“Vogue” publikon listën e yjeve të veshura më së miri në “Grammy 2022”

Ceremonia “Grammy” është zakonisht një ngjarje ku rregullat e modës nuk zbatohen. Organizatorët e natës më të madhe në industrinë e muzikës, mburren me faktin se yjet mbi qilim të kuq zgjedhin të guxojnë me stilin e modës, duke sjellë fustane unike dhe veshje që habisin, në përpjekje për t’u bërë virale. Edhe këtë vit, emrat më të njohur të muzikës dukeshin të etur për të sfiduar pritshmëritë.

Disa prej emrave që revista prestigjioze e modës, “Vogue”, ka zgjedhur t’i përfshijë në listën e veshjeve më të mira të ceremonisë “Grammy”, janë: Lady Gaga, e cila dukej elegante me një fustan bardh dhe zi të markës, “Armani Privé” dhe stoli prej diamanti nga “Tiffany & Co”, pastaj Dua Lipa, e cila u shfaq plot stil mbi qilim të kuq, e veshur me fustanin klasik të shtëpisë së modës, “Atelier Versace”. Dukjen, këngëtarja kosovaro-britanike e kompletoi me stilin e ri të flokëve të bardha dhe një mori stolish prej ari. Lenny Kravitz shkëlqente me stilin unik të një ylli të muzikës rok, i veshur me pantallona prej lëkure të kombinuara me këpucë me take dhe një bluzë që ngjasonte me një rrjetë prej argjendi, raportoi të hënën “Vogue”.

Jack Harlow dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi të markës “Givenchy”, derisa Lil Nas X u shfaq në stilin barok me kostumin e mbushur me margaritarë të markës “Balmain”. Kurse, aktorja dhe komediania, Tiffany Haddish, e përjetoi një eksperiencë divash e veshur me fustanin ngjyrë ari të markës “Prada”.

Listën e “Vogue” e përbëjnë edhe yjet: SZA, Halsey, Allison Russell, Cynthia Erivo, Snoh Aalegra, Justin dhe Hailey Bieber, Giveon, Jared Leto, St. Vincent, Leslie Odom dhe Rachel Zegler. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe lulëzimi i saj ndër vite në çmimet ‘Grammy’

Nga një refugjate në Londër, Dua Lipa ka arritur që ndër vite të krijojë një identitet të saj edhe realisht të arrijë majat e botës, shkruan KultPlus.

Paraqitjet e saj të fundit në publik dhe koncertet e organizuara kanë mundësuar që Lipa të zgjerojë muzikën e saj edhe më shumë.

Së fundmi, 26 vjeçarja ka bërë një prezantim special në çmimet ‘Grammy’ së bashku me këngëtaren tjetër Megan Thee Stallion, derisa ajo është vlerësuar për veshjen e mrekullueshme.

Ndërkohë, KultPlus iu sjellë edhe veshjet e saj ndër vite duke filluar nga vitit 2017 deri në 2021.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme me një prezantim special, Dua Lipa dhe Megan Stallion bëjnë paraqitje glamuroze në ‘Grammys’. /KultPlus.com

Me një prezantim special, Dua Lipa dhe Megan Stallion bëjnë paraqitje glamuroze në ‘Grammys’

Dua Lipa së bashku me këngëtaren Megan Thee Stallion kanë dhuruar çmimin e artistit më të mirë në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Instagram”, Lipa deklaroi se ishte një nder që të prezantonte këtë çmim.

Me një prezantim të veshjeve nga pronarja e Versace, Donatella, Lipa dhe Stallion u prezantuan para publikut në një mënyrë të veçantë.

Çmimet ‘Grammy’ u rikthyen në formë fizike pas dy viteve mungesë, ku u mbajtën në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com

Së bashku me shumë yje, Dua Lipa do të performojë në çmimet ‘Grammy’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë në ndarjen e çmimeve ‘GRAMMY 2022’, si njëra prej fituesve të mëhershme, shkruan KultPlus.

Lista e larmishme e prezantuesve në GRAMMY 2022 përfshin të nominuarat aktuale për GRAMMY, Megan Thee Stallion, Joni Mitchell dhe Questlove; Fituesit e GRAMMY-t Lenny Kravitz, Dua Lipa, Ludacris, Billy Porter, Bonnie Raitt dhe Keith Urban; dhe shumë të tjera

Çmimet ‘GRAMMY’ do të ndahen më 3 prill, ku edhe transmetimi do të bëhet LIVE në Internet.

