Dua Lipa anulon një tjetër koncert për shkak të problemeve me fyt, ka një lajm për fansat e saj

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka anuluar një tjetër koncert për shkak të problemeve të saj me fytin, transmeton KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur 26 vjeçarja përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ku ka treguar se nuk do të shfaqej në koncertin e fundvitit për shkak të urdhërit të mjekut.

“Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga laringiti dhe kam qenë në pushim vokal sipas udhëzimeve të mjekut tim,” tha fillimisht këngëtarja.

The usual: The Don't Stop Now singer first announced that she wouldn't be able to perform at the iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball in Los Angeles due to her ailment last week;  photographed on September 17 at the iHeartRadio Music Festival

Tutje, Lipa deklaroi se prishte një rikuperim të shpejt, por për fakt të keq, ajo është në gjendje të keqe akoma dhe nuk do të mund të performojë në iHeartRadio Z100 Jungle Bell.

“Më vjen shumë keq që nuk jam atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të formacionit të jashtëzakonshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju”, shtoi tutje këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dua Lipa ka njoftuar së fundmi se planifikon që të udhëtojë në një “Tour” vitin e ardhshëm. /KultPlus.com

Dua Lipa nominohet për çmimin ‘Artistja e Vitit’

Dua Lipa është nominuar për “Artiste e Vitit” në 2022 në GoldDerby Music Awards, shkruan KultPlus.

Gold Derby është një uebsajt amerikan për parashikime dhe lajme argëtuese, i themeluar në vitin 2000 nga Tom O’Neil.

Faqja e internetit filloi të japë çmimet e veta, Gold Derby Awards, për filmin dhe televizionin në 2003, dhe për muzikën në 2021. Në 2015, faqja u ble nga Penske Media Corporation.

Së fundmi, Dua Lipa zyrtarizoi bashkëpunimin e saj me markën sportive “PUMA”, koleksion të cilin e ka emëruar në gjuhën shqipe “flutur”.

Dua Lipa deri tani ka arritur që të fitojë shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë edhe tri Grammy Awards. /KultPlus.com

Me emër shqip ‘flutur’ zyrtarizohet bashkëpunimi Dua Lipa dhe PUMA

Dua Lipa dhe Puma po e vazhdojnë parnteritetin e tyre, duke arritur të realizojnë një bashkëpunim të ri mes veti, shkruan KultPlus.

Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasador i markës, fituesja e Grammy dhe Puma po nxjerrin një koleksion të quajtur “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.

Dua Lipa and Puma Team on First Collection

Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë. /KultPlus.com

Bashkëpunimi mes kompanisë PUMA dhe Dua Lipa vjen në realitet (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar së fundmi për llogon e saj të re në bashkëpunim me firmën “Puma”, shkruan KultPlus.

Përmes një videoje të publikuar nga Puma, shihet se si emri i “Dua-së” rikthehet në një logo dhe përshtatet plotësisht në krijimin e një “fluture”

26 vjeçarja ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ku edhe shihet filteri i llogos në fytyrën e saj.

Image

Kompania sportive PUMA kishte bashkëpunuar fillimisht me Lipën përmes atleteve “Mayze”.

KultPlus iu sjellë më poshtë edhe videon bashkëpunuese mes PUMA-së dhe Dua-së. /KultPlus.com

Dua Lipa me një lajm të keq për fansat e saj, mjeku ia anulon koncertin e fundvitit

Këngëtarja Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj për një lajm të keq që ka marrë nga mjeku i saj, pasi nuk do të performojë në eventin “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Insta-Story”, 26 vjeçarja ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në koncertin e fundvitit, pasi u diagnostifikua me laring.

“Më thyhet zemra që duhet të ndaj me ju faktin se nuk do të mund të performoj në ‘Jingle Ball’ të iHeartRadio KISS FM për shkak të laringitit”, ka shkruar Lipa.

“Më vjen shumë keq për të gjithë fansat e mi dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj. ‘Jingle Ball’ ka një formacion yjor me performanca të mahnitshme për të gjithë ju që jam e sigurt që do t’ju pëlqejë”, tha ajo.

