Bebe Rexha: Bashkëpunimi me Duan, Ritën dhe Avan do të ishte frymëzim për vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në rubrikën ‘AskAnythingChat’, përcjell KultPlus.

Ndër pyetjet e shumta që ju drejtuan këngëtares ishte edhe ajo e një bashkëpunimi të mundshëm me Dua Lipën dhe Ava Max, për të cilën Rexha ja thënë se do të ishte një gjë e mrekullueshme që të gjitha të bëhen bashkë sepse vijnë nga i njëjti vend.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’, do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë, sepse ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë, tani është komplet ndryshe dhe ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje këngëtarja ka shtuar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat tjera shqiptare dhe kosovare, që ato kanë fuqi të arrijnë në jetë.

“Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt dhe mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme është vërtet e bukur dhe mendoj se do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat tjera shqiptare ose kosovare atje, do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tua realitet, ti e ke këtë dhe çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Rexha./ KultPlus.com

Dua Lipa me paraqitje të mrekullueshme në shoun “BBC Live Lounge”

Sensacioni i fundit në muzikë, Dua Lipa, e ka interpretuar një ‘cover’ të këngës së artistes së re Arlo Parks, “Eugene”, në shoun e radios “BBC Live Lounge”.

Ylli i muzikës pop i performoi live disa këngë të saj në këtë ngjarje, përfshirë edhe një version të ripërpunuar të hitit të Parksit të lansuar në vitin 2020, i cili ishte pjesë i albumit të saj debutues “Collapsed in Sunbeams”.

Në interpretimin e këngës “Eugene”, Lipa në skenë shoqërohej nga një kitarist dhe tri tri këngëtare shoqëruese. Performanca rezultoi mjaft e mirë dhe e ndjeshme, derisa në mesin e shumë personave që reaguan online ndaj saj ishte edhe vet autorja e këngës, Arlo Parks, e cila e ndau në rrjetet sociale një video ku shihet duke e shijuar interpretimin e këngës së saj nga Dua Lipa, dhe teksa e quajti këtë një moment special për të.

“Jam plotësisht e mahnitur. Dua më dukej sikur po fluturoja në ajër duke e dëgjuar interpretimin tënd të këngës ‘Eugene’ në BBC Radio 1. Çfarë momenti special për një performancë të qetë dhe tejet personale të këngës të cilën e kam shkruar në dhomën e ditës. Dua Lipa ti je një yll i vërtetë dhe po ndihem shumë e lumtur në këto momente”, kishte shkruar Parks në mesazhin shoqërues të videos.

https://twitter.com/arloparks/status/1384122343006474248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1384122343006474248%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F267455%2Fdua-lipa-me-paraqitje-te-mrekullueshme-ne-shoun-bbc-live-lounge%2F

Në fillim të këtij muaji u bë i ditur lajmi se këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, aktualisht e ka albumin më të madh të vitit 2021 në Britani të Madhe dhe njëkohësisht, “Future Nostalgia”, është shpallur albumi më i transmetuar në Spotify, me 4.7 milionë transmetime si dhe renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në historinë e kësaj platforme muzikore.

Albumi i dytë i Lipës nga lansimi në mars të vitit të kaluar, ka vazhduar të jetë pjesë e toplistave zyrtare të albumeve më të mira për 33 javë rresht, dhe katër herë ishte pozicionuar në vendin e parë të këtyre toplistave.

Ndërkohë, së fundmi u bë i ditur lajmi se, Arlo Pars dhe Dua Lipa, janë pjesë e listës së artistëve të cilët do të performojnë në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese “BRIT Awards”.

Në lajme të tjera, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i është përgjigjur lajmit se Dua Lipa po e përkrahë atë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar, duke thënë se ndihet i nderuar që e ka mbështetjen e një superylli sikur pop këngëtarja Lipa.

Në reagimin e tij ndaj këtij lajmi, Sadiq Khan shkroi: “Dua është një nga talentet më kreative në botë dhe një ambasadore e jashtëzakonshme për qytetin e Londrës. Jam i nderuar që e kam mbështetjen e saj në këto zgjedhje”.

