Osmani uron Dua Lipën: Ju jeni inspirim për gjithë botën

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani  ka uruar këngëtaren e famshme, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Instagram Story, Osmani ka thënë se Dua nuk është inspirim vetëm për vajzat dhe gratë në Kosovë, por në të gjithë botën.

“Urime për yllin tonë Dua Lipa” në ‘Grammy-n’ e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Osmani në një postim të publikuar në InstaStory./ KultPlus.com

Simbolika pas fustanit të Dua Lipës në ceremoninë e Grammy

Të gjitha veshjet e Dua Lipës në ceremoninë e Grammy u përfolën e u pëlqyen shumë nga të gjithë.

Fustani rozë e hapur nga Versace me flutur sipas këngëtarës ka një kuptim më të thellë për të, transmeton Anabel.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë kuptim për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua.

Fluturat mendohen të jenë simbolikë e ringjalljes, ripërtritjes dhe rezistëncës, duke u bazuar në procesin nëpër të cilin kalon larva për t’u shëndrruar në flutur./KultPlus.com

Dua Lipa attends the #Grammys wearing a custom-made #AtelierVersace column dress entirely covered in crystal mesh. The…

Posted by Versace on Monday, March 15, 2021

Momenti emocionues kur Dua Lipa fiton “Grammy” (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, tashmë mban dy çmime Grammy.

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Në momentin që është thirrur emri i Dua Lipës, ajo është emocionuar pafund dhe ka filluar të qaj. Këtë moment ajo e përshkruan si një ëndërr të realizuar.

Po ju sjellim videon më poshtë për të dëgjuar fjalën e Duas me këtë rast. /  KultPlus.com 

Dua Lipa e gatshme për ceremoninë e ‘Grammy Awards’: Është një vit i mirë për ndryshime

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shawn Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/?utm_source=ig_embed

Krahas sukseseve të mëdha gjatë 12 muajve të shkuar, Dua është nominuar në dy kategori në për Grammy Awards: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Në kategorinë për artisten e vitit, këngëtarja shqiptare është njëra prej gjashtë femrave të nominuara, krahas Bebe Rexhës, Jorja Smith, Chloe x Halle, H.E.R., Margo Price, Greta Van Fleet dhe këngëtari Luke Combs.

Po ashtu, tashmë është konfirmuar se Lipa do të jetë një prej performuesve në evenimentin e të dielës mbrëma në Staples Center në Los Angeles.

Në një intervistë për Vanity Fair, Dua ka folur për nominimet e saj, kë shpreson ta takojë në ceremoninë e Grammy Awards, si edhe për planet e të ardhmes dhe se çfarë duhet të presim nga albumi i saj i ri.

“Oh, Zot. Akoma më duket joreale. E dini çfarë? Për disa javë nuk kam mundur të besoja”, ka thënë 23-vjeçarja kur është pyetur se si ndihet pas nominimit për Grammy.

 “Si artiste britanike, kur të jepet një njohje e këtillë, jam shumë e gëzuar dhe shumë falënderuese për të. Nuk di si ta them me fjalë, por jam falënderuese për fansat e mi, ata që e dëgjojnë dhe e shpërndajnë muzikën time, dhe që po arrin te shumë njerëz, prandaj kam marrë dy nominime. Jam shumë e lumtur, e emocionuar dhe e entuziazmuar. Asnjëherë më parë nuk kam qenë si e nominuar në Grammy. Është një emocion krejt i ri. Kësaj radhe ndihem si pjesë e plotë e ceremonisë”.

“I njoh shumicën prej tyre (konkurrentët për çmimin e artistit të ri). I njoh të gjitha femrat në atë kategori. Është një dallim i madh nga vitet e kaluara, të shohësh kaq shumë femra të përfshira në Grammy. Dhe është gjë e mirë kur të jepet kjo mundësi dhe kjo njohje. Mendoj se është një vit i mirë për ndryshime dhe është bukur të jem pjesë e një viti të tillë”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Gjatë intervistës, Dua ka thënë se për të ka qenë Pink këngëtarja që e ka bërë performancën më të mirë në Grammy, ndërsa të dielën mbrëma shpreson ta takojë Alicia Keys. “E dua atë (Alician). I kam kënduar këngët e saj kur kam qenë e vogël”, ka thënë 23-vjeçarja.

“E shndritshme. Elegante, pakëz dramatike – por, në të njëjtën kohë, mendoj se është klasike. Ndihem komode në atë veshje. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja” – kështu e ka përshkruar Dua veshjen që ka zgjedhur për mbrëmjen e rëndësishme.

Këngëtarja ka thënë se është duke u përgatitur për një këngë të re këtë vit, mirëpo dëshiron që ta bëjë përzgjedhjen e duhur. “Dua të jem e sigurt se do të jetë një fillim i përsosur për albumin e dytë. Është akoma në fillim. Shpresoj t’ju sjell diçka këtë vit”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/KultPlus.com