Ndërsa nuk kishte asnjë dyshim se Dua Lipa do të mahniste në Met Gala të këtij viti me temën e Karl Lagerfeld, këngëtarja thjesht i hodhi poshtë pritshmëritë tona tashmë të larta. Ajo u paraqit në tapetin e kuq me një fustan fildishi Chanel të vitit 1992, i veshur fillimisht nga supermodelja ikonike e viteve ’90, Claudia Schiffer.
Fustani në formë tweed, përfshinte një mes të strukturuar me korset i rrethuar me vija bardh e zi, një fund voluminoz dhe një skaj me thekë. Këngëtarja e kombinoi look-un e saj me një gjerdan diamanti 200+ karatësh Tiffany me një varëse katrore masive, unaza të ngjashme dhe taka me majë metalike. Flokët e saj korbi ishin stiluar me kaçurrela të mëdha, dhe shkëlqimi i saj përfshinte eyeliner dhe buzë ngjyrë vjollce mat, shkruan revista People.
Edhe pse Dua nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në gala të vitit të kaluar për shkak të konflikteve me turneun e saj Future Nostalgia World Tour, kjo nuk është hera e parë që ajo ngjitet në shkallët e famshme të Met Gala. Ylli i popit mori pjesë gjithashtu në ngjarjen e vitit 2019, ku u vesh me temën “Kampi: Shënime mbi modën” duke veshur një jumpsuit të gjallë shumëngjyrësh të Atelier Versace. / KultPlus.com
PHOTO: BERTRAND RINDOFF PETROFF/GETTY, MIKE COPPOLA/GETTY
Bota e modës u mblodh në New York City për mbrëmjen e përvitshme Met Gala, ku temë ka qenë nderimi për ikonën e ndjerë Karl Lagerfeld.
Në këtë mënyrë, tema ishte sa më shumë perla, jakë dhe veshje bardh e zi.
Në tapet “u shfaq” edhe macja e Lagerfeldit.
Në total kanë qenë 400 të ftuar, nga Priyanka Chopra, motrat Kardashian, Doja Cat, Lil Nas X, David Byrne, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, pa dyshim të gjithë artistët bënë më të mirën e tyre. Mes yjeve të veshur më mirë janë edhe dy shqiptaret, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Lagerfeld shërbeu si drejtor kreativ i Chanel nga viti 1983 deri në vdekjen e tij – dhe shumë pjesëmarrës në Met Gala zgjodhën të veshin veshje klasike nga shtëpia franceze e modës për nder të tij. Ai vdiq në moshën 85-vjeçare në 2019-ën. / KultPlus.com
Pa dyshim se Dua Lipa është një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në botë dhe tani ajo është gjithashtu një nga më të pasurat.
Dua ka arritur më shumë se dyfishin e pasurisë së saj në tre vjetët e fundit, duke e dërguar atë në 68. 3 milionë euro.
Vlen të theksohet se Lipa kishte 28.4 milionë euro në prill të 2020-ës, sapo ka paraqitur llogari të reja në Companies House, të cilat tregojnë se kompania e saj, Dua Lipa Live LLP, tani ka asete me vlerë prej 43.9 milionë eurosh, 9.1 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Fitimet më të mëdha të saj vijnë nga dy muajt e parë të turneut të saj në Amerikën e Veriut “Future Nostalgia”, i cili u zhvillua në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.
Ndërkohë, ylli i muzikës po punon shumë në albumin e saj të tretë, të cilin shpreson ta nxjerrë këtë vit në treg për të vazhduar kontributin në shtimin e pasurisë së saj. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim si pjesë e kastit për filmin e ardhshëm të Greta Gerwig, ‘Barbie’.
Duke vërtetuar se, një herë e përgjithmonë, jeta në plastikë është vërtetë fantastike, superylli shqiptaro-britanik i popit sapo është shpallur si një nga shtesat surprizë në listën e Barbie, e cila përfshin titullarët e shpallur më parë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
Në një poster që u shpërnda gjerësisht në mediat sociale pas njoftimit, Dua mund të shihet duke pozuar me një parukë blu, me një nëntitull të posterit që shpall se ‘kjo Barbi është një sirenë.’ / KultPlus.com
Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 54-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.
“Urime ditëlindja binjaku im”, ka shkruar Lipa në “Instagram”. / KultPlus.com
Nuk ka të ndalur rrugëtimi i slloganit #SeMeFree – (Më çliro). Festivali Sunny Hill përmes edicionin e kaluar bëri thirrje që kosovarët të lëvizin pa viza. Këtë javë, ky sllogan është rikthyer në vëmendje nga vetë Dua Lipa. “Liri për kosovarët”, ka shkruar Lipa në “Service95”, platformën e rëndësishme për art dhe kulturë, të themeluar nga vet ajo.
