Dwayne Johnson pritet të bëhet aktori më i paguar në histori

Dwayne Johnson do të bëhet aktori më i paguar për rolin e tij në komedinë e Krishtlindjeve të Amazon Prime Video ‘Red One’, ku do të luajë së bashku me Chris Evans, Lucy Liu dhe Nick Kroll.

Sipas një raporti në Puck, “The Rock” do të marrë 50 milionë dollarë për rolin e tij në film. Deri më tani pagën më të lartë, 40 milionë dollarë, e ka marrë Robert Downey J. për rolin e tij në filmin ” Captain America: Civil War” dhe Will Smith për filmin “King Richard”.

Ndërsa, skenari i “Red One” me regji të Jake Kasdan po mbahet i fshehtë.

Duke diskutuar për xhirimin e filmit me Johnson vitin e kaluar, Evans tha për comicbook.com se Dëayne Johnson është thjesht i jashtëzakonshëm.

“Ai është një djalë kaq i mirë. Është e pabesueshme ajo që ai bën në të vërtetë, ai është shumë gazmor. Ai është vërtet simpatik”, shtoi ajo./KultPlus.com

The Rock nuk do të kthehet në filmin “Fast and Furious”

Dwayne “The Rock” Johnson nuk po përmbahet për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin e Fast & Furious Vin Diesel.

Në një intervistë me CNN të publikuar të mërkurën, Johnson, 49-vjeçar, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në film, duke e quajtur lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.

“Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin”, tha Johnson. “Këtë qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në Universal, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin.”

“Nuk më pëlqeu që ai solli fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekjen e Paul Walker. Lërini ata jashtë kësaj” vazhdoi Johnson. “Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios.”

“Është për të ardhur keq që ky dialog publik ka turbulluar ujërat. Pavarësisht nga kjo, unë kam besim në casten e Fast dhe aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht për audiencën, dhe me të vërtetë i uroj ish-anëtarëve të mi dhe anëtarëve të ekuipazhit fat dhe sukses në kapitulli tjetër”, shtoi Johnson. / KultPlus.com

Dwayne Johnson, fituesi i madh i “People’s Choice Awards”

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve – “People’s Choice Awards (PCA)”, ka realizuar edicionin e sivjetmë, të 47 me radhë, ndërsa janë shpërblyer shumë personazhe publike.

Aktori amerikan, Dwayne Johnson ishte fituesi i madh në këtë edicion të “People’s Choice Awards”, duke rrëmbyer gjithsej tre trofe –  “Filmin më të mirë nga një mashkull”, “Filmin më të mirë të zhanrit komedi” si dhe çmimin e nderit të “Kampionit të Popullit”.

Dwayne Johnson duke pranuar një nga çmimet në PCA.

Edhe kompania amerikane, “Marvel Cinematic Universe” gjithashtu pati një natë të mirë, duke fituar çmime për filmat: “Black Widow”, “Shang-Chi and Legend of the Ten Rings” si dhe “Loki”.

Scarlett Johansson duke pranuar çmimin për filmin e saj “Black Widow” në PCA 2021.

Shfaqja vjetore e çmimeve të votuara nga fansat – e cila përfshin 40 kategori dhe nderon forma të shumta argëtimi nëpër filma, televizion, muzikë dhe kulturë pop – u transmetua në NBC dhe E.

Christina Aguilera duke pranuar çmimin “Ikonë e Muzikës” në PCA 2021.

Çmime nderi iu ndanë gjithashtu edhe këngëtares, Christina Aguilera, e cila mori çmimin inaugurues  të “Ikonës së Muzikës”, aktorja, Halle Berry, mori çmimin “People’s Icon Award” dhe Kim Kardashian, e cila fitoi çmimin e “Ikonës së Modës”.

Albanian Post ju prezanton me listën e fituesve të këtij edicioni të ceremonisë së ndarjes së çmimeve – “People’s Choice Awards”.

