Nëpër pikturat e saj unike të gjuhës së trupit dhe dobësive psikologjike, ajo përjetësoi boheminë e New York-ut, bashkë me kënaqësitë dhe betejat e ashpra që servonte.
Alice Neel ishte një piktore e portreteve të guximit dhe delikate. Edhe pse në dukje të drejtpërdrejta dhe jo të komplikuara, pikturat e saj të personave, çifteve dhe familjeve, nënave dhe fëmijëve, jo vetëm që zgjidhin dinamikën mes vajzave të saj, por edhe bashkëfajësinë e tyre me artistin, shkruan The Guardian, translemton KultPlus.
Gjatë karrierës së saj të bujshme, ajo pikturoi të gjithë, që nga radikalët me ngjyrë, akademikët dhe intelektualët e deri te familjet dhe fëmijët e Amerikës Latine në Harlemin spanjoll. Neel la të papërfunduar pjesën më të madhe të pikturës së saj, të një rekruti me ngjyrë kur ai shkoi në Vietnam, me shpresën e kthimit të tij (ai u kthye, por nuk pranoi të vazhdonte pikturimin). Ajo pikturoi boheminë e New York-ut, kritikët e artit dhe dashamirët e tij. Pikturoi demonstratat dhe jetën e rrugës, dhunën e policisë ndaj grevistëve, një të ri të goditur nga tuberkulozi, ditët festive dhe varfërinë.
Kur disa agjentë të FBI-së trokitën në derën e artistes në vitet 1950, Neel i pyeti nëse do pranonin që t’i pikturonte. Ata refuzuan. Kush, kush nuk do donte të pikturohej prej saj? Takimet e Neel-s të pikturuara, distiluan dëshirën e subjektit të saj për të kënaqur vetëdijen dhe kënaqësinë e tyre për t’u pikturuar nga kjo grua e pathyeshme. Asnjëherë si ekspresioniste, gati si një karikaturiste, me raste e lezetshme dhe shpesh seksi, portretet e Neel janë ‘vigjilente’ ndaj gjuhës së trupit, sjelljeve fizike dhe dobësive psikologjike.
Ishte qejf e ‘çmenduri’ të pikturoheshe nga Neel. Ajo e bëri kritikun e artit John Perreault të zhvishej lakuriq dhe të shtrihej për tu pikturuar. E pikturoi edhe poetin Frank O’Hara, me sy të kaltër, të shqetësuar, me shikim pak larg, me gojë hapur dhe me dhëmbë të shtrënguar.
Ajo u falte vetëbesim çifteve të dashuruara dhe komunitetit LGBT. Jo gjithçka në jetë funksionon, por guximi i Neel na bën të mendojmë të kundërtën. Këpucët kërcejnë andej-këtej, gishtat e shtrënguar mbërthehen me njëri-tjetrin (kujtojini disa nga duart e Van Gogh-ut këtu), gishti i madh futet përmes një rripi dhe O’Hara kapet nga sedilja sikur po kapet në një gomone. Krahët dhe këmbët tregojnë gjendjen shpirtërore të pronarit të tyre. Ndonjëherë ndihesh si i mbërthyer, aty me ta, duke vlerësuar situatën e këtyre njerëzve.
Hot Off the Griddle na përcjell në tërësi jo vetëm karrierën e saj, por edhe peripecitë e jetës: Bashkëshortin i saj kubanez, i pasur dhe i pushtetshëm e braktisi dhe e mori vajzën e tyre në Havana; marinarja xheloze që i’a dogji më shumë se 50 piktura…
Nuk duhet të harrojmë kurrë se nuk po shikojmë vetëm subjektet e saj, por edhe gruan që i ka pikturuar. E lindur në vitin 1900, vetë Neel shfaqet disa herë – dy herë në vitin 1935 me një palë bojëra uji – në njërën ajo është e zhveshur dhe po urinon në tualet, ndërsa i dashuri i saj qëndron i mërzitur në lavaman. Edhe rubineti i rrjedhshëm duket falik. Më vonë, në moshën 80-vjeçare, e zhveshur, me një brushë në njërën dorë, me një leckë në tjetrën, ajo ulet për vete në të njëjtën karrige ku ishin ulur aq shumë njerëz të pikturuar prej saj. Ajo shfaqet në filmin e shkurtër të Robert Frank dhe Alfred Leslie të vitit 1959 – transmetuar nga Jack Kerouac (dhe përshtatur nga drama e tij ‘Beat Generation’), së bashku me piktorë, poetë dhe bohemë, përfshirë Allen Ginsberg, Gregory Corso dhe aktoren franceze Delphine Seyrig.
Subjektet e saj janë të larmishëm, përfshirë edhe ‘të çmendur’ ndonjëherë, si famëkeqi Joe Gould, i lumtur me gjelat e tij të shumtë, të pikturuar në vitin 1935. Nënat latine me fëmijët e tyre; një djalë i vetëm, me thikë, me të cilin Neel u miqësua (i cili u burgos për vrasje); kritikja feministe Linda Nochlin me vajzën e saj të vogël; Gus Hall, kryetar i Partisë Komuniste të ShBA-së, i ulur me pardesynë dhe kapelën e tij dhe Annie Sprinkle e zhveshur, me një unazë të varur në buzët e saj.
Portretet e Hall dhe Sprinkle përballen me njëri-tjetrin në fund të shfaqjes, si për të nënvizuar politikën e qëndrueshme të majtë të Neel-it dhe temperamentin e saj të zjarrtë, por me raste edhe të turpshëm. Sa kënaqësi është e gjithë kjo!
Përktheu: Shkëndije Berisha. / KultPlus.com