Javën e kaluar, këngëtarja me famë botërore i inkurajoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale që të votojnë për kandidatin Khan në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Londrës, të cilat mbahen më 6 maj./ Koha.net / KultPlus.com

‘Future Nostalgia’ nga Dua Lipa albumi më i dëgjuar i vitit në Spotify

‘Future Nostalgia’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është albumi më i transmetuar i vitit në platformën Spotify.

Albumi i dytë nga Dua Lipa, i titulluar ‘Future Nostalgia’, u lansua më 27 mars të vitit 2020.

Që nga ajo kohë e deri më sot, ky album ka thyer vazhdimisht rekorde, duke u bërë një nga albumet më të suksesshme në industrinë muzikore.

Me plot 4,7 miliardë dëgjime ‘Future Nostalgia’ është albumi më i dëgjuar në platformën Spotify, që nga albumi ‘21’ nga Adele.

Ai radhitet si albumi i 23-të më i dëgjuar në Spotify.

Rikujtojmë se kënga e fundit e Dua Lipës është ‘We’re Good’ e cila ka plot 45 milionë shikime në Youtube./ KultPlus.com

Dua Lipa nuk ka të ndalur, fiton edhe një çmimin të rëndësishëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej shumë kohësh qëndron në top listat botërore dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Së fundmi këngëtarja ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Award” si ‘Favorite Artist-Crossover’.

Dua lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku u shpreh tejet e lumur për këtë sukses dhe i falënderoi të gjithë.

“Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë për sa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje. / KultPlus.com

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

Dua Lipa vjen plotësisht e lirë në reklamën e re për markën e parfumeve “Yves Saint Laurent”. Parfumi mban titullin “Libre”.

“Mos kini frikë nga liria juaj,” dëgjohet duke thënë Lipa në reklamën në të cilën shfaqet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, ku edhe e largon xhaketën nga trupi dhe qëndron e zhveshur e drejtuar nga qyteti.

Në prapavi të videos këngëtarja me prejardhje kosovare dëgjohet duke e kënduar hitin e vitit 1965 të bendit “Rolling Stones”, “I’m Free”.

Dua Lipa i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta bërë të ditur lansimin e kampanjës së re për markën e njohur të kozmetikës, “YSL Beauty”.

“Pranvera është këtu bashkë me reklamën time të re për @yslbeauty #LIBRE”, ka shkruar Lipa në mesazhin e saj. / KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës renditet si më i shitur i vitit 2021 në Angli

“Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.

Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me një shitje prej 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online). Pak më shumë se një vit nga publikimi i tij, albumi i dytë në karrierën e Dua Lipës ka shitur deri më tani 333,968 kopje (234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).

Tani albumi ka kaluar plot 33 javë në listën e ‘top 10 e albumeve më të mira’ – në katër prej të cilave ka qenë në vendin e parë, shkruan Music Week, transmeton KultPlus.

“Future Nostalgia” vazhdon të arrijë suksese të reja, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën”, tha presidenti i Warner Records në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Christie.

Albumi i saj debutues i vitit 2017 pati një shitje prej 720,505 kopjesh dhe Dua Lipa, kohët e fundit kalon një milion shitje me dy albumet e saj.

E lumtur për këtë sukses, Lipa shpërndau në InstaStory një postim nga faqet e një prej fansave që pasqyronte këtë sukses.

“Çmenduri! Uau faleminderit Britani”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e postimit. / KultPlus.com

Dua Lipa performon me Elton John në përkahje të personave të infektuar me HIV

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë të ditur se do të performojë me Elton John në ceremoninë që çdo vit përcjell ceremoninë e famshme të Oscars , përcjell KultPlus.

Dua Lipa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të performojë krah këngëtarin të njohur Elton John, ku ndër të tjera, është bërë e ditur se kjo performancë bëhet në përkrahje të personave të infektuar me HIV.

‘Jam shokuar kur e kam kuptuar se brenda një ditë, 1600 të rinjë infektohen me HIV. Prandaj ju lutem bashkohuni me mua që të rrisim vetëdijësimin për HIV’, ka shkruar Dua në postimin e saj. / KultPlus.com

Dua Lipa e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”

E mrekullueshmja Dua Lipa vazhdon të jetë ndër artistet më të nominuara në ceremonitë shpërblyese të muzikës.