Festivali që do të mbahet në qytetin e New Yorkut, do të jetë i mbushur me artistë me famë botërore sikure: Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X janë vendosur të performojnë aktualisht, lista mund të shtohet. /KultPlus.com

Image

Dua Lipa edhe me një tjetër rekord në Librin Guinness

“Dua të ndryshoj lojën” ia thotë këngës Dua Lipa në hitin e saj të vitit 2020 “Future Nostalgia”.

Këto tekste u bënë të vërteta pasi këngëtarja dhe modelja ka thyer edhe një tjetër rekord në Librin Guinness, atë për një numër të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste solo (vitin aktual) me një total prej 284,000 biletash të shitura.

Biletat ishin për koncertin e saj të transmetuar të quajtur ‘Studio 2054’.

Ky koncert ishte transmetuar drejtpërdrejt nga klubi i natës ‘Printworks’ në Rotherhithe, Londër.

‘Studio 2054’ u zhvillua më 27 nëntor të vitit 2020.

Për shkak të masave antiCovid, ‘Studio 2054’ u transmetua online në gjithë botën, duke rezultuar në një ngjarje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë mënyrë, përkrahësit e Duas patën mundësinë që të dëgjojnë albumin e këngëtarës së tyre të preferuar gjersa qëndrojnë në shtëpi.

Pavarësisht numrit rekord prej 284,000 biletash të shitura, është raportuar se koncerti mblodhi mbi pesë milionë shikues./KultPlus.com

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë për vitin 2021: Kjo do të thotë bota për mua

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” shpallet kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100 Songs” për gjithë artistët, me ç’rast ajo rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që l
dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua
“, ka shkruar Dua e entuziazmuar. / KultPlus.com

Vogue i kushton artikull të veçantë Dua Lipës – një ikonë e vërtetë e modës

Dua Lipa mori vëmendje të madhe me fustanin e saj të magjishëm në mbrëmjen “British Fashion Awards 2021”, shkruan KultPlus.

Njëra ndër revistat më prestigjioze të modës në Amerikë, Vogue, i ka kushtuar një artikull të veçantë yllit të muzikës pop.

Përmes një artikulli ku shkruhet se thjeshtësia e paraqitur nga Lipa fliste sa një mijë fjalë dhe tregoi se nuk është e nevojshme të veshësh gjithmonë pamjet më të guximshme për të rënë në sy, Vogue përshkroi figurën e madhe të këngëtares.

“Vetëm 26-vjeç, ajo nuk është vetëm një kameleone e vërtetë e modës, por edhe më e mençuar për moshën që ka.”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Vogue gjithashtu shton pjesën se fustani i Dua Lipës mund të jetë gjithashtu një shenjë respekti për titanin e industrisë dhe origjinalin e vërtetë Virgil Abloh, i cili vdiq këtë javë? /KultPlus.com

Dua in achingly simple Maximilian and Tiffany amp Co. jewellery.
Dua Lipa me fustanin e saj që mori vëmendje të madhe në mbrëmjen “British Fashion Awards 2021”

Albumi i Dua Lipës – i dyti më i dëgjuar këtë vit në mbarë botën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të jashtëzakonshme me albumin e saj të lansuar këtë vit “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Platforma për muzikë “Spotify” bën vit pas vitit në përmbledhje të të dhënave në lidhje me artistët më të dëgjuar dhe gjithashtu përfshihen edhe albumet më të dëgjuara.

Albumi “Future Nostalgia” është renditur si i dyti më i dëgjuar në të gjithë botën këtë vit, derisa kënga “Levitating” në bashkëpunim me DaBabyn është e pesta më e dëgjuara.

Future Nostalgia është albumi i dytë i këngëtares Dua Lipa, i publikuar më 27 mars 2020 nga Warner Records. /KultPlus.com

No description available.

Mbahet The Fashion Awards 2021, Dua Lipa merr pjesë, dizajnerja shqiptare merr çmimin BFC

Është mbajtur Tha Fashion Awards 2021, dhe edhe në këtë ngjarje të madhe të modës, nuk ka munguar suksesi shqiptar, përcjellë KultPlus.

Përderisa këngëtarja e famshme ka marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, Çmimi BFC (British Fashion Council) ka shkuar për dizajneren shqiptare Nensi Dojaka.

