Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ka reaguar pasi që xhudistët e Kosovës kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, përcjellë KultPlus.
“Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë.Dhe kjo sështë e tëra!”, ka shkruar Kuka. / KultPlus.com
Me disfatën e djeshme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.
Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.
Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës tani ka publikuar renditjen e shteteve me më së shumti medalje në xhudo në këtë olimpiadë.
Kosova e zë vendin e dytë me dy medalje të arta të fituara, kurse Japonia zë vendin e parë me tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kështu, Kosova lë pas vetes shtetet si Franca, Gjermania, Austria dhe Sllovenia./ KultPlus.com
Driton Kuka, trajneri i xhudistëve kosovarë ka njoftuar se me paraqitjen e Loriana Kuka edhe e kanë përfunduar garën në Lojërat Olimpike, gara që rezultuan shumë të arta, pasi që ekipi nga Kosova po kthehet me dy medalje të arta, përcjellë KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Samurajët Shqiptar …
Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare.
Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!
Dy Medalje të Arta!
Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!
Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!
Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.
Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje, aty qëndron forca jonë e madhe!
Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit, por kjo krejt është shpaguar …
2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore!
Këta jemi ne!
I gëzofshim medaljet të gjithë ne, Shqiptarët kudo që jemi!
Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.
Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari!
Spo flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe!
Agjencia e lajmeve në Amerikë, Associated Press ka shkruar një artikull për triumfin e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike.
“Nora Gjakova fiton të artën në ditën e zisë për Kosovën” – është titulli që i ka vendosur artikullit kjo agjenci e lajmeve.
Shkrimi i plotë:
Nora Gjakova solli pak grimca lumturie për Kosovën duke e fituar medaljen e artë të dytë në Lojërat Olimpike të Tokyos të hënën.
Teksa shteti i saj mban ditë zie për shkak të vdekjes së 10 personave në aksident rrugor të dielën, 28-vjeçarja Gjakova e mori titullin me IPPON ndaj francezes Sarah-Leonie Cysique në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo iu bashkua Distria Krasniqit, që e fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën, si e dyta dhe e treta medaliste e artë në histori të Kosovës. Majlinda Kelmendi fitoi të parën në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro në vitin 2016, gjithashtu në xhudo.
“Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova solli dritë për Kosovën” shkroi presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona” – tha ajo.
“Mbretëresha e artë” – shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës në postimin e tyre në Facebook.
Gjakova e arriti finalen pas një fitore shokuese ndaj xhudistes japoneze, Tsukasa Yoshida. / KultPlus.com
Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka thënë se dy Medalje të Arta në dy Olimpiada, për Kosovën është rezultati më i madh që ka mundur të arrihet në sport.
Kuka ka thënë për KTV-në se shpreson që edhe xhudistët e tjerë të sjellin medalje për Kosovën ndonëse tashmë janë të relaksuar si ekip pas fitores së Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogram, transmeton KultPlus.
“Fjalët kanë mbetur pak në atë brendinë time dhe nuk po dalin. Kam pritur medalje prej Distrisë por Medalja e Artë ka qenë diçka e madhe. Më duket se në fillim të luftës, në dy minutat e para ajo vetëkënaqësia e ka nxënë pak Distrinë dhe mandej pas minutës së dytë ka ardhur në terren të vetin, dhe në momentin kur xhudistja japoneze ka pritur shumë, e kam pasur një ndjesi që po vjen momenti i gjuajtjes, një moment i cili për mua është i jashtëzakonshëm sepse në dy Olimpiadat, dy medalje të arta është rezultati më i madh që ka mundur të arrihet në sport”, ka thënë Kuka në një prononcim për KTV-në nga Tokio. / KultPlus.com
Driton Kuka ka bërë thirrje që sa më shpejt Kosova të bëhet me Këshillin Kombëtar të Sportit.
Trajneri më i suksesshëm kosovar i cili ka fituar edhe medalje olimpike me xhudisten Majlinda Kelmendi, deklaron se krijimi i Këshillin Kombëtar të Sportit është tashmë domosdoshmëri pasi sporti në vendin tonë është në rrezik ngase organizatat sportive janë mbushur me prijës jo meritor, ndërsa, sipas Kukës, disa federata sportive po e manipulojnë shtetin me rezultatet nga arena ndërkombëtare që po i interpretojnë në opinion, shkruan Gazeta Express.
“Kosova ka ardhur koha të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit! Por jo ai të ndërtohet me vota, por me kritere! Sporti s’është politikë e as klub sportiv me bë tifo. Këshilli Kombëtar i Sportit domosdoshmëri! Me njerëz me kredibilitet të lartë personal, me bagazh të sportistit e jo turistit. Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është bë trend. A ka krizë në sportin e shtetit tonë, patjetër që po. A ka analizë të performansës së federatave? Shumë pak, ose aspak!”, ka theksuar Kuka.
“Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës! Pse ky fenomen, atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta! Mos tē lajthitet opinioni! Nëse shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre, por sa prej tyre janë serioze në prezantim dinjitoz ndërkombëtar? Shumë numër i vogël! Sa Sporte kanë fituar medalje elitare prej përfundimit të luftës e këndej? Të analizohet pse?”, është shprehur ai.
Kuka thotë se krejt vëmendja është ta paraja, e jo te suksesi. “Kur flitet për buxhet, krejt gjejnë arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë, por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trajner? Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat elitar, duhet ndryshuar mos të bëjmë hajgare me rezultate. Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit”, ka nënvizuar Kuka.
Trajneri pejan shpreson që nga sporti të largohen prijësit e disa organizatave sportive të cilët në mënyrë jo meritore dhe me dallavere i kanë zënë pozitat udhëheqëse të tyre, e ka nga ata që kanë probleme shumë serioze edhe me ligjin.
“Koha me ardhur njerëzit e duhur në sport!”, ka përfunduar Kuka. /KultPlus.com
Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka në një lidhje direkte nga Lisbona në “Ekipi A“, ka folur për arritjen e Kosovës në Xhudo në Kampionatin Evropian.
Në këtë kampionat, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të Artë,ndërsa Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronzt.
Ai ka njoftuar se Majlinda Kelmendi do të marrë pjesë në Lojrat Oplimpike në Tokio./atv/ KultPlus.com
Falë suksesit të xhudistëve, Kosova është renditur e para në listën e kampionatit evropian të xhudos.
Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, në një lidhje direkte nga Portugalia në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se tani Kosova zyrtarisht është shteti më i fuqishëm në kampionatin evropian të xhudos./klankosova/ KultPlus.com
Pas fitores së Akil Gjakovës i cili tashmë është kampioni i ri i Evropës në Xhudo, duke siguruar medaljen e artë në Lisbonë, trajneri Driton Kuka ka shkruar se po përmbushet në çdo aspekt nga nxënësit e tij, shkruan KultPlus.
Kuka ka shtuar se kjo është një ditë e lumtur për vendin tonë, sepse pas triumfeve të vajzave tashmë ka ardhur edhe medalja e parë nga meshkujt.
Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:
Pas shpalljes së Akil Gjakovës Kampion i Evropës në xhudo, trajneri i mirënjohur Driton Kuka, ka thënë se po përmbushet në çdo aspekt nga nxënësit e tij.
“Mbreti i Evropës …. Kampion Evropian Akil Gjakova! Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane”.
“Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim! Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj”.
“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”./ KultPlus.com
Kosova ka pranuar edhe një tjetër medalje në xhudo nga lojërat e Katarit, shkruan KultPlus.
Kosova, doli triumfues nga ky kompeticion, duke fituar 4 medalje, tre të bronzta dhe një të artë, po ashtu, Akil Gjakova u radhit në 8 më të mirët në këto gara.
Pas kësaj medalje të fituar nga Loriana, reagoi edhe trajneri, Driton Kuka, ku tha se ndihet krenar me sportistët e tij.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Kosova e madhe …
Pesë garues – katër medalje e një vend i 7.
Loriana u përkujdes për medaljen e radhês!
Akili i shkelqyeshëm me plasman në 8 më të mirët!
World Judo Masters – ajka e xhudos Botërore
ma saktësisht,36 garuesit më të mirë sipas Ranglistës Botërore në çdo kategori!
U jam mirënjohës për krejt kohën,mundin e sakrificën për ju!
Krenar me ju!/ KultPlus.com
JavaScript SDK
IFrame
Close
Step 1: Include the JavaScript SDK on your page once, ideally right after the opening body tag.
Step 2: Place this code wherever you want the plugin to appear on your page.
Kosova e madhe …
Pesë garues – katër medalje e një vend i 7.
Loriana u përkujdes për medaljen e radhês!
Akili i…
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim ekipin e xhudos së Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka, me ç’rast ka bërë ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që kanë arritur rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka së bashku me xhudistën Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu janë fituesit e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.
Ministrja Dumoshi uroj ekipin e xhudos për sukseset e arritura gjatë këtij viti duke theksuar se si ministre është munduar të punojë që të ofrojë kushte sa më të mira për sportistët që Kosovës po i sjellin suksese në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu ministrja gjatë takimit theksoi se Qendra Kombëtare e Xhudos pritet të përfundohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Qendra Kombëtare e Xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat, që si ministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm. Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federata sportive,”- tha ministrja Dumoshi.
Ndërkaq, trajneri Driton Kuka falënderoj ministrinë për mbështetjen dhe të gjitha institucionet duke e vlerësuar bashkëpunimin me ta.