E radhës është ngjarja e përvitshme “iHeartRadio Music Award”, ku këngëtarja me prejardhje kosovare ka arritur t’i fitojë 4 nominime në kategoritë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e saj “Don’t Start Now”, “Teksi më i mirë” dhe “Videoklipi më i mirë”, po ashtu për këngën “Don’t Start Now”.

Me më së shumti nominime për çmimet “iHeartRadio Music”, sivjet po kryeson ylli kanadez i muzikës, The Weeknd, me tetë sosh. Pas tij renditen Meghan Thee Stallion, Roddy Rich, Harry Styles, Justin Bieber, Post Malone dhe të tjerë.

Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve mbahet live më 27 maj në teatrin “Dolby” të Los Angelesit, ndërsa ngjarja do të transmetohet në kanalin “Fox”.

Suksesi i albumit të dytë të Dua Lipës, “Future Nostalgia” ka qenë i padiskutueshëm, duke e vënë atë në listën e artisteve më të dëgjuara në radio e platforma muzikore, dhe më të nominuar nëpër ceremoni të ndryshme shpërblyese./ KultPlus.com

Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa i është gëzuar lajmit se Vjosa Osmani është bërë presidente e Kosovës.

Përmes një postimi, Dua ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.

“Urime znj.Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, kështu ka shkruar Lipa në postimin e saj në Instastory.

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës ditën e diele me 71 vota për në seancën e parlamentare./KultPlus.com

Edi Rama: Me Dua Lipën rrugës për në Fier (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, duke dëgjuar këngën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipës, gjatë udhëtimit të tij për në Fier, raporton Express.

Në Shqipëri zgjedhjet do të mbahen më 25 prill, ku tani janë duke zhvilluar takimet me qytetarë të ndryshëm, Rama postoi videon gjatë rrugës së tij për në Fier, ku do të bëj takimin e radhës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, duke dëgjuar këngën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipës, gjatë udhëtimit të tij për në Fier, raporton Express.

Në Shqipëri zgjedhjet do të mbahen më 25 prill, ku tani janë duke zhvilluar takimet me qytetarë të ndryshëm, Rama postoi videon gjatë rrugës së tij për në Fier, ku do të bëj takimin e radhës.

“Me Dua Lipën për në Fier”, ka shkruar kryeministri Rama në mbishkrimin e videos.

Edi Rama tani është në përfundim të mandatit e tij të dytë, duke i fituar zgjedhjet në vitin 2013-të dhe në 2017-tën.

Dua Lipa së shpejti me figurën e tretë prej dylli në ‘Madame Tussauds’

Suksesi i këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë vërehet dukshëm.

Artistja e njohur jo vetëm që po korrë sukses me dëgjueshmëri në platforma digjitale, por edhe me fitimin e çmimeve të shumta.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shihej e rrethuar me aparate.

Figura ime e tretë e dyllit në Madame Tussauds. Ja një ilustrim nga prapaskena, ku artistët e studios morën më shumë se 200 matje për figurën time të qytetin e Nju Jorkut që do të arrijë më vonë këtë vit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Apple ndihmon njerëzit me vështirësi në të folur përmes këngëve të Dua Lipës

Nga krijimi i makinës së parë Apple në një orë të re Apple dhe iPad, ka shumë artikuj në axhendën e Apple tani, dhe njëri përfshin një projekt për të ndihmuar njerëzit me belbëzime – me muzikë.

Sipas BBC, gjiganti i teknologjisë ka krijuar projektin e listave të dëgjimit “Saylists” në bashkëpunim me Warner Music për të ndihmuar njerëzit me çrregullime të tingullit të të folurit (SSD), transmeton KultPlus.

Duke përdorur këngë nga artistë duke përfshirë Dua Lipa dhe Lizzo, listat e dëgjimit janë në shënjestër të atyre që përpiqen të shqiptojnë tinguj të caktuar si “ç” ose “f” dhe atyre që belbëzojnë.

Projekti bazohet në një algoritëm që analizon mbi 70 milion këngë në Apple Music Store dhe zgjedh ato që përsërisin tingujt e vështirë më shpesh.

Ndër 173 këngët e zgjedhura deri më tani janë Dua Lipa “Don’t Start Now”, Lizzo “Good as Hell” dhe Fatboy Slim “Right Here, Right Now”.

