Ditët e fundit sytë e botës ishin kthyer nga Dua Lipa, e cila ‘rrëmbeu’ fuqishëm ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, muajin e kaluar, Dua publikoi këngën ‘We are good’, këngë kjo që u prit mjaft mirë nga adhuruesit e saj. Sot, Dua ka publikuar edhe prapaskenat e xhirimeve të videoklipit të kësaj kënge, mirëpo, ajo çfarë e bëri të veçantë këtë paraqitje të Duas, kanë qenë fustanat origjinal që janë përdorur edhe në filmin e njohur ‘The Great Gatsby’.
‘Këtu është magjia prapa We’re Good, drejtuar nga Vania Heymann dhe Gal Muggia. Unë ende ëndërroj për veshjet origjinale Great Gatsby që i kam veshur për këtë video’, ka shkruar Dua në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com
Përveç suksesit të arrirë për performacën e saj dhe prezencën në skenë, rrëmbimit të çmimit Grammy për albumin më të mirë në zhanrin pop, Dua tërhoqi vëmendje edhe me veshjen e saj plotë vezullimë, përcjellë KultPlus.
Stilistja e famshme italiane, Donatella Versace ka bërë një postim në rrjetin social Instagram duke shfaqur për publikun se fustani rrjetë i Duas kishte marrë plot 1,500 orë për tu bërë dhe është i gjithi i mbështjellë në kristale. Këto kristale arritën në një numër total rreth 55,000 mijë të tilla. Një punë kjo e madhe për dukjen e artistes shqiptare në tapetin e kuq të Grammy Awards. Ajo tutje uron artisten me famë botërore Dua Lipa, për dukjen e saj të mrekullueshme.
Po ashtu edhe Dua përmes një postimi në Instagram nuk harroi të falënderojë stilisten dhe të gjithë ekipin e saj, për fustanin e ëndrrave, duke u shoqëruar edhe me të gjitha veshjet e saj të mëvonshme.
Artistja e lindur në Londër po vazhdon të ngjitet në majet e suksesit, por asnjëherë nuk po harron të cekë origjinën e saj. Ajo mbetet shqiptarja e vetme e cila arriti të fitojë tre çmime Grammy. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa të hënën mbrëma është nderuar me çmimin“Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.
Krahas çmimit të fituar Lipa në ‘Grammy’ shkëlqeu edhe me performancën e saj. E për këtë në një postim në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë ata që e mundësuan një performancë të tillë.
“Mbi shtatë milionë shikime në më pak se 24 orë për performancën tonë në Grammy dhe është bërë e para, ‘trending’ në YouTube. Dua të bëjë një falënderim të madh për ekipin tim të mahnitshëm që më ndihmuan ta realizojë këtë. Faleminderit Charm La’Donna dhe dhe Alex Clark, pa ju të dy nuk do të isha performuesja që jam sot. Faleminderit për çdo ditë që mund ta bëjë atë që dua. Nëse akoma nuk e keni parë – çfarë jeni duke pritur?”, ka shkruar mes tjerash Lipa./ KultPlus.com
Në skenën e madhe të Grammy Awards, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e nominuar në gjashtë kategori, u nderua me çmimin Grammy për albumin më të mirë në zhanrin pop, duke lënë mbrapa artistët si: Justin Bieber, Lady Gaga, Harry Styles dhe Taylor Swift, shkruan KultPlus.
Performanca e saj në skenë, veshja dhe energjia e saj u përfol mjaft shumë dhe u pëlqye nga publiku, ndërsa kujtojmë kritikat e mëhershme për prezencën e saj në skenë dhe kërcimit të saj gjatë performancave.
Por, ajo këtë herë dukshëm mahniti fansat e saj dhe pjesëtarët e Grammy, ku u përcollë me urime të përzemërta nga shumë figura të njohura.
Së fundmi, është Nicholas Abbott, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili përmes një postimi në facebook ka uruar artisten shqiptare, Dua Lipa për çmimin e fituar, duke thënë: “Urime Dua Lipa për suksesin në Grammy, ti po e bën Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën krenare. Urime”.
Kujtojmë që ditën e djeshme, urime e vlerësime të tilla, Dua mori edhe nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili përgëzon artisten duke thënë se është inspirim për të rinjtë tanë dhe ambasadore e shtetit tonë. Si dhe nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani e cila e uroi Duan për çmimin duke thënë se ajo është inspirim jo vetëm për vajzat shqiptare por edhe të huaja. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa natën e mbrëmshme është nderuar me çmimin“Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.
Krahas shumë fotove të publikuara për ceremoninë e mbrëmshme në rrjetet sociale nga persona të shumtë, Lipa sonte në rrjetin social Facebok ka publikuar fotot e përzgjedhura nga vetë ajo.
Dua Lipa në ‘Grammy’ shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”./ KultPlus.com
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka uruar këngëtaren e famshme, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në Instagram Story, Osmani ka thënë se Dua nuk është inspirim vetëm për vajzat dhe gratë në Kosovë, por në të gjithë botën.
“Urime për yllin tonë Dua Lipa” në ‘Grammy-n’ e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Osmani në një postim të publikuar në InstaStory./ KultPlus.com
Të gjitha veshjet e Dua Lipës në ceremoninë e Grammy u përfolën e u pëlqyen shumë nga të gjithë.
