Shkrimtari kosovar nga Finlanda, Pajtim Statovci me veprën e tij “Bolla” është futur në listën e gjatë për çmimin letrar “Dublin 2023”, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovci nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa ka treguar se ai ndjen një gëzim të jashtëzakonshëm që është pjesë e një shoqërie të nderuar.
“Jam i lumtur të njoftoj se BOLLA është në listën e gjatë për Çmimin Letrar Dublin 2023. Çfarë gëzimi i jashtëzakonshëm të jesh në një shoqëri kaq të nderuar”, ka shkruar ai.
Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare. Ai është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. / KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2023/01/C2D33470-73B7-4402-851B-E398AFF7681A.jpeg)
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2023/01/6875BE92-03E4-4ED7-8383-7F0B6F6EC960-1024x908.jpeg)