Prishtinë, 1 mars – Si çdo të enjte, ndjekësit e platformës “Service95” të krijuar nga ylli botëror i muzikës pop, Dua Lipa, kanë pranuar edicionin e përjavshëm. Numri i ri nis me thirrjen e Dua Lipës për liberalizimim e vizave dhe vazhdon me shkrimin e gazetares së kulturës, Suzana Vuljevic. “Liri për kosovarët”, ka shkruar Lipa në platformën e saj për art dhe kulturë, të themeluar në vitin 2021.
Lipa ka shkruar se çdo vit, gjatë verës, mundohet që të kaloj sa më shumë kohë në Kosovë.
“Ka një energji që nuk e kam parë askund, ndoshta për shkak se gjysma e popullsisë është nën moshën 27 vjeçare. Energjia është shumë evropiane, me një skenë të muzikës e artit po ashtu energjike. Megjithatë, në shumë mënyra, të rinjve kosovarë u janë prerë krahët. Kosova mbetet një nga shtetet e pakta evropiane qytetarët e të cilës kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Evropë, si për një takim biznesi apo për pushime”, ka thënë Lipa.
Në anën tjetër, gazetarja Suzana Vuljevic ka shpalosur se çfarë nënkupton liria e lëvizjes për kosovarët dhe pse zotimi i Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të bëhet në janar të vitit të ardhshëm është një premtim që duhet mbajtur.
Shkrimi me titullin “#SetMeFree: A do e kenë, më në fund, qytetarët e Kosovës lirinë e lëvizjes në vitin 2024 (#SetMeFree: Will 2024 See Kosovar Citizens Finally Granted Their Freedom Of Movement), tregon për sfidat e deritanishme të Kosovës karshi kësaj kërkesë të kamotshme.
Vuljevic ndalet të kampanja #SetMeFree që nisi Festivali “Sunny Hill”. Vitin e kaluar, Dukagjin Lipa, themeluesi i festivalit të përvitshëm të muzikës erdhi me idenë që të përdorur platformat e Festivalit për të vënë në vëmendje këtë çështje dhe për të theksuar urgjencën për liri të lëvizjes pa viza për kosovarët. Ndjekësit e festivalit mund ta gjenin kudo këtë sllogan, madje edhe të gdhendur në shiritat e tyre të dorës. Rrjetet sociale u vërshuan me “#SetMeFree”.
Sipas Vuljevic, për të rinjtë e Kosovës sllogani “Set Me Free” shpërfaq ndjenjën e pafuqisë dhe nevojën thellësisht njerëzore për të shkuar përtej kufijve të vendit të vet për të shkëmbyer ideja dhe eksperienca me bashkëmoshatarët e vendeve të tjera.
“Lajmi se liberalizimi i vizave do të ndodh në vitin 2024 është konsideruar një lajme me rëndësi të madhe. Për shumë qytetarë që mbesin në pritje, është e vështirë që të mos e shohin këtë si një premtim tjetër që nuk do të realizohet, por ka akoma shpresë”, ka shkruar Vuljevic.
E kur kjo e drejtë njerëzore të garantohet, Lipa beson se: “Evropa do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga kreativiteti i rinisë sonë”.
Në numrin e kësaj jave të “Service95” mund të gjeni shkrimin dedikuar 29-vjeçarit nga Venezuela, Samuel Mariño i cili po e bën të qasshme skenën e operës për një audiencë të re si dhe rubrikën “The good buys”./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka lënë të gjithë gojëhapur kur u shfaq në Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza.
Ajo kishte veshur reçipeta dhe të brendshme të zeza poshtë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen dukshëm. Sakaq, këtë veshje, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes.
Kujtojmë që Lipa ka folur edhe më herët për eksperimentimin e saj me modën, duke u shprehur:
“Asnjëherë nuk kam dashur ta fus veten në kuti dhe të them: ‘Ky është stili im dhe kaq’. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Moda është si muzika për ju, tingulli përfshin më shumë sesa thjesht fytyrën e artistit. Edhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të imponohet”./KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ka marr pjesë në ceremoninë e çmimeve “Bafta”, e cila dukej mjaftë elegante, shkruan KultPlus.
Dua Lipa ishte e veshur me të zeza në këtë ceremoni, ku foto nga kjo mbrëmje ka ndarë edhe vetë Dua Lipa.
Çmimet Bafta janë një ndër ceremonitë kryesore në botë sa i përket vlerësimit të filmave, dhe në këtë edicion filmi me më së shumti vlerësime ka dalë të jetë filmi “All Quiet on the Western Front”./ KultPlus.com
Dua Lipa është një nga superyjet më të mëdha në botë, shkruan KultPlus.
ESNS (Eurosonic Noorderslag) është Festivali Evropian i Konferencës së Muzikës dhe Showcase, Groningen, Holandë.
Së fundmi, Lipa ka marrë çmim të ekselencës nga ESNS.
Çmimi feston aktet që përfaqësojnë pozitivisht kulturën evropiane përmes muzikës së tyre në mbarë botën dhe njeh Dua si aktin më të suksesshëm për të përfituar nga skema e ESNS Exchange. /KultPlus.com
Të mërkurën, Vogue bëri zyrtare listën e të famshmëve që do të presë në tapetin e kuq, si dhe kodin zyrtar të veshjes për eventin e 1 majit, i cili do të jetë në nderim të ndjerit Karl Lagerfeld.
