Poezi nga Bekim Lumi
Sot asht e dielë
E hanë asht nesër
E martë mbasnesër
Tevona vjen e mërkura
E enjta mbas saj
Pastaj e premtja dhe e shtuna
E prap e diela
Njerëz i urrej të dielat
(16.05.1994, Tiranë) / KultPlus.com
Poezi nga Bekim Lumi
Sot asht e dielë
E hanë asht nesër
E martë mbasnesër
Tevona vjen e mërkura
E enjta mbas saj
Pastaj e premtja dhe e shtuna
E prap e diela
Njerëz i urrej të dielat
(16.05.1994, Tiranë) / KultPlus.com
Poezi nga Agim Spahiu
Është tepër a gjatë e diela pa ty!
S’kam ku ta çoj, s’kam si ta gjysmoj,
më mundojnë orët, më rëndojnë orët,
dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot,
dua t’i fal dhe s’i fal dot!
Janë vetëm të miat orët
e të dielës së tretë të marsit,
vetëm imja është krejt e diela …
E përqafoj,
e përkëdhel,
e pushtoj me ajër, bar e gjeth, me zogj
e thirrje.
Ah, veç ti mungon, e dashura ime!
Dhe është një ditë marsi mahnitëse,
si fytyra jote – tmerrësisht tronditëse,
një ditë që të pushton si krahët e tu,
një ditë që të thërmon si sytë e tu,
një ditë që të trishton po të jesh vetëm.
Vetëm,
po të jesh vetëm …
Me dëshirë do të vdesësh po të jesh
vetëm.
Pa ty është tepër e gjatë e diela,
s’kam ku ta çoj, s’kam si ta gjysmoj…
As për të vdekur nuk vdes dot,
o zot! / KultPlus.com
Poezi nga Nazim Hikmet
E diela
Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për herë të parë në jetën time
U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova pa lëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s’mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur./ KultPlus.com