Dumoshi takohet me Uta Ibrahimin, i premton mbështetjen e MKRS-së

Ministrja Vlora Dumoshi ka takuar sot Flutura Ibrahimin, më shumë të njohur si Uta e Maleve, vajzën e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve.

Ibrahimi e njoftoi ministren më shumë për vazhdimësinë e projektit të saj ‘14 Majat më të larta të tokës’ dhe ekspeditat e radhës në Anapurna, Makalu dhe K2 majën më të rrezikshme në botë.

Ministrja tha se Uta do të ketë mbështetjen e saj si ministre dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saja drejtë çative të botës, ku besoj sërish do të valojnë flamuj tonë. / KultPlus.com

Distria Krasniqi ngadhënjen me medalje evropiane në xhudo, Dumoshi: Vajzat e Kosovës, të pandalshme

Distria Krasniqi është një emër tjetër nga lista e gjatë e vajzave të Kosovës që na bëjnë krenar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e bronztë evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos, shkruan KultPlus.

Krasniqi arriti ta mund francezen Melanie Clement me ippon, në kategorinë deri në 48 kg në Pragë të Republikës së Çekisë. Xhudisten e suksesshme e uroi edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi nëpërmjet një postimi.

”Përgëzime për Distrian dhe ekipin për medaljen e dytë në kampionatin evropian pas të argjendtës së fituar në “Tel Aviv 2018”. Ajo vazhdon të na bëjë krenarë me secilën paraqitje. E përgëzoj njëkohësisht edhe për arkëtimin e 350 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat e mbajnë në pozitën e parë të kategorisë së saj”, ka shkruar Dumoshi.

Tutje ajo ka theksuar se në garën e sotme shkëlqeu edhe kosovarja Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje dhe të cilën gjithashtu e uroj për suksesin e treguar.

Në fund ministrja i uroi suksese edhe Loriana Kukës e cila do të garoj nesër. /KultPlus.com

Ministrja Dumoshi viziton trajnimet në Prishtinë e Suharekë për aftësimin e të rinjve për tregun e punës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv/ministrja Valdete Bajrami dhe Engelbert Zefaj ka vëzhguar nga afër dy trajnime për të rinj të cilat po mbahen në kuadër të mbështetjes që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bën për fushën e ndërmarrësisë për të rinj.

Organizata BSC Kosovo ka mbajtur trajnime nga fusha e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital për të rinjtë e Prishtinës, Podujevës dhe Fushë Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Ministrja Dumoshi bashkë me zv/ministren Bajrami kanë vizituar Suharekën gjegjësisht trajnimet për të rinj të organizuara nga organizata Ichat me të rinjtë e Suharekës.

Këto trajnime me të rinj nëpër komuna do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve dhe në ngritjen e aftësive përmes trajnimeve atraktive e informative.

Ministrja Dumoshi u shpreh tepër e lumtur që përmes mekanizmave të MKRS-së kanë mundur të ndihmojnë kaq shume të rinj duke i kontribuar direkt rritjes së aftësive të të rinjve të cilat në vijim ata mund t’i përdorin për tu kyçur në tregun e punës.

Bashkë me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, Ministrja Dumoshi, zv/ministrja Bajrami dhe stafi i MKRS-së kanë bërë homazhe edhe në parkun e dëshmorëve në Suharekë.

MKRS do të jetë pranë të rinjve edhe të komunave të tjera me trajnime të ngjashme. / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi përmbyllë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me dy aktivitete virutale

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e ka përmbyllur Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, me dy pjesëmarrje shumë të rëndësishme virtuale, shkruan KultPlus.

Ministrja mori pjesë në debatin “Debat n’shilte” me temën Rinia & Shëndeti Mendor organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në bashkëpunim me MKRS.

Në këtë takim virtual ajo përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi që është jashtëzakonisht e rëndësishme të diskutojmë për shëndetin mendor dhe ta luftojmë de stigmatizimin, sidomos tek të rinjtë.