Më 2018 Dua kishte fituar dy çmimet e para ”Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance. /KultPlus.com

Dua Lipa befasohet në prapaskenë për nder të përvjetorit të dytë të Future Nostalgia (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka marrë një befasi të këndshme në prapaskena, shkruan KultPlus.

Më 27 mars janë bërë 2 vite që kur Lipa publikoi albumin e saj “Future Nostalgia”, derisa ajo po shënon akoma suksese të mëdha nga ky album.

Gjatë ditës së djeshme, 26 vjeçarja bëri shpërndarjen e disa fotografive të veçanta për nder të përvjetorit të dytë të këtij albumi. /KultPlus.com

Dua Lipa gëzon gjithë fansat e saj: Albumi i ri është gati 50 për qind

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar vazhdimisht në albumin e saj të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm nga “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Lipa zbuloi informacione mbi albumin e saj të ri në një intervistë me Elton John në podcast “Service 95”.

“Ka filluar të ndihet mirë dhe po merr formë”, ka thënë Lipa në intervistën e saj me John, pikërisht në datën e lindjes së këtij të fundit.

Aktualisht, 26 vjeçarja është duke shijuar sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua në vitin 2020.

Këngëtarja e “Sweetest Pie” mori dy çmime në iHeartRadio Music Awards 2022, duke përfshirë Dance Album of the Year për Future Nostalgia dhe Song of the Year për “Levitating”. /KultPlus.com

SunnyHill zyrtarisht do të mbahet këtë vit

Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, Sunny Hill, ka konfirmuar zyrtarisht se do të mbahet këtë vit, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Sunny Hill, ka publikuar një fotografi nga ky festival, me mbishkrimin “Thuaj përshëndetje SUNNY HILL FESTIVAL 2022”.

Të njëjtën gjë ka bërë pak ditë më parë edhe Dukagjin Lipa, babai i Duas.

Sunny Hill Festival do të mbahet në muajin gusht në Prishtinë, dhe duke iu referuar edicioneve të shkuara ku kanë ardhe shumë yje botërore, pritet që edhe në këtë edicion të ketë prurje të mëdha./ KultPlus.com

Dua Lipa merr dy çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2022’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë dy çmime në ‘iHeartAwards2022’, shkruan KultPlus.

Lipa rrëmbeu çmimin e Këngës së Vitit me hitin ‘Levitating dhe Albumin e Vallëzimit të Vitit me albumin ‘Future Nostalgia’.

Shfaqja “iHeart Radio Music Awards 2022” që u transmetua të martën në mbrëmje (22 mars) nga Los Angeles, nderon artistët dhe këngët më të dëgjuar në stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin iHeartRadio gjatë gjithë vitit 2021.

E organizuar nga LL Cool J, ceremonia e sivjetshme shfaqi performanca nga Megan Thee Stallion, Jason Aldean, John Legend, Charlie Puth, LL Cool J, Måneskin dhe Jennifer Lopez, e cila gjithashtu ishte fituesja çmimit të sivjetmë Icon./ KultPlus.com

Në mesin e Metallica, J. Cole dhe Green Day, Dua Lipa pjesëmarrëse në festivalin “Lollapalooza”

Dua Lipa do të jetë pjesë e njërit prej festivaleve të muzikës më të mëdha në botë “Lollapalooza” në Çikago, transmeton KultPlus.

“Lollapalooza” ka shpallur formacionin e saj për verën e vitit 2022 në Grant Park. Kryesuesit për festivalin muzikor të kësaj vere në Çikago përfshihen: Metallica, Dua Lipa, J. Cole, Green Day, Doja Cat, Machine Gun Kelly, Lil Baby dhe Kygo.

Lollapalooza rikthehet me forcë të plotë këtë vit, sipas një njoftimi nga festivali, me më shumë se 170 shfaqje të planifikuara për tetë skena në parkun buzë liqenit të Çikagos gjatë fundjavës së fundit të korrikut.

Gjithashtu pjesë e përzierjes është ushqimi nga rreth 35 kuzhinierë dhe restorante, duke përfshirë opsione vegane, vegjetariane dhe pa gluten. Plus “Kidzapalooza” është rikthyer këtë verë me hyrje falas për fëmijët 10 vjeç e poshtë.

