Vështrim i shkurtër i romaneve të Jusuf Buxhovit “Dosja B”, “Dushkaja” dhe “Mona”

Metafora e një vendi ku gjithçka është e përmbysur

Nga Anila Mullahi

Jusuf Buxhovi ka shkruar një numër të madhe veprash letrare. Në vitet e fundi vlen për tu vlerësuar në mënyrë të veçantë tri veprat e tij: “Dosja B”, “Dushkaja” dhe “Mona” 2020. Këto tre vepra, ndonëse të shkëputura njëra nga tjetra përsa i përket subjektit, kanë një fill tematik që i përbashkon.

Të tre këto romane i vendosin ngjarjet në bashkohësi, në atë që ndodh në këtë moment të cilin shkrimtari e kishte imagjinuar krejt ndryshe nga çfarë po ndodh realisht. Kosova e pasluftës, e çliruar nga i huaji, zhvillimi i së cilës është bërë peng i disa dukurive të rrezikshme siç janë triumfalizmi, populizmi, kapja e shtetit nga ata që duan të përvetësojnë pushtetin me çdo kusht etj. Dëshirave dhe ëndrrave për liri ja kanë zënë vendin deziluzionet: gjakderdhjes për të arritur lirinë ja kanë lënë vendin vrasjeve për pushtet.

“Dosja B” ka tiparet e një romani politik që zbërthen një realitet që flet për mënyrën sesi po ndërtohet një shtet; prapaskenat që shkatërrojnë ëndrrat dhe shpresat, papërgjegjshmëria në marrjen e vendimeve, vrasjet politike, vrasjet e dëshmitarëve, mungesa e vetëdijes politike etj.

Buxhovi ka zgjedhur ta ndërtojë këtë roman në dy linja, nga njëra anë është rrëfimi i një vrasësi të penduar, i cili rrëfen veprimet e tij, arsyet politike që e çuan në këtë situatë dhe rrethanat në të cilat ndodhet tani i penduar dhe i futur në kurth. Ndërsa linja tjetër është rrëfimi i hetuesit gjerman të EULEX-it cili po heton klanet politike të cilat janë shndërruar edhe në klane kriminale. Koha për të cilën rrëfehet, ndonëse jemi në një periudhë paqe, karakterizohet nga një numër i madh vrasjesh, që çuditërisht ndodh më së shumti të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të ngjarjeve të rëndësishme që po hetohen.

Në të tre këto vepra, personazhet të cilët janë në qendër të ngjarjeve kalojnë gjendje shumë të rënda psikologjike. Jeta e tyre është një kalvar vuajtjesh, dhune, keqkuptimesh, heshtje dhe revolte.

Në romanin “Mona”, rrëfimi është ndërtuar si gërshetim i rrëfimit të ngjarjeve, nga këndvështrimi i disa personazheve. Romani ka në qendër të tij historinë e një ish koloneli që e kanë izoluar në një fshat të largët, në Dushkajë. Ai ndonëse ish kolonel i ushtrisë jugosllave, nuk ka lejuar që në këtë zonë të kishte luftë dhe gjenocid. Por në periudhën pas luftës, ai është izoluar nga forcat ndërkombëtare. Si ish kolonel ai konsiderohet i dyshimtë. Pasi fillojnë të vdesin të gjithë ata që ai i zë me gojë, konsiderohet edhe shumë i rrezikshëm. Shpejt vjen vrasja e tij, përçudnimi i trupit dhe hedhja e trupit tek varri pa varreza, ku rrinin bagëtitë.

“Mona”është një intelektuale që s’bën asgjë tjetër veçse tregon të vërtetën. Ajo jeton në periudhën e pasluftës në Kosovë, në kohën kur disa njerëz që kanë luftuar ose janë veteranë të rremë, paraqiten dhe marrin meritat e shpëtimtarit, marrin meritat e luftës. Në një situatë ku gjithçka është e keqkuptuar të vërtetën nuk e do askush. Mona simbolizon viktimizimin e së vërtetës. Ajo çmendet nga rrethanat. Ajo është fatkeqe sepse tregon të vërtetën.