“Situata me Covid-19 është aq e paprecedentë sa që na ka gjetur të gjithëve pa dallim në situata pasigurie e shqetësimi të vazhdueshëm. Kemi merak për shëndetin personal, atë të familjarëve e të rrethit, prandaj duhet të jemi sa më të hapur dhe të ndajmë eksperiencat personale, si mënyra e vetme që mundëson tejkalimin më të lehtë të kësaj krize të shumëfishtë. Problemet duken gjithmonë më minore kur i ndajmë me të tjerët” – theksoi ministrja Dumoshi.

Aktiviteti i dytë virtual ku ministrja mori pjesë ishe takimi online me një grup të rinjsh, organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë. Gjatë kësaj bisede u diskutua për reflektimet e të rinjve në lidhje me pandeminë Covid 19, (periudha para dhe pas pandemisë) nga këndvështrimi i të rinjve për këtë situatë.

Ministrja ndau këtu edhe njëherë gatishmërinë e saj dhe të ministrisë që ajo drejton duke theksuar se është dhe do të vazhdojë të jetë sa më pranë të rinjve për përballimin e kësaj krize, qoftë duke i mbështetur me grante dhe projekte përmes Ministrisë, qoftë duke qenë derë e hapur për të gjitha shqetësimet dhe pasiguritë që ata mund të kenë. /KultPlus.com

Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova”

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka pritur ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

Temë diskutimi me ministren Dumoshi ishte shtyrja përpara e projektit shumëvjeçar të Teatrit të Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova”.

“Është fatkeqësi që deri tash ende diskutohet për këtë projekt, kur tashmë është dashur ta gëzojmë objektin e përfunduar të teatrit e operës dhe baletit. Sa i përket Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, gjithçka që është e mundur do të bëhet. Shpresojmë që t’i japim rrugë të ndërtimit njëherë e mirë këtij projekti të rëndësishëm për kulturën e vendit”, ka thënë Kuçi, teksa ka përgëzuar ministren Dumoshi që këtë projekt e ka vënë si synim kryesor.

Duke u nisur nga përvoja e ministrit Kuçi edhe si kryetar i Komunës së Suharekës dhe pasionit të tij për arkeologjinë e historinë, ai shfrytëzoi rastin që ta njoftojë ministren Dumoshi për lokalitetet arkeologjike që kanë nevojë për vëmendje në Suharekë./ KultPlus.com

Dumoshi: Ali Podrimja do të mbetet i paharruar në mesin tonë

Sot janë bërë tetë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, por që mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.

“Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.

Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.

Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.

E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas”, thekson Dumoshi. /KultPlus.com

Dumoshi, telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Aeronautikës me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu, shkruan KultPlus.

Dumoshi tha se vdekja e Gërxhaliut do të lë boshllëk të madh në familje dhe komunitetin e Aeronautikës.

Telegrami i plotë:

E nderuara familja Gërxhaliu,

Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës,

 Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.

Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.

Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.

Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë. /KultPlus.com

Zemaj dhe Dumoshi bisedojnë me drejtuesit e federatave të sporteve në Kosovës

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Në këtë takim, Zemaj dhe Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Coviid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.

Ata i njoftuam krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv.

Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon  dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.

Në njoftimin e MSH-së thueht se Zemaj e Dumoshi kërkuan që komunikimi midis institucioneve dhe federatave të jetë i përhershëm me qëllim që secili sektor ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë për të mundësuar ruajtjen e shëndetit publik të secilit komunitet.

Ministrja Dumoshi takoi gazetarët sportivë në shënim të Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit

Ministrja Dumoshi takoi gazetarët sportivë në shënim të Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, shkruan KultPlus.com

“Në nderim dhe respektim të punës të gazetarëve të sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim gazetarë të sportit për nder të ditës së tyre, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Këtu keni njoftimin e plotë”:

“Ministrja Dumoshi takoi gazetarët sportivë në shënim të Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit

2 korriku është ditë shumë e veçantë për gazetarët e sportit në tërë botën, shënohet Dita Botërore e Gazetarëve Sportiv, si simbolikë e themelimit të Shoqatës Botërore të Gazetarëve të Sportit më 1924.

