“Një Komb, një Flamur”, Dua Lipa uron 28 Nëntorin me vargjet e himnit kombëtar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar, në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në rrjete sociale, ajo ka shpërndarë fotografinë me simbolet e flamurit shqiptar.

“Një Komb, një Flamur”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Dua Lipës./KultPlus.com

Dukagjin Lipa uron Duan për ditëlindje: Ti më jep një miliard arsye për të buzëqeshur çdo ditë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e 29-të.

Babai i saj, Dukagjin Lipa, e ka uruar me fjalët më të ëmbla dhe më të bukura, duke u shprehur se e ka vështirë të gjej fjalët që t’ia shprehë se sa shumë e do.

“Ti më jep një miliard arsye për të buzëqeshur çdo ditë. Të jem në gjendje të jetoj këtë jetë me ty, është ajo që kam dashur gjithmonë”, ka shkruar ai./KultPlus.com

Dua Lipa feston ditëlindjen sot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot feston 29-vjetorin e saj të lindjes.

Dua ka fituar çmime prestigjioze, ku përfshihen shtatë “Brit Awards” dhe tre “Grammy Awards”. Revista Time e përfshiu atë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2024.

Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin Grammy për Artistin më të Mirë të Ri dhe për regjistrimin më të mirë të kërcimit për “Electricity”, këngën e saj bashkëpunuese me Silk City./KultPlus.com

MTV Video Music Awards 2024, Dua Lipa nominohet në tri kategori

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategori në MTV Music Video Awards 2024.

Ajo edhe sivjet u nominua për ‘këngën më të mirë pop’, për ‘koreografinë më të mirë’ në “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.

Krijuesja e hitit “Levitating” e ka ndarë lajmin e gëzueshëm edhe me ndjekësit në Instagram.

Në 2021, Dua ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori./ KultPlus.com

Dua Lipa më e preferuara për të kënduar kolonën zanore në James Bond

Nuk është vetëm filmi James Bond që bën zhurmë mediatike, por edhe kolona zanore e këtij filmi ka pothuajse të njëjtën rëndësi. “No Time To Die” ishte filmi i fundit i James Bond që ishte lansuar në vitin 2021 dhe tash kanë filluar parashikimet për filmin e radhës, dhe natyrisht për kolonën zanore.

Për filmin e radhës mendohet se këngëtarja shqiptare Dua Lipa mund të jetë këngëtarja që do të realizojë kolonën zanore, duke lënë pas shumë këngëtarë tjerë që janë përfolë poashtu./ KultPlus.com

BBC: Festivali i Dua Lipës që po synon ta ndryshojë imazhin e Kosovës

“Festivali i Dua Lipës synon të ndryshojë imazhin e Kosovës”, është titulli i një artikulli qe BBC i ka kushtuar festivalin që u mbajt për katër net në Prishtinë, duke i dhënë gjallëri gjithë vendit.

BBC shkruan se në Britaninë e Madhe përgjatë verës ka festivale çdo javë diku, ndërsa shton se në disa pjesë të botës nuk ka mundësi që të vallëzosh me bashkëshortin duke mbajtur një birrë në dorë.

“Në disa pjesë të botës nuk ka asnjë mundësi për të kërcyer me bashkëshortët tuaj në një fushë duke mbajtur një birrë të vakët, duke u përballur me shampon e thatë, sinjalin e dobët të telefonit dhe thirrjet “Oggy, oggy, oggy, oi, oi, oi”.

Sipas BBC’së këtu ka qenë pika ku Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini kanë dashur të ndryshojnë gjërat duke e lansuar festivalin Sunny Hill në vendlindje, Kosovë./KultPlus.com

Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit Oda

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave Rock Grupit Oda për promovimin e vlerave muzikore si pjesë e gjeneratës së artë të rockut në Kosovë.

Në emër të grupit, Medaljen e ka pranuar Dukagjin Lipa, i cili e ka falënderuar Presidenten Osmani për dekoratën.