Fustani rozë e hapur nga Versace me flutur sipas këngëtarës ka një kuptim më të thellë për të, transmeton Anabel.
“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë kuptim për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua.
Fluturat mendohen të jenë simbolikë e ringjalljes, ripërtritjes dhe rezistëncës, duke u bazuar në procesin nëpër të cilin kalon larva për t’u shëndrruar në flutur./KultPlus.com
Dua Lipa attends the #Grammys wearing a custom-made #AtelierVersace column dress entirely covered in crystal mesh. The…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar këngëtaren e famshme, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se Dua është inspirim për të rinjtë tanë dhe ambasadore e shtetit tonë.
“E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e #Grammy për #BestPopVocalAlbum. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është #levituar kombi i saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, ka shkruar Kurti./ KultPlus.com
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është nderuar me çmimin ‘Grammy’ në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me ‘Future Nostalgia’, në ceremoninë e mbajtur mbrëmë, shkruan KultPlus.
E pas këtij suksesi ka reaguar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa i cili në një postim në Instagram ka shprehur krenarinë për arritjen e Duas.
“Jam shumë krenarë. Dua, fituesja e çmimit për albumin më të mirë pop. Tre herë fituese e ‘Grammy’”, ka shkruar Lipa, ku dhe ka bashkangjitur fotot e Duas gjatë ceremonisë.
Lipa krahas rrëmbimit të këtij çmimi shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”./ KultPlus.com
Në prezantimin e Dua Lipës në Grammy Awards ku është prezantuar nëpërmjet një video, ajo tregon se albumi i publikuar gjatë karantinës, Future Nostalgia, është një përmbledhje e kujtimeve fëmijërore te saja, ku nëpërmjet televizonit, shikonte artistët e famshëm dhe i dukej porsi një pjesë e nxjerrë nga filmat vizatimorë.
Në këtë video që është prezantuar para miliona ndjekësve, këngëtarja e njohur ka treguar se ka lindur në Londër, por që është kthyer më pas në Kosovë, duke ndarë momente nga fëmijëria e saj, por edhe një performancë që kishte bërë në Sallën e Kuqe.
Dua Lipa njihet si një ndër këngëtaret që ka promovuar dhe vazhdon ta promovon vendin e saj, Kosovën, sikurse që ka vepruar edhe me eventin e fundit, duke ndarë sekuenca edhe nga Kosova në skenën e madhe të Grammy Awards. Dua Lipa në këtë mbrëmje sërish u shpërblyer me Grammy Awards, për albumin e saj “Future Nostalgia”.
Për të ndjekur çaste të performancës së saj, shikoni videon, nëpërmjet së cilës ajo ndjehet gjithmonë prezente, qofshin ato edhe momente të çmendura, thotë Dua./ KultPlus.com
Dua Lipa, sot një këngëtare e njohura botërisht dhe fituese e çmimeve “Grammy” dhe shumë çmimeve tjera, dikur nxënëse e shkollës fillore në “Shkollën Jopublike Mileniumi i Tretë” ku edhe për herë të parë doli në skenë, përvec këngës, shkruante edhe ese të bukura, shkruan KultPlus.
Ani pse ajo ishte e lindur dhe e rritur në Angli, shkrimi i saj me një shqipe të kulluar, është dëshmi e fortë se pse ajo nuk heziton asnjëherë të përçojë mesazhe se është një vajzë kosovare.
Sa ishte nxënëse, një prej eseve të saj artistike ishte publikuar në përmbledhjen me tregime dhe ese “Paqja fillon me mua” njëmbëdhjetë vjet më parë pra më 2009. Siç edhe mund ta lexoni, ajo është një ese artistike, e shkruar me emocion të fortë për nënën e saj. Kujtojmë këtu se, Dua, ditë më parë nënës së saj i bëri një urim të veçantë për ditën e nënës “Urime dita e nënës për nënën time, Të dua, ne të duam – faleminderit për çdo gjë që bën për ne!!!!!”
Në vazhdim po ju sjellim një nga esetë e Duas të shkruar gjatë fëmijërisë së saj.
Përkëdheljet e nënës ma zbusin shpirtin
Nënë, ti që më dhe jetë, Ti që gjithmonë më përkrah, Ti që më do, Ti që më përkëdhel kur nuk jam e lumtur, Ti duhet të respektohesh, ndoshta ti nuk e di se sa shumë të dua, ndoshta, sepse jam tërë ditën në shkollë, ndoshta sepse jam më shumë në dhomën time se sa afër teje. Ndoshta, sepse ti kurrë nuk më ke pyetur? Të më kishe pyetur, nuk e kisha ditur se si të të përgjigjesha, se të dua aq shumë sa që as fjalët nuk më rrjedhin nga goja, por ato i kam thellë në zemër. Për mua vetëm një përkëdhelje e nënës më duhet për të ma zbutur shpirtin, e vetmja fjalë që mund të ta them është se të dua zemër, nëna ime, bota ime! / KultPlus.com
Ceremonia e çmimeve “Grammy” ka lënë gojëhapur të gjithë ata që e ndoqën këtë shfaqje. Përveç çmimeve, performavcave të mahnitshme, veshjet e këtij viti ishte një tjetër element që ranë në sy e madje u cilësuan si “veshje të egra”, shkruan KultPlus.