Në nderim dhe respektim të punës të gazetarëve të sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim gazetarë të sportit për nder të ditës së tyre, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit.

Ministrja Dumoshi u shpreh se falë angazhimit të gazetarëve e komentatorëve sportivë, miliona sportdashës në të gjithë botën marrin informacione për klubet apo sportet e preferuara.

Në këtë ditë të shënuar, njohim kontributin e gazetarëve për promovimin e sportit, të cilët e bëjnë sportin edhe me të qasshëm për audiencën, e më të dashur për secilin prej nesh, tha ministrja Dumoshi.

Kosova numëron numër të madh të gazetarëve sportivë, të cilët me përkushtimin e tyre i kanë kontribuar sportit kosovar. Ministrja theksoi se ajo dhe Ministria që drejton vlerësojnë lart punën e të gjithë gazetarëve e komentatorëve sportivë në Kosovë veçmas kontributin e çmuar të gazetarëve: Ali Shala, Gani Ajeti, Agim Kasapolli, Azem Brovina, Gani Kosumi, Agim Binaku, Kemal Qarkagjiu, Burim Hatipi, Fehmi Sejdiu, Abaz Lula, Mustafa Lecaj, Veli Vraniqi e shumë të tjerëve.

Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, shoqatë kjo e anëtarësuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.

Gazetarët e pranishëm shpalosën para Ministres sfidat me të cilat përballen dhe theksuan që për avancimin e sportit në Kosovë, ndihma institucionale është thelbësore.

Ministrja falënderoi të pranishmit për takimin e përzemërt, u shpreh e gatshme për bashkëpunim sa herë që është e nevojshme si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë për avancimin e sportit në Kosovë.

Ata e njoftuan ministren Dumoshi për punën dhe planet e shoqatës. Kosova planifikon të jete nikoqire e takimit të ardhshëm të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore, kurdo që të krijohen kushtet për t’u realizuar një kongres i këtillë. Pritet që të marrin pjese rreth 300 gazetarë sportiv në këtë ngjarje, theksoi gazetari Edmond Thaçi, kryetar i shoqatës, duke vlerësuar se një kongres i këtillë do të kontribuojë gazetarisë sportive në Kosove por edhe promovimit të Kosovës në përgjithësi.

Ndër temat që u diskutuan në takim ishte edhe përmirësimi i kushteve për gazetarët në palestra dhe në fusha sportive. Rregullimi i infrastrukturës për media i ndihmon transmetimit sa më të mire të ndeshjeve.

Ministrja i siguroi që stadiumet e terrenet të cilat do të jenë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare do të kenë hapësira të veçanta e komode për gazetarë e komentatorë”. / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi në takim me ambasadorin Kosnett: Përkrahja për të rinjtë, prioritet i MKRS-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, realizoi një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan KultPlus

“Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka rritur përkrahjen në mënyrë të vazhdueshme për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, realizoi një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ministrja Dumoshi e informoi Ambasadorin Kosnett për projektet dhe planet që është duke i konkretizuar MKRS-ja në fushat që mbulon ministria, me theks projektet dhe mbështetjen e të rinjve në Kosovë. Ajo theksoi se ministria po punon në vazhdimësi që të ketë kujdesin e veçantë tash në këtë kohë të pandemisë që të plotësojë prioritetet e kërkesat e të rinjve dhe organizatave rinore.

Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka rritur përkrahjen në mënyrë të vazhdueshme për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu gjatë takimit ministrja Dumoshi vlerësoi mbështetjen e Ambasadës në projektet për trashëgiminë kulturore.

