Nexhmije Pagarusha, e njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës shqiptare, sot shënon 3 vjetorin e vdekjes.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
”Baresha” dhe “E dehun jam” janë ndër kryeveprat e interpretimit të saj.
Në këtë përvjetorë të ikonës së muzikës shqipe, KultPlus ju sjell në mendje një interpretim të mahnitshëm të këngës “E dehun jam” të Nexhmije Pagarushës.
E dehun jam
E dehun jam kambët s’më mbajnë
Po më mundon nji dashuni
Tash për çdo natë pi raki edhe venë
Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushëllon
Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj ky sharap sharap
Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me te
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhashë
Prej kah kjo pabesi
Se puthjet haram m’i ke ba
Kambët s’më mbajnë sa fort kam pi
Dru se po vdes pa dashuni
Tash për çdo natë pi raki edhe venë
Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushëllon
Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj ky sharap sharap
Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me te
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhashë
Prej kah kjo pabesi
Se puthjet haram m’i ke ba
E dejun jam kambët s’më mbajnë
po më mundon një dashuni
o o
oh sa fort kam pi
kambët s’më mbajnë
O sa e dejun qenkam lodh për jetë
Jo jo hala do’t pi
Jo o sa e dejun jam
Kambët s’më mbajnë./ KultPlus.com