Një studim i fëmijëve me zhvillim të vonuar të të folurit në Bavari, Gjermani, sugjeroi që ata të përfitonin nga terapia muzikore, duke raportuar “ndryshime të rëndësishme klinike”. / KultPlus.com

Publikohen fitimet vjetore të Dua Lipës, “The Sun” shkruan për suksesin e saj

Si artistja më e nominuar këtë vit në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike.

Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin “Future Nostalgia”, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.

Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, dokumente të reja këtë javë cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) fitime vjetore, shkruan “The Sun”.

Por marsin e kaluar, me krizën e COVID që po afrohej ndërsa albumi i saj kryevepër po përgatitej për publikim, gjërat mund të kishin punuar në mënyrë dramatike ndryshe.

Siç zbuloi më vonë vet Dua, menaxherët e saj madje konsideruan tërheqjen e albumit, siç kanë bërë shumë yje të tjerë të famshëm, duke ulur humbjet e tyre pasi industria e muzikës “live” u detyrua të bënte një “pauzë” për shkak të pandemisë.

Por Dua dhe menaxheri i saj rrezikuan, dhe kështu vendosën ta publikojnë albumin “Future Nostalgia” edhe pse në kohë pandemie.

Albumi ka brenda hitet e mëdha si: “Physical”, “Don’t Start Noë”, “Levitating”, “Break My Heart”, etj. / Diapsora shqiptare / KultPlus.com

Dua Lipa nominohet për tre çmime në ‘Brit Awards 2021’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategoritë më të rëndësishme në ‘Brit Awards’, shkruan KultPlus

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1377284946885287943

Dua është nominuar në kategoritë, ‘Album of The Year’, ‘British Single’ dhe ‘Female Solo Artist’.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ajo  tregoi se gjithashtu do të performoj në skenën e Brit Awards.

Dua së fundmi ka fituar çmimin Grammy në kategorinë ‘Best Pop Vocal Album’, ndërsa në Brits të vitit 2019 ajo ka fituar tri çmime. /KultPlus.com

Dua Lipa do të performojë në ‘Brit Awards’ 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kësaj radhe do të kthehet në Britani të Madhe për të përformuar në ‘Brit Awards 2021’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter ku ndër të tjera ajo ka shkruar se po kthehet në shtëpi për të përformuar.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1376978725611302913

Një gjë e tillë shkruhet edhe në faqen zyrtare të Brit Awards ku Lipa ka theksuar se është e ngazëllyer për të interpretuar në ceremoninë e sivjetme.

“Unë jam aq e ngazëllyer që do të kthehem të interpretoj për të gjithë në BRIT këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të rikthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”,

Ceremonia e ‘Brit Award’ do të mbahet me 11 maj të këtij viti, kurse nominimet për edicionin e sivjetëm do të bëhen të ditura nesër me 31 mars./ KultPlus.com

Universiteti i Oksofrdit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar

Në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësohen ato klasike në mënyrë që të thellohen në studime të tyre, akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore.

Një nga emrat e përmendur për t’u studiuar është edhe yllin e rrymës ‘pop’ nga Kosova, Dua Lipa, më saktësisht thyerja e rekordit të saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozarti e Bethoveni, raporton The Telegraph, transmeton Gazeta Express, përcjellë KultPlus.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë”.

Dokumentet e siguruara nga mediumi britanik zbulojnë se anëtarët e fakultetit, të cilët vendosin për kurse që formojnë gradën e muzikës, kanë propozuar reforma për të adresuar këtë “hegjemoni të të bardhëve”. /express/ KultPlus.com

Dua Lipa feston një vjetorin e albumit ‘Future Nostalgia’: Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, një vit më parë në një datë si kjo, kishte publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.

Ky album është pa diskutim suksesi më i madh i këngëtares – i cili e renditi atë vjet si albumin më të dëgjuar të vitit nga një femër në platformën e muzikës, Spotify.

Në një vjetorin e publikimit, Dua e kujtoi albumin e saj, duke publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të kopertinës dhe disa prej klipeve.

“Një vit nga ‘Future Nostalgia’! Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit dhe të gjitha kujtimet dhe përvojat e pabesueshme që më ka sjellë ky album. Duke menduar përsëri për frikën që kisha publikuar këtë album në një kohë kaq të pasigurt, ndjeva gjithashtu shpresë dhe besim në muzikën që kemi bërë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes mund të shërbejë edhe për ju”, ka shkruar Dua.