Anna Wintour ka zgjedhur Dua Lipën, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Michaela Coel për t’i bashkuar asaj si bashkë-prezantuese të mbrëmjes, e cila do të nderoj punën e Lagerfeld për Chanel, Fendi, Chloé, Balmain dhe markat e tij me emër.
Ekspozita është titulluar “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, do të shfaqë 150 pamje të dizajnuara nga Lagerfeld gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, drejtuar nga Andrew Bolton, drejtor përgjegjës i Institutit të Kostumeve, dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Lagerfeld Amanda Harlech, e cila po shërben si konsulenti krijues e ekspozitës.
Në mënyrë të përshtatshme, kodi i veshjes është i thjeshtë: “Për Nder të Karlit”.
Ndërsa shumë yje e kanë veshur më parë Chanel-in në tapetin e kuq të Met Gala, duke përfshirë Anna Wintour, Penelope Cruz e cila ishte një mike e dashur e Lagerfeld, ajo pa dyshim do të përzgjedh Chanel për veshjen e saj si muzë prej shumë kohësh dhe fytyra e markës.
Mbetet për t’u parë nëse të ftuarit do të veshin origjinalet e Lagerfeld nga gjatë gjithë karrierës së tij gati shtatë dekadash, apo edhe veshje thjesht frymëzuar nga legjenda e modës, i cili ishte i famshëm për veshjen e tij bardh e zi, dorashkat dhe pëlhurën e bardhë.
Ndoshta macja e dashur e Lagerfeld, Choupette, mund të shfaqet në Met Gala. /abcnews.al/ KultPlus.com
Ylli i popit do të bashkë-drejtojë ngjarjen vjetore të Met Gala 2023 së bashku me Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer.
Siç u njoftua nga Vogue të mërkurën (18 janar), ylli i popit ka nënshkruar për të qenë një nga katër bashkëkryesuesit e vitit 2023 për ngjarjen e modës që vjen çdo të hënë të parë të majit.
Duke iu bashkuar yllit të popit si bashkë-kryesues janë Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer, një formacion që përfshin “çdo sferë të kulturës popullore”, sipas Vogue. Të katër prej tyre do të ndihmojnë Anna Wintour në planifikimin e një nate të bazuar në temën e këtij viti – Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë – e cila i bën homazh stilistit të ndjerë gjerman të modës.
Këngëtarja “Levitating” ka postuar lajmin në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar: “E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkëkryetarët e #MetGala 2023… Shihemi të hënën e parë të majit.
Siç shpjegohet nga Dua më poshtë në postimin e saj, gala e këtij viti do të festojë hapjen më 5 maj me ekspozitën “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie” në Muzeun Metropolitan të Artit. Çdo vit, ngjarja ekskluzive i siguron gjithashtu Institutit të Kostumeve të muzeut burimin kryesor të financimit vjetor.
“Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” do të shfaqë më shumë se 150 pamje origjinale të dizajnuara nga Lagerfeld, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 2019, duke u thelluar në karrierën e shtrirë shtatë dekadash të ish-drejtorit krijues të Chanel. Shumë nga skicat e tij origjinale janë vendosur gjithashtu të shfaqen së bashku me objektet e ekspozuara.
Met Gala e vitit të kaluar, me temë “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, u kryesua nga Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda. Deri më tani, Dua ka marrë pjesë në këtë ngjarje vetëm një herë, duke e bërë debutimin e saj në Met Gala në vitin 2019 e veshur në Versace për temën e atij viti, “Camp: Shënime mbi modën”. / KultPlus.com
Artistja shqiptare Dua Lipa, më 4 janar zuri vendin e parë në platformën ‘iTunes’ në Amerikë, për herë të parë. Sukseset e saja të vazhdueshme nuk munguan. Ajo shënoi edhe një sukses të jashtëzakonshëm në platformën ‘Spotify’ përgjatë vitit 2022, duke tejkaluar Rihanën, e duke u bërë artistja e katërt më e dëgjuara. E pandalshme si gjithmonë, ajo u shfaq edhe në kopertinën e revistës ‘Wall Street Journal’.
Asnjëherë nuk e mohoi identitetin e saj, dhe këtë e shprehi edhe publikisht më 26 janar të vitit 2022, duke thënë se ajo i di jetët e humbura në Kosovë. E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit. Më 8 shkurt fitoi çmimin si artistja më e mirë pop/rb, duke lënë pas këngëtarët e njohur si Adele dhe Ed Sheeran. Ndërsa, më 9 shkurt filloi turneun e saj në 28 vende të ndryshme, një turne që nxori në pah anët e saj më të bukura.
Po ashtu, ajo u bë edhe artistja e parë që ka gjashtë këngë me mbi 1 miliard transmetime, teksa pati edhe një rol të rëndësishëm në filmin ‘Argylle’ për të shënuar kështu ndoshta dhe një karrierë në aktrim, pasi që ka marr edhe një rol tjetër në filmin ‘Barbie’. Më 11 mars, publikoi këngën e shumëpritur në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”, që mori vëmendjen e të gjithë artdashësve.
