“Levitating” e Dua Lipës, e treta në “Billboard Hot 100”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në mars të vitit të kaluar publikoi albumin “Future Nostalgia”, e që është albumi i dytë në anglisht nga këngëtarja.

Albumi me 12 këngë, të publikuara edhe me klipe u prit mjaft mirë nga publiku në të gjithë botën, shkruan KultPlus.

Levitating vazhdon të jetë kënga më e pëlqyer nga ky album. Kjo këngë që është bashkëpunim i këngëtares me DaBaby, po vazhdon të jetë një hit. Kënga e cila numëron mbi 200 milionë klikime u rëndit e treta “Billboard Hot 100” duke lënë pas yje të muzikës si: Bruno Mars, Justin Bieber, Ariana Grande, The Weekend dhe Ed Sheeran./KultPlus.com

Dua Lipa: Kylie Minogue është mbretëresha e muzikës

Dua Lipa pranon që arritja e bashkëpunimit me Kylie Minogue në ‘Real Groove’ ishte një ëndërr që u bë realitet sepse ajo ishte një adhuruese e saj për kaq kohë.

Dua pranon se Kylie Minogue ka qenë një frymëzim për të që kur ishte fëmijë, transmeton FrontOnline.

Këngëtarja 25-vjeçare dhe Kylie 53-vjeçe, u bashkuan për të regjistruar remiksin e ‘Real Groove’ nga albumi i 15-të i studios australiane të muzikës pop ‘Disco’ dhe Dua pranon se përvoja ishte një ëndërr e vërtetë sepse ajo ka qenë një adhuruese e Kylie që kur ishte vetëm tetë vjeç.

Ajo tha: “Qysh si fëmijë e kam dashur Kylie. Unë i kam dashur të gjitha këngët e saj, videot e saj muzikore, ajo është një ikonë e tillë, ajo është mbretëresha. Unë mendoj se stilistikisht ajo që po bëjmë të dyja ka ardhur në kohën e përsosur dhe mendoj se po e vrasim të dyja”, tha Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa për herë të parë në rolin e aktores në filmin “Argylle”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe fituese e çmimit ‘’Grammy’’, Dua Lipa po bashkohet me një formacion të aktorëve që përfshin: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson për filmin më të ri të zhanrit triler të titulluar ‘Argylle‘, me ç’rast ajo do të debutojë në rolin e aktores, transmeton KultPlus.

Bazuar në romanin spiunazh, filmi Argylle nga autori Ellie Conway dhe producenti Vaughn’s Mary, ndjek spiunin më të madh në botë ‘’Argylle’’ ndërsa ai është kapur në një aventurë globale.

Filmi pritet të jetë i pari nga të paktën tre filmat në ekskluzivitet dhe është i vendosur në Amerikë, Londër dhe vendndodhje të shumta në të gjithë botën. Xhirimet e tij pritet të nisin në muajin gusht në Evropë.

Ajo do të sigurojë gjithashtu muzikë origjinale për filmin, teksa kujtojmë se sukseset e saj sa vinë e shtohen./ KultPlus.com

Dua Lipa dyfishon për një vit fitimet e ‘Warner Music’

Shitjet e albumit më të fundit të këngëtares së famshme nga Kosova, Dua Lipa, brenda një viti i kontribuuan rritjes prej 1.8 milionë eurosh të fitimeve të krahut irlandez të gjigandit të muzikës “Warner Music”.

Albumi i Lipës u publikua në marsin e vitit 2020, gjatë fazës fillestare të pandemisë COVID-19, dhe që atëherë u ka kontribuuar të ardhurave të “Warner Music Ireland Ltd”, duke e rritur vlerën për 14.75 për qind, nga 12.37 milionë në 14.2 milionë euro.

Lista e artistëve ndërkombëtarë të këtij brendi muzikor përfshin gjithashtu bendin Coldplay dhe kantautorin Ed Sheeran, ndërkaq sipas raportit vjetor të kompanisë rritja e të ardhurave ishte realizuar “kryesisht për shkak të shtimit të transmetimeve të muzikës”, transmeton KultPlus.

