EASY shqip në LANXESS arena po sjell koncertin më të madh të brendshëm shqiptar në të gjithë Evropën.
EASY shqip ka premtuar një shfaqje ekskluzive që sjell në jetë bukurinë e kulturës muzikore shqiptare dhe kosovare duke i bashkuar yjet më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova në Lanxess Arena më 24 shtator për ta bërë kështu sallën të shkëlqejë me një shfaqje spektakolare muzikore dhe argëtuese.
EASY shqip ka zbuluar yllin e radhës të këtij koncerti. Bëhet fjalë për artisten Erza Muqolli e cila pritet të magjepsë publikun me zërin e saj.
“Në arenën më të madhe në Gjermani ndezim një fishekzjarre me melodi dhe ritme shqiptare. Krijuar për të gjithë dashamirët e muzikës dhe kulturës shqiptare, sjellim muzikë ekskluzive, argëtimin më të mirë dhe një shfaqje spektakolare në zemër të Köln-it me artistët më të njohur shqiptarë. Shumë surpriza dhe një festë unike pas shfaqjes do t’ju pëlqejnë – ju premtojmë!”, thuhet në njoftim.
Koncerti më i madh shqiptar në Evropë në ambiente të mbyllura do të mbahet më 24 Nëntor, në Lanxess Arena – Köln , duke filluar nga ora 17:00. / KultPlus.com