“Mua më quajnë të çmendur dhe më marrin për të tillë. Kjo as që më shqetëson meqë në këtë vend kushdo që flet të vërtetën, kushdo që nuk pajtohet me të keqen, që këtu merret si e mirë, shpallet i çmendur dhe pastaj tallen me të…” Përshkruan Mona gjendjen e saj.

Gjithë ky roman është i përshkruar nga lajtmotivi i përsëritur që është një pasthirrmë që i ka brenda tij të dyja anët, brengën dhe kënaqësinë: “Ah Amerikë!… Amerikë!…”

Dushkaja është një toponim të cilin do ta gjejmë në romanin me të njëjtin emër “Dushkaja” të Buxhovit. Ky emërtim i një vendi gjeografik, të largët, të papërcaktuar qartë është simbol, por ndërsa tek “Mona” krahas toponimit Dushkajë është edhe ai Kosovës dhe elementë të tjerë që përcaktojnë qartë kronotopinë e zhvillimit të ngjarjeve. Ndryshe ndodh në romanin “Dushkaja” ku nuk përmenden pothuajse fare përcaktues kronotopik dhe as emra institucionesh dhe as ngjarje të identifikueshme në mënyrë eksplicite.

Romani “Dushkaja”është një roman me një formë të veçantë. Ai është ndërtuar si një tekst që rrëfen për një personazh të dyzuar. I gjithë rrëfimi është ndërtuar si një dialog ndërmjet të dy anëve të të njëjtit personazh. Në qendër të romanit është një piktor në moshën e vonë të jetës së tij, që në një natëtë errët fillon njëdialog të gjatë me Zërin qës’është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij antagoniste.Të gjithë dialogët, që në të vërtetë janë monologë sepse realizohen në dy zëra të njëjtin personazh, janë të realizuara në brendësi të narratorit. Narratori i dyzuar shpreh të gjithë këndvështrimet e tij për botën të cilat tashmë shihen plotësisht si të gabuara nga Zëri, pjesa antagoniste e vetvetes.

Piktori duke analizuar pikturat e tij, të realizuara në faza të ndryshme të jetës së tij, analizon historinë, ngjarje të rëndësishme në të cilat ka kaluar ai dhe populli i tij. Ai e rrëfen botën duke pasur si pikë qendër të gjithë saj Dushkajën, vendin të cilit ai i referohet gjithmonë.

Dushkaja është një vend i papërcaktuar qartë, me të cilin rrëfimtari i veprës lidh origjinën dhe fëmijërinë e tij. Në fillim ai e idealizon këtë vend nëpërmjet një pasthirrme që përsëritet – Ah Dushkaja ime e harruar… vendi i vetëm i virgjër në botën pise.., por Zëri e kundërshton mendimin e tij. Dushkaja në të vërtetë është një metaforë e vendit ku gjithçka është e përmbysur.

Lexuesi do të kuptojë se Dushkaja është metaforë e çdo vendi që ka kaluar nëpër pushtime e luftëra të pafundme, prej të cilave kanë fituar vetëm të poshtrit. Është një vend për të cilin rrëfimtari përpiqet të paraqesë ndjesitë e dashurisë për vendlindjen e tij, por që shpejt duke e analizuar, me ftohtësi edhe nën presionin e Zërit do të kuptojë se Dushkaja është “strehë e përhershme e vrasësve”,ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë”. Bota ku jeton Piktori është e mbushur me “vrasësit (cuba, kaçakë, hakmarrës, belaxhi dhe të tjerë si ky soj), të cilët nuk duhet që të kremtohen si heronj, siç ndodh rëndom mbas çdo lufte”

Në këtë roman nuk kemi pothuajse fare veprim të jashtëm sepse gjithçka ndodh në brendësi të narratorit. Diskutohet, mëdyshen, kundërshtohen idetë e Piktorit nga vetë Zëri i tij. Dushkaja është një roman i ndërtuar mbi zbërthimin psikologjik të asaj që ka përjetuar artisti gjatë jetës së tij, të mënyrës sesi ai e ka parë botën dhe sesi ai tashmë dyshon se e gjithë ajo tek e cila ka besuar është e pavërtetë. Paraqitja e jetës në romanin “Dushkajë” është e ftohtë, e ngrirë dhe e errët si nata gjatë të cilës zhvillohet i gjithë rrëfimi. Përjetimet e një artisti që gjendet në një situatë pa shpresë, i cili brenda nëntë orëve të një natë, përjeton dhe analizon gjithë jetën e tij e nëpërmjet saj jetën e popullit të tij.