Ndërsa ne e kemi vëmendjen kryesore të artistja shqiptare, Dua Lipa e cila duket që mori vëmendjen më të madhe gjatë kësaj ceremonie. Shkëlqimi i saj nuk ka ikur pa vëmendjen e mediave më prestigjioze botërore, madje Vogue e liston ndër dukjet më të mira të kësaj ceremonie.
Si një vajzë e miratuar nga Donatella, Versace, Dua Lipa është mësuar të veshë fustane të ngathët të markës italiane, por me një fustan rozë të zbukuruar me kristale, ajo ishte vajza e ëndrrave të botës tjetër.
Kësaj radhe qilimi i kuq përkonte me shprehje të guximshme të personalitetit.
Në ceremoninë e vitit 2021, gjendja shpirtërore ishte e parespektueshme dhe e guximshme.
DaBaby u paraqit me një kostum të shkëlqyeshëm Dolce dhe Gabbana, të shoqëruar me rroba kadifeje, një kapele të gjelbër dhe të kuqe dhe shumë aksesorë. Ndërkohë, stilistët dhe mikpritësi i tapetit të kuq Brad Goreski u dha shikuesve një mësim në bllokimin e ngjyrave, duke bashkuar një këmishë rozë të ndritshme me një kostum të kuq, të gjitha nga Versace, me këpucë Louboutin dhe aksesorë Levian.
Doja Cat mishëronte gjithçka që është moda Grammys – sipas Goreski – me një fustan të thellë Roberto Cavalli me pupla jeshile neon dhe kthetra macesh në mëngë.
Për më tepër po ju sjellim fotografitë e yjeve që Vogue i ka vlerësuar për dukjen më të mirë në Grammy 2021. / Vogue / KultPlus.com
Ishte një mbrëmje e suksesshme për Dua Lipën, e cila triumfoi në një prej gjashtë kategorive ku ishte nominuar për çmim “Grammy”.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e quajti fitoren e çmimit “Albumi më i mirë pop”, një çmenduri e vërtetë.
Këngëtarja 25-vjeçare me ta pranuar shpërblimin e saj në skenë, foli për atë se sa e rëndësishme është lumturia si dhe e pranoi se albumi i saj i dytë muzikor, “Future Nostalgia”, e ka ndihmuar atë të ndihet e ringjallur.
“Zot i madh. Wow, faleminderit shumë. Kjo është një çmenduri e vërtetë. Albumi ‘Future Nostalgia’ është shumë i rëndësishëm për mua dhe ma ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Por një gjë të cilën e kam kuptuar gjatë realizimit të tij, është se sa e rëndësishme është ndjenja e lumturisë për të gjithë ne. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi, prandaj jam mirënjohëse dhe e nderuar për këtë çmim pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, deklaroi Lipa përmes fjalimit të saj emocional në skenë.
Ylli i hitit “Physical” gjithashtu nuk harroi t’i falënderojë fansat e saj për përkrahjen, menaxherin e saj, studion incizuese dhe gjithë ekipin prapa realizimit të albumit “Future Nostalgia”.
“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Falënderojë familjen dhe miqtë e mi që po na shikojnë nga shtëpia. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit”.
Me fitoren e saj në kategorinë “Albumi më i mirë pop”, Dua Lipa i mundi yjet e njohur dhe të suksesshëm të muzikës, si Justin Bieber me albumin “Changes”, Lady Gaga me “Chromatica”, Harry Styles me “Fine Line” dhe Taylor Sëift me albumin “Folklore”.
Gjatë mbrëmjes Lipa shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë të markës “Versace”, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”. Më pas ajo u rishfaq në skenë me një xhaketë po ashtu ngjyrë rozë dhe plot shkëlqim, para se ta largonte edhe xhaketën për interpretimin energjik të hitit, “Don’t Start Noë”, e shoqëruar nga disa valltare.
Vëmendje të madhe me dukjen e saj, Dua Lipa mori edhe me fustanin e koleksionit të fundit të shtëpisë së modës “Versace”, të cilin e kishte zgjedhur për parakalimin e saj mbi qilim të kuq. /Koha.net / KultPlus.com
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.
Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.
Në këtë edicion, Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori.
Secila nga njëmbëdhjetë këngët e këtij albumi shpërndan një ndjenjë euforike që rritet nga tingujt e parezistueshëm. Sigurisht, albumi për suksesin e vet i ka borxh të madh së kaluarës nostalgjike e veshur me shkëlqimin e këngëve në disco dhe muzikës së viteve ’80. Këngët e Lipës janë të paturpshme në dëshirat e tyre, qoftë për të dalë me ish-të dashurin apo për të takuar dikë të ri.
Dua me këtë album mori epitetin “alfa e discos”.
Future Nostalgia” u lansua në mars të vitit të kaluar.