“’Warner Music Ireland’ përqafon spektrin e mundësive të paraqitura nga teknologjia digjitale për të thelluar lidhjen midis adhuruesve dhe artistëve”, thuhet në raportin e kompanisë.

Në lidhje me zhvillimet e ardhshme të kompanisë raporti cek se “krijimi dhe zhvillimi i modeleve të reja të biznesit për të përshpejtuar transformimin e saj të biznesit mbetet një domosdoshmëri kryesore strategjike”.

Kompania ka regjistruar përfitime pas taksave prej 1.54 milionë eurosh, pasi që kishte paguar taksën e korporatës prej 253 mijë eurosh.

Një ndarje e të ardhurave tregon se shitjet e drejtpërdrejta janë rritur për 17 për qind, duke arritur në 13.2 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga honorarët dhe tarifat e licencës kanë rënë për 6 për qind.

Në fund të shtatorit të kaluar kompania kishte grumbulluar fitime me vlerë prej 4.63 milionë eurosh. / KultPlus.com

Gjon’s Tears interpreton këngën e Dua Lipës (VIDEO)

Gjon’s Tears, shqiptari i cili i dhuroi Zvicrës vendin e tretë në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit, ka publikuar një performancë të këngës së njohur të Dua Lipës, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për këngën ”Fever”, këngë kjo e cila si shumica e këngëve të këngëtares shqiptare, u pëlqye jashtëzakonisht shumë.

E kënduar nga Gjon’s Tears, kjo këngë duket si një rikrijim, duke tingëlluar aq ëmbël e aq fuqishëm nga zëri i tij tejet i veçantë.

Më poshtë gjeni videon e plotë të publikuar nga ai, në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com

Zjarri në Gjirin e Meksikës, reagon Dua Lipa

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka reaguar për zjarrin e shkaktuar në Gjirin e Meksikës. Ajo ka shpërndarë një fotografi në të cilën fajësohen kompanitë e naftës për rrjedhjen e gazit nga një tubacion nën-ujor, shkruan KultPlus.

Zjarri i cili po njihet ndryshe si “syri i zjarrit” ndodhi në orën 5:15 të mëngjesit me kohën lokale në brigjet e Campeche dhe u shua nga ora 10:45. Ky zjarr i shkaktuar në Gjirin e Meksikës ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. “Miti se publiku thjesht duhet të jetë më ‘i gjelbër’ për të shpëtuar planetin Tokë lejon që këto kompani të karburanteve fosile të shmangin fajin. Unë mund të përdor sa më shumë çanta të ri-përdorshme dhe nuk do të ndryshojë faktin që ka një zjarr të ndezur vaji në mes të oqeanit”- thuhet në imazhin e publikuar nga Lipa./KultPlus.com


.

Dua Lipa rrëfen për Vanity Fair se si e ka përjetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të numëroj suksese të shumta si në botën muzikës, ashtu dhe përtej saj, shkruan KultPlus.

Përgjatë këtij viti krahas projekteve të shumta muzikore që ka sjellë, ajo është bërë edhe figurë e shumë magazinave presitigjoze, ku ajo pozon atraktive si çdo herë.

Bëhet fjala për magazinën e famshme Vanity Fair, për të cilën këngëtarja ka dhënë një intervistë dhe ku shpalosen sukseset e saja në muzikë, që nga publikimi i këngës së parë e deri më sot.

Por, ky artikull nuk kufizohet vetëm me kaq, aty tregohet në detaje jeta e këngëtares që nga koha kur ajo jetonte në Prishtinë, migrimin e saj me prindërit në Londër, por dhe shumëçka tjetër.

Në këtë artikull tregohet edhe se si Dua ka përjetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mënyrën se si ajo e ka përjetuar atë moment.

“Më kujtohet kur pashë gëzimin e prindërve të mi dhe familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar të gjithë qytetin që gjëmonte kur ndodhi Dita e Pavarësisë”, ka thënë ndër të tjera ajo për Vanity Fair.

Tutje në këtë intervistë ajo ka rrëfyer edhe për jetën gjatë kohës së pandemisë, lidhjes së saj me Anwar Hadid dhe triumfin e saj të padiskutueshëm në Oscars. Njëkohësisht këtu shpalosen edhe detaje për planet e saj në të ardhmen.

