe krejt luftërat ishte dominuese në çdo aspekt”.

“Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen. Sporti i xhudos po vazhdon tutje, e mua, nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada”.

“E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook./ KultPlus.com

Kosova përfaqësohet nga 4 xhudistë në Kampionatin Botëror të xhudos, mungon kampionia olimpike

Ekipi i Kosovës në xhudos do të marrë pjesë në garën më të rëndësishme, që prej përfundimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Është Kampionati Botëror i xhudos, që prej 6 deri më 13 tetor 2022 do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova përfaqësohet me katër garuese. Ekipit i prinë Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).

Krasniqi është kampione olimpike Tokio 2020 dhe medaliste e bronztë e botës 2019, Kuka është medaliste e bronztë e botës 2019, ndërsa Fazliu që po shijon formë të mirë këtë vit, është nënkampione e Evropës 2022. Loxha dalëngadalë po ngritet në nivele të larta. Të gjithë janë bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Botërorit do t’i mungojnë familja Gjakova, Nora dhe Akili. Të dy sipas trajnerit Driton Kuka mungojnë shkaku i lëndimeve. Nora është kampione olimpike Tokio 2020, ndërsa vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Botëror, në kategorinë -57 kg. Akili është kampion i Evropës 2021, kategoria -73 kg dhe vendi i shtatë në Tokio 2020.

“Xhudistët tanë nisin garat të premten, kur në tatami është Krasniqi. Loxha, garon të shtunën, Fazliu të dielën, ndërsa të martën Kuka”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024.

Ndërkaq, Krasniqi mbetet një nga favoritet për të sjellë medalje në Kosovë. /KultPlus.com

Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga UP (VIDEO)

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” është mbajtur të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.

Seleksionuesi i Kosovës në xhudo i është ndarë titulli i nderit për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e trajnerit më të mirë të xhudos për vitin 2021, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën. / KultPlus.com

Kuka kërkon që punësimi të jetë praktikë edhe për trajnerët

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kuka, ka thënë se me këtë vendim po avancohen të drejtat e sportistëve që arrijnë rezultate kulminante.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria Shqiptare duhet që patjetër të parasheh që punësimi të jetë praktikë edhe për trajnerët.

Postimi i plotë:

“Kampionet Olimpike do jenë me vendim të qeverisë Shqiptare bartëse të titullit të Nderit- Kolonel të Ushtrisë Shqiptare,të kuptohem Grada Nderi dhe poashtu do kenë paga Mujore! Kryeministri Shqiptar Edi Rama me këtë vendim po avancon të drejtat e sportistëve që arrijnë rezultate Kulminante! Luiza Gega dhe Briken Calja poashtu do mbajnë gradën e nderit Kolonel. Praktika e Shtetit Shqiptar është praktikë në pothuajse çdo shtet Evropian! Praktikë që jemi duke e diskutuar me Ministrin Çeku të filloj edhe në Kosovë.Patjetër që duhet kritere të veçanta e jo ndryshe! Por që është praktikë e mirë sdiskutohet aspak. Qeveria Shqiptare patjetër duhet të parasheh që punësimi të jetë praktikë edhe për trenerët! Prapë me kritere të veçanta.Spo flas për veten time aspak! Nga Shteti Shqiptar do doja vetëm Pasaportën Shqiptare sepse e kam për zemër!Krenar me Sportistët tanë Shqiptar kudo që janë Shqipëri e Kosovë …Pa komente politike ju lutem”, thuhet në postimin e Driton Kukës. /KultPlus.com

Driton Kuka për suksesin e xhudistësve të tij: Përtej imagjinatës sime

Sot është bërë një vit që nga fitorja madhështore e Distria Krasniqit në Olimpiadë, duke u bërë kështu Kampione Olimpike, shkruan KultPlus.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm, trajneri Driton Kuka shprehet se ishte përtej çdo imagjinate të tij.