Përveç Dua Lipës në këtë festival do të performojnë edhe artistë si: Jane’s Addiction, Glass Animals, Billy Strings, Big Sean, The Kid Laroi, Jazmine Sullivan, Don Toliver, Charli XCX, Idles, Turnstile, Kaskade, Rezz, The Marías, Zhu, YG, Dominic Fike, King Princess, Wallows, St. , Girl in Red, Ashnikko, Denzel Curry, BLXST, Black Coffee, Duke Dumont, Polo & Pan, Liquid Stranger, Clozee, Willow, Royal Blood, Maneskin, Orchestra Manchester, Cordae, Local Natives, Tove Lo dhe Caroline Polachek./ KultPlus.com

Dukagjin Lipa ka një pyetje për adhuruesit e SunnyHill: A jeni gati?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival që nuk është mbajt viteve të fundit si pasojë e pandemisë, këtë vit do të rikthehet në Prishtinë.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se Sunny Hill Festival po rikthehet në Kosovë, duke iu referuar një interviste të Dua Lipës për medie të huaja, ku ka dhënë detaje për këtë festival.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Lipa ka postuar disa foto me mbishkrimin “Ndjenja e veçantë e festivalit. A jeni gati?” /KultPlus.com

Dua Lipa nuk ndalet së lulëzuari, shkruan histori në Billboard

Kënga e Dua Lipës me titull “Levitating” e regjistron një javë të 70-të në Billboard Hot 100 (në tabelën e datës 19 mars 2022), duke rishkruar rekordin për më shumë javë të shpenzuara ndonjëherë në sondazh nga një grua, përcjell KultPlus.

“Levitating” është kënga e pestë që kaloi të paktën 70 javë në Hot 100 në Billboard, që daton që nga fillimi i tabelës në gusht 1958.

“Levitating” u ngjit në numrin 2 në Hot 100 të datës 22 maj 2021 dhe, i nxitur nga jetëgjatësia e tij, mbretëroi si titulli kryesor në tabelën “Hot 100 Songs” të fundvitit 2021 të Billboard. (Ka kaluar 41 javë në top 10, më së shumti për një këngë nga një grua dhe e dyta në përgjithësi vetëm pas 57-javëve të top 10-save të “Blinding Lights.”)

“Është mirë pasi punon kaq shumë, veçanërisht nga pandemia, kur ke burime të kufizuara,” u mrekullua Lipa për Billboard kur mësoi për këngën e saj “Levitating”.

“Pra, kjo do të thotë shumë për mua. Ajo se çfarë është duke bërë kënga “Levitating” në tabelën e Billboard është absolutisht surreal. Është absolutisht magjepsëse për mua. Unë jam vërtet, vërtet, shumë mirënjohëse për të gjitha.”

“Levitating” është gjithashtu hiti më i gjatë i Hot 100 në historinë e Warner Records. /KultPlus.com

Lipa merr pjesë në hapjen e shkollës shqipe në Teksas: Kam folur shqip me prindërit për të mos harruar rrënjët (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka marrë pjesë me një fjalim në ceremoninë e hapjes së parë të shkollës shqipe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Përkundër angazhimeve të saja me koncertin dhe këngën e saj të fundit, Lipa gjeti kohë që të marrë pjesë në hapjen e shkollës shqipe dhe të ndajë përvojat e saja me të pranishmit e tjerë.

Fillimisht, 26 vjeçarja falënderoi organizatorët për ftesën, derisa u shpreh shumë e lumtur që po merr pjesë aty.

“Ju faleminderit shumë që më keni parë sot këtu dhe për të festuar me ju hapjen e kësaj shkolle. Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtuan fëmijërinë time kur erdha nga Prishtina në Londër”, tha Lipa.

Ajo gjithashtu kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste në gjuhën shqipe me prindërit.

“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, përfundoi fjalimin e saj.

Dua Lipa së fundmi ka bërë publikimin e një kënge të re në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, ku po dëgjohet nga e gjithë bota. /KultPlus.com

Publikohet kënga e re “Sweetest Pie” nga Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarën e njohur, Megan Thee Stallion, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës së titulluar “Sweetest Pie”.