Sipas Vanity Fair, Dua po përgatitet për dy albume dhe turne të tjerë gjatë viteve të ardhshme.

“Unë dua të ngurtësohem si artiste në atë aspekt së pari, para çdo gjëje tjetër,” tha ajo.

“Tani për tani, thjesht dua të sigurohem që muzika është e mirë”, ka shtuar Lipa.

Këngëtarja në fotografitë që janë publikuar së bashku me intervistën vjen me një stil që së bashku me sharmin e saj të dërgon në modën e viteve të 80-ta./ KultPlus.com

Dua Lipa dëshiron të bëhet yll i filmave

Këngëtarja e njohur botërore, Dua Lipa, do të dëshironte të bëhet aktore.

25-vjeçarja Lipa e cila me prejardhje është nga Kosova, është e intriguar dhe e emocionuar në lidhje me idenë e ndërtimit të një karriere në film, në bazë të përvojës që ajo e ka fituar nga aktrimi në videoklipet e saja muzikore, por nuk dëshiron që menjëherë të debutojë me një rol protagonist.

E pyetur rreth mundësisë për ta provuar veten në aktrim, Lipa tha: “Mendoj se do të më pëlqente kjo gjë. Aktrimi është definitivisht diçka që do të doja ta eksploroja dhe ta përjetoja, por fillimisht me ndonjë rol të vogël. Ndjej se tani kam vetëbesim më të lartë, ngaqë kam krijuar eksperienca të shumta dhe mendoj se anën kreative të aktrimit e kam zbuluar nga realizimi i videoklipeve muzikore. Prandaj ndihem e intriguar dhe mjaft e emocionuar rreth mundësisë që në një pikë të jetës ta provojë edhe këtë fushë të artit”.

Dua në veçanti e ka shijuar transformimin në videoklipin e saj të fundit, “Love Again”.

“Më ka pëlqyer shumë transformimi në këtë klip, dhe jam argëtuar shumë. Me këtë projekt doja të provoja gjëra të reja. Unë dhe stilisti im, Lorenzo, bashkëpunojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe mendoj se kur e krijuam këtë ide, ajo vazhdoi të zhvillohej tutje dhe u shndërrua në diçka që të dyve na pëlqente shumë. Jemi argëtuar shumë gjatë xhirimit të këtij klipi dhe e kam shijuar personazhin që e kam portretizuar”.

Edhe pse aktualisht, ajo po jeton në Los Angeles, Lipa e cila është në lidhje me modelin Anwar Hadid, thotë se nuk përmallohet për vendlindje deri në momentin që prishet moti.

“Është qesharake, sepse kur bie shi në L.A., atëherë unë kam mall për Londrën. Kështu që është në rregull tani, dielli po shkëlqen dhe gjithçka është mire”.

Dhe ylli i hitit “Levitating” gjithmonë mund ta bëjë veten të ndihet më mire, duke u kënaqur me ushqimet e saj të preferuara.

“Rehatinë e preferuar e gjej tek ushqimi. Thjeshtë më pëlqen ta ngushëllojë veten përmes ushqimit. Më pëlqen shumë peshku dhe patatet e skuqura, dhe më pëlqen të ha çipsa. Në fakt më shumë më pëlqejnë produktet e njelmëta. Por, në raste të caktuara kam dëshirë të ha petulla me xhem të mjedrës. Mirëpo varet nga disponimi dhe fakti se çfarë dite kam kaluar”.

Lipa gjithmonë është karakterizuar për zërin e saj unik dhe të shterur, por këngëtarja insiston se kjo nuk ka të bëjë asgjë me shprehitë e këqija.

“Unë gjithnjë e kam pasur një zë paksa të shterur, qysh në moshë të re. nuk vjen si rezultat i pirjes së duhanit. Po bëjë shaka, unë e kam lënë duhanin tash e sa kohë”.