Në Royal Albert Hall të Londrës ishin mbledhur stilistët më të mirë të botës, ku edhe u nderua me një çmim dizajnerja shqiptare, përderisa në këtë mbrëmje u kujtua edhe dizajneri Virgil Abloh, i cili vdiq pak ditë më parë.

Ndërkohë, KultPlus ju sjell të plotë listën e çmimeve që janë dhënë në këtë mbrëmje të modës./ KultPlus.com

Dua Lipa uron 28 Nëntorin me fotografinë ku ajo bën shqiponjën dykrenare


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka uruar festën e 28 Nëntorit, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një InstaStory në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të sajën gjersa ajo shfaqet duke e bërë shqiponjën. Ndërsa, tek dy të tjerat shohim flamurin dhe një gotë e punuar me shqiponjë

KultPlus ua sjell të plotë shkrimin dhe postimin e Lipës:

Urime 28 Nëntori! Urime ditën e Pavarësisë Shqipëri. / KultPlus.com

Dua Lipa do të krijojë një platformë, jep detaje për ‘Service95’

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se do të bëjë lansimin e një platformeje të quajtur “Service95”, shkruan KultPlus.

Lipa në një intervistë për British Vogue ka njoftuar publikun se kjo platformë do të përfshijë shumëçka në të.

Duke filluar nga një buletin, në të cilën 26 vjeçarja do të paraqesë rekomandime, nga udhëtimet, muzika, ushqimi dhe libra të ndryshme.

“Fotografitë e mia janë një blog për jetën time. Tani do të ketë një faqe interneti ku njerëzit mund të shkojnë dhe të kërkojnë në të vërtetë gjithçka.“, tha Dua.

Ajo planifikon të përdorë Service95 për të nxjerrë në pah kauzat filantropike për të cilat ajo kujdeset. Krahasimet me Goop të Gwyneth Paltrow, e cila e nisi si një buletin falas me email që përmban rekomandimet e aktores duken të pashmangshme, por megjithëse universi i Dua-s do të prekë bukurinë dhe mirëqenien.

“Do të ketë shumë zëra të ndryshëm, artikuj interesantë dhe shënimin tim personal për atë që kam bërë dhe çfarë kam zbuluar,” shpjegon këngëtarja. Service95 do të lansohet në fillim të vitit 2022, pikërisht kur ajo përgatitet të nisë turneun e saj botëror Future Nostalgia. /KultPlus.com

Dua Lipa futet në histori, akademia Britis ndryshon formatin e një çmimi

Akademia e çmimeve “Britis” do të ndryshojë formatin për disa prej çmimeve që do t’i dhurojë vitin tjetër, shkruan KultPlus.

Përcaktimet e gjinisë dhe kategoritë e veçanta të meshkujve dhe femrave janë hequr përfundimisht nga organizatorët e Britis, pasi do të zëvendësohen me çmime neutrale, që të jenë më gjithëpërfshirëse.

Viteve të fundit, kjo akademi është përballur me presion të vazhdueshëm për të hequr këtë lloj përcaktimi të gjinisë në çmimet e tyre dhe kanë vendosur të bëjnë ndryshime.

Dua Lipa dhe J Hus janë të fundit në histori që fitojnë çmim si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artisti më i mirë mashkull” respektivisht.

Ceremonia e vitit të ardhshëm do të jetë më tetë shkurt në Londër, ku edhe janë shtuar katër kategori të reja si vijojnë: alternative/rock act, hip hop/grime/rap act, dance act and pop/RnB. /KultPlus.com

Dua Lipa fiton çmimin ‘Artistja Ndërkombëtare e Vitit’ në NRJ Music Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.

Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhej i ditur lajmi për çmimin e radhës për artisten e njohur.

NRJ Music Awards sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës franceze dhe artistët ndërkombëtar çdo vit. Fituesit zgjedhën përmes votave të publikut./KultPlus.com

Ish presidentja kroate flet për Dua Lipën: Krenare me origjinën, e përulur në lavdinë e saj, fisnike në dashurinë ndaj kombit

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ato janë takuar në ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve në Këshillin Atlantik në Washington, ku ishin të pranishëm një sërë personalitetesh të famshme.

Në ‘Distinguished Leadership Awards’, artistja që deri më tani ka fituar një sërë çmimesh, u nderua me edhe me një tjetër çmim – “Artistja e shquar e vitit 2021”.