Ndërkohë, më 22 mars ajo mori pjesë në festivalin e njohur ‘Lollapalooza’ në mesin e artistëve si: J.Cole, Metallica e Green Day. U shpërblye gjithashtu me dy çmime në “iHeart Radio Music Awards 2022”. Ndërkaq, përkrah Megan Stallion, bëri paraqitjen e saj në rolin e prezantueses në çmimet Grammy. Por, çmime të rëndësishme mori edhe në “Billboard Music Awards 2022”, aty ku dhe u nominua fillimisht për nëntë çmime.
Më 27 maj, publikoi këngën “Potion” në bashkëpunim me Calvin Harris dhe Young Thug, që patjetër që shënoi sukses më vete. Ndërsa, kur ndalemi tek moda, atëherë Lipa dhe sukseset e saj njashtu janë të njëjta, me ç’rast ajo kryesoi samitin e “Vogue Magazine”, si dhe u shfaq në sfilatën “Balenciaga Couture”.
Më 5 gusht 2022, u nderua me titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’ nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa, në anën tjetër, pranoi Pullën Postare me figurën e saj, ku u shpreh se ajo do të vazhdojë të bëj akoma më shumë, asisoj që Kosova të ngritët sa më shumë të jetë e mundshme.
Por magjia që ajo sjell në Kosovë, natyrisht që vjen nëpërmjet festivalit “Sunny Hill” që shënoi sukses tejet të lartë në këtë vit. Performanca e saj, qe një nga më të paharrueshmet ndonjëherë.
Por rikthehemi edhe tek skenat ndërkombëtare, duke mos lënë anash suksesin e saj në Argjentinë, aty ku mblodhi mbi 100 mijë njerëz. Më 30 shtator 2022, ajo u bë gruaja e parë që arrin 10 miliardë në platformën ‘Spotify’, duke arritur një rekord historik. Ndërsa, një bashkëpunim tjetër në fushën e muzikës, i solli asaj momente unike, me ç’rast edhe u shpërblye për bashkëpunimin më të mirë me Elton John, në “American Music Awards”, ndërsa ajo përkrah tij, fiton edhe çmimin “Hitmaker of The Year”.
Më 27 nëntor, merr nënshtetësinë shqiptare në Shqipëri dhe për këtë ajo shprehet të jetë tej mase krenare. Gjithashtu, koncerti që mbajti në Tiranë, për ditën e Pavarësisë, qe shfaqja solo më e madhe ndonjëherë në jetën e saj.
Së fundmi, ajo shpërblehet me çmimin “Koleksioni i Vitit” për koleksionin e saj që mban emrin shqip “Flutur”.
Rita Ora
Artistja tjetër shqiptare, u rikthye sivjet fuqishëm në jurinë e “The Voice of Australia”, aty ky dhe njihet për mjeshtërinë e saj të vokalit. Ndërsa, stili i saj qe gjithmonë i atillë që të tërheq pas vete, dhe për këtë kanë shkruar shumë magazina e medie ndërkombëtare. Shfaqet në kopertinën e “Vogue Arabia”, “Harper’s Bazaar Australia”, duke dëshmuar se mbetet top edhe në fushën e modës.
Në anën tjetër, Orën e shohim edhe pjesë të serialit të animuar “Kung fu Panda” si dhe “Tin Soldier”, duke goditur edhe me artin e saj të degës së aktrimit. Më 23 qershor publikon këngën e re, “Barricades”, këngë kjo që shënon sukses tejet të madh në fushën e muzikës. Ndërsa, në dy platforma, ajo arrin shifrën e 10 miliardë dëgjuesve, duke shënuar kështu një sukses madhështor për të.
Më 5 shtator, ajo dekorohet me titullin “Naim Frashëri”, pikërisht në Shqipëri, vendi i cili e priti me duar hapur artisten shqiptare. Mijëra njerëz të pranishëm kanë qenë në koncertin e shumëpërfolur të Orës në Tiranë, aty ku ajo elektrizoi skenën në mënyrë të hatashme më 6 shtator.
Më 9 tetor, ajo hap Kupën e Botës Rugby me një performancë të mrekullueshme. Ndërsa, së bashku me Bebe Rexhën e Ava Max, shfaqet magjepsëse në “MTV EMA Awards”. Në mes të skenës së MTV Ema, Ora i drejtohet Bebe Rexhës, duke i thënë: Motra ime shqiptare.
Nuk kanë munguar as edhe komplimentet për dukjet e saj, e sidomos për ato që i vesh në kopertina të njohura, siç është për shembull “L’Officiel Italia” apo “British Vogue”. Më 25 nëntor, ajo shfaqet edhe në pullat postare të Kosovës, me veshje kombëtare shqiptare. Për këtë, ajo është shprehur tejet mirënjohëse.
