Për shkak të sasisë jashtëzakonisht të ulët të dëborës në Himalaje qindra milionë banorë të Afganistanit, të Kinës, të Pakistanit dhe të Vietnamit rrezikohen nga mungesa e ujit.
Sipas shkencëtarëve thatësira do të çonte edhe në krizë ushqimore, e cila do të ndjehej gjithashtu edhe tek tokat bujqësore.
Alarmi u dha nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (Icimod), organizatë me qendër në Nepal në të cilën bëjnë pjesë 8 shtete: Afghanistan, Bangladesh, Butan, Kinë, Indi, Myanmar, Nepal dhe Pakistan.
Anomali të ciklit të borës
Shkak për këtë janë bërë reshjet gjithnjë e më të pakta të dëborës në vargmalet e Hindu Kushit dhe të Himalajës, në Azinë Qendrore. Mungesës së rreshjeve i shtohet edhe shkurtimi i periudhës gjatë së cilës bora mbetet në tokë.
Indi: Pellgun i lumit GanguFotografi: Subrata Goswami/DW
Këtë vit ajo është 18.5 për qind më e shkurtër se normalja, tha studiuesi Sher Muhammad nga qendra shkencore Icimod në Nepal. Kjo do të thotë se ekziston një rrezik shumë i lartë i mungesës së ujit në rajonin malor dhe luginat rrëzë Himalajeve.
Disa miliardë vetë në rrezik
Sipas studiuesve nga uji i krijuar nga shkrirja e borës dhe akullit janë të varur rreth 240 milionë vetë në rajonin e Himalajeve dhe 1,65 miliardë njerëz të tjerë që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga Himalajet.
Studiuesit e Icimod-it i masin reshjet e borës në rajon prej më shumë se dy dekada. Këtë vit ata vunë re një “anomali të rëndësishme”: në pellgun e lumit Gangu kohëzgjatja e qëndrimit të borës është 17 për qind më e ulët se normalja, ndërsa në pellgun e Helmandit madje 32 për qind më e ulët se mesatarja. Studiuesit e Icimod u bënë thirrje autoriteteve të rajonit që të marrin masa tani për t’u përgatitur për një thatësirë të afërt./ DW/ KultPlus.com