Ministrja Dumoshi e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e frytshëm që Ambasada ka pasur deri tani me ministrinë, në shumë projekte që kanë qenë të interesit të dyanshëm dhe pret që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Kosnett siguroi Ministren lidhur me interesimin e ambasadës për të vazhduar mbështetjen e punës së ministrisë, përfshirë këtu zhvillimin e mundësive ekonomike për rininë dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të vendit, në kontekstin e zhvillimit të industrisë së turizmit”.

Ministrja Dumoshi pret në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, Suokko

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka realizuar një takim me Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, shkruan KultPlus

“Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Suokko për prioritetet e MKRS-së dhe sfidat me të cilat është përballur ministria për shkak të situatës me Covid-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi ka pritur në takim Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.

Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Suokko për prioritetet e MKRS-së dhe sfidat me të cilat është përballur ministria për shkak të situatës me Covid-19. Po ashtu, ajo diskutoi për projektet e ministrisë në të gjitha dikasteret, në veçanti për rininë dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërsa, znj. Suokko rikonfirmoi mbështetjen e plotë të UNDP-së për MKRS-në, duke theksuar vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër-institucional”.

Ministrja Dumshi pret në takim Koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosove Richardson

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka realizuar një takim me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulirka Richardson, shkruan KultPlus.

“Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale”, thuhet ndër të tjera në njoftimi.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë znj. Ulrika Richardson.

Ministrja Dumoshi e njoftoi znj. Richardson për ballafaqimin e MKRS-së me sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia, Covid-19, si dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër me fokus të veçantë për sektorin e rinisë.

Znj. Richardson e ftoi ministren Dumoshi për pjesëmarrje në takimin me RYCO si dhe ofroi mbështetjen e saj në fushat të cilat i përfshin MKRS në veçanti dikasterin e rinisë.

Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale”.

Dumoshi premton përkrahje të madhe për qytetin e Pejës

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditë së sotme ka qëndruar në komunën e Pejës ku ka vizituar disa nga palestrat si dhe stadiumin e qytetit.

Pas këtyre vizitave, Dumoshi u prit edhe në zyrat e Komunës së Pejës nga kryetari Gazmend Muhaxheri, ku u premtua një përkrahje e madhe për të rinjtë e këtij qyteti.

Pas takimit ministrja Dumoshi deklaroi se si ministre do t’i qëndrojnë afër Komunës së Pejës duke u munduar të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve pejanë.

“Ne si MKRS me kryetarin e Komunës me kërkesat dhe nevojat që i ka komuna ne kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit ku edhe sot ishim në disa aktivitete për t’i parë… Jam shumë e interesuar si ministre të zhvillojmë edhe turizmin kulturor ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar këtë. Tash edhe njerëzit punojnë në vendet malore ku ka edhe shumë turistë. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte duke u zhvilluar dhe do të jemi afër komunës së Pejës”, tha ajo.

Ndërsa i pari i komunës së Pejës pas takimit u shpreh se e ka informuar ministren për nevojat e qytetarëve dhe ka marrë një mbështetje të madhe nga ajo.

“E informuam ministren për gjendjen në komunën e Pejës, sidomos në lëminë e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe nevojat e të rinjve bë komunën e Pejës dhe morëm premtimin që me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës së Pejës”, tha Muhaxheri. Klan Kosova / KultPlus.com

Dumoshi takoi Këshillin Kombëtar për parandalimin e dhunës në sport

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me Këshillin  Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive në sport ku ka pranuar edhe raportin tremujor të Këshillit.

Kryetari i Këshillit, prokurori Besim Kelmendi, e njoftoi ministren Dumoshi për punën e Këshillit, takimet dhe aktivitetet e ndërmarra për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në sport në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.

“Kemi zhvilluar takime të shumta me grupe të ndryshme të tifozëve në komunat e Kosovës si dhe takime me informuese me gjyqtarë dhe delegatë të ndeshjeve për pasojat ligjore kur shkelet ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive. Kemi arritur të pajtojmë shumë grupe mes njëra-tjetrës dhe i kemi njoftuar me pasojat ligjore që presin individët dhe klubet për dhunën e treguar”, u shpreh Kelmendi, duke e informuar ministren edhe për aktivitetet informuese e ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë Këshilli.