Së fundmi, ajo bëhet ndër artistet më të dëgjuara në botë, duke arrirë mbi 6.1 miliardë dëgjime në paltformën ‘Spotify’.
Bebe Rexha
Bebe Rexha është po ashtu artisja shqiptare e cila këtë vit shënoi gjithashtu sukses të lartë. Së pari fillon me prezantimin e saj të mrekullueshëm në “MTV VMA 2022”, e pastaj publikon edhe këngën ripërpunim të “I’m good Blue” në bashkëpunim me David Guetta, që ka arrirë sukses të lartë, duke zënë vende të para gjithandej nëpër platforma të ndryshme.
Performoi në skenën e “MTV EMAs 2022”, aty ku dhe u duk e mrekullueshme dhe e veçantë në stilin e saj, të modës dhe të këndimit.
Pikërisht në “MTV Ema” ajo fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë, për këngën tashmë tejet të njohur, ‘I’m good Blue’, këngë kjo që u publikua edhe me videoklip më 21 shtator.
Së fundmi, ajo u shpërblye me trofeun e vendit të parë nga “Official Charts”. / KultPlus.com
Ylli i skenës botërore, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër vit të suksesshëm duke marrë pjesë në skena të ndryshme të njohura në mbarë botën dhe duke e mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan KultPlus.
Pandemia COVID-19, ndikoi që turneu i saj “Future Nostalgia” të shtyhet për dy vite dhe “2022-ta” të jetë viti kur Lipa shpërthen.
Përmes një postimi në rrjete sociale, 28 vjeçarja reagoi duke thënë se ky ishte viti që e ndryshoi jetën e saj.
“Future Nostalgia ~ 2022 ~ viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, shkroi Lipa në Instagram.
Mediat britanike kanë raportuar se Lipa aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ri. /KultPlus.com
Duke hequr dorë nga shërbimet e kompanisë së saj të menaxhimit në fillim të këtij viti, kantautorja Dua Lipa duket se nuk ka asnjë arsye për keqardhje, transmeton KultPlus.
Për llogaritë e sapo paraqitura shënohet se londinezja shqiptare nga Kosova i ka shtuar pasurisë së saj edhe 4 milionë funte.
Kompania e saj Dua Lipa Limited tani ka 21.6 milionë funte të grumbulluara – nga 17.5 milionë funte një vit më parë.
Në shkurt u zbulua se Dua u nda nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të shndërrohej në një sensacion global, pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.
Këngëtarja, e cila nënshkroi për Tap Management me bazë në Londër në vitin 2013 ndërsa punonte si kamariere në bar koktej, i habiti shefat e saj kur tha se nuk donte më që ata ta përfaqësonin atë.
Tani, babai i saj, Dukagjin Lipa, është edhe menaxheri i saj.
Lipa, një fituese e trefishtë e çmimeve Grammy, ka kontratë edhe me Warner Music dhe ka marrëveshje fitimprurëse me firma duke përfshirë Evian, Yves Saint Laurent dhe Versace. Ajo gjithashtu ka marrëveshje me mediat sociale për të promovuar pijen “vërtet “Truly”, një pije alkoolike. /KultPlus.com
Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare që kanë arritur ti kapin majat e suksesit botërorë. Por në vazhdimësi është përfolur që dy këngëtaret nuk flasin bashkë dhe këtë e kanë dëshmuar ndër vite duke mos u shfaqur asnjëherë bashkë, shkruan KultPlus.
Krejt kjo, sipas raportimeve thuhet që ka ardhur si pasojë që Rita Ora nuk ishte shprehur e gatshme ti ndihmojë Duan në fillim të karrierës.
Por një fotografi e publikuar mbrëmë nga motra e Rita Orës, Elena Ora, ka befasuar të gjithë. Ajo shfaqjet krah Dua Lipës dhe shprehet krenare për të.
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora.
Tashmë fansat kanë nis të aludojnë se akulli mes artisteve është shkrirë, e kjo mund të jetë një mundësi që të vijë edhe bashkëpunimi i shumë pritur i artisteve shqiptare, duke përfshirë: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin e ndoshta edhe ndonjë emër tjetër. / KultPlus.com
Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa së fundmi kjo dyshje ka bërë bujë të madhe me dhuntinë e tyre të gërshetuar, shkruan KultPlus.
Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar edhe në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe. John e ka nderuar Lipën në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht në koncertin e tij të fundit.
Për këtë ka reaguar edhe Lipa, përmes një postimi në “Instagram”, duke i falënderuar kompaninë “Variety” për çmimin.
“Faleminderi variety për çmimin “Hitmaker of the Year “2022”, që e ndava me të madhin Elton John. Dashuri e madhe për këtë ëndërr. Çfarë viti!”, shkroi ajo. /KultPlus.com
Kur bëhet fjalë për paraqitjet e saj në skenë dhe para kamerës, këngëtarja Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë seksualitetin dhe feminilitetin e saj, transmeton KultPlus.
Tani këngëtarja e New Rules dëshiron që gratë e tjera të kenë besimin për të bërë të njëjtën gjë dhe të jenë krenare.
