Era Istrefi është ndër këngëtaret më të veçanta të skenës tonë muzikore e cila qysh në fillim mori vëmendjen botërore duke shpërthyer kështu gjithandej, fillimisht me këngën “Bon Bon”, shkruan KultPlus.
Ndërsa, në vitin 2014-të, Era Istrefi solli këngën “E dehun”, e videoklipi i kësaj këngë ishte xhiruar në objektin e Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës, gjë që kishte nxitur reagime të shumta nga ana serbe.
Mediat serbe e quanin kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë.
Madje, pati reaguar edhe Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë duke thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.
Kujtojmë që e ‘E dehun’, këngë kjo e konceptuar nga Astrit Ismaili, mbetet njëra ndër këngët më të njohura të artistes shqiptare që ka thyer rekorde të shumta shikueshmërie dhe sot numëron gjithsej 17 milionë shikime. / KultPlus.com