Postim i plotë:

“Përtej imagjinatës time …
Pas luftës mblodha një grup fëmijësh në lagjen time,mesin e tyre edhe Majlinda,Disi,Nora e shumë të tjerë!
Për ti larguar nga traumat e luftës dhe për të u mësuar sportin e bukur tê xhudos!
Këta fëmijë shkuan përtej imagjinatës time,shkuan larg,dëshmuan se sa shumë ja vlen të punohet me të rinjtë Shqiptar!
Sot një vjet 24 Korrik 2021
Distria Krasniqi vazhdoj rrugën e Majlindes!
Distria Krasniqi mbretëroj në Budokan Tokyo 24 korrikun e vitit të kaluar
Arriti kulmin e të arriturave në sport!
Një vajzë e cila shumë pak flet por ka punuar shumë!
Ka punuar shumë për ëndrrën e saj.
Urime Disi 1 vjetorin e titullit –
Kampione Olimpike
Titullin që bëre krenar një Komb!
Shteti ynë i ri po bahet i fuqishëm në Botën e sportit por jo vetëm”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Kuka kritikon gjeneratat e reja: Rrjetet sociale, shisha e konsumimi i alkoolit penguesit kryesor të zhvillimit të tyre

Trajneri i suksesshëm i xhudos, Driton Kuka, ka publikuar sot një shkrim ku kritikon gjeneratat e reja që nuk po bëjnë sport sa duhet për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale.

Kuka potencon se shisha dhe konsumimi i alkoolit janë bërë penguesit kryesor.

“Nga këndi i trenerit… Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!”, është shprehur Kuka.

“Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane, Botërore e Olimpike por … Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!”, shtoi ai.

“Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!”.

“Kjo po del tash problemi kryesor! Gjenerata tjera, mentalitet tjetër”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Driton Kuka: Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar

Kosova ka arritur që të fitojë edhe një medalje tjetër në kuadër të Lojërave Mesdhetare, shkruan KultPlus.

Medalja e gjashtë për Kosovën erdhi nga xhudistja Loriana Kuka, e cila fitoi të artën me paraqitje të shkëlqyeshme.

Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në “Facebook” se xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

“Day 3 …
Medalja nr 5 🥇🥇🥇🥉🥉
Loriana e artë 78 kg
Lojërat Mesdhetare Algjeri
Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin Shqiptar”, thuhet në postim. /KultPlus.com

Trajneri Kuka: Dita 1 – një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë

Xhudoja sot i solli medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën.

Krasniqi ishte e pakompromis në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e fituar çdo ndeshje.

Në anën tjetër, Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi nga trajneri i tyre, Driton Kuka.

“Dita 1. Një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë. Lojërat Mesdhetare Algjeri. Kosova power”, shkroi Kuka. / KultPlus.com

Kuka: Këndej ka vlera sa të dush, Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, shkruan KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm para liderëve ku me theks të veçantë foli për liberalizimin e vizave duke ju drejtuar shefave të BE-së: Unë jam e vetmja në tryezë që duhet të marr vizë.

Vizat shpesh kanë qenë pengesë kryesore edhe për artistët e sportistët.

Duke qenë se e ka provuar në lëkurën e tij, trajneri Driton Kuka ka reaguar sot përmes një statusi në facebook ku shprehet optimist dhe kujton se Kosova ishte e para në Lojërat Olimpike në Sportin e Xhudos prej krejt shteteve evropiane, andaj mos liberalizimin e vizave e sheh diskriminim nga ana e Evropës.

#kosovapower

Për një ditë të mirë miq …

Po e ripostoj pamjen pas Lojërave Olimpike në Sportin e xhudos!

Shteti me ma pak se 2 Milionë banorë që gjendet në zemër të Evropes shteti ynë ishte nr 1 prej krejt shteteve Evropiane!

Tregon se këndej ka vlera sa të dush por …

Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë!

Po shpresoj që sot të kemi ndoj lajm pozitiv edhe pse personalisht spo besoj.

Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca,Holanda e ndonjë tjetër aspak sqëndrojnë!

E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës!

Stop diskriminimit të Kosovës, u ba shumë!

Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!”, shkruan Kuka. / KultPlus.com

Agron Kuka anëtar i bordit të Federatës Evropiane të Xhudos

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se zyrtarisht Agron Kuka është bërë anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook, ai ka shkruar se Agron Kuka do të ketë detyrën specifike të drejtorit sportiv.

“Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa. Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë. Urime kryetarit të federatës tonë për postin, post ky i ofruar nga tashmë presidenti i EJU, Laszlo Thot marrë parasysh vlerësimin që ata bajnë për xhudon e Kosovës”, ka shkruar ai. /KultPlus.com

Trajneri Kuka i bindur për medalje të reja për Kosovën

Sot në qytetin e Pejës është mbajtur turneu tradicional “Judo for Peace”, shkruan KultPlus.