“Unë gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur një shtëpi me ju, por përtej kësaj unë ndjehem sikur na ka sjellë më pranë. Më ka mësuar durimin, forcën, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë që të jem versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush! Bërja e kësaj kërkon një përpjekje të tërë ekipore me shumë dashuri dhe mbështetje! Unë jam mirënjohëse për familjen time, miqtë e mi, dashurinë time, ekipin tim dhe secilin prej jush që e keni kaluar këtë me mua në çdo hap të rrugës. Mezi pres që të vijë, por tani dua të them faleminderit…ju dua dhe do të t’ju shoh në një qytet afër jush kur bota të jetë gati që ne të vallëzojmë zemrat tona të vogla, këto janë disa fotografi të prapaskenave të xhirimit të ‘Future Nostalgia’”, theksoi artistja shqiptare.

Kujtojmë që ishte ky album që i solli asaj sivjet edhe një çmim tjetër ‘Grammy’, atë për “Albumin më të mirë të zhanrit pop”. / KultPlus.com

Dua Lipa pozon për revistën franceze

Dua Lipa është bërë një prej këngëtareve më të kërkuara në botë. Këngëtarja kosovare e cila në fillim të këtij muaji rrëmbeu edhe një “Grammy”, po kërkohet nga gazetat më prestigjioze botërore.

Dua së fundmi ka pozuar për revistën franceze “M le magazine du Monde” e po ashtu edhe ka dhënë një intervistë për të.

Në fotografitë e realizuara këngëtarja 25 vjeçare shfaqet ndër të tjera edhe gjysmë e zhveshur duke tërhequr vëmendjen e fansave. / KultPlus.com

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

Dua Lipa ka thënë se së shpejti do të sjellë një këngë të re.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka thënë gjatë një interviste se planifikon të nisë së shpejti punën për të sjellë diçka të re për fansat e saj.

“Do të punojë për një këngë të re sidomos tani që jam duke pritur për turneun të cilin shpresoj se do të mund ta zhvillojë në shtator”, është shprehur Dua, transmeton Koha.net. Në intervistën e shkurtër të publikuar në YouTube, Dua ka folur edhe për këngën e saj të fundit “We’re Good” dhe kuptimin e saj.

Dua ka shënuar një arritje të madhe gjatë këtij muaji duke marrë edhe një çmim nga akademia muzikore “Grammy”.

Ajo ka marrë çmimin “Best Pop Vocal Album” për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”./ KultPlus.com

‘Future Nostalgia’, renditet në vendin e tretë në Billboard 200

Albumi ‘Future Nostalgia’ i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës është renditur në vendin e tretë në tabelën e “Billboard 200”, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur vetë 25-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku ndër të tjera shkroi se është mirënjohëse për përvojë që ka sjellë ky album.

“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse që po ju bën akoma të kërceni. Unë do të qajë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Lipa në njoftimin e bërë në Instagram.

Ky album i cili radhitet i dytë në karrierë e Dua-s  u publiku me 27 mars të vitit të kaluar dhe paraqet artisten me fame ndërkombëtare në stil të viteve të ’80 dhe cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue./ KultPlus.com

Dua Lipa do të performojë në ndejën e Elton Johnit, para ceremonisë “Oscar”

Ylli i hitit “Levitating” do të performoj në këtë ngjarje e cila mbahet më 25 prill në formatin virtual, dhe e cila do të prezantohet nga aktori 47-vjeçar Neil Patrick Harris, dhe emra të tjerë të showbizit të cilët edhe nuk janë bërë publik.

Për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje, përkrahësit e fondacionit janë ftuar ta ndjekin këtë ndejë të famshme që zë vend para ceremonisë së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”, në formë virtuale.

“Këtë vit, ndejën tonë që organizohet pas ceremonisë ‘Oscar’ po e sjellim në shtëpitë e njerëzve për herë të parë në formë virtuale. Do të jetë një ndejë e jashtëzakonshme e organizuar nga David, unë dhe miqtë tanë të dashur, Dua Lipa dhe Neil Patrick Harris, por edhe shumë emra të njohur të showbizit dhe mysafir tjerë fantastik. Tani më shumë se kurrë ne duhet të sigurohemi që njëra pandemi të mos e tejkalojë një tjetër, dhe nuk mund t’i harrojmë 38 milion njerëz që jetojnë me HIV anembanë globit, dhe të cilët kanë nevojë për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen tone. Prandaj shpresojmë që të gjithë të na bashkohen në këtë ngjarje speciale dhe unike, dhe që mbahet pak para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve akademike”, ka deklaruar Elton John në një prononcim për media.