Autori i librit, Jusuf Buxhovi, është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje mes historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.

Romanin mund ta shohësh në plan universal, si raport i përhershëm kontradiktor mes krijuesit dhe realitetit, ndryshimit të fortë mes realitetit jetësor dhe atij artistik, por mund të shihet edhe në një kontekst të ngushtë kohor, shoqëror dhe politik, në kontekstin e tranzicionit të vendit ku shkrimtari jeton.

Gjithë romani është një prerje diakronike e asaj që ka përjetuar rrëfimtari në jetën e tij dhe nëpërmjet saj ai bën një diakroni të gjithë epokës historike në të cilën ka jetuar. Epoka, historia e përthyer në shpirtin epërvuajtur të një artisti, njëpiktori që shkruan dhe poezi. Ajo që kuptohet është se jemi në një situatë të pasluftës, por gjatë gjithë kohës flitet për luftën. Lufta nuk përshkruhet si fenomen, veprim më vete, por përshkruhen pasojat që ka ajo në shpirtin dhe karakterin e njerëzve, në përçudnimin dhe në dyzimin që lë pasojë.

Pas çlirimit vjen liria, por ndodh që edhe të mos kenë këtë rend. Fjala liri, “rëndom ngatërrohej me çlirim”, por për shkrimtarin ndodh që një pushtim të zëvendësohej me një pushtim tjetër, me kaosin që vetëm liri nuk është, e ku ata që ndjehen triumfatorë shndërrohen në shtypës. Mona në romanin me të njëjtin emër do ta quajë këtë situatë “Liri e kaosit”.

Në të tre romanet e tij, Buxhovi ka krijuar realitete tragjike ku vrasësi dhe çlirimtari herë janë përballë njëri tjetrit e herë identifikohen. Ashtu si në një lojë shahu ku dy anë të ndryshme të narratorit luajnë bashkë, e herë njëri bëhet sulmues e tjetri mbrojtës dhe e kundërta edhe në realitetin politik që përshkruan Buxhovi duket se rolet kanë ndryshuar.

“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- do te shprehet shkrimtari në një intervistë.

Në qendër të tre romaneve shkrimtari zgjedh të trajtojë ngjarje që po ndodhin në bashkohësi por e sheh të tashmen të lidhur me historinë. Ai e sheh të tashmen si një riciklim i të shkuarës, historia si “përsëritje e së njëjtës”. Historia është shndërruar në “Histeri”, historia është shndërruar në një “histeri lufte” janë fjalë që artikulojnë personazhet e Buxhovit.

Tre romanet e fundit të Buxhovit janë një reflektim i thellë i situatës kaotike të krijuar për individin e pasluftës që e do lirinë nga pushtuesi, por do dhe lirinë personale e cila reflektohet në atë që ndodh jashtë, por dhe në ndjesinë krijuese.

(Kumtesë e lexuar në promovimin e veprës letrare të shkrimtari Jusuf Buxhovit, në Tiranë, në “Tetorin e librit”, më 12 tetor 2021)/KultPlus.com

Njeriu i dyzuar në romanin “Dushkaja” të Jusuf Buxhovit

Kontestimi më i mirë i formimit të individit si njësi dhe i shoqërisë si bashkësi, është gjuha dhe historia. Ato e bëjnë njeriun të shprehet bukur dhe saktë, të artikuloj mendime të vlerëshme dhe të thëna drejt, të jetë i dëshirueshëm në bisedë dhe objektiv në gjykim.