Kujtojmë se Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe kënga e saj më e fundit e titulluar “Demeanor” është shndërruar në një hit tjetër të këngëtares. / KultPlus.com

Pse kënga ‘One kiss’ nga Dua Lipa po këndohet nga tifozët e Liverpoolit

Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpool-it dhe ‘One Kiss’ nga Dua Lipa nisi kur ajo performoi hitin në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës, transmeton KultPlus.

Kur UEFA njoftoi fillimisht se një shfaqje do të zhvillohej para fillimit, dukej se kishte një ndjenjë skepticizmi rreth idesë në Evropë, duke pasur parasysh ngjashmëritë me aktivitetet e sporteve amerikane.

Ndërsa disa tifozë të futbollit mund të jenë ende të pasigurt për konceptin, 30,000 tifozët e Liverpool-it që kishin udhëtuar 1,800 milje për të arritur në stadiumin NSC Olimpiyskiy, sigurisht që ishin në bord, teksa këndonin tekstin e “One Kiss”.

Pavarësisht humbjes 3-1 ndaj Real Madridit të Zinedine Zidane në atë rast, në ditët në vijim, videot e tifozëve të Liverpoolit që këndonin këngën u bënë virale në mediat sociale dhe kështu lindi një traditë e re./ KultPlus.com

Nesër publikohet bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Megan Thee Stallion

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, nesër do të publikojë një këngë të re me titull “Sweetest Pie”, shkruan KultPlus.

E njohur për zërin e saj unik, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.

Ndërkaq, sot Lipa ka ndarë edhe një fotografi tjetër me këngëtaren, që duket se është krijuar në xhrimet e një videoklipi.

“NESËR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Aq e emocionuar sa që po qaj krem sheqeri nga kanalet e mia të lotit!!!!!!”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotos. / KultPlus.com

Publikohet një pjesë e këngës së re të Dua Lipës (VIDEO)

Dua Lipa ka njoftuar së fundmi ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj të re në bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion, shkruan KultPlus.

Data 11 mars është konfimuar si dita kur edhe do të publikohet ky bashkëpunim, me emrin “Sweetest Pie”.

Më poshtë mund të dëgjoni edhe një pjesë zyrtare të publikuar nga vetë dyshja. /KultPlus.com

Yje të shumtë do të performojnë në ndarjen e çmimeve ‘IHeartRadio’

Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 zbuluan sot listën e saj të mbushur me yje që do të performojnë në datën e ndarjes së çmimeve, përcjell KultPlus.

LL Cool J, Jennifer Lopez, Megan Thee Stallion, Jason Aldean, John Legend, Charlie Puth dhe Måneskin do të dalin në skenën e shfaqjes së çmimeve.

Përveç performancës, Lopez do të nderohet me çmimin prestigjioz iHeartRadio Icon 2022, për të nderuar atë se çfarë ka bërë ndër vite Lopez për kulturën, artin dhe muzikën në përgjithësi.

Lista e plotë e të nominuarve u shpall në janar dhe përfshin Dua Lipën, Justin Bieber, Olivia Rodrigo, Karol G, Drake, Ed Sheeran, Megan Thee Stallion, Bad Bunny dhe shumë të tjerë.

Këtë vit, dëgjuesit do të kenë mundësinë të vendosin fituesit në disa kategori të reja dhe të krijuara.

Votimi social filloi më 27 janar dhe do të mbyllet më 15 mars në orën 23:59 për të gjitha kategoritë.

Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Auditorium Shrine në Los Angeles, Kaliforni, të martën, më 22 mars në Fox. Ngjarja mund të dëgjohet gjithashtu në stacionet radiofonike iHeartMedia në mbarë vendin dhe në aplikacionin iHeartRadio. /KultPlus.com

Dua Lipa publikon pamjet e para të filmit ‘Argylle’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar pak nga filmi i saj më i ri ku luan.

Lipa shfaqet me një rol në filmin “Argyle”.

Ajo në këtë skenë paraqitet në krahët e një aktori që duket sikurse po vallëzojnë.

Filmi “Argyle” është prodhim i Marvel dhe në të përpos Dua Lipës luajnë edhe: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena, Samuel L. Jackson, Dua Lipa, Ariana DeBose dhe Rob Delaney./ KultPlus.com

Vajzat dhe gratë e Kosovës që shkëlqyen në botë – Dua Lipa

KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.

Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.

Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.

Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.