Situata me koronavirusin i kishte shkaktuar pasiguri për gjithçka. Dilemë kryesore e kishte pasur nëse duhej ta lansonte albumin e saj. Me shpresë që albumi i saj i dytë t’u japë njerëzve pak lumturi, kishte vendosur që ta lansonte.
“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Lipa pasi pranoi çmimin.
Taylor Swift me “Folklore” fitoi albumin e vitit duke e bërë këngëtarja dhe tekstshkruesja e parë që fitoi këtë çmim tri herë, pas fitoreve të saj për “Fearless” në 2010 dhe “1989” në vitin 2016.
Beyoncé fitoi çmimin për performancën më të mirë R&B për “BLACK PARADE”. Ajo mori katër çmime “Grammy” në këtë edicion duke bërë kështu histori. “Quuen Bey” u bë artistja më me së shumti çmime “Grammy”, gjithsej 28.
Fituesit e çmimeve kryesore i gjeni më poshtë:
Albumi më i mirë pop – “Future Nostalgia”, Dua Lipa
Incizimi i vitit: “Everything I wanted”, Billie Eilish
Albumi i vitit – “Folklore”, Taylor Swift
Performanca më e mirë R&B – Beyonce “Black Parade”
Kënga më e mirë rap – “Savage” Megan Thee Stallion ft. Beyonce
Kënga e vitit – H.E.R. “I cant breathe”
Albumi më i mirë country – Miranda Lambert “Wildcard”
Kënga më e mirë country – “Crowded Table,” Brandi Carlile, Natalie Hemby & Lori McKenna (The Highwomen)
Performanca më e mirë country duo ose grup – “10,000 Hours,” Dan + Shay & Justin Bieber
Albumi më i mirë rok – The New Abnormal, The Strokes
Kënga më e mirë rok – “Stay High, Brittany Howard (Brittany Howard)
Performanca më e mirë rok – “Shameika,” Fiona Apple
Albumi më i mirë rap – King’s Disease, Nas
Performanca më e mirë rap – “Savage,” Megan Thee Stallion feat. Beyoncé
Performanca më e mirë pop duo ose grup – “Rain on Me,” Lady Gaga and Ariana Grande
Albumi më i mirë R&B – Bigger Love, John Legend
Albumi më i mirë R&B progresive – It Is What It Is, Thundercat
Kënga më e mirë R&B – “Better Than I Imagine,” Robert Glasper, Meshell Ndegeocello & Gabriella Wilson (Robert Glasper Feat. H.E.R and Meshell Ndegeocello)
Performanca më e mirë R&B tradicionale – “Anything For You,” Ledisi
Albumi më i mirë alternativ – Fetch the Bolt Cutters, Fiona Apple
Videospoti më i mirë – “Brown Skin Girl,” Beyoncé
Best Contemporary Christian Music Album -Jesus Is King, Kanye West
Best Song Written For Visual Media – “No Time To Die” [From No Time To Die], Billie Eilish O’Connell & Finneas Baird O’Connell (Billie Eilish)
Best Score Soundtrack For Visual Media- Joker, Hildur Guðnadóttir
Best Compilation Soundtrack For Visual Media – JoJo Rabbit, Various Artists
Best Music Film – Linda Ronstadt: The Sound of My Voice, Linda Ronstadt
Best Musical Theater Album -Jagged Little Pill, Kathryn Gallagher, Celia Rose Gooding, Lauren Patten & Elizabeth Stanley, principal soloists; Neal Avron, Pete Ganbarg, Tom Kitt, Michael Parker, Craig Rosen & Vivek J. Tiwary, producers (Glen Ballard & Alanis Morissette, lyricists) (Original Broadway Cast)
Albumi më i mirë komedi – Black Mitzvah, Tiffany Haddish
Best Spoken Word Album (Includes Poetry, Audio Books & Storytelling) –
Blowout: Corrupted Democracy, Rogue State Russia, and the Richest, Most Destructive Industry on Earth, Rachel Maddow
Best Global Music Album – Twice As Tall, Burna Boy
Incizimi më i mirë dance – “10%,” Kaytranada feat. Kali Uchis
Albumi më i mirë Dance/Electronic – Bubba, Kaytranada
Best Contemporary Instrumental Album- Live At The Royal Albert Hall, Snarky Puppy
Best Instrumental Composition – “Sputnik,” Maria Schneider (Maria Schneider)
Best Arrangement, Instrumental or A Cappella -“Donna Lee,” John Beasley (John Beasley)
Best New Age Album – More Guitar Stories, Jim “Kimo” West
Best Gospel Performance/Song – “Movin’ On,” Darryl L. Howell, Jonathan Caleb McReynolds, Kortney Jamaal Pollard & Terrell Demetrius Wilson (Jonathan McReynolds & Mali Music)
Best Gospel Album -Gospel According To PJ, PJ Morton
Best Roots Gospel Album – Celebrating Fisk! (The 150th Anniversary Album), Fisk Jubilee Singers
Best Recording Package – Vols. 11 & 12, Doug Cunningham & Jason Noto (Desert Sessions)
Best Boxed Or Special Limited Edition Package – Ode to Joy, Lawrence Azerrad & Jeff Tweedy (Wilco)