Në takim u bisedua edhe për fenomenin e kurdisjeve ku Këshilli ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe ka parandaluar këtë gjë në sportin e Kosovës. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit kërkuan nga ministrja Dumoshi që MKRS-ja të miratojë plotësim-ndryshimin e rregullores e cila do të përcaktojë kush do të iniciojë procedurat penale për aktet e dhunës në sport.

Nga ana e saj, ministrja Dumoshi tha se e vlerëson lart punën e Këshillit pasi që ka ndikuar në uljen e nivelit të dhunës në sport në Republikën e Kosovës përmes veprimeve konkrete efikase.

“Sporti është një storie suksesi në vendin duke për shkak të rezultateve dhe reprezentimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare duke ndikuar në përmirësimin e imazhit të vendit tonë. Këto suksese në sport patjetër që pasqyrojnë edhe aspektin organizimit korrekt dhe sjelljen sportive të tifozëve në sportin tonë”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja tha se shumë shpejt do të miratohet edhe rregullorja e cila do të specifikojë aspektet sqaruese për t’i dhënë kompetencat e nevojshme për procedurat që duhet ndjekur ndaj atyre që shfaqin dhunë në sport.

Dumoshi paralajmëron koncerte online për të rinjtë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka organizuar disa aktivitete online për të rinjtë në këtë kohë pandemie.

Dumoshi ka thënë se të rinjtë do e luftojnë këtë virus, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Dumoshit:

Të dashur të rinjë,

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të organizojnë aktivitete online për të rinjë, gjatë situatës COVID – 19.

Nesër 16 Prill, ora 18:00-19:30, do të argëtohemi së bashku;
Koncert LIVE me këngëtarin e mirënjohur Shpat Deda,
Video – mesazhe sensibilizuese nga Ulrika Richardson dhe Vlora Dumoshi, dhe shumë risi tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Ju të rinjë do e luftoni këtë virus, sepse luftoni fuqishëm.
Ngjarja madhore është për JU!

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet në mbledhjen e Qeverisë, nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Republika e Kosovës ka aprovuar nismën për anëtarësimin në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Europës “EURIMAGES” për filmbërësit, shkruan KultPlus.com

“Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore për të arritur deri te Nisma për Anëtarësim, që ishte edhe pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Këtu keni njoftimin e plotë

“Me propozim të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për t’u anëtarësuar në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Evropës “EURIMAGES” për filmbërësit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe unë si ministre kemi marrë hapat e duhur dhe të nevojshëm për Anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës EURIMAGES.

Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore për të arritur deri te Nisma për Anëtarësim, që ishte edhe pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje.

Me anëtarësimin e Kosovës në Fondin e Këshillit të Evropës EURIMAGES, vendi ynë do të përfitojë shumë në aspektin kulturor. Projektet tona filmike do ta kenë mundësinë e marrjes së fondeve të shumta si dhe do të rritet bashkëprodhimi filmik me vendet e Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë anëtarësimi ynë në këtë Fond do t’i kontribuojë shumë bashkëpunimit të kinemave tona që në të ardhmen të jenë anëtare të rrjeteve të kinemave të Bashkimit Evropian.

Do të rritet shumë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave kulturore e me theks të veçantë kinematografisë kosovare, që të krijojë ura të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e prodhimit të filmit kosovar.

Më respekt,
Vlora Dumoshi “

Dumoshi: Ndeshjet sportive s’mund të ndalohen, shikuesit të mos marrin pjesë

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë për masat për parandalimin e koronavirusit ka thënë se ndeshjet sportive nuk mund të ndalen, por duhet të zhvillohen pa tifozë.

“Te aktivitetet sportive ne kemi specifikuar që lojërat nuk mund të ndalohen por ajo që mund të ndalohet është që shikuesit të mos marrin pjesë”, ka thënë Dumoshi, njofton Klan Kosova / KultPlus.com