Ylli i hitit “One Kiss” ka deklaruar që mezi prej të kthehet në rrugë me turne, tani që i është dashur t’i shtyjë sërish datat e koncerteve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Vonesa një vjeçare e turneut e ka bërë atë edhe më emocionues për mua. Jam shumë e gatshme të kthehem në rrugë dhe mezi prej të performoj live para publikut”.

Para pak ditësh, bukuroshja me prejardhje kosovare i informoi fansat për shtyrjen e datave të koncerteve, dhe njëkohësisht u kërkoi atyre t’i ruajnë biletat e blera tashmë, si dhe u premtoi që do të mundohet t’i shtoj edhe disa koncerte në kuadër të turneut të ardhshëm. / Koha.net / KultPlus.com

Dua Lipa si fëmijë (FOTO)

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur një sukses të madh edhe në skena botërore, shkruan KultPlus.

Këngëtarja krahas projekteve muzikore është mjaft aktive edhe në rrjete sociale ku krahas sukseseve të shumta, ndanë fotografi edhe nga jeta e saj e përditshme.

Në një postim të bërë së fundmi në Instgram ajo ka publikuar edhe disa fotografi kur ajo ishte më e re.

Ajo se çka vërehet në këto foto është fakti se Lipa nuk ka ndryshuar shumë që nga koha kur ishte fëmijë e deri më sot./ KultPlus.com

Dua Lipa, fytyra e re e ‘Versace’

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se nuk ka të ndalur.

Ajo ka miliona fansa në të gjithë botën të cilët janë të apasionuar pas hiteve të saj muzikore si dhe miliona klikime në platforma digjitale. Ky popullaritet ka bërë që shumë firma prestigjoze të rrobave të kenë nderin ta kenë atë imazhin e saj.

Sot, Dua Lipa përmes një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur për ndjekësit e saj se ajo do të jetë fytyra më e re e brendit të njohur botëror, ”Versace”, për koleksionin vjeshtë-dimër, përcjell KultPlus.

”Donatella Versace ti je një legjendë, jam shumë falënderuese për mbështetjen tënde. Kjo do të jetë një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Lipa në postimin e saj. / KultPlus.com

Dua Lipa bën një paralajmërim, ndanë një foto të Anwar Hadid me flamurin e Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa është këngëtarja më e njohur shqiptare në gjithë botën.

Sukseset e saja si duket nuk kanë të ndalur, çdo këngë e saj kthehet në hitin e vitit dhe nuk mbet pa ndonjë çmim, përderisa thyen edhe rekorde botërore.

Ndërkaq ajo ditën e sotme ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram më saktësisht në Instastory ku duket i dashuri i saj Anwar Hadid dhe qeni i tyre teksa janë duke fjetur.

Ajo që ka rënë në sy është një emoji që ia ka vendosur vet Dua dhe në të ka lënë flamurin e Shqipërisë, duke na lënë të nënkuptojmë që Anwar e ëndërron Shqipërinë apo ndoshta një lloj paralajmërimi që shumë shpejt ata do të vijnë për vizitë në Shqipëri. / KultPlus.com

Dua Lipa me dedikim në Ditën e Baballarëve: Je më i miri

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, e ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, shkruan KultPlus.

Ajo këtë urim e ka bërë ditën e djeshme që njihet edhe si ‘Dita e Baballarëve’.

 Në një postim në Instagram Lipa ka ndarë disa momente me babain e saj, ku ka theksuar që e do shumë.

 “Je më i miri. Të dua. Gjithmonë pranë meje duke u kënaqur”, shkroi Dua në përshkrimin e imazheve./ KultPlus.com

Dua Lipa, arsyeja kryesore e fitimeve marramendëse të industrisë muzikore në Britani

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles kanë ndihmuar industrinë britanike të rekordeve të fitonte 519.7 milion £ jashtë shtetit vitin e kaluar, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani, shkuran BBC, transmeton KultPlus.

Të ardhurat nga eksporti për muzikë u rritën për 6% krahasuar me 2019, të ndihmuar nga “rritja shpërthyese e transmetimit të muzikës”, ka thënë shoqata e markave rekord BPI.

Rreth 300 artistë britanikë morën 100 milion transmetime ose më shumë.