Nga Kiço Mavro*

Ky qëndrim i shkon aq shumë për shtat z. Buxhovi,i cili, në të gjithë rrugëtimin e tij si krijues, gjuhën dhe historinë i ka mbajtur jo vetëm të pandara, por shpesh lexuesi nuk e gjen kollaj se ku ta vendos autorin, te letërsia apo historia.

Jusuf Buxhovi besoj se është unikal në letërsinë dhe historiografinë shqiptare. Letërsia dhe historia për të nuk janë thjeshtë dy faqe të së njëjtës monedhë, por pashmangësishtë ato janë një dhe e vetme, të cilat autori në veprat e tij ka ditur me mjeshtëri ti kaloj secilën në shinat e veta.

Gjuha( kuptojmë dhe futim këtu dhe letërsinë ) si formë e shprehjes së mendimit dhe historia si fakt i zhvillimit kohor, pra letërsia dhe historia te Buxhovi janë plotësuese të njëra-tjetrës, ato udhëtojnë së bashku ,shpeshherë në paqe dhe shpeshherë në përballje, me të vetmin synim që çdo fakt të kthehet në realitet jetësor dhe vetë jeta në kujtesë historike.

“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse tërësia e fjalëve që dimë”- thotë një gjuhëtar. Jusuf Buxhovi nuk di vetëm shumë fjalë, të cilat me mjeshtëri artistike i ka hedhur në veprat e shumta letrare, por ai di dhe njeh mirë shumë realitete historike të vendit të tij, duke ngritur me këndvështrimin e vet një vepër monumentale për histpriografinë e Kosovës.

E përbashkëta në krijimtarinë e tij si gazetar, shkrimtar dhe historian është një truall dhe vetëm një, është Kosova. Ajo është vendi ku lindin, marrin formë dhe flasin veprat e autorit. Ai flet për Kosovën e sotme, për atë çfarë po ndodh në kohën e tanishme, kohë të cilën e kishte menduar dhe ëndërruar krejt ndryshe me atë qe po ndodh realisht.

Buxhovi ka shkruar shumë vepra letrare ,nga të cilat, sot do të veçoj romanin “Dushkaja”.

Që në faqet e para të romanit lexuesi e kupton që “Dushkaja” është një roman ndryshe, me një formë të veçantë. Teksti është ndërtuar mbi rrëfimin e një njeriu të dyzuar dhe si një dialog i dy anëve po të të njëjtit njeri. Po kush është ky njeri, ky personazh që dialogon me veten dhe pse?

Romani ka në qendër një burrë të shkuar në moshë, piktor nga profesioni, i cili, tashmë i mbetur dhe i mbyllur në atë “botë të ftohtë e të humbur”, në Dushkajën “e kapluar me thera e murriza”, por që ai “e merrte për skajin e vetëm të virgjër të botës”, flet e kundërshton veten.

Kështu ,një natë fundvjeshte, mes dyshimesh dhe hamendjesh, fillon dialog me Zërin. Kur e dëgjoi për herë të parë Zërin, piktori u përpoq ta gjente mes pikturave të tij në mur, por jo, atë nuk mund ta shikonte, vetëm do ta dëgjonte. Kështu fillon e ndërtohet një situatë e rrafshit psikologjik që gjatë dialogut merr formë kuptimore. Zëri nuk është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij kundërshtuese. “Duhet ta pranosh se brenda teje ka qenë një zë pa zë dhe një heshtje me zë…”shprehet personazhi diku.

Pra, dialogët, në të vërtetë janë monologë që realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh. Bota e parë dhe e ndjerë nga piktori deri tani, nëpërmjet rrëfimit të dyzuar, kthehet përmbys, është e gabuar sipas Zërit, anës tjetër, kundërshtuese të tij.