Për më shumë, fjalimi i Dua Lipës në Këshillin Atlantik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën bëri një prezantim të mrekullueshëm të Kosovës dhe mes tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Kolinda ka bërë të qartë se ka kaluar për mrekulli, ashtu që nuk ka dashur ta humbë rastin që ta shënojë këtë moment duke u fotografuar me këngëtaren nga Kosova të lindur në Britani të Madhe.

“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, janë fjalët e ish-presidentes kroate dedikuar Duas.

“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. Jam e nderuar që kam takuar këtë artiste dhe aktiviste të shquar, zëri i fuqishëm i të cilës për lirinë dhe femrat, dëgjohet kudo”, ka shtuar Kolinda në postimin e saj./KultPlus.com

Dua Lipa habit fansat me veshjen e maskuar rrugëve të Parisit

Dhe Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail.

Por e çuditshme është se si këngëtarja 26 vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.

Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.

Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.

Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë çizme elegante të zeza – të cilat kombinoheshin mjaftueshëm me veshjen e saj.

Para se të shkonte në muzeun e artit bashkëkohor, ylli i muzikës pop u pa duke dalë nga restoranti “Caviar Kaspia”, i cili u themelua në vitin 1927.

Në fillim të kësaj jave, Dua shfaqi barkun e saj të tonifikuar në disa fotografi të publikuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë prej lëkure në ngjyrë portokalli neoni dhe pantallona me shirita ngjyrë blu.

Dua Lipa është muza e fundit e Donatellës, pasi marka e modës “Versace” e ka bërë atë fytyrën promovuese të koleksionit të tyre aktual, i cili vlerësohet të ketë fituar mbi një milion dollarë nga shitjet.

Artistja shqiptare me renome botërore përndryshe këtë javë u nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021” në Këshillin Atlantik.

Ajo mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm, duke folur për Kosovën dhe dëshirën e vendit të saj për t’u integruar lartë e më lartë në qarqet ndërkombëtare. / KultPlus.com

Nezir Kraki: Dua jonë është vërtet e përkryera e bërë femër

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki nëpërmjet rrjeteve sociale ka komentuar fjalimin e Dua Lipës në premierën e filmit ‘Zgjoi’ në Nju Jork, përcjell KultPlus.

Ai e cilëson fjalimin e Duassi një ndër më të mirët dhe që solli mesazhe të qarta e të sinqerta.

KultPlus ua sjell të plotë shkrimin e Nezir Krakit:

Dua jonë

Dua jonë është vërtetë e përkryera e bërë femer. Sinonim i bukurisë absolute dhe i artistes së mirëfilltë, nga lartësia e rinisë së saj, Dua na obligon ta duam si artiste, ta dëgjojmë si muzikë, ta admirojmë si person. Si person që talentin dhe krejt kapitalin e saj artistik e mobilizon për çeshtje e kauza fisnike.

Paraqitja e saj e fundit në Amerikë, pa trembje, pa hezitim, veç me rrezatim e me buzeqeshje…ishte plot mirësi, plot empati, plot humanizem. Ishte fjalim ndër më të mirët që mund të degjohen sot kur profesionstët e politikes e diplomacisë dinë gjithçka perveç me percjell mesazhe të qarta e të sinqerta.

Bravo Dua!

Jemi me fat që t’kemi. Edhe arti është me fat që t’ka./KultPlus.com

Rita Ora prezantuese në “MTV Awards”, Dua Lipa, Loredana e Gjon’s Tears të nominuar

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë, ku njëra ndër prezantueset do të jetë edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, shkruan KultPlus.

Në mbrëmjen kur do të bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Rita Ora ka konfirmuar se do të jetë njëra ndër prezantueset në këtë eveniment.

Artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”, është kategoria në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Në anën tjetër, “MTV EMA” do të bëjë ndarjen e çmimit për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar.

Për shtetin e Zvicrës janë të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj./KultPlus.com

Kryeministri Kurti për Dua Lipën: Jeni diplomatja më e mirë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim falënderues mbi këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, shkruan KultPlus.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderua me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Promovimin e Kosovës e bëri në një mënyrë dinjitoze që u vlerësua edhe nga Kurti.