Dua Lipa’s ‘’Don’t Start Now’’ ishte hiti më i madh britanik i vitit 2020.

Himni i klubit u transmetua 1.62 miliardë herë në total, ndërsa albumi i saj fitues i çmimit Brit ‘’Future Nostalgia’’, ishte i 10-ti më i shitur i vitit.

Regjistrimi i dytë i Harry Styles, ‘’Fine Line’’, doli edhe më mirë si albumi i pestë më i shitur në botë për vitin 2020.

Pavarësisht nga këto arritje, nuk kishte asnjë artist britanik të renditur në mesin e 10 shitësve më të mirë të vitit në të gjitha formatet, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të krijuar super yje globale në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Në vend të kësaj, lista u kryesua nga grupi korean pop BTS, me pjesën tjetër përfshirë: The Weeknd, Billie Eilish dhe Taylor Swift.

Sipas BPI, Mbretëria e Bashkuar është ende eksportuesi më i madh i muzikës në botë, pas SHBA-ve, por vitin e kaluar pjesa e saj në tregun global ka rënë nga 17% në 2015 në 10%.

Sidoqoftë, me përjashtim të albumit të Dua Lipa, 2020 ishte relativisht e qetë për publikimet e reja të mëdha nga artistët britanikë.

Popullariteti global i The Beatles, Queen, Pink Floyd dhe The Rolling Stones gjithashtu ka ndihmuar në mbështetjen e industrisë britanike të muzikës në shërbimet e transmetimit.

Në fillim të këtij viti, BPI njoftoi se të ardhurat totale të regjistruara të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar ishin rritur me 3.8% në 2020 për të arritur në 1.118 miliardë £, nxitur kryesisht nga rritja e transmetimit.

Ky është totali më i lartë që nga viti 2006 (1.17 miliardë funte) dhe viti i pestë radhazi i rritjes. / KultPlus.com

Dua Lipa jep lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë e ka Prishtinën si adresë të përhershme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar tash e dy vite ‘Sunny Hill Festival’  i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.

Dua dhe Dukagjin Lipa sot dhanë lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës.

Dua ndau një Instastory ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory./KultPlus.com

Erion Veliaj takohet me prindërit e Dua Lipës, paralajmëron një befasi

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, janë takuar sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga i pari i Tiranës, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook.

”Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa – bëhuni gati #EuropeanYouthCapital2022”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Mirëpo, se për çfarë befasie bëhet fjalë, akoma nuk është bërë publike. / KultPlus.com

Dua Lipa në kopertinën e revistës prestigjioze të modës

Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”.

Mirëpo kjo nuk është një arsye që artistja shqiptare të bëjë pak pushim pasi ajo së fundmi ajo ka zbuluar plane të reja të mëdha.


Para disa ditësh ajo ka publikuar klipin e këngës “Love Again”, i cili është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’ dhe është një nga këngët më të pëlqyera të këngëtares.

Si gjithmonë, Dua shkëlqeu nga koka tek këmbët dhe deri tani, videoklipi numëron më shumë se 6 milion klikime.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram ajo ka njoftuar se ajo do të jetë në kopertinën e numrit të ardhshëm të revistës prestigjioze të modës “032C”.
Vihet re se Dua ka eksperimentuar me look-un dhe është shfaqur si asnjëherë më parë.

Bashkëpunëtori i saj, Kentish ka thënë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.
“Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai./ KultPlus.com

Dua Lipa kryeson në listën ‘Top Global Albums’ të Spotify

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme me albumin “Future Nostalgia”.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”, përcjell KultPlus.

Me anë të postimit të fundit, Instagrami zyrtar i Spotify lajmëroi ndjekësit e tyre se këngëtarja shqiptare u rendit artistja me albumin në vendin e dytë.

Dua së fundi ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Love Again”.

Kënga po pëlqehet shumë nga fansat e këngëtares dhe deri më tani ajo ka grumbulluar 10 milionë klikime brenda dy ditësh./ KultPlus.com

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës ‘Love Again’ (VIDEO)

Kënga ”Love Again” e cila është pjesë e albumit të fundit nga Dua Lipa, ”Future Nostalgia”, ka qenë ndër këngët më të pëlqyera nga admiruesit e këngëtares.