“Po synojmë që të kemi pesë cikle për në olimpiadë dhe të sjellim tituj sa më shumë dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja”,-tha Kuka. / KultPlus.com
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Fituesi i medaljes olimpike si trajner, Kuka, ka folur kryesisht për sfidat aktuale, ato me të cilat xhudistët janë përballur pas ndërprerjes së garave dhe izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Ndër të tjera Kuka ka folur për mënyrën e ushqimit të garuesve në rrethana të reja, pa gara e pa kampe të mëdha ndërkombëtare. Aktualisht xhudistët kosovarë po qëndrojnë në një kamp në bregdetin shqiptar, së bashku me xhudistët më të mirë të Shqipërisë.
“Sfida kryesore për mua si trajner në këtë periudhë është të mbajë në nivelin e duhur shëndetin mental të garuesve. Ia kam dalë të mbajë 12 xhudistët më të mirë të bashkuar dhe të izoluar në afërsi të sallës tonë. Ishte vendim i vështirë, pasi disa prej tyre nuk ishin të gatshëm të izolohen për afat të pacaktuar. Por kam folur shumë me ta dhe kemi marrë çdo vendim bashkë. Në fund të karantinës, pas saktësisht 12 javëve, unë isha i lumtur dhe jam i sigurt që kemi bërë gjënë e duhur në këtë situatë”, ka thënë Kuka për IJF-në.
Kuka vlerësohet prej trajnerëve më të mirë në botë sa i takon xhudos. Nxënësit e tij kanë fituar krejt çka mund të fitohet në këtë sport. Pas rifillimit të garave ata pritet të jenë edhe më të mirë.
Kuka vlerëson faktin se xhudistët e tij e kanë pasur mundësinë të ushtrojnë. Jo të gjitha ekipet në botë e kanë pasur këtë “luks”.
“Në çdo stërvitje synimi kryesor ishte të mbajë xhudistët në nivel të duhur mental dhe i kam bindur se kjo pauzë e gjatë nga garat më ka lejuar mua si trajner që të ndërtojë gjëra të reja, pozicione të reja, të përmirësojë shumë prej problemeve teknike te të gjithë ata”.
Kuka personalisht ka pasur më shumë kohë për familjen, pas 15 vjetësh të mbushura me udhëtime. Ai megjithatë ka pranuar se garat po i mungojnë tashmë.
“Unë tashmë kam dëshirë të ndiej garat. Dua të bëjë stërvitje me disa synime, që janë medaljet dhe paraqitjet e mira në gara. Tani është situatë krejt tjetër dhe mendoj se në shtator duhet të fillojmë me disa ngjarje. Nuk është e lehtë por duhet të gjejmë një mënyrë”, ka thënë Kuka.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se qyteti i Pejës po duket më madhështor me vendosjen e shtatores së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, shkruan KultPlus.com
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çdo shqiptari të vërtetë do t’i rritet krenaria me arritjet e Majlinda Kelmendit.
“Sa madhështore po duket Peja sot. Shtatorja e Heroinës së gjallë zbriti në vendlindjen e saj. Aty ku lindi, u rrit dhe u ndërtua si sportiste, ku derdhi djersë e lot nga puna e sakrifica e saj sublime”.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëherë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.
Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara.
Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. / KultPlus.com
Trajneri Driton Kuka edhe sot ka festuar, pasi nxënësja e tij ka fituar medaljen e Bronztë.
Loriana Kuka është bërë xhudistja e tretë që fiton Medaljen e Bronztë në Botërorin
‘Tokio 2019’, duke ju bashkuar Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit, transmeton koha.net.
Gjithë këto medalje të fituara nga nxënëset e tij, Kuka i quan një ëndërr, e sidomos medaljen e Lorianës, pasi është axha i saj.
“Tokyo sivjet po më çmend! Tri medalje në Kampionat Botëror! Po duket si ëndërr Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por … Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar Medalja Botërore edhe në familjen Kuka! Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes! Kosova mbi të gjitha 🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱
Top of Form“, ka shkruar Kuka në rrjete sociale. / KultPlus.com
Ditëvë të fundit, në Prishtinë reduktimet e energjisë elektrike janë të shpeshta.
Qytetarët në anën tjetër janë të revoltuar.
Madje, në po këtë terr dikujt i është dashur ndihma e një drite ekstra.
Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, ka treguar se si një ekip televiziv japonez ka ardhur në Kosovë dhe i është dashur të xhirojnë në terr.
“Populli po më doket po duron shumë!
Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin!
TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma.
Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj,ose a është momenti që populli ti tregoj me protesta këtyre Kompanive që u ba teper!!
Foto e bukur e trofeve pa rrymë” ka shkruar Dritoni në rrjetin social Facebook.
Kuka nuk është vetëm trajner i Majlindës, krenarisë shqiptare, por edhe i emrave tjerë nga sporti që na kanë bërë krenarë në mbarë botën. / KultPlus.com