Filmi i vitit 2021

Coming 2 America

F9: The Fast Saga

Black Widow – Fituesi

Dune

No Time to Die

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

The Tomorrow War

Filmi më i mirë i zhanrit komedi 

Coming 2 America

Free Guy – Fituesi

He’s All That

Hitman’s Wife’s Bodyguard

Jungle Cruise

Space Jam: A New Legacy

Thunder Force

Vacation Friends

Filmi më i mirë i zhanrit aksion 

Black Widow

F9: The Fast Saga

Godzilla vs. Kong

No Time to Die

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings – Fituesi

The Suicide Squad

The Tomorrow War

Venom: Let There Be Carnage

Filmi më i mirë i zhanrit dramë

A Quiet Place Part II

Dune

Fatherhood

Cruella – Fituesi

Halloween Kills

In the Heights

Old

Respect

Filmi më i mirë familjar 

Cinderella

Raya and the Last Dragon

The Boss Baby: Family Business

The Mitchells vs. the Machines

Luca -Fituesi

Tom and Jerry

Vivo

Yes Day

Filmi më i mirë nga një mashkull

Chris Pratt (The Tomorrow War)

Daniel Craig (No Time to Die)

Dwayne Johnson (Jungle Cruise) – Fituesi

Eddie Murphy (Coming 2 America)

John Cena (F9: The Fast Saga)

Ryan Reynolds (Free Guy)

Simu Liu (Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings)

Vin Diesel (F9: The Fast Saga)


Filmi më i mirë nga një femër

Awkwafina (Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings)

Charlize Theron (F9: The Fast Saga)

Florence Pugh (Black Widow)

Jennifer Hudson (Respect)

Scarlett Johansson (Black Widow) – Fituesja

Leslie Jones (Coming 2 America)

Margot Robbie (The Suicide Squad)

Salma Hayek (Hitman’s Wife’s Bodyguard)

Kompeticioni muzikor më i mirë

America’s Got Talent

American Idol

Dancing With The Stars

RuPaul’s Drag Race

The Voice – Fituesi

The Bachelor

The Bachelorette

The Masked Singer

“Talk show” më i mirë

Good Morning America

Live With Kelly and Ryan

Red Table Talk

The Ellen DeGeneres Show – Fituesi

The Kelly Clarkson Show

The View

The Wendy Williams Show

Today

Kënga më e mirë 

“Bad Habits” (Ed Sheeran)

“Easy on Me” (Adele)

“Good 4 U” (Olivia Rodrigo)

“Butter” (BTS) – Fituesi

“Montero (Call Me By Your Name)” (Lil Nas X)

“Peaches” (Justin Bieber feat. Daniel Caesar & Giveon)

“Stay” (The Kid Laroi & Justin Bieber)

“Up” (Cardi B)


Albumi më i mirë

Certified Lover Boy (Drake)

Culture III (Migos)

Happier Than Ever (Billie Eilish)

Justice (Justine Bieber)

Montero (Lil Nas X)

Planet Her (Doja Cat)

Sour (Olivia Rodrigo) – Fituesi

Star-crossed (Kacey Musgraves)/ rtklive/ KultPlus.com

Dwayne Johnson konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e filmave “Fast & Furious”

Dwayne Johnson ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e filmave “Fast & Furious”.

Për filmat e ardhshëm, aktori ka thënë se u uron vetëm fat, shkruan NME.

“U uroj fat në Fast 9. Ju uroj shumë fat në Fast 10 dhe 11 dhe të gjithë ‘Fast & Furious’ e tjerë që të t’i bëjnë pa mua”, ka thënë ai.

Johnson ka komentuar pas mosmarrëveshjeve me yllin e filmit, Vin Diesel, i cili është pjesë e të gjitha episodeve të “Fast & Furious”. / KultPlus.com

Dwayne Johnson, i gatshëm për të kandiduar për president në të ardhmen

Aktori i njohur Dwayne Johnson në një intervistë përmendi mundësinë e kandidimit si president i SHBA-së, përcjell KultPlus.

I njohur ndryshe edhe si “The Rock”, aktori tha se këtë do ta bënte nëse shoqëria do ta kërkonte.

“Do të konsideroja një kandidim presidencial në të ardhmen nëse kjo është ajo që njerëzit do të dëshironin. Vërtetë e kam fjalën për këtë dhe nuk jam i butë në asnjë mënyrë me përgjigjen time”, tha aktori i njohur.


