Ed Sheeran dhe Beyonce në vendin e parë të Billboard Hot 100 me “Perfect Duet” (FOTO/VIDEO)

Ed Sheeran dhe Beyonce lansuan “Perfect Duet” për të rrëzuar nga froni hitin “Rockstar” nga Post Malone dhe 21 Savage.

Bashkëpunimi i tyre gjendet në krye të top listave në javën e parë të lansimit.

Edhe versioni paraprak i “Perfect” edhe remiksi me Beyoncen llogariten “një” në renditje duke arritur 63 për qind të shitjeve totale. Ky është vendi i parë për herë të dytë për Ed Sheeran këtë vit pas këngës “Shape of You”.

Vetëm Justin Bieber ka dy këngë në krye të Billboard Hot 100 brenda një viti. Ndërkohë për Beyoncen është hera e gjashtë që është në vendin e parë të Billboard Hot 100 dhe hera e 10-të me një artist tjetër.


Formula e bashkimit të një emri të madh në një këngë tashmë të suksesshme për të krijuar një këngë që kryeson top listën e kemi parë me “Despaciton” ku versioni fillëstar ishte në vendin e 44, por pas inkuadrimit të Bieber arriti vendin e parë për 16 javë.

Malone dhe Savage me “Rockstar” qëndruan për tetë javë në vendin e parë.

BILLBOARD HOT 100 TOP 10

1. Ed Sheeran feat. Beyoncé – “Perfect Duet”
2. Post Malone feat. 21 Savage – “rockstar”
3. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
4. Lil Pump – “Gucci Gang”
5. Imagine Dragons – “Thunder”
6. Sam Smith – “Too Good at Goodbyes”
7. G-Eazy feat. Cardi B & A$AP Rocky – “No Limit”
8. Halsey – “Bad at Love”
9. Cardi B – “Bodak Yellow (Money Moves)”
10. Marroon 5 feat. SZA – “What Lovers Do”

Ed Sheeran në bashkëpunim me Beyonce sjellin remixin “ Perfect” (VIDEO)

Mbrëmë është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar i Ed Sheeran dhe Beyonce, të cilët sollën një remix të ri të këngës ‘Perfect’, përcjellë KultPlus.

Kënga origjinale e Ed Sheeran “Perfect” debutoi në albumin e tij të tretë të titulluar ‘Divide’, i cili ka marr dy nominime për Grammy, në fushën e popit.

Ky remix shënon bashkëpunimin e tretë muzikor mes Sheeran dhe Beyonce. Në vitin 2015, ata performuan në nderim të figurës së Stevie Wonder në “Songs in the Key of Life — An All-Star Salute,” dhe më vonë po atë vit ata kënduan një interpretim të “Drunk in Love” në Global Citizen Festival./ KultPlus.com


Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey pijnë raki nga Kosova në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey ishin mbrëmë të ftuar në ‘The Jonathan Ross Show’, shkruan KultPlus.

Udhëheqësi i këtij emisioni Jonathan Ross, kishte marrë një shishe raki kosove, nga i cili vend vjen Rita Ora, dhe në shoun televiziv mbushi nga një gotë për të ftuarit e tij.

Rita, ishte ajo e cila e sqaronte këtë raki, duke thënë që është shumë e fortë dhe se në shtëpinë e saj kjo raki sillet nga i ati për festa të ndryshme dhe jo vetëm. Rita tha se i pëlqen ta pijë por vetëm pas përfundimit të punës.

Dy të ftuarit e tjerë nuk është se e pëlqyen edhe shumë, pasi që, kjo sipas tyre ishte rakia më e fortë që kanë provuar.

KultPlus, po e sjellë edhe videon gjatë pirjes së rakisë kosovare në ‘The Jonathan Ross Show’./ KultPlus.com

U2 dhe Ed Sheeran anulojnë koncertet në SHBA

Banda irlandeze e “rock”-ut, U2 dhe Ed Sheeran kanë anuluar koncertet e tyre që priteshin të mbaheshin në St. Louis për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, pas protestave të dhunshme në qytet që shkaktoi lirimi i një ish-oficeri të bardhë policie, i akuzuar për vrasjen e një personi me ngjyrë.

Irlandezët pritej të performonin në “The Dome at America’s Center” mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këngëtari britanik Sheeran i ka shitur të gjitha biletat për shfaqjen që pritej të zhvillohej mbrëmjen e sotme në “Scottrade Center”, transmeton tch. Por policia ka njoftuar se nuk mund t’iu garantojnë nivelin e duhur të sigurisë, pasi qyteti është përballur me protesta të vazhdueshme dhe të dhunshme.

Qindra vetë protestuan të premten dhe të shtunën në St. Louis, në qendër dhe në periferi të qytetit, duke çuar deri në arrestimin e të paktën 32 personave. Megjithatë, protesta më të mëdha priteshin mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtari i famshëm Bono i grupit “U2”, përmes një deklarate në “Instagram” tha se ishte “tejet i zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur në St. Louis, që detyroi edhe anulimin e koncertit” të tyre.

“Jam duke lexuar fjalimin e Luther King nga Katedralja Kombëtare dhe pyes veten nëse sot jemi në vitin 1968 apo 2017?”, shkruan Bono. Edhe në faqen zyrtare të “U2”, thuhet se banda “nuk mund të rrezikojë me ndërgjegje të plotë jetët e fansave të tyre”, nëse do të vijonin me planet për zhvillimin e koncertit.

Megjithatë, për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna./ KultPlus.com