Best Album Notes – Dead Man’s Pop, Bob Mehr (The Replacements)
Best Historical Album – It’s Such a Good Feeling: The Best of Mister Rogers, Lee Lodyga & Cheryl Pawelski, Michael Graves (Mister Rogers)
Best Engineered Album, Non-Classical -Hyperspace (Beck)
Best Remixed Recording – “Roses (Imanbek Remix),” Saint JHN (Imanbek Zeikenov)
Best Engineered Album, Classical – Shostakovich: Symphony No. 13, ‘Babi Yar’
Producer of the Year, Classical – David Frost
Albumi më i mirë rok latin ose alternativ – La Conquista Del Espacio, Fito Paez
Best Regional Mexican Music Album (Including Tejano) – Un Canto Por Mexico, Vol.1, Natalia Lafourcade
Best Tropical Latin Album – 40, Grupo Niche
Best Orchestral Performance – “Ives: Complete Symphonies,” Gustavo Dudamel (Los Angeles Philharmonic)
Best Opera Recording – “Gershwin: Porgy and Bess,” David Robertson, Angel Blue & Eric Owens, David Frost (The Metropolitan Opera Orchestra; The Metropolitan Opera Chorus)
Best Choral Performance – “Danielpour: The Passion of Yeshua,” JoAnn Falletta, James K. Bass & Adam Luebke (James K. Bass, J’Nai Bridges, Timothy Fallon, Kenneth Overton, Hila Plitmann & Matthew Worth; Buffalo Philharmonic Orchestra; Buffalo Philharmonic Chorus & UCLA Chamber Singers)
Best Chamber Music/Small Ensemble Performance – “Contemporary Voices,” Pacifica Quartet
Best Classical Instrumental Solo – Theofanidis: Concerto for Viola and Chamber Orchestra, Richard O’Neill
Best Classical Compendium -Thomas, M.T.: From the Diary of Anne Frank & Meditations on Rilke, Isabel Leonard, Michael Tilson Thomas, Jack Vad
Best Contemporary Classical Composition – Rouse: Symphony No. 5, Christopher Rouse (Giancarlo Guerrero & Nashville Symphony)
Best American Roots Performance – “I Remember Everything,” John Prine
Best American Roots Song -“I Remember Everything,” Pat McLaughlin & John Prine (John Prine)
Best Americana Album – World On The Ground, Sarah Jarosz
Best Bluegrass Album – Home, Billy Strings
Best Traditional Blues Album – Rawer Than Raw, Bobby Rush
Best Contemporary Blues Album – Have You Lost Your Mind Yet?, Fantastic Negrito
Best Folk Album – All The Good Times, Gillian Welch & David Rawlings
Best Regional Roots Music Album -Atmosphere, New Orleans Nightcrawlers
Best Reggae Album – Got To Be Tough, Toots & The Maytals
Best Children’s Music Album – All The Ladies, Joanie Leeds
Best Improvised Jazz Solo – “All Blues” Chick Corea, track from: Trilogy 2 (Chick Corea, Christian McBride & Brian Blade)
Best Jazz Vocal Album – Secrets Are The Best Stories, Kurt Elling Feat. Danilo Pérez
Best Jazz Instrumental Album – Trilogy 2, Chick Corea, Christian McBride & Brian Blade
Best Large Jazz Ensemble Album – Data Lords, Maria Schneider Orchestra
Best Latin Jazz Album – Four Questions, Arturo O’Farrill & The Afro Latin Jazz Orchestra
Best Traditional Pop Vocal Album – American Standard, James Taylor
Best Metal Performance – “Bum-Rush,” Body Count
Best Country Solo Performance -“When My Amy Prays,” Vince Gill
Producer of the Year, Non-Classical – Andrew Watt. / KultPlus.com
Pa publik dhe nën kushte të pandemisë, ceremonia e sivjetme është cilësuar si më e pazakonta dhe më e paparashikueshmja, për shkak të konkurrencës së madhe mes artistëve
Ceremonia e 63-të e Çmimeve Grammy mbahet në Los Anxhelos të dielën mbrëma, ku do të paraqiten Billie Eilish, BTS, Taylor Swift, Dua Lipa, Harry Styles dhe Cardi B.
E cilësuar tradicionalisht si “nata më e madhe e muzikës”, ceremonia e këtij viti do të jetë pak më ndryshe për shkak të pandemisë.
Nuk do të ketë publik dhe interpretuesit do të ndahen në pesë skena, të rregulluara në një rreth brenda Qendrës së Kongresit të Los Anxhelos për ta ruajtur distancën.
“Nuk është Zoom, nuk është ‘pandemike’”, tha drejtuesi Trevor Noah. “Bendet do të performojnë për njëri-tjetrin”, si një version i yjeve i “Later … With Jools Holland”, pa piano boogie-woogie.
Duke e thyer traditën edhe një herë, çmimet do të shpërndahen nga banakierë, roje sigurie dhe pastrues nga vendet e koncertit, që janë detyruara të mbyllen për shkak të COVID-19.
