Nerimane Kamberi sjell librin për tri gra inspiruese, do të promovohet më 16 dhjetor

Të hënën, me datë 16 dhjetor 2024, do të promovohet libri për fëmijë dhe të rritur me temë festat e fundvitit, të autores Nerimane Kamberi, i cili titullohet “E bredhi ku mbeti?”.

Promovimi do të bëhet në Galerinë Qahili në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Ky libër i cili është ilustruar nga Nita Qahili, prezanton një botë të pasur dhe imagjinative, ku tri vajzat Majlinda Kelmendi, Uta Ibrahimi dhe Kiana Kryeziu bëjnë një rrugëtim nëpër qytete dhe peizazhe të Kosovës  të mbuluar me borë për të shpëtuar Festat e fundvitit./KultPlus.com