Pas kësaj deklarate të aktorit në Twitter pati reagime të shumta, ku edhe kërkuan që ai të kandidojë në të ardhmen. / KultPlus.com

Dwayne Johnson publikon trailerin e komedisë biografike (VIDEO)

Dwayne Johnson ka gëzuar artdashësit e tij, nëpërmjet publikimit të trailerit të parë për komedinë biografike “Young Rock”, shkruan KultPlus.

“Young Rock” do të vijnë në formë dokumentari si seri në NBC, duke përfshirë vitet e tij të fëmijërisë, kohën kur ishte mundës dhe karrierën e tij në aktrim.

“Me të vërtetë do të doja që babai im ta shihte këtë. Ai do të ishte krenar”, ka shkruar Johnson në Instagram.

Në trailerin e publikuar nga Johnson shihen edhe aktorët Adrian Groulx dhe Bradley Constant që futen në rol për të portretizuar një pjesë të jetës së Johnson, shkruan NME. / KultPlus.com

Dwayne Johnson i impresionuar me dashurinë e fansave ndaj tij

Aktori i njohur, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, ishte impresionuar tej mase kur një adhurues i tij e kishte ndalur trafikun, vetëm për ta takuar atë.

Ylli i filmave “Jumanji”, thotë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur një burrë e kishte ndalur veturën në mes të rrugës, me ta spikatur mundësin e shndërruar në aktor duke e ngarë veturën afër tij. Johnson madje thotë se me shumë kënaqësi është ndalur për ta takuar këtë fans dhe për t’u fotografuar me të.

Johnson shquhet si një prej aktorëve më të dashur nga publiku dhe njëherësh është i famshmi më i ndjekur në rrjetin social Instagram, ku i numëron më shumë se 201 milionë ndjekës, transmeton Koha.

Aktori i njohur hollywoodian i cili i ka dy vajza, Jasmine dhe Tiana, me bashkëshorten Lauren, dhe një vajzë më të rritur Simone, nga martesa e tij e parë me Dany Garcian, deklaroi se ndihet shumë i lumtur për faktin se përgjatë viteve ka krujuar edhe filma të cilët mund t’i shikojë bashkë me fëmijët e tij.

“Për mua është ndjenjë shumë e veçantë kur ulem pranë fëmijëve dhe së bashku i shikojnë filmat e mi. Vajza ime e vogël, Tiana, adhuron ta këndojë me mua këngën ‘You’re Welcome’, edhe pse ende nuk e kupton se zëri të cilin e dëgjon në këngë është në fakt zëri im”, citohet të ketë thënë aktori për revistën “New!”.

Dwayne Johnson e adhuron çdo aspekt të jetës familjare dhe të qenit baba, por e pranon se e ka të vështirë ta lërë vajzën e tij 19-vjeçare, Simone, të largohet nga ai dhe ta eksplorojë botën, kjo ngase instinkti i tij si prind për ta mbrojtur të bijën është ende shumë i theksuar. / KultPlus.com

Dwayne Johnson nderohet me yll në Hollywood (FOTO)

Emri i Dwayne Johnson apo i njohur si “The Rock” zuri vend në një yll në “Hollywood Walk of Fame” këtë të mërkurën, përcjellë KultPlus.

Aktori gjatë ceremonisë së zbulimit theksoi rëndësinë e të punuarit me përkushtim dhe për mirënjohjen që duhet pasur për atë që keni. Ai falënderoi miqtë, familjen dhe fansat, për të cilët ai tha se ishte “mirënjohës për thelbin e kockave të mia”.

“Në fund të ditës, e gjithë kjo nuk do të eksitonte, nëse nuk do të ishte për ju,” tha ai, duke iu drejtuar fansave të tij derisa ata ulërinin në entuziazëm.Ai gjithashtu pasqyroi në kohë të vështira që përjetoi në të kaluarën e tij, duke thënë se kur ishte 15 vjeç, ai dhe anëtarët e familjes së tij u dëbuan nga banorët e tyre në Honolulu dhe u detyruan të largoheshin nga ishulli.

Johnson tha që gjatë gjithë kohës, ai ka mbajtur vetëm një thënie në zemrën e tij: “Është mirë të jesh i rëndësishëm, por është më e rëndësishme të jesh i mirë”. Ai në këtë ceremoni u paraqit me gruan dhe vajzën e tij./KultPlus.com