Duke bërë një analizë të veprave të tij, piktori ,në fakt analizon historinë dhe ngjarjet kryesore që ka kaluar ai dhe populli i tij. Qendra e botës nuk është tjetër veçse Dushkaja, ”skaji i vetëm i virgjër i botës” Në këtë pafajësi, ligjërimi për Dushkajën nga piktori dhe qëndrimeve kundër nga Zëri fillon dhe ndryshon brenda personazhit edhe Dushkaja, që nga ,”skaji i vetëm i virgjër i botës” bëhet ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” dhe në fund në ”skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë…”

Vërtet Dushkaja nuk del në roman si vend i përcaktuar, por me të rrëfimtari i veprës lidh çdo gjë të tij, prandaj dhe e idealizon atë. Zëri me këndvështrimin e tij e kthen përmbys gjithçka. Ne e kuptojmë se Dushkaja nuk është gjë tjetër veçse një gjetje metaforike që ngërthen brenda saj çdo vend e popull që është sfilitur nga luftërat e gjata e të pafndme, ku në fund fitues dalin maskarenjtë, të poshtrit, vrasësit, tradhëtarët.

Ka çaste që personazhi e vesh me ndjesi të bukura e dashurie Dushkajën, por nuk zgjat kjo ndjesi, sepse nga trysnia që ushtron Zëri e kupton që edhe ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe të tjerët që paguajnë për të vrarë”.

Në roman mungon veprimi i jashtëm. Kjo nuk e tkurr romanin, përkundrazi, me dialogët mes Piktorit dhe Zërit veprimi hapet sa në kohë aq dhe në hapësirë. Atje është një jetë e tërë me gjithçka përjetoi në rrugëtimin e tij njeriu artist dhe artisi njeri. Gjejmë atje mënyrën se si e ka parë botën personazhi dhe si ngre dyshimin se gjithçka ka besuar deri tani është e rreme, e gënjeshtërt, e pavërtetë. Mjeshtëria e Buxhovit qëndron në faktin se ai tërë këtë dyzim brenda një njeriu e ka dhënë me një zbërthim psikologjik të mrekullueshëm, që të tërheq e nuk të lë ta ndërpresësh leximin. Autori është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.

Romani “Dushkaja” është një tablo e qartë brenda kornizës së tranzicionit të Kosovës, vendit ku shkrimtari jeton, por ajo mund të jetë fare mirë dhe e Shqipërisë, nëse sjellim në kujtesë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë për liri dhe demokraci dhe realitetin e ditëve të sotme se sa e çfarë është liria dhe demokracia e fituar.

“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- thotë shkrimtari në një intervistë.

Ky mendim i tij ma forcon bindjen pse Buxhovi nuk e ndan historinë nga veprat e tij. Për të e tashmja është vetëm një përpunim modern i të shkuarës, “përsëritje e së njëjtës” dhe historia është shndërruar në “Histeri”.

Romani “Dushkaja” është një qëndrim qytetar dhe intelektual i ndërgjegjshëm për gjendjen e njeriut të pasluftës në Kosovë, që e do dhe e çmon shumë lirinë, por po kaq do dhe çmon faktin ta shoh veten të vlerësuar. Këtë situatë Buxhovi e ka dhënë me një ndjesi të lartë artistike.

*(Fjalë të thëna në takimin e autorit me krijuesit sarandiotë më,19.05.2022).

Njeriu i dyzuar në romanin “Dushkaja” të Jusuf Buxhovit


Nga Kiço Mavro

Dua të shfrytëzoj rastin sot në këtë takim për të shprehur një nga bindjet e mia si njeri, mësues, intelektual dhe krijues, se kontestimi më i mirë i formimit të individit si njësi dhe i shoqërisë si bashkësi, është gjuha dhe historia. Ato e bëjnë njeriun të shprehet bukur dhe saktë, të artikuloj mendime të vlerëshme dhe të thëna drejt, të jetë i dëshirueshëm në bisedë dhe objektiv në gjykim.

E them këtë sepse ky qëndrim i imi ,i shprehur sot këtu, i shkon aq shumë për shtat z. Buxhovi,i cili, në të gjithë rrugëtimin e tij si krijues, gjuhën dhe historinë i ka mbajtur jo vetëm të pandara, por shpesh lexuesi nuk e gjen kollaj se ku ta vendos autorin, te letërsia apo historia.