Në vazhdim, KultPlus ua sjell këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila së fundmi ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia” e që fillimisht ishte paraparë për vitin 2020, por që u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut. 

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

Po ashtu, Lipa së shpejti do të publikojë edhe një këngë të re. E njohur për zërin e saj magjik, ajo ka bërë të ditur edhe datën se kur do të publikohet kënga e saj e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren Megan Thee Stallion.

Kujtojmë se kënga “Scared to be lonely”, një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Martin Garrix pati arritur shifrën e 1 miliardë transmetimeve në platformën muzikore “Spotify”.

Ajo po ashtu ka qenë e nominuar për dy çmime nw “BRIT Awards” derisa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B. 26 vjeçarja la pas vetës yje të mëdhenj siç janë: “Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes”.

Këngëtarja shqiptare e cila ka prekur majat e botës, Dua Lipa, ka mbajtur këtë vit dhe një mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli Atlanti, ku përfaqësoi Kosovën në nivelet më të larta diplomatike, sikurse të ishte në rolin e një ambasadoreje.

“Ne e kemi në gjene të lulëzojmë”, – ishte njëri prej mesazheve që Lipa u mundua të shpërndajë te të gjithë të pranishmit e famshëm që ishin në atë mbrëmje. / KultPlus.com

Kur Dua Lipa këndonte në Kosovë: E desha me gjithë zemër Mësuesën e klasës së parë (VIDEO)

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve, shkruan KultPlus.

Njëra prej këngëtareve më të njohura në të gjithë botën, Dua Lipa, këndonte dikur për Mësuesën e saj derisa jetonte dhe vepronte në Kosovë.

KultPlus iu sjellë videon, ku Dua shihet përkrahë shoqes së saj, Diellza Dobroshi, e cila tashmë është fashion blogere në Paris. /KultPlus.com

Fansi 80 vjeçar emocionohet kur takon Dua Lipën, videoja e tyre bëhet virale (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një idhull për shumë persona që e pëlqejnë muzikën e saj, përcjell KultPlus.

Së fundi, është publikuar një video ku shihet fansi i saj 80-vjeçar i cili emocionohet kur e takon Dua Lipën, me të cilën ëndërron ta bëjë një vallëzim.

Më poshtë, KulPlus ua sjell videon e cila është bërë virale në rrjete sociale./ KultPlus.com

Dua Lipa i uron babait të saj ditëlindjen: Urime për binjakun tim

Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 53-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.

“Urime ditëlindja për binjakun tim”, ka shkruar Lipa në “Instagram”. /KultPlus.com

Në njërën prej arenave më të famshme në botë, Dua Lipa dominon skenën me shkëlqimin e saj

Ishte koncerti i saj i madh në njërën prej arenave më të famshme në botë, kështu që nuk është çudi që Dua Lipa duhej të shkëlqente, transmeton KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj mahnitëse në veshjen e qëndisur nga dantella e verdhë Balenciaga, e cila kishte gjithashtu çizme të brendshme teksa performonte në Madison Square Garden në New York City të martën mbrëma.

Turneu – në kuadër të albumit të saj të dytë Future Nostalgia – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Floridas muajin e kaluar.

Fituesja e çmimit Grammy – e cila kohët e fundit fitoi çmimin për aktin më të mirë Pop/R&B në BRIT Awards muajin e kaluar – ishte veshur me grim minimal dhe performoi magjishëm në këtë mbrëmje. /KultPlus.com

Tifozët në stadiumin ‘Wembley’ një zëri këndojnë këngën e Dua Lipës (VIDEO)

Dua Lipa me zërin e saj magjik ka arritur që të marrë vëmendje nga e gjithë bota dhe rrjedhimisht të dëgjohet nga shumë njerëz, shkruan KultPlus.

Njëri prej stadiumeve më të famshëm në Angli “Wembley” ka qenë i stërmbushur gjatë ditës së djeshme kur edhe është zhvilluar takimi mes Liverpoolit dhe Chelsea në kuadër të ndeshjes finale të Kupës së Anglisë.

90 mijë shikues të pranishëm në këtë stadium kanë dëgjuar dhe shumë prej tyre edhe kanë kënduar këngën e Dua Lipës me titull “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ky i fundit ka shpërndarë me publikun një video në llogarinë zyrtare në “Instagram”. /KultPlus.com