Kërkohet dorëheqja e Dude Baljes, kundërshtoi martesat e gjinisë së njëjtë

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, dhe deputete e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje, përmes një postimi në “Facebook” ka kundërshtar martesat e gjinisë së njëjtë, shkruan KultPlus.

Për këtë reagim të saj, Organizatat Jo-qeveritare kanë kërkuar dorëheqjen e Dude Baljes nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.

Platforma e cila shërben për informim dhe edukim queer në gjuhën shqipe, ka kërkuar shkarkimi i Baljes nga pozita e kryetarës së këtij komisioni të ndodhë urgjent dhe madje, sipas tyre, është tejet i nevojshëm.

Një gjë të tillë e kërkoi edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, në studion televizive “Pressing” ku edhe po debatohet për për martesat mes gjinive të njëjta.

“Youth Initative for Human Rights – Kosovo” apo shkurt YIHR KS i është bashkuar gjithashtu kërkesës për shkarkimin e Dude Baljes.

Nesër në rend të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është në shqyrtim dhe votim Kodi Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë. /KultPlus.com

Matoshi e Balje triumfojnë, shpëtojnë nga dhuna nënën me dy vajza të mitura

Aktorja e njohur dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Adriana Matoshi ka njoftuar për një angazhim dy mujor që ka rezultuar të jetë i suksesshëm, shkruan KultPus.

Bëhet fjalë për një grua që ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, e cila është edhe shtetase e huaj, e cila për 16 vjet ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por si pasojë e mos përgjigjes, ajo që 16 vjet është sorollatur nëpër dyer të institucioneve.

Matoshi ka shpjeguar se vetëm dy muaj u janë dashur për të mbështetur këtë grua, e cila bashkë me vajzat e saj do të kthehet në shtetin edhe prej nga ka ardhur në Kosovë.

KultPlus ju sjell të plotë postimin e Matoshit.

Mission completed!

M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) sot e rifituan lirinë, e drejtë kjo elementare njerzore që do të duhej të i takonte çdo njeriu në botë.

Kjo nënë, shtetase e huaj, para 16 viteve u martua në Kosovë, me shpresën që do të nisë një jetë të re të lumtur e plot dashuri, por në vend të saj ajo për 16 vite përjetoi dhe mori nga bashkshorti vetëm maltretim fizik e psiqik.

Që nga viti 2014 nuk la derë pa trokitur që të ankohet për problemet e saja, po të gjitha dyertë i kishte të mbyllura, duke mos gjetë mbështetje as nga të afërmit e burrit, e as nga institucionet përkatëse. Nga frika se nuk do t’i shihte më vajzat, ajo refuzoi të largohej pa vajzat nga Kosova, duke qëndruar kështu plot 16 vite me mall e dhimbje larg familjes e vendlindjes së saj.

E gjitha do të qëndronte ashtu, sikur jo rastësisht shokut tim, A.I. i bie në dorë një video, ku shihet dhuna e shfrenuar e bashkshortit të saj ndaj njërës prej vajzave të tyre, i cili më lajmëron mua për rastin. Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkshorti gjatë gjithë këtyre viteve.

I premtoj ndihmë të parezervë dhe instikti i parë më dërgon në komisionin për të drejtat e njeriut, ku deputetja Duda Balje e cila është edhe kryetare e komisionit, njoftohet detajisht me gjithë historinë e kësaj nëne.

Pastaj e njoftojmë edhe Ministrinë e Drejtësisë, ku udhëzohemi prej Nazlie Bala për procedurat e mëtutjeshme.

Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithëçka përfundoi mirë.

Pas 16 viteve dhunë fizike e psiqike, pas 8 viteve sorollatje nëpër institucione duke kërkuar dëshprimisht ndihmë, ne na u deshtën vetëm 2 muaj përkushtim që kjo katrahurë të përfundojë.

Si nënë që jam, dua ta falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, kolegen Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dula që gjithmonë i qendroi afër kësaj nëne në hall.

Një falenderim i veçnatë ua dedikoj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjithmonë ndihmojnë me të holla kur është nevoja, sikur edhe në rastin e M.T., që mundësuan blerjën e biletave për udhëtim jashtë vendit.

E për ju që e keni pritë me skepticizëm angazhimin tim në politikë dhe keni pyet se çka lypë një aktore në Parlament, ju them që ky është veç fillimi. Nuk do të ndalem derisa në vendin tim secili të jetojë i lirë, dhe me të drejta të barabarta si çdo njeri tjetër në botën e civilizuar!/ KultPlus.com

Duda Balje publikon fotografi me të gjitha veshjet tradicionale shqiptare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje nga Grupi Parlamentar 6+, ka publikuar një fotosesion, në të cilin ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare nga më të ndryshmet, shkruan KultPlus.

Balje ka shkruar se veshjet tradicionale është mënyra se si paraqitet identiteti dhe përkatësia. Tutje ajo ka shtuar se nëpërmjet ruajtjes së kulturës së vendit tonë mund të tregojmë dallimet e kulturës sonë, me ato të vendeve tjera.

“Veshja popullore është forma se si paraqitet identiteti, përkatsia, kurse në formën e ndërlidhshmëris tregon kuptimin e së bukures. Me dëshiren që bile për pak kohë të jemi mbrojtës të traditës dhe vlerave kulturore të shtetit tonë dhe të tregojm ndryshmërin kulturore të popujve të ndryshëm të cilët kanë jetuar dhe ende jetojn në Kosovë. Pasuria e imagjinates, ngjyrave te ndryshme, çindisjes, mënyres së veshjes si dhe mënyres formës së paraqitjes të vetvetes dhe traditave tona. Kemi bërë këtë që keni mundësi të shifni”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Në fotografitë e postuara në Facebook deputetja Duda Balje shfaqet me lloje të ndryshme të veshjeve tradicionale shqiptare/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/duda.balje/posts/1714364755393352