Jusuf Buxhovi besoj se është unikal në letërsinë dhe historiografinë shqiptare. Letërsia dhe historia për të nuk janë thjeshtë dy faqe të së njëjtës monedhë, por pashmangësishtë ato janë një dhe e vetme, të cilat autori në veprat e tij ka ditur me mjeshtëri ti kaloj secilën në shinat e veta.

Gjuha( kuptojmë dhe futim këtu dhe letërsinë ) si formë e shprehjes së mendimit dhe historia si fakt i zhvillimit kohor, pra letërsia dhe historia te Buxhovi janë plotësuese të njëra-tjetrës, ato udhëtojnë së bashku ,shpeshherë në paqe dhe shpeshherë në përballje, me të vetmin synim që çdo fakt të kthehet në realitet jetësor dhe vetë jeta në kujtesë historike.

“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse tërësia e fjalëve që dimë”- thotë një gjuhëtar. Jusuf Buxhovi nuk di vetëm shumë fjalë, të cilat me mjeshtëri artistike i ka hedhur në veprat e shumta letrare, por ai di dhe njeh mirë shumë realitete historike të vendit të tij, duke ngritur me këndvështrimin e vet një vepër monumentale për histpriografinë e Kosovës.

E përbashkëta në krijimtarinë e tij si gazetar, shkrimtar dhe historian është një truall dhe vetëm një, është Kosova. Ajo është vendi ku lindin, marrin formë dhe flasin veprat e autorit. Ai flet për Kosovën e sotme, për atë çfarë po ndodh në kohën e tanishme, kohë të cilën e kishte menduar dhe ëndërruar krejt ndryshe me atë qe po ndodh realisht.

Buxhovi ka shkruar shumë vepra letrare ,nga të cilat, sot do të veçoj romanin “Dushkaja”.
Që në faqet e para të romanit lexuesi e kupton që “Dushkaja” është një roman ndryshe, me një formë të veçantë. Teksti është ndërtuar mbi rrëfimin e një njeriu të dyzuar dhe si një dialog i dy anëve po të të njëjtit njeri. Po kush është ky njeri, ky personazh që dialogon me veten dhe pse?

Romani ka në qendër një burrë të shkuar në moshë, piktor nga profesioni, i cili, tashmë i mbetur dhe i mbyllur në atë “botë të ftohtë e të humbur”, në Dushkajën “e kapluar me thera e murriza”, por që ai “e merrte për skajin e vetëm të virgjër të botës”, flet e kundërshton veten.

Kështu ,një natë fundvjeshte, mes dyshimesh dhe hamendjesh, fillon dialog me Zërin. Kur e dëgjoi për herë të parë Zërin, piktori u përpoq ta gjente mes pikturave të tij në mur, por jo, atë nuk mund ta shikonte, vetëm do ta dëgjonte. Kështu fillon e ndërtohet një situatë e rrafshit psikologjik që gjatë dialogut merr formë kuptimore. Zëri nuk është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij kundërshtuese. “Duhet ta pranosh se brenda teje ka qenë një zë pa zë dhe një heshtje me zë…”shprehet personazhi diku.
Pra, dialogët, në të vërtetë janë monologë që realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh. Bota e parë dhe e ndjerë nga piktori deri tani, nëpërmjet rrëfimit të dyzuar, kthehet përmbys, është e gabuar sipas Zërit, anës tjetër, kundërshtuese të tij.

Duke bërë një analizë të veprave të tij, piktori ,në fakt analizon historinë dhe ngjarjet kryesore që ka kaluar ai dhe populli i tij. Qendra e botës nuk është tjetër veçse Dushkaja, ”skaji i vetëm i virgjër i botës” Në këtë pafajësi, ligjërimi për Dushkajën nga piktori dhe qëndrimeve kundër nga Zëri fillon dhe ndryshon brenda personazhit edhe Dushkaja, që nga ,”skaji i vetëm i virgjër i botës” bëhet ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” dhe në fund në ”skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë…”

Vërtet Dushkaja nuk del në roman si vend i përcaktuar, por me të rrëfimtari i veprës lidh çdo gjë të tij, prandaj dhe e idealizon atë. Zëri me këndvështrimin e tij e kthen përmbys gjithçka. Ne e kuptojmë se Dushkaja nuk është gjë tjetër veçse një gjetje metaforike që ngërthen brenda saj çdo vend e popull që është sfilitur nga luftërat e gjata e të pafndme, ku në fund fitues dalin maskarenjtë, të poshtrit, vrasësit, tradhëtarët.

