Këngëtari i mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, edhe pse tash nuk është më aktiv në skenën muzikore ai veçse ka krijuar një bagazh të madh muzikor i cili do të jetojë gjatë në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.
Një këngë që pikëllon por edhe sjellë nostalgji, “Edhe një herë” është një nga baladat tjera që Armend Rexhepagiqi realizoi në kohën e famës së tij më të madhe.
KultPlus sjell këtë këngë jo për të sjellë pikëllim, por nostalgji për vitet e kaluara dhe për reflektim duke dëgjuar zërin e dashur të Armendit.
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban
si një sëmundje e rëndë
që bar nuk ka e s`më le të jetoj
ka shumë ditë që rrugët përherë na janë nda
e ditët e mija netët e mija kot unë i harxhoj
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje
o më beso se faj nuk kam që forca po më le
se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri
Edhe një herë o veç edhe një herë
këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj
edhe një herë o veç edhe një herë
gjakun o prapë ta ndez
veç një mëngjes me ty ta pres
Edhe një herë o veç edhe një herë
të të takoj e veç një çast
gëzimi ta jetoj me ty
edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri
edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
vetëm edhe një herë
Diçka e rëndë sikur hyri në mua
më shtrëngon e po dhemb
ma mori sigurinë nuk jam i njëjti ai njeri
dhe çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im dhe ëndrrat për dashurinë
Edhe një herë o veç edhe një herë
të të takoj e veç një çast
gëzimi ta jetoj me ty
edhe përherë ti mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri
edhe një herë o mos të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
vetëm edhe një herë
Se ka shumë ditë që pikëllimi më mban
si një sëmundje e rëndë që bar nuk ka e s`më le të jetoj
faj unë nuk kam që forca mua më le
e s’mund të vdes pa të pa, pa të pa edhe një herë
edhe një herë, edhe një herë.
Armend Rexhepagiqi njihet si legjenda e muzikës shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: Qaforja, Edhe një herë, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele, Te furra e Qerimit, Kuj do t’ia shpreh pikellimin tim, Dude dudie, Ti nuk me meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