Ky i fundit shkroi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke thënë se Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja më e famshme në botë, ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

“Urime për çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenarë për ju”, shkroi ai.

Dua Lipa fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke treguar dashurinë për atdheun e saj./KultPlus.com

Dua Lipa promovuesja më e madhe e Kosovës, fjalimin në Këshillin Atlantik e nisi në gjuhën shqipe

“Si themi në Kosovë, Mirëmbrëma”, kështu nisi fjalimin Dua Lipa në Këshillin Atlantik në SHBA, ku edhe u nderua me çmimin “Artiste e shquar e vitit 2021”, shkruan KultPlus.

Dua Lipa përpos që foli në gjuhën shqipe, në këtë takim të rëndësishëm foli edhe për Kosovën.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.

Në këtë ngjarje Lipa tutje deklaroi se Kosova ka vetëm 13 vjet si shtet i pavarur.  “Në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona”, ka thënë Dua Lipa./ KultPlus.com

Kryetarja e Komisionit Evropian e lumtur që takoi Dua Lipën: Ti ke ndikim shumë të madh në botë

Artistja me origjinë nga Kosova dhe me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pranuar çmimin e “Lidershipit të Shquar” nga Këshilli Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan KultPlus

Këtë ceremoni e ka ndjekur nga afër edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila pati një takim me Duan.

“Jam shumë e lumtur që takova Duan në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Dua, ti ke ndikim të madh në botë. Me muzikën tënde dhe energjinë unike, ne jemi të gjithë duke u ngritur në ajër”, shkroi Von der Leyen në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Në shkrimin e Këshillit Atlantik, Dua Lipas i jepen katër epitete përshkruese si: “Fituese e Grammy”, “Themeluese e Fondacionit Sunny Hill” dhe “Aktiviste”./KultPlus.com

Presidentja Osmani në fjalimin e fundit në Amerikë thotë se ndjehet krenare që përfaqëson një popull si Kosova (VIDEO)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shoqëruar këngëtaren me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një ceremoni të mbajtur nga Këshilli Atlantik, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Dua Lipa është nderuar me çmimin “Lidershipi i Dalluar”.

Në këtë mbrëmje gala, Presidentja Osmani pati një fjalim, ku tha se ndjehet krenare që përfaqëson një popull të tillë.

Kosova është një komb me plotë njerëz mendje-ndritu, të shkëlqyer dhe ambicioz që që shohin të ardhmen e tyre në zemër të Bashkimit Evropian.”

“Unë nuk mund të jem më krenar që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, kaq shumë talent, potencial dhe qëndrueshmëri”, përfundoi ajo.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash./ KultPlus.com

Dua Lipa me shumë kreativitet, ia dedikon çmimin të rinjve të Kosovës: Është në gjenet tona të lulëzojmë

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nderuar së fundmi me çmimin “Lidership i Dalluar” nga Këshilli Atlantik, shkruan KultPlus.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderuar me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Në këtë ngjarje ceremoniale këngëtarja me famë botërore Dua Lipa  tha se “ne (Kosova) kemi vetëm 13 vjet të pavarur në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht”, tha ajo.

“Është në gjenet tona”. “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, ka thënë Dua Lipa.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash./ KultPlus.com

Dua Lipa: Uroj që filmi “Zgjoi” të merr çmimin Oscar (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Dua Lipa e cila mbrëmjen e fundit e kaloi duke parë filmin artistik të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, për ndjekësit e saj ka ndarë emocionet për këtë film.

Ajo në profilin e saj në instagram ka treguar për këtë film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, e cila e vlerëson si një histori të bukur, prekëse dhe frymëzuese, histori kjo e Fahrije Hotit, e cila është realizuar në film.

https://www.instagram.com/p/CWGIN3WMDF9/?fbclid=IwAR0rR3vcJyrl0PPGSTiLsZqbTxXcdODGOpoK8Pk1aGYCXYhpbrYYHyJV6rQ

“Këtë histori lufte dhe këmbëngulëse duhet treguar”, ka shkruar Dua Lipa, duke shtuar se ky film tregon për përvojën kosovare.  

“Jam shumë krenare për atë që ka arrit Blerta Basholli”, ka shkruar Dua Lipa, duke uruar në fund që ky film të shpërblehet edhe me Oscar./ KultPlus.com