Ka çaste që personazhi e vesh me ndjesi të bukura e dashurie Dushkajën, por nuk zgjat kjo ndjesi, sepse nga trysnia që ushtron Zëri e kupton që edhe ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe të tjerët që paguajnë për të vrarë”.
Në roman mungon veprimi i jashtëm. Kjo nuk e tkurr romanin, përkundrazi, me dialogët mes Piktorit dhe Zërit veprimi hapet sa në kohë aq dhe në hapësirë. Atje është një jetë e tërë me gjithçka përjetoi në rrugëtimin e tij njeriu artist dhe artisi njeri. Gjejmë atje mënyrën se si e ka parë botën personazhi dhe si ngre dyshimin se gjithçka ka besuar deri tani është e rreme, e gënjeshtërt, e pavërtetë. Mjeshtëria e Buxhovit qëndron në faktin se ai tërë këtë dyzim brenda një njeriu e ka dhënë me një zbërthim psikologjik të mrekullueshëm, që të tërheq e nuk të lë ta ndërpresësh leximin. Autori është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.

Romani “Dushkaja” është një tablo e qartë brenda kornizës së tranzicionit të Kosovës, vendit ku shkrimtari jeton, por ajo mund të jetë fare mirë dhe e Shqipërisë, nëse sjellim në kujtesë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë për liri dhe demokraci dhe realitetin e ditëve të sotme se sa e çfarë është liria dhe demokracia e fituar.

“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- thotë shkrimtari në një intervistë.

Ky mendim i tij ma forcon bindjen pse Buxhovi nuk e ndan historinë nga veprat e tij. Për të e tashmja është vetëm një përpunim modern i të shkuarës, “përsëritje e së njëjtës” dhe historia është shndërruar në “Histeri”.

Romani “Dushkaja” është një qëndrim qytetar dhe intelektual i ndërgjegjshëm për gjendjen e njeriut të pasluftës në Kosovë, që e do dhe e çmon shumë lirinë, por po kaq do dhe çmon faktin ta shoh veten të vlerësuar. Këtë situatë Buxhovi e ka dhënë me një ndjesi të lartë artistike.

(Fjalë të thëna në takimin e autorit me krijuesit sarandiotë më,19.05.2022). / KultPlus.com

Promovohet ‘Dushkaja’ nga Jusuf Buxhovi, mes depresionit shpirtëror dhe hulumtimit historiografik

Gili Hoxhaj
“Dushkaja”, titullohet libri më i ri i shkrimtarit e historianit të njohur Jusuf Buxhovi. Sot në mesin e adhuruesve të librit dhe atyre që e çmojnë veprimtarinë e Buxhovit, ky libër u promovua në Librarinë “Dukagjini”.

Në qendër të këtij libri është një piktor i cili shtjellon idetë e tij lidhur me ngjarjet që e rrethojnë, duke nxjerrë dhe pasqyrimin edhe për periudhat e kaluara të historisë. Përmes këtij personazhi autori do të nxjerrë reflektimin e tij mbi “kaosin” e jetës së përditshme në një vend të pasluftës që ende orvatet në kërkim të lirisë ideale. Krahas përmbajtjes, vlerën artistike këtij libri ia shton edhe kopertina e librit që përmban pamjen e një nga pikturave më të njohura të piktorit të famshëm shqiptar Ibrahim Kodra.

Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica”, u shpreh se romani më i ri i Jusuf Buxhovit është roman interesant dhe jo vetëm për nga tema që trajton dhe nga mënyra e shkrimit e vlera artistike, por është interesant edhe për mënyrën e re në të cilën autori përpiqet ta paraqesë një pjesë të historisë përmes këndvështrimit të një krijuesi dhe veprave të tij, të cilat pasqyrojnë momente, ngjarje dhe situata të ndryshme.

