Shaqe Çoba, e para nga gratë shqiptare që studioi Shkenca Politike

E para nga gratë shqiptare që studioi Shkenca Politike në Firencë gjatë shekullit XIX.

Shaqe Çoba (Shkodër, 1875 – 1954) qe e para grua intelektuale shqiptare që u përpoq për çështjen e ngritjes së grave të klasës së lartë.

U lind në Shkodër, ishte e bija e Zef Shirokës dhe halla e poetit rilindas, Filip Shiroka. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa të mesmen në një kuvend në Zagreb, ku mesoi italishten, gjermanishten dhe serbo-kroatishten. Më 1904 shkoi në Itali që të vijonte shkollimin e lartë, në Venecia. Atje u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Ndoc Çobën, të cilit i la mbresë formimi i Shaqes dhe i kërkoi dorën familjes së saj.

Më 3 gusht të vitit 1920 themeloi komitetin “Gruaja Shqiptare”, me kryetare nderi Habibe Bekteshin, sekretare Paulina Lekën dhe llogaritare Albina Ashikun. Komiteti pati si qëllim nistor mbledhjen e fondeve në ndihmë të Ushtrisë Shqiptare që po përballej me mësymjet serbe në Koplik. “Gruaja shqiptare” mblidhte fonde në qytet e krahinë dhe ua shpërndante ushtarëve, vullnetarëve dhe familjeve që u kishte mbetur ndonjë dëshmor në luftë. Për të informuar publikun lidhur me punën e bërë nga «Gruaja Shqiptare», nga nëntori i vitit 1920 deri në korrik të 1921 komiteti botoi edhe revistën «Gruaja shqyptare». Në vitet 1925 – 1939 ishte nënkryetare e degës së Shoqërisë «Gruaja Shqyptare» për Shkodrën.

Mori pjesë në luftë bashkë me të shoqin, Ndoc Çobën. Pas luftës u dënua për qëndrimin kundër pushtetit komunist. / Albanian Women – Instagram / KultPlus.com

Pianistja Anila Aliu fiton Çmimin e Parë në Bangkok të Tajlandës

Pianistja Anila Aliu, ka fituar Çmimin e Parë dhe Çmimin Kryesor në Finalen e World Championship International Competition të mbajtur në Bangkok të Tailandës, shkruan KultPlus.

Anila Aliu është një paniste e talentuar dhe me karrierë të shkëlqyer, e cila ka interpretuar edhe në skenat më prestigjioze të Muzikës Klasike në botë.

Pak kohë më parë ajo ka fituar bursë të plotë 100% në universitetin prestigjioz “Roosevelt University- Chicago College of Performing Arts” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në klasën e pianistit me famë botërore (i nominuar i Grammy Aëards) Prof. Adam Neiman.

Anila pëmes një postimi në facebook ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e ofruar./KultPlus.com