Këtë vit, Beyonce kryeson nominimet – gjithsej nëntë – duke përfshirë katër për himnin e saj të të drejtave civile “Black Parade”, e cila u publikua në kulmin e protestave “Black Lives Matter” vitin e kaluar. Taylor Swift dhe Dua Lipa vijnë më pas, secila me nga gjashtë nominime. Të gjithë ata janë pretendentë të fortë, por, siç e dinë shikuesit e “Grammy”, presioni për t’i vendosur çmimet i ngazëllen tepër votuesit.
Pretendimet e Swiftit
Projekti befasues i Taylor Swift, “Folklore”, është konkurrenti kryesor për çmimin e albumit e vitit. Fitimi i këtij çmimi nuk do të ishte vetëm rikthim për të, por do të hynte në histori duke u bërë gruaja e parë që e ka fituar këtë çmim tri herë radhazi.
Edhe Beyonce shpreson ta thyejë rekordin duke fituar katër çmime nga nëntë nominime, rekord të cilin e mban Alison Krauss.
BTS, grupi i parë K-pop
Edhe nëse nuk e fiton çmim, grupi BTS tashmë kanë hyrë në histori si grupi i parë K-pop që është nominuar në një kategori kryesore.
Bendi garon për performancën më të mirë të një grupi pop me këngën që ka qenë e para në lista muzikore në ShBA, “Dynamite”.
Kjo kategori është goxha e vështirë, pasi ka emra të mëdhenj.
“Sinqerisht, nuk po presim diçka”, ka thënë reperi/këngëtari RM. “Nuk duam të dëshpërohemi pasi kemi konkurrentë yje si: Lady Gaga, Taylor, Bieber.
Eurovision rikthehet në Grammy
Vetëm një këngë nga Eurovisioni ka fituar çmim Grammy: “Nel Blu, Dipinto Di Blu” nga Domenico Modugno. Balada, që e zuri vendin e tretë në Eurovision më 1958, fitoi dy çmime Grammy më 1959: kënga dhe projekti më i mirë.
Dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë pikë për këto këngë. Këtë vit rikthimi bëhet me këngën e një filmi, “The Story Of Fire Saga”, që është nominuar për çmimin “kolona zanore më e mirë për mediat vizuale”.
A do ta ndajë çmimin e saj Fiona Apple?
Për herë të parë, vetëm gra janë të nominuara në kategorinë më të mirë të performancës rock, me Pheoebe Bridgers, Haim, Brittany Howard, Big Thief, Grace Potter dhe Fiona Apple. Nëse ajo fiton, Apple thotë se dëshiron ta ndajë çmimin me koleget e saj të nominuara.
“Unë do të merrja Grammyn dhe do ta ndaja në copa mjaftueshëm sa për ta marrë të gjitha dhe do t’i ftoja të gjitha zonjat që ta bëjnë të njëjtën gjë”.
Meryl Streep dhe merimanga
Meryl Streep është aktorja më e nominuar në historinë e çmimeve Oscar –ajo është edhe pretendente e rregullt në Grammy – falë kolonës zanore Mamma Mia, ndër të tjerash. Ajo është përmendur së fundmi në kategoritë e librave audio – falë rrëfimit të saj për librat për fëmijë, si “Lepuri Velveteen”, “Përralla e Lepurit Peter” dhe vepra të tjera që nuk kanë lidhje me lepujt. Këtë vit ajo garon me librin audio të “Charlotte’s Web”, historia klasike e një derri që krijon një miqësi me një merimangë.
Reperja me synime të mëdha
Asnjëra nga reperet si Roxanne Shante, Salt’N’Pepa, Queen Latifah, Lil’ Kim, Left Eye, Missy Elliot, Eve, Lauryn Hill, Nicki Minaj, Cardi B, nuk ka fituar çmim për këngën më të mirë rep.
Kjo mund të ndryshojë këtë vit, pasi kënga e Megan Thee Stallionit, “Savage(Remix)”, po konsiderohet si konkurrentja kryesore për çmim.
Do të ishte domethënëse fitorja e këtij çmimi, pasi vetëm një këngë e zhanrit rep (“This Is America” nga Childish Gambino) e ka fituar këtë çmim.
Pakënaqësi e skandale
Në mesin e shumë kategorive për çmim Grammy, fokusi është gjithmonë te “katërshja e madhe” – kënga e vitit, projekti i vitit, albumi i vitit dhe artisti më i mirë i ri.
Edhe këtë vit ka shumë gjëra kundërthënëse. Skandali më i madh është nominimi për projektin e vitit të këngës “Say So” nga Doja Cat. Kënga e saj është shkruar në bashkëpunim me Lukasz “Dr Luke” Gottwald, pasi ishte akuzuar për ngacmim ndaj Keshas.
Ndërsa, ylli kandez The Weeknd është shprehur i pakënaqur pasi nuk është nominuar për asnjë çmim me këngën “Blinding Lights” dhe për këtë arsye do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë e ardhshme. Kënga e tij ishte kënga më e shitur e vitit.
Për shkak se janë disa kategori, do të mbahen dy ceremoni të dielën.
E para e quajtur “Grammy Awards Premiere” do të mund të shikohet drejtpërdrejt prej orës 19:30 (GMT) /15:30 (ET) të dielën, 14 mars.