Pas tij fjalën e mori recensenti i librit, Ramadan Musliu, i cili tha se ky libër është një roman për lexuesin elitar që më shumë do të përqendrohej tek idetë sesa tek veprimet. Ai tutje shtoi se Buxhovi pas dy romaneve të mëparshme, “Dosja e hapur” dhe “Dosja B” që i përkasin karakterit dokumentar, vjen me romanin “Dushkaja” që është pothuajse tematikë e njëjtë mirëpo ndryshim në procedim.

“Vetë titulli zgjon shumë dilema. Dushkaja mund të merret si një toponim, si një metaforë, si alegori dhe si mitologji. Nëse e marrim në planin mitologjik ekzistojnë edhe fjalë që lidhen me dushkun. Ekziston fjala “Dushk për gogla”, që zgjon kontekstin ironik të një mashtrimi që ndodh. Ekziston edhe dushku si një lloj mburoje e mysafirit që ishte në bela”, u shpreh Musliu, i cili tutje shtoi se realiteti i romanit është më konkret sesa kontekstet figurative.

“Romani trajton një tematikë specifike, bën një autopsi psikologjike. Nëse romanet e mëhershme që përmenda bëjnë një autopsi të një procesi historik me shkaqet dhe pasojat, këtu kemi një autopsi të llojit tjetër, një gjendje të ndrirë të një situate psikologjike, morale e një situate të një shoqërie të pasluftës” tha tutje Musliu duke shtuar se në gjithë këtë rrëfim shpërfaqet një lloj dyshimi për shkak të një gjendje ekzistuese.

Autori i librit, Jusuf Buxhovi, tha se në këtë libër ka ndërlidhje me historiografisë me pjesën shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit.

“Mund të them se ky roman për mua është një intermexo në punën time hulumtuese historiografike. Nga puna fizike ku punoj me mesazhe të thata e dokumente kaloj tek idetë. Këtu ndërlidhet historiografia me pjesën shpirtërore. Përpiqem që paralelisht t’i krijoj këto dy çështje”, tha në fjalën e tij Buxhovi ndërsa shtoi se vepra nuk mund të jetë jashtë kontekstit kohor, shoqëror e politik ndërsa ai si krijues e intelektual gjithnjë e ka parë me shqetësim periudhën e tranzicionit dhe kohës nëpër të cilën po kalon vendi.

Ndër të tjera ai shtoi se i ka dy momente që peshojnë për të: çështja e çlirimit dhe ajo e lirisë. Ai tha se këto dy koncepte dallojnë, pasi që liria është më thellë dhe më e gjerë, është përgjegjësi që fillon nga qëndrimi personal dhe bartet tek çarku i shoqërisë. Ai tha se këto 20 vitet e fundit të tranzicionit karakterizohen me rrënim të lirisë e cila kthehet në kaosin, i cili pretendon të jetë liri. E gjithë kjo situatë ka bërë që edhe personazhi kryesor rreth të cilit shtjellohet libri i tij ta reflektojë këtë gjendje që merr përmasa të depresionit shpirtëror.

“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë. Kemi një realitet tragjik ku liria jonë dhunohet nga të ashtuquajturit çlirimtarët të cilët në vend që të jenë një avangardë në mënyrë që proceset shoqërore ta marrin një rrugë të lirisë, tek ne ndodh e kundërta, një robëri zëvendësohet gati me një tjetër”, u shpreh Buxhovi gjatë ceremonisë përuruese të librit.
“Dushkaja” është botuar nga Faik Konica Prishtinë dhe Jalifat Publishing Huston dhe përmban gjithsej 165 faqe./ KultPlus.com

“Dushkaja” e Buxhovit, promovohet sot në Prishtinë

Sot, në Prishtinë, në Librarinë Dukagjini, në orën 18:00, promovohet romani i Jusuf Buxhovit “Dushkaja”, shkruan KultPlus.

Këtë promovim, autori ua kushton shkrimtarëve të brezit që i takoi: Ali Podrimja dhe Teki Dërvishi në shenjë të nderimit të veprës së tyre të madhe letrare./ KultPlus.com