Presidentja Osmani ka theksuar se Oda, sikurse edhe grupe të tjera të viteve të 80-ta, ishin jo vetëm interpretues, por edhe katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.

“Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndryshe, Medalja Presidenciale grupit Oda i është ndarë një vit më parë në një ceremoni në të cilën janë nderuar edhe rock grupe të tjera të asaj periudhe, sikurse edhe institucione e personalitete të tjera, të cilat kanë kontribuar ndër vite.

Vlenë të theksohet se kjo ceremoni u mbajt në prag të fillimit të Sunny Hill Festival. Në pamundësi për të qenë prezente për shkak të agjendës ndërkombëtare, Presidentja Osmani e përgëzoi z. Lipa, Dua Lipën dhe Sunny Hill Foundation për punën e shkëlqyer duke i uruar që ky edicion të jetë një tjetër sukseses i jashtëzakonshëm./ KultPlus.com

Dua Lipa: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

Nesër nis nata e parë e “Sunny Hill Festival”.

Lidhur me këtë, këngëtarja e famshme në botë, Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar.

Ajo tha se mezi po pret të kthehet në vendlindje, në Prishtinë.

“Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, në Kosovë për herë të parë erdhi Bebe Rexha, pasi ajo këtë vit do të performojë në festivalin tashmë të njohur në vendin tonë.

ELLE: Shqipëria – një perlë e turizmit evropian në zhvillim

Shqipëria mund të njihet më së shumti si vendlindja e Dua Lipës, por destinacioni nën radar ofron shumë më tepër, shkruan Kirsty Thatcher në të përditshmen australiane “ELLE” (elle.com.au).

E vendosur në detin Adriatik midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria krenohet me peizazhin mahnitës që shumë pushues ëndërrojnë.

Histori e pasur, kuzhinë cilësore, plazhe të fshehura në jug dhe shtigje të famshme alpine për ecje në veri.

Njohja e ngadaltë e Shqipërisë si një destinacion turistik është kryesisht falë historisë së saj politike: vendi ishte nën sundimin e rreptë komunist për 40 vjet, kohë gjatë së cilës pothuajse asnjë turist nuk lejohej të vizitonte vendin.

Në ditët e sotme, gjithçka ka ndryshuar dhe Shqipëria ka një reputacion të fituar si një perlë e turizmit evropian në zhvillim.

Një kërkim i shpejtë në TikTok zbulon se gjithnjë e më shumë vizitorë po vërshojnë në Shqipëri për te shijuar arratisjet e tyre evropiane.

Shqipëria është shumë më e përballueshme se fqinjët e saj më të njohura si , Greqia, Italia, madje edhe Kroacia, duke e bërë atë destinacionin ideal për ata që kërkojnë të kalojnë një verë të paharrueshme pa ndikuar në buxhetin e tyre.

Të intriguar? Lexoni udhëzuesin tonë gjithëpërfshirës për të udhëtuar në Shqipëri;

Ku të shkoni në Shqipëri

Si çdo vend, do të ishte e pamundur të shihje të gjithë Shqipërinë në vetëm një udhëtim.

Por, nëse po planifikoni pushimet tuaja të ardhshme dhe ndiheni të mbingarkuar nga gjithçka që Shqipëria më poshtë gjeni destinacionet më të mira shqiptare dhe, saktësisht pse duhet t’i vizitoni ato.

Shkodra

Me një popullsi prej pak më shumë se 100,000 banorë, Shkodra është qyteti i pestë më i madh në Shqipëri, i vendosur rreth 10 kilometra larg kufirit me Malin e Zi.

Shkodra ofron një histori të pasur në formën e rrënojave që datojnë që nga koha e Venedikut, një qendër e çuditshme e qytetit, një pamje panoramike e maleve të Ballkanit dhe liqeni i famshëm i Shkodrës.