Tani për tani, asnjë transmetues britanik nuk ka plane ta transmetojë ceremoninë, mirëpo do të mbulohet plotësisht nga uebfaqja BBC News gjatë natës të dielën./koha/KultPlus.com
E diela e Nënave, e njohur ndonjëherë si Dita e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar, mbahet të Dielën e katërt të Kreshmëve. Saktësisht tre javë para të Dielës së Pashkëve dhe zakonisht bie në gjysmën e dytë të Marsit ose në fillim të Prillit./ KultPlus.com
Dua Lipa këngëtarja shqiptare që ka marrë zemrat e gjithë botës, së fundmi na vjen në një fotografi të rrallë nga viti 2001.
Këngëtarja pozon si 6 vjeçare në një foto ku duket shumë e ëmbël.
Dua Lipa së fundmi përpos sukseseve të shumta me e albumin e saj Future Nostalgia, është nominuar për 6 çmime Grammy dhe do të performojë në këtë event.
Në një intervistë të fundit për CBS, këngëtarja tregoi se pavarësisht sukseseve të shumta, kur kthehet në shtëpi ‘ajo është vetëm Dua’./demokracia/ KultPlus.com
Dua Lipa do të performojë në mesin e shumë yjeve botërore në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të zhvillohet sonte.
Ajo po ashtu është e nominuar për çmime në gjithsej gjashtë kategori të mëdha: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.
Këngëtarja 25 vjeçare nga Kosova se është e mahnitur për nominimin e saj në të gjitha këto kategori.
Në një intervistë për “Mirror” këngëtarja ka thënë se “këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra”, transmeton KultPlus.
“Shpresoj që nuk do të më zgjojë dikush nga gjumi dhe të më thotë: Në rregull, është koha për shkollë”, është shprehur Dua.
Në ceremoninë e këtij viti, artisten kosovare e kalon me nominime vetëm diva e muzikës Beyonce e cila është e nominuar në nëntë kategori.
Kujtojmë se Dua kishte fituar dy çmime “Grammy” edhe në vitin 2019. / KultPlus.com
Albumi “Future Nostalgia” dhe dy këngët “Don’t Start Now” dhe “Levitating” të Dua Lipës janë certifikuar me titullin“Platinum” nga Shoqata e Industrisë së Incizimit në Amerikë (RIAA).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se kënga “Don’t Start Now” është certifikuar katër herë me titullin “Platinum”.
Në Shtetet e Bashkuara, Shoqata e Industrisë së Incizimit të Amerikës jep certifikim bazuar në numrin e albumeve dhe këngëve të shitura përmes tregjeve me pakicë dhe tregjeve të tjera ndihmëse.
Ky është një sukses tjetër i këngëtares nga Kosova me famë botërore, sukseset e së cilës po vazhdojnë të rriten dita-ditës.
Ditë më parë 25 vjeçarja u ka treguar fansave të saj se albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” është albumi më i transmetuar në Spotify për tri javë rresht duke lënë pas edhe albumin e këngëtarit shumë të suksesshëm amerikan, The Weeknd.
Ndërkohë, Dua pritet të shpallet fituese edhe në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të mbahet këtë të dielë.
Dua është e nominuar në gjashtë kategori në “Grammyn” e sivjetmë ndërkohë që në vitin 2019 ajo kishte rrëmbyer dy çmime nga Akademia.v / KultPlus.com
Dua Lipa do të jetë njëra prej artistëve që do të përformojnë këtë të dielë në ceremoninë e çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.
Revista “People” shkruan se Dua do të jetë në mesin e Taylor Swift, Cardi B e Billie Eilish që do të performojnë në këtë ngjarje të madhe.
Këngëtarja nga Kosova është po ashtu e nominuar në gjashtë kategori të cilat janë: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.
Kujtojmë se Dua kishte shpërthyer në lot kur kishte kuptuar për gjashtë nominimet e këtij viti.
Ndërkohë, në ceremoninë e vitit 2019 të “Grammy”, këngëtarja 25 vjeçare kishte rrëmbyer dy trofe. / KultPlus.com
E quajtur “mbretëresha e diskos gjatë karantinës”, këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.
“Ishte patjetër një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por kur po bëja këtë album, ai me të vërtetë shërbeu, si një formë arratisjeje”, tha Lipa për CBS This Morning përball prezantueses Gayle King. “Unë duhej të shkoja me instinktin tim të brendshëm që, shpresojmë se do të shërbejë si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbajë njerëzit në ritëm në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo është saktësisht koha e përkryer për ta publikuar”, transmeton KultPlus.
Koha nuk mund të ketë qenë më e mirë – muzika e saj mbajti njerëzit në të gjithë botën duke vallëzuar gjatë izolimit. Por optimizmi i “Future Nostalgia” sinjalizoi një zhvendosje në perspektivën e artistes Lipa si kantautore, veçanërisht në krahasim me hitet nga albumi i saj i parë. Kënga e saj “New Rules” e futi atë në ‘Billboard Hot 100’ dhe u bë një himn për këdo që po kalonte probleme në marrëdhënie.
“Unë e dua atë këngë, sepse është kaq e vërtetë. A jeni duke folur nga përvoja personale?”, pyeti prezantuesja.