Para pak minutash u publikua videoklipi i hitit “Love Again”, këngë kjo që flet për emocionet e krijuara nga dashuria që vijnë si pasojë e zhgënjimeve, përcjell KultPlus.

Dua Lipa duket tejet tërheqëse në klip, dhe vetëm në çastet e para të publikimit, kanë vërshuar komentet pozitive nga fansat e këngëtare shqiptare.

Nga lansimi i albumit të dytë në mars të vitit 2020, Dua Lipa i ka publikuar edhe albumin e plotë remix, ‘Club Future Nostalgia’, të realizuar nga DJ dhe producentja e njohur amerikane, The Blessed Madonna, pjesë e këtij incizimi ishin yje të njohur të muzikës si Madonna, Missy Elliot, grupi “Blackpink” dhe Gwen Stefani. / KultPlus.com

‘Can they hear us’ nga Dua Lipa, kolonë zanore në filmin ‘Gully’

Kënga e Dua Lipës, ”Can they hear us” është përzgjedhur të jetë kolonë zanore në filmin ”Gully”, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila shpërndau posterin e këtij filmi në llogarinë e sa në InstaStory.

Ajo ka treguar se gjatë karantinës ka shkruar një këngë të titulluar “Can They Hear Us” e cila do të jetë një nga këngët e kolonës zanore të filmit “Gully”.

Kolona zanore e filmit nga Nabil Elderkin do të ketë edhe këngë nga artistët të tjerë si : 21 Savage, Don Toliver, 2Chaninz, Buddy, Miguel, Snoh Aalegra, Choolboy Q dhe Ty Dolla Sign.

Kolona zanore pritet të lasohet në platformat online më 8 qershor të këtij viti. / KultPlus.com

Dua Lipa si ‘palaço’ për videoklipin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së shpejti do të lansoj këngën e saj të re, shkruan KultPlus.

Për fotografinë prezantuese të projektit të ri muzikor ajo ka vendosur të shfaqet më ndryshe se herë tjera, Dua është shndërruar në një ‘palaço’ për këngën e re.

‘Dashuroni përsëri, këtë të premte’, shkroi ajo në një fotografi të postuar në Instagram./ KultPlus.com

Dua Lipa kryeson në listën “Top Global Albums” të Spotify

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme me albumin “Future Nostalgia”.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me albumin në vendin e dytë./KultPlus.com

Pas “Future Nostalgia”, Dua Lipa vjen me një album krejt ndryshe

Ndërsa po shijon ende suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”, Dua Lipa ka zbuluar plane të tjera të mëdha. Këngëtarja shqiptare po përgatit albumin tjetër të radhës. Lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

Kentish thotë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme. “Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet.

Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai. Kujtojmë që pak javë më parë, Dua arriti të rrëmbejë çmime të rëndësishme në “BRIT Music Awards”: “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “iHeartRadio Music Awards 2021”

Dje (e enjte) u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2021”.

E prezantuar nga Usher dhe me performancat e The Weeknd, Ariana Grande si dhe Doja Cat, “iHeartRadio Music Awards” ishte një natë emocionuese për muzikën.

Mirëpo, këta yje nuk dinë vetëm të  këndojnë, por edhe të vishen, me pamje inovative të garantuara për të kthyer kokën.

Yjet e stilit si Megan Thee Stallion, Billie Eilish, Dua Lipa dhe Taylor Swift midis të nominuarve, ishin vetëm disa nga pamjet mahnitëse në tapetin e kuq.

Më poshtë ua sjellim yjet e veshura më së miri gjatë mbrëmjes:

Ava Max
Megan Fox

Demi Lovato

Megan Thee Stallion

Doja Cat

H.E.R.

Charli D’Amelio

/Telegrafi/ KultPlus.com

Një tjetër sukses për Duan, fiton çmimin e rëndësishëm

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.

Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards.

Këtë sukses Dua e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale e ku nuk kanë munguar urimet e shumta./ KultPlus.com

LOS ANGELES, CALIFORNIA – NOVEMBER 24: Dua Lipa attends the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for dcp)