Ky qytet është gjithashtu një pikë ndalimi e përshtatshme për ata që shkojnë në veri drejt maleve shqiptare.

Thethi

Adhurues të aventurës, ky është vendi ideal për ju. Pavarësisht se në cilën stinë do të vizitoni Shqipërinë, ia vlen të bëni një udhëtim në Theth, një fshati bukur malor dhe pikënisja e përsosur për ecjet e shumta në Shqipëri. Këshilla jonë?

Përjetoni mikpritjen shqiptare në të gjithë lavdinë e saj dhe zgjidhni të qëndroni në një nga bujtinat e shumta të fshatit, ku do të jeni nën kujdesin e familjeve shqiptare (përfshirë të gjitha vaktet tuaja!).

Lumi i Shalës

Me siguri i keni parë imazhet e ujit jashtëzakonisht blu të lumit të Shalës dhe akomodimet në stilin e Maldiveve në rrjetet tuaja sociale.

Me ujërat e pastra kristal, malet e larta dhe një atmosferë krejtësisht të izoluar, ka një arsye pse lumi i Shalës ka fituar një reputacion si një nga atraksionet natyrore më të bukura të Shqipërisë.

Ndërkohë që, mund të bëni një udhëtim ditor nga lumi i Shalës, ju rekomandojmë të qëndroni në bujtinën “Livadhi”, ku mund të shijoni plazhin privat dhe të zgjoheni me pamjen e pabesueshme malore.

Ksamili

Më në jug do të gjeni fshatin bregdetar të Ksamilit. Nëse jeni të tërhequr pas bareve të plazhit, ushqimit të jashtëzakonshëm dhe kulturës luksoze – ky është vendi i duhur për ju.

Himara

Pak më e qetë se Ksamili, Himara është një qytet i vogël përgjatë Rivierës Shqiptare – me plazhe të izoluara bruz.

Një vizitë në Kalanë e lashtë të Himarës (e cila daton në vitin 5 p.e.s.), në qytetin e vjetër të çuditshëm dhe shëtitjet në bregdet, do t’ju bënin të mendonit se keni përfunduar në një ishull të izoluar grek./atsh/KultPlus.com

Emri i Dua Lipës po diskutohet për rolin e Megit në filmin e Disney

Emri i këngëtares së madhe Dua Lipa është duke u lakuar nga kompania e madhe filmike “Disney” dhe hiq më pak se sa për rolin e Megit për filmin “Hercules”, raportojnë mediet e huaja.

Ky film deri më tash është i realizuar vetëm në versionin e animuar, dhe se pritjet që po vjen edhe në formatin e filmit artistik janë mjaftë të mëdha.

Mbetet të shihet se a do të realizohet ky projekt me rol të luajtur nga Dua Lipa./  KultPlus.com

Dua Lipa dhe Chris Stapleton publikojnë duetin e tyre “Think I’m in Love With You”

Chris Stapleton dhe Dua Lipa kanë publikuar duetin e tyre “Think I’m in Love With You”, që është një këngë e mëparshme solo e këngëtarit.

Dy muzikantët konfirmuan publikimin e këngës në rrjetet e tyre sociale. Përformanca origjinale u zhvillua javën e kaluar, në ACM Awards 2024, kur Dua Lipa befasoi publikun duke u ngjitur në skenë dhe duke kënduar së bashku.

Në një intervistë menjëherë pas performancës, Lipa zbuloi se ishte ideja e saj për të bashkuar performancën.

“Unë jam një fanse e Chris-it dhe i zgjata dorën dhe i thashë, ‘Dëshiron të bëjmë diçka së bashku?’ Dhe kjo ndodhi,” i tha ajo Bobby Bones në prapaskenë të shfaqjes.

Marramendëse, kjo është pasuria e Dua Lipës

Tashmë dihet se Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në vitin 2017 me albumin e saj dhe me hitet si “New Rules” dhe “IDGAF”. Që atëherë, ajo ka fituar çmime si Grammy dhe Brits, dhe madje ka zënë një vend në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time, përcjell albinfo.ch.