“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva sikur kur publikova këngën time të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzika dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë”, tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj albumin ‘Future Nostalgia’, unë isha si: ‘Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme’”.
Lipa tha se dëshironte të tregonte optimizëm, eksitim, argëtim dhe lumturi.
Për Dua Lipën, rruga e saj drejt të qenit yll filloi siç bëjnë shumica e këngëtarëve të famshëm, duke kënduar në dhomën e ndenjes së prindit të saj. “Unë pothuajse kurrë nuk e kam njohur veten pa kënduar. Kur jam duke shkruar dhe kur jam duke kënduar, ndihem sikur kështu marr versionin më të mirë të vetes ose ndjenjave ose emocioneve të mia”, tha ajo.
Ndërsa shumë këngëtarë përdorin emra skenikë, Lipa nuk e mban dhe përdor emrin që ka pasur tërë jetën. Ajo tha se ka mësuar të vlerësojë emrin e saj dhe si i nderon rrënjët e saj.
“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që unë kam emrin tim të vërtetë edhe si emër arti. Unë kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë”, tha ajo. “Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër”,
Dua Lipa lindi në Londër, menjëherë pasi familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar një lufte që po ndodhte në Ish-Jugosllavi në atë kohë. Në moshën 11 vjeçare, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë. Katër vjet më vonë, 15-vjeçarja Lipa bindi prindërit e saj që ta linin të shpërngulej në Britani të Madhe dhe të jetonte me një shoqe, për të ndjekur ëndrrën e madhe për muzikën.
“Ishte diçka përgjatë linjave të, e dini, unë dua të bëj muzikë, por gjithashtu dua të kthehem në Mbretërinë e Bashkuar në mundësinë që, unë mund të shkoj dhe të kryej universitetin atje”,iu kishte thënë Dua prindërve në atë kohë.
“Ishte e vështirë t’i bindje ata që të të linin të shkoje?”, pyeti prezantuesja.
“Mendoj se kishin dyshimet e tyre, duke menduar nëse është, si gjëja e duhur për të bërë. Nëna ime thjesht pohon se isha shumë e sigurt dhe prindërit e mi kanë qenë gjithmonë miqtë e mi më të ngushtë në të njëjtën kohë. Por ne u bëmë edhe më të afërt kur ata më lejuan të shkoja në Londër. Dhe nuk doja ta keqpërdorja këtë besim”, tha Lipa.
Ky besim sigurisht që u shpagua. Pas një albumi debutues me shumë hite, ajo e gjeti veten në skenën më të madhe të muzikës – “Grammy Awards”. Ajo fitoi dy çmime “Grammy” në vitin 2019, duke përfshirë çmimin “Artistja e re më e mirë”.
Këtë vit ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy: “Kënga e vitit, “Albumi i vitit”, “Performanca live më e mirë pop”, “Performanca më e mirë duo/grup” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.
Lipa tha se po e menaxhon famën duke qëndruar në tokë dhe duke kujtuar se kush është. “Unë jam aq me fat që hobi im është puna ime. Dhe unë bëj të bëj të gjitha këto gjëra të mrekullueshme. Por kur shkoj në shtëpi, është shumë ndryshe. Unë thjesht jam Dua”, tha ajo. / KultPlus.com
Dua Lipa është nominuar për gjashtë Grammy, përfshirë “Këngën e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”, për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.
Dua foli me gazetaren e “CBS This Morning” Gayle King në lidhje me “Future Nostalgia”, si mënyrë për të sigurojë një ‘arratisje’ nga monotonia e karantinës.
CBS e prezenton Duan me nofkën e saj Mbretëresha e Karantinës, lavdëron suksesin e saj si dhe faktin që Dua është autorja e të gjitha këngëve të albumit.
E pyetur se cila është historia pas suksesit të albumit, këngëtarja tregoi se ishte bazuar në parandjenjat e saj, dhe kishte cilësuar që albumi ka potencialin të jetë një mënyrë për t’u ‘arratisur’ nga pandemia dhe karantina.
Dua tregon se për një kohë të gjatë kishte menduar se “duhej të ishte e trishtuar dhe se këngët e lumtura të muzikës pop janë kiq” derisa nuk e kishte tejkaluar këtë fazë dhe “i kishte lejuar vetes të jetë e lumtur dhe të shpërndajë entuziazëm dhe energji pozitive”./KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zënë vend në ballinën e njërës prej revistave Amerikane, ‘The New York Times Magazine’, shkruan KultPlus.
Artistja këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit të disa fotove, ku ajo duket mjaft tërheqëse dhe plot stil.
“Kopertina e New York Times e fotografuar nga John Edmonds ~ stilimi i Lorenzo Posocco ~ flokët Chris Appleton ~ make-up Samantha Lau”, ka shkruar Lipa.
🍓The New York Times cover 🍓 shot by John Edmonds ~ styling Lorenzo Posocco ~ hair Chris Appleton ~ make-up Samantha Lau 🍓
Kujtojmë se albumi i fundit i saj “Future Nostalgia” është bërë më i transmetuari për tri javë rresht në Spotify duke lënë kështu mbrapa edhe albumin e këngëtarit të famshëm amerikan The Weeknd “After Hours”./ KultPlus.com