I njohur për rolin e tij në filmin’Dy krisma në Paris’ – Fatos Sela shënon tetë vjetorin e vdekjes

Fatos Sela, i cili njihet më së shumti te publiku për rolin e rij në filmin “Dy krisma në Paris” shënon tetë vjetorin e vdekjes së tij, shkruan KultPlus.

Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor, derisa karrierën e filloi si regjisor në RTV Shqiptar të asaj kohe (1972-1975).

Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit, ku njihet më së shumti per rolet në: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur” Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995.

Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj. /KultPlus.com

‘Avni mor vëlla i Xhafos, ç’forcë të madhe na ke futur në gjak vëllau im’ (VIDEO)

‘’Dy krisma në Paris’’ është një dramë nga Sheri Mita dhe Pëllumb Kulla. Tema që trajtohet është ajo e vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris dhe poashtu gjyqin e bërë ndaj Avni Rrustemit, shkruan KultPlus.

Avni Rrustemi ka qenë nja atdhetar demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike ‘’Bashkimi’’, pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit.

Filmi ‘’Dy krisma në Paris’’, vazhdon të shikohet edhe sot nga një pjesë e madhe pasiqë tema që trajtohet është mjaft delikate. Në një pjesë të dramës, personazhi i Avni Rrustemit thotë ‘’Keni për të parë edhe ju, se ky do të jetë gjyqi i Esat Pashë Toptanit’’, kështu edhe del të jetë deri në fund.

Në film preken tema si tradhëtia, besa, lufta e sakrifica e popullit të Shqipërsië, nën interpretimin e trupës teatrale të Fierit, me aktorët Fatos Sela, Vladimir Muzha, Andrea Pepi etj.

KultPlus ju sjell skenën më të ndjeshme të kësaj drame, atë të ardhjes së Xhafo Idrizit në tavolinën e dëshmitarit. /KultPlus.com

”Avni mor vëlla i Xhafos, ç’forcë të madhe na ke futur në gjak vëllau im”