Lipa filloi të postonte këngë në YouTube si adoleshente. Ajo nënshkroi me Warner Music Group në 2015 dhe publikoi këngën e saj debutuese “New Love”. Më pas publikoi albumin e saj debutues me titull “Dua Lipa” në vitin 2017. Albumi krijoi këngë hit si “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

“New Rules” u bë një nga këngët më të transmetuara nga një artiste femër në Spotify. Ajo fitoi dy çmime Brit për Artiste Solo Britanike dhe British Breakthrough Act.

Sipas ‘networth‘, pasuria e Duas vlerësohet me rreth 35 milionë dollarë!/albinfo.ch/ KultPlus.com

“E lehtësuar, e nervozuar dhe e emocionuar”, Dua Lipa flet rreth albumit të saj “Radical Optimism”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth albumit të ri “Radical Optimism” të cilin e ka publikuar gjatë ditës së sotme.

Lipa është shprehur se është mirënjohëse për atë që i ka dhuruar ky album gjatë kohës që e ka shkruar, duke shtuar se është e lumtur, e lehtësuar, e emocionuar, e nervozuar dhe duke qarë, duke treguar kështu emocionet e përziera pasi ka arritur të ndajë me publikun këtë projekt

Përmes fotografive dhe videove të ndara në falenderimin e saj, ajo ka treguar se si ka filluar ky projekt.

“Në vitin 2021 një mik më tregoi për termin “Radical Optimism” dhe tha se kjo është ajo që i nevojitet botës. Ky term ka ngecur me mua për këto tri vitet e fundit dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Albumi im i tretë më ka ndihmuar të rritem”, ka shkruar Dua Lipa.

Tutje, përveç bashkëpunëtorëve që ka punuar për këtë album, ajo ka falënderuar babain e saj, Dukagjin Lipa, duke e quajtur dorë të djathtë e shokun më të mirë të jetës, nënën, vëllaun dhe motren.

Poashtu, Dua është shprehur falënderuese edhe ndaj të gjithë fansave të saj, të cilët e përkrahin vathdimisht, në çdo projekt të saj./KultPlus.com

Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: “Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur shpeshherë haptazi për Kosovën si dhe prejardhjen e saj në ceremoni botërore, emisione të njohura e po ashtu edhe në revistat globale.

Një artiste që shpreh haptazi pikëpamjet e saj lidhur me çështjet e shumta edhe politike, ka folur së fundmi për ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë tek ajo dhe gjithashtu komunikimi me njerëzit që e kanë përjetuar luftën dhe kalimin e tyre drejt një “bote krejtësisht të re”, raporton Malvern Gazette.

Duke folur për rrugëtimin e saj muzikor për Elle US, Dua Lipa foli gjithashtu edhe për luftën në Kosovë.

“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë (në Kosovë) që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura”, deklaroi artistja shqiptare, fituese e tre çmimeve Grammy.

“I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua”.

“Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive”.

“Qoftë luftë, [apo diçka tjetër], të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, theksoi artistja e hitit “New Rules” dhe themeluesja e festivalit në Kosovë, Sunny Hill.

Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u zhvendos përsëri në Londër kur i mbushi 15 vjet, për të ndjekur siç ka potencuar ajo gjithmonë “ëndrrën e saj”./ KultPlus.com

Pas “Time”, Dua Lipa edhe në ballinën e “Elle USA” (FOTO)

Pas kopertinës së të famshmes “Time”, Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses, duke e zënë ballinën e prestigjiozes “Elle Usa”.

Në postimin e saj, ajo ka falënderuar revistën “Elle”, duke ndarë disa fotografi të shkrepura nga fotografi Dan Beleiu, ku u cilësua si “Mbretëresha e pistës së vallëzimit”.