Trajneri Driton Kuka, ka njoftuar se ky turneu mblodhi xhudistë e xhudiste nga shtetet e rajonit.

Postimi i plotë:

“Një ditë e bukur me xhudo në qytetin e Pejes!Turneu tradicional “ Judo for Peace” sot mblodhi xhudistë e xhudiste nga shtetet e rajonit dhe poashtu dha pamje të mirë për garuesit me perspektiv të vendit tonë! Sporti me kampionet Olimpike do vazhdoj tutje jam i sigurtë drejt medaljeve e sukseseve të reja për vendin tonë!Mirënjohje përkrahësve e sponsorëve që janë shtytje e madhe për kontinuitet të rezultateve!#Paris2024”, ka shkruar ai. /KultPlus.com

Kuka pranon çmimin si trajneri më i mirë për vajzat në Evropë gjatë vitit 2021

Trajneri kosovar, Driton Kuka, ka fituar çmimin si trajneri më i mirë për vajza në Evropë gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Kuka e ka pranuar çmimin në një ceremoni të organizuar nga Federata e Xhudos në Kosovë, ku është shprehur shumë krenar për këtë arritje.

“Është një nder i madh për mua, ky është i vetmi trofe të cilin nuk e kisha në sirtarin tim si një trajner. Kështu, shpresoj që në të ardhmen të kem edhe çmime të shumta për Kosovën, është një krenari e madhe që të fitojë këtë çmim, e shpresoj që vitin tjetër të jem edhe trajneri më i mirë për djem. Së shpejti do të kemi projekte shumë të mëdha në Kosovë. Shpresoj që ta bëjmë xhudon sport më masiv në Kosovë që të kem rezultate edhe më të mira”, është shprehur Kuka gjatë kësaj ceremonie. /KultPlus.com

Trajneri Kuka uron Majlinda Kelmendin për ditëlindje: Gëzove popullin shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!

Xhudistja Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen. Sukseset e saj të mëdha në fushën e sportit, e bëjnë atë një ndër personat më të rëndësishëm të vendit tonë e cila ka shkruar histori në sportin kosovar, shkruan KultPlus.

Sot, në ditëlindjen e saj, trajneri Driton Kuka e ka uruar Kelmendin duke kujtuar që ishte Majlinda ajo që gëzoi popullin shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë.

“Urime ditëlindjen Majlinda! Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!
Legjendë e sportit Botëror …
Dominoj Botën për afër 10 vite!
Kampione 4 X🥇🥇🥇🥇Evropiane
Kampione 2X 🥇🥇Botërore
Kampione 🥇Olimpike
Krenar me ty!”, ka shkruar Kukaj.

E lindur në Pejë më 9 maj 1991, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Zhaneiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si “numri një” në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. Kelmendi ruajti titullin botëror në vitin 2014. Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të vitit 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj Driton Kuka insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga wADA.

Në vitin 2021, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar. Një muaj më vonë, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në rastin e saj në Grand Slam Xhudo Tel Aviv 2021 të mbajtur në Tel Aviv, Izrael.  /KultPlus.com

Driton Kuka fiton çmimin për trajnerin më të mirë për vajza në Evropë 2021

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë për vajza në Evropë për gjatë vitit 2021, në kohën kur edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike, shkruan KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë lajmin për publikun, derisa edhe ai ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi.

“I nderuar që isha pjesë e ceremonisë së @europeanjudo në Sofje për nder të trajnerit kosovar @KukaToni . Atij iu nda çmimi i trajnerit më të mirë për vajzat në Europë 2021. Momente të tilla na mbushin krenari e emocion. Përgëzime Driton, të jemi përzemërsisht mirënjohës”, ka shkruar Ministri Çeku.

Në anën tjetër, Kosova ka arritur që të fitojë dy medalje evropiane në Kampionatin “Sofia 2022”. /KultPlus.com

Laura Fazliu afër finales, Kosova vazhdon suksesin në xhudo

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shkruan KultPlus.

Fazliu arriti që pas vazhdimeve ta mposht Renata Zachovan nga Republika Çeke, derisa tani ajo do të luajë për finalen e madhe,

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi (fitoi medaljen e bronztë), Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova (është eliminuar gjatë ditës së sotme) dhe Laura Fazliu. /KultPlus.com