Nga themelimi i kësaj ngjarje në vitin 1992, “The Academy Awards Viewing Party” e ka mbështetur përpjekjen e fondacionit bamirës së yllit të muzikës, Elton John, me qëllim të mbledhjes së miliona dollarëve për punën e tyre që shpëton jetë njerëzish.

“Është një nderë i madh të jem pjesë e një prej ndejave më ikonike para ceremonisë ‘Oscar’, dhe jam shumë krenare ta mbështes fondacionin ‘Elton John AIDS Foundation’ dhe të ndihmoj në trajtimin e stigmës që ekziston rreth HIV-it, pasi kemi nevojë për ta ndërtuar një botë më të mirë dhe më pranuese për të gjithë. Dhe ta ndajë skenën me Elton Johnin do të jetë një ëndërr e shndërruar në realitet për mua,” citohet të ketë thënë Dua Lipa, në prononcimin e saj për publikun.

Në lajme të tjera, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, e ka arritur suksesin e radhës në karrierën e saj muzikore. Lipa është pozicionuar e treta në toplistën e 200 albumeve më të mira “Billboard”, me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” dhe për të pestën javë rresht, ky incizim pozicionohet në vendin e parë të toplistës së albumeve më të mira globale të platformës “Spotify”. / KultPlus.com

Dua Lipës i vërsulët një fanse në Meksikë (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka përjetuar një moment të sikletshëm në Meksikë.

Një fanse i është vërsulur asaj, gjatë kohës sa ishte duke hyrë në veturë.

Sipas videos e cila tashmë po qarkullon nëpër media sociale, shihet se sigurimi i Lipës ka reaguar.

Dua Lipa së fundi ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë pop./ KultPlus.com

Bëhet virale videoja në të cilën Dua Lipa kollitet dhe kërkon ujë gjatë ‘Grammy-t’

Një video në të cilën Dua Lipa shihet duke u kollitur dhe më pas kërkon ujë nga dikush afër saj është bërë shumë e kërkuar në internet.

Këngëtarja kosovare ishte sivjet ndër yjet më të përfolura në ceremoninë prestigjioze të çmimeve muzikore “Grammy” ku edhe arriti të rrëmbejë çmimin “Best Pop Vocal Album”.

Mirëpo, gjatë një paraqitjeje para gazetarëve në prapaskenë të ceremonisë me trofeun e saj në dorë, Dua fillon të kollitet.

Ajo për një moment ndërprenë pozimin dhe kërkon ujë teksa dikush i përgjigjet menjëherë dhe këngëtarja 25 vjeçare nxirret nga situata e keqe.

Dua është komentuar shumë për veshjen e saj në këtë ceremoni, me një fustan të mbushur me mijëra kristale të imta me ngjyra të ndryshme, të punuar nga Versace. / KultPlus.com

Dua Lipa, e gatshme për t’i hyrë botës së filmit

Dua Lipa është aktualisht një prej pop këngëtareve më të nxehta në planet mirëpo atë shumë shpejtë do të mund ta shihni në një formë tjetër të artit.

Në një intervistë për “The Los Angeles Times”, këngëtarja kosovare ka bërë të ditur ndër të tjera se është duke u bërë gati për t’i hyrë botës së filmit.

Këngëtarja 25 vjeçare ka thënë se “është duke lexuar skriptat e një filmi në të cilin pritet të aktrojë”, duke mos dashur të jap më shumë detaje lidhur me këtë.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi Dua ka arritur të marrë “Grammyn” e saj të tretë në karrierën e saj.

Dua në ceremoninë e cila u zhvillua të dielën e kaluar ka marrë çmimin “Best Pop Vocal Album” për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”.

Ndërkohë, ky album dhe disa prej këngëve të saj nga albumi janë vlerësuar këtë muaj si multi-platinum nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit. /riaa/ KultPlus.com