Para tre ditësh, Lipa u shpall nga “Time” si një ndër 100 njerëzit me më ndikim në botë.

Gjatë intervistës, ajo ka folur që nga manifestimi i ëndrrave të saj, deri te krenaria për Kosovën. / KultPlus.com

Dua Lipa lanson këngën “Illusion” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka lansuar sot projektin e ri të titulluar “Illusion”.

Kjo është kënga e tretë me radhë që vjen në kuadër të albumit të saj “Radical Optimism” i cilin pritet të lansohet i plotë më 3 maj.

Këngët paraprake Houdini dhe Training Season patën një sukses të jashtëzakonshëm dhe njejtë pritet të ndodhë edhe me Illusion.

Fituesja e tre çmimeve Grammy, viteve të fundit ka shënuar suksese të mëdha në karrierë dhe po konsiderohet si një ndër artistet me të veçanta në botën e muzikës. / KultPlus.com

Dua Lipa nderohet me statujë prej dylli në Stamboll

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar përsëri me një statujë prej dyllit, në qytetin e Stambollit.

Muzeu “Madame Tussaunds Istanbul” e ka zbuluar statujen e këngëtares, në të cilën ka të veshur njërën nga veshjet e tourit të saj “Future Nostalgia”, me të cilën Dua ka promovuar albumin e saj.

“Madame Tussauds Istanbul” është një atraksion turistik që gjendet në Avenue Istiklal në Stamboll. 

Statuja prej dyllit e Dua Lipës gjendet edhe në vende të tjera, duke përfshirë Londrën, Orlandon e Singaporin./KultPlus.com

Dua Lipa gati albumin e tretë, zbulon detaje nga “Radical Optimism”

Dua Lipa ka zbuluar detaje rreth albumit të saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të jetë i disponueshëm nga data 3 maj. Nga “Radical Optimism” tashmë janë publikuar dy këngë solo “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat padyshim kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unik dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që u bëra kurioze, ndërsa fillova ta përfshija në jetën time. Më goditi ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së psikedelisë, trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi dhe kjo ndershmëri dhe qëndrim është një ndjenjë që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”, shprehet Dua. / KultPlus.com

Dua Lipa në mesin e 50 grave më me ndikim në botë

Për të dytin vit radhazi, The Independent ka përpiluar një listë me 50 gratë më me ndikim të momentit. Ato vinin nga një shumëllojshmëri botësh që përfshinin artet, politikën, biznesin, sportin, televizionin, median dhe aktivizmin.

The Independent ka marrë një vendim të qëllimshëm për të mos përjashtuar gratë me të cilat lexuesit mund të mos pajtohen ose të mos i miratojnë. Ndikimi nuk do të thotë adhurim dhe disa nga figurat më me ndikim të historisë nuk janë shumë të diskutueshme, për të mos thënë aspak.

Në krye të listës është Esther Ghey, e cila nuk është thyer nga vrasja brutale e vajzës së saj Brianna, por e ka përdorur atë për të bërë fushatë për të mirë dhe për ndryshim.

Asaj i bashkohet titanja sportive Mary Earps, e cila ndihmoi në udhëheqjen e luaneshave në një finale të Kupës së Botës dhe frymëzoi një komb, kancelarja në pritje Rachel Reeves dhe aktorja Hannah Waddingham e cila ka triumfuar në skenë dhe ekran në 12 muajt e fundit.

Por, në këtë listë nuk mungon edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj.

“Në moshën 25-vjeçare, mbretëresha e popit të Gen Z, Dua Lipa, është bërë e famshme në një peizazh mjaft të kënaqur me idenë e grave të fuqishme – por sigurisht që nuk është diçka që ajo e ka marrë si të mirëqenë. Jeta e saj, pranoi ajo në fillim të këtij viti, është formësuar nga fakti që prindërit e saj u detyruan të largoheshin nga ish-Jugosllavia gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1990. Më parë ajo ka kritikuar politikat e qeverisë për imigracionin dhe ka bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, dhe në fillim të këtij viti shprehu zhgënjimin për kufizimet e vendosura për yjet e popit. “Ata nuk duan që ju të jeni politik. Ata nuk duan që ju të jeni të zgjuar”, tha ajo për Rolling Stone. Dua Lipa është e zgjuar po aq sa edhe politike; ajo ka klubin e saj të librit, ku interviston autorë si Hanya Yanagihara dhe Brit Bennet dhe foli në Festivalin Hay të vitit të kaluar. Por të mos harrojmë se ajo bën edhe zhurmë: fenomeni global që ishte “Barbie” nuk do të kishte qenë i njëjtë pa diskotekën e saj të përsosur “Dance the Night”,”, thuhet në përshkrimin që The Independent ja ka bashkuar fotografisë së Dua Lipës. / KultPlus.com

Dua Lipa surprizon nxënësit, rikthehet në shkollën e saj fillore për 8 mars

Dua Lipa u rikthye në shkollën e saj të vjetër fillore për të surprizuar nxënësit e vitit të 6-të dhe për të rikujtuar vendin e vogël ku bënte audicione për shfaqjet e saj kur ka qenë e vogël.

Superylli i muzikës shkoi në klasën e gjashtë për të suprizuar fëmijët së bashku me prezantuesin e emisionit të mëngjesit të BBC Radio 1, Greg James.

Gjatë vizitës, ajo ka ndarë me të rinjtë përvojat e saj kur ishte vetë në ato banka. Përherë e përkushtuar ndaj rrënjëve të saj dhe duke mos harruar nga ka nisur, Dua ka shpjeguar para nxënësve se në shfaqjen e shkollës ajo nuk kishte marrë rolin e saj të dëshiruar.

Mësuesi i saj i vjetër, Rob, më pas tregoi një klip të saj në “pjesën që ajo nuk donte” dhe e ftoi atë në audicion për rolin kryesor.

Nxënësit e klasës së gjashtë kanë filluar t’i tregojnë asaj aftësitë e tyre për aktrim. Si një nga figurat më frymëzuese të skenës muzikore ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fuqishëm se me përpjekje dhe pasion, ëndrrat mund të bëhen realitet./KultPlus.com

E shkëlqyer në çdo aspekt, Dua Lipa me performancë magjike në ‘Brit Awards’ (VIDEO)

Dua Lipa shkëlqeu në BRIT Awards 2024.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau disa koreografi magjepsëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shtunën në O2 Arena të Londrës, teksa bëri performancën e saj të parë që nga viti 2021.

Përpara se të fitonte çmimin e saj të shtatë në eventin për aktin më të mirë pop, Dua hapi çmimet BRIT me këngën e saj hit “Training Season”, me një rutinë të ndryshme nga ajo që dha në “Grammy Awards” muajin e kaluar, shkruan People.

Ajo kërceu dhe këndoi me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të shkurta dhe çizme përpara se kërcimtarët të fillonin të ‘lundronin ‘përreth gjatë vargut të dytë të këngës.

Më pas, dy kërcimtarë, të lëshuar prej lart i kapën krahët dhe e ngritën nga toka, ajo vazhdoi të ngrihej në ajër.

Përpara eventit të së shtunës, Lipa ndau një postim karuseli në Instagram për të informuar fansat në provat e saj për shfaqjen e çmimeve.

“Unë kam qenë duke u marrë me provat e BRITS dhe nuk kam pasur asgjë për të postuar, por këtu janë disa poza nga prapaskenat e xhirimeve”, shkruhej në mbishkrimin e saj krahas fotografive të sesionit. “Shihemi nesër!!!!!!!”

Pas performancës së saj që la pa fjalë në “Grammys”, Dua edhe njëherë e dëshmoi që paraqitja e saj në skenë është spektakolare. /KultPlus.com