Sot, më 14 shtator, do të ishte ditëlindja e 34-të e artistes Amy Winehouse. Këngëtarja vdiq në vitin 2011, por muzika e saj jeton dhe ka frymëzuar një brez të ri artistësh.
Për të festuar muzikën dhe jetën e saj, Gallant është bashkuar me yllin Dua Lipa për të sjellë një interpretim të mrekullueshëm të këngës “Tears Dry On Their Own” të Amys, përcjellë KultPlus.
Dyshja, të ulur përballë njëri tjetrit, sjellin këngën në një atmosferë të errët.
Në një prononcim të marrë ekskluzivisht nga The FADER, Dua Lipa tha: “Më pëlqen të punoj në këtë këngë me Gallant, ai është kaq i talentuar. Isha shumë e emocionuar që kisha mundësi të punoja me të, ai është një artist vërtetë i madh”. / KultPlus.com