Britaniko-shqiptarja Dua, 27 vjeç, tha: “Si gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh.Ne jemi shtyrë për një kohë të gjatë për të ndier vërtetë se kush jemi në të vërtetë dhe për të eksploruar anën seksuale dhe femërore të vetes.”
Dua, e cila sapo ka përfunduar një turne botëror dhe ka punuar, ndër të tjera, me Miley Cyrus, reperin Sean Paul dhe Kylie Minogue, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë.
“Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë.”
Megjithatë, pasi pa vëllain e saj Gjinin, 16 vjeç dhe motrën Rina, 21 vjeçe, e cila është një balerinë, modele, Dua beson se gjërat po ndryshojnë për mirë.
Ajo tha: “Brezat e rinj kanë një vështrim vërtet interesant për jetën. Mënyra se si ata mendojnë është shumë më e zhvilluar. Ndoshta është interneti ose mënyra se si ne kemi evoluar si njerëz. Është vërtet interesante dhe freskuese – dhe gjithashtu frymëzuese.”
Këngëtarja “Hotter Than Hell” ka arritur të qëndrojë e sigurt, pavarësisht se gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i kishte më herët në jetë.
Dua, e cila lindi në Londër në vitin 1995 nga prindër kosovarë-shqiptarë dhe u kthye për pak kohë në rajon si adoleshente, këtë javë iu dha shtetësia shqiptare për promovimin e vendit përmes muzikës dhe famës së saj.
Por tani ajo ka treguar refuzimin që pësoi si e re.
Duke treguar për herë të parë për refuzimin e një shkolle të skenës në Londër, këngëtarja tashmë fituese e çmimeve, e cila filloi të performonte në moshën pesë vjeçare, tha: “U regjistrova në një shkollë kënge dhe drame në Londër. Unë u refuzova, apelova dhe u refuzova përsëri. Isha si, ‘O Zot, pse po më ndodh kjo?’ Unë thjesht doja të këndoja. Më pëlqeu: “Unë mund të luaj violonçel, mund ta bëj këtë”. Ata ende nuk më donin. Unë thashë, “F***, ndoshta kjo nuk është për mua”.
Në moshën nëntë vjeç ajo filloi mësimet e këndimit në fundjavë në Shkollën e Teatrit Sylvia Young të Londrës – e cila gjatë viteve ka trajnuar yje, duke përfshirë aktorët Billie Piper dhe Daniel Kaluuya si dhe Spice Girl Emma Bunton.
Por Dua, e cila u rrit në West Hampstead të Londrës, me përjashtim të një kohe të shkurtër në Shqipëri, nuk u pranua në korin e shkollës në shkollën fillore Fitzjohn dhe i tha se “nuk mund të këndonte”.
Më në fund ajo gjeti famë pasi postoi këngë në YouTube, të inkurajuara nga babi Dukagjin, 53 vjeç.
Ajo këmbëngul se shijet e hershme të refuzimit e bënë atë më të fortë në planin afatgjatë.
‘DËSHTIMI ËSHTË PJESË E UDHËTIMIT’
Dua ka thënë: “Ato momente të refuzimit të shtyjnë të bësh kapërcim. Askush tjetër nuk beson në mua, kështu që unë duhet të besoj në mua dhe të vendos veten atje dhe të bëj diçka për të cilën jam vërtet, shumë e pasionuar.
“Dështimi është një pjesë e udhëtimit. Nëse ne vazhdimisht përpiqemi për përsosmëri, nuk do të arrijmë kurrë atje.”
Dua përfundoi turneun e saj botëror Future Nostalgia në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, këtë javë pasi performoi një numër të madh 92 shfaqjesh të shitura.
Punë e vështirë, por ajo që me të vërtetë i pëlqen të bëjë kur ka kohë pushimi është të kthehet në rezidencën e saj prej 7 milionë funtesh në Londrën Perëndimore dhe të shohë miqtë.
Ajo tha: “Më pëlqen të shtrihem në divan dhe të ftoj miqtë e mi për të ngrënë darkë, për të pirë verë. Kur marr pak pushim, mendoj: “Çfarë mund të bëj? Ku mund të shkoj? Kë mund të shoh?””
Princesha e popit po rinovon shtëpinë e saj për të shfaqur një studio muzikore, pishinë, palestër dhe kinema.
Herë pas here ajo u jep fansave një paraqitje të shkurtër brenda bllokut, duke postuar foto në internet që zbulojnë një kuzhinë të mrekullueshme me plan të hapur dhe një banjë me shumë mermer.
Fashionistja gjithashtu duket se ka një dhomë të dedikuar vetëm për ruajtjen dhe shfaqjen e veshjeve të saj të famshme të përpunuara dhe shumëngjyrëshe.
Përveç një karriere të shkëlqyer në këngë, Dua sapo ka bërë debutimin e saj si aktore në filmin spiun Argylle, së bashku me një kast të listës A që përfshin Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryan Cranston dhe Samuel L Jackson.
Ajo tha: “Ishte vërtet emocionuese. Por për mua janë hapa bebesh. Kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar edhe veten, në vend që të hidheni në thellësi me diçka që nuk mund ta trajtoni plotësisht. Frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të thosha, ‘Tani duhet të jem aktore dhe të ndjej të gjitha këto emocione në kamerë’.
“Aty ku nuk e kam arritur ende veten deri në atë pikë.”
Këngëtarja u përfol se kishte refuzuar Harry Styles.
Por ajo ka ndezur thashethemet për romancë kohët e fundit pasi u pa duke u puthur me drejtuesin e US Daily Show Trevor Noah, 38, në Nju Jork, pas asaj që shikuesit e përshkruan si një darkë “intime”.
Lidhja e fundit e njohur e Duas ishte me modelin amerikan Anwar Hadid, 23 vjeç, me të cilin ajo ishte në lidhje për dy vjet para se të ndaheshin dhjetorin e kaluar.
‘SINDROMI IMPOSTER’
Më në fund ata vazhduan rrugët e tyre të ndara pasi provuan gjithçka, nga bisedimet e krizës deri te pushimi.
Para Anwar-it, ajo ishte 5 vjet në lidhje me kuzhinierin britanik Isaac Carew, tani 36 vjeç.
Por ajo mendon se thyerja e zemrës mund të jetë krijimi i këngëve të shkëlqyera.
Dua, e cila ka qenë e sinqertë për jetën e saj në podcast-in e saj Dua Lipa At Your Service dhe podcast-in e saj iHeartRadio, tha: “Shumë herë frymëzohem kaq shumë nga artistë që kanë shumë vetë-dyshim ose errësirë. Unë them: “O Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?”
“Kjo është ajo që ndonjëherë mendoj, ndonjëherë sindroma e mashtruesit mund të më bëjë më të mirën. Sidomos kur shkruaj.”
Gjithashtu e rëndësishme për të, kur punon me këngë, është të mbyllë burimet e mediave sociale.
Ajo shton për muzikën: “Ndërsa jeni duke e krijuar, argëtohuni me të. Është e frikshme vetëm kur është koha për t’u liruar dhe ju thoni: “Oh, a do ta pëlqejnë njerëzit?”
“Kështu ndihem për muzikën time. Ndërsa po e bëj, gjithçka është e mrekullueshme dhe jam në botën time, duke bërë diçka për të cilën jam krenare. Ju dëshironi të bëni diçka që nuk e keni bërë më parë dhe dëshironi të sfidoni veten, eksploroni këtë gamë të ndryshme. Mund të mbyll mediat sociale. Unë po e bëj për mua, po bëj diçka që dua.”
Babai kantautor i Duas ka marrë një rol menaxhues gjatë karrierës së saj – një marrëveshje me të cilën ajo lulëzon.
Ajo tha: “Është qesharake me prindërit, pavarësisht se sa vjeç jeni, nëse do të mund të ktheheshit përsëri me ta, ata do të ishin shumë të lumtur të të kishin. Babai im ka marrë më shumë një rol menaxhues me mua tani. Dhe unë absolutisht e dua atë. Mund të ketë momente kur është sikur, ‘Ky është babai im’. . . ’ por është gjithashtu dikush me të cilin punoj.”
Kjo punë përfshin qartë edhe përpjekjen për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të fansave të saj të rinj adhurues. / KultPlus.com
Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Paris Hilton tërhoqën më së shumti vëmendje në tepihun e kuq të ngjarjes vjetore Jingle Ballin të KIIS FM, i cili u prezantua nga Capital One dhe u mbajt në Forumin Kia në Inglewood të premten mbrëma.
Lipa e cila së fundi përfundoi turneun e saj “Future Nostalgia” me një koncert madhështor në Tiranë për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë, goditi tapetin e kuq me veshje lëkure me ngjyrat kuq e zi.
Daily Mail shkruan të shtunën se fituesja e disa çmimeve Grammy, 27 vjeçe, ekspozoi në mënyrën më të mirë format e saj perfektë, me fustanin me të cilin zgjodhi të paraqitej në këtë ngjarje.
Aty morën pjesë edhe dy shqiptaret e tjera të famshme, Bebe Rexha e Ava Max./KultPlus.com
Dua Lipa arrives at iHeartRadio Jingle Ball on Friday, Dec. 2, 2022, at the Kia Forum in Los Angeles. (Photo by Richard Shootwell/Invision/AP)
Billboard ka publikuar së fundi listën e këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2022 në kategorinë e muzikës ritmike dhe elektro.
Për herë të parë në këtë renditje janë të përfshira këngët e këngëtareve shqiptare të njohura nëpër botë, Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha, transmeton KultPlus.
Në vendin e parë në renditjen e Billboard është ‘Cold heart’ nga Dua Lipa dhe Elton John, ‘The motto’ nga Tiësto dhe Ava Max në vendin e pestë dhe në vendin e shtatë është kënga ‘I’m good’ nga Bebe Rexha dhe David Gueta.
Ju kujtojmë që Billboard është një revistë amerikane muzikore dhe argëtuese e botuar çdo javë nga Penske Media Corporation. Revista ofron tabela muzikore, lajme, video, opinione, komente, ngjarje dhe stile që lidhen me industrinë e muzikës./ KultPlus.com
Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e shumta që po i vinë rrugëtimit të saj në fushën e muzikës dhe po ashtu edhe të modës, shkruan KultPlus.
Së fundmi, Lipa është shpërblyer edhe me çmimin “Koleksioni i Vitit” në FootWearNews, që vlerëson koleksionin e saj “Dua Lipa x Puma – Flutur Drop 2”, koleksion të cilit i është lënë emri në gjuhën shqipe.
Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 përfshin katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.
Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” u publikua më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
“Një udhëtim i shpejtë në NYC mbrëmë për të marrë çmimin për Koleksionin e Vitit për “Dua Lipa x @puma Flutur Drop 2″ me partnerin tim kreativ në krim @billywalsh në çmimet @footwearnews ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️është kënaqësi sepse kur ju punoni me miqtë tuaj nuk është kurrë si punë!! Faleminderit të gjithëve që kanë mbështetur koleksionin ~ shumë mirënjohëse”, ka thënë Lipa. / KultPlus.com
Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa së fundmi kjo dyshje ka bërë bujë të madhe me dhuntinë e tyre të gërshetuar, shkruan KultPlus.
Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar edhe në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe. John e ka nderuar Lipën në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht në koncertin e tij të fundit.
Teksa, kjo dyshe e fuqishme po merr vëmendje anembanë botës me zërat e tyre magjik që vinë të gërshetuara mrekullueshëm, nuk ka munguar as edhe një fotosesion për kopertinën e magazinës Variety.
Me mbishkrimin “Hitmakers 2022”, ata kanë pozuar këndshëm përkrah njëri-tjetrit. Energjia e tyre e madhe portretizohet edhe nëpërmjet fotografive, të cilat Lipa i ka postuar në rrjetet sociale, pak minuta më parë.
“DUA ELTON~ U zgjova nga gjumi 13 orësh për të parë këtë kopertinë dhe më bëri të pyesja nëse ende po ëndërroja? Faleminderit @variety që na keni vendosur në kopertinën e “Hitmakers 2022” – do duhet të krijoj kartolina festash me këtë në të “, ka shkruar ylli botëror, Lipa.
Më poshtë KultPlus ua sjell fotografitë e realizuara nga Peggy Sirota. / KultPlus.com
Koncerti i yllit me famë botërore Dua Lipa, është vlerësuar si koncerti më i ndjekur në histori i realizuar nga një artiste e vetme.
Me një pjesëmarrje prej rreth 200 mijë personash, shfaqja që dhuroi falas më 28 Nëntor, Dua Lipa ka kaluar rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1988.
Atmosfera e krijuar mbrëmjen e 28 nëntorit do të mbetet gjatë në mendjen e mijëra të rinjve e të rejave që mbushën plot sheshin Skënderbej për të parë duke performuar, Dua Lipën, e cila përmbylli në Tiranë turin e saj botëror “Future Nostalgia”.
Me këtë rast, sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ylli botëror Lipa ka thënë se koncerti ka qenë më i madhi ndonjëherë në gjithë turneun e tyre, dhe kjo pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e saj të plotë:
“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz ~ shfaqja jonë më e madhe solo EVER~ në ditën e pavarësisë!!! ~ Gjithçka që mund të them janë falënderimet më të thella ndaj një viti që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mirë për ta ndarë këtë sukses. “NOSTALGJIA E ARDHMËS” PËRGJITHMONË“, ka shkruar Lipa.
Apple Music publikoi listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid Laroi dhe Justin Bieber ishte më e dëgjuara për këtë vit, sipas të dhënave te Apple.
Kënga “Stay” e cila ishte në krye të listës së 100 këngëve më të pëlqyera për 7 javë gjatë verës, ishte më e pëlqyera edhe në listën botërore të platformës Apple Music. “Stay”, qëndroi kënga më e pëlqyer tek platforma Apple Music për 51 ditë rresht.
“Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam. “We Don’t Talk About Bruno” nga muzikali “Encanto” ishte kënga me tekstin më të lexuar për vitin 2022, sipas platformës Apple Music.
Të dhënat tregojnë edhe për rritjen e popullaritetit të këngëve jo në gjuhën angleze. Këngët afrikane kanë shënuar rritje në kërkimet e Shazam ndërsa këngët në gjuhën japoneze patën rritje mes teksteve më të lexuara.
Në nëntor, Apple Music kurorëzoi superyllin e regetonit, portorikanin Bad Bunny, si “Artistin e Vitit” falë albumit të tij të fundit, “Un Verano Sin Ti,” i cili u bë albumi më i Igjuar në Apple Music për vitin 2022 dhe albumi më i suksesshëm i muzikës latine i të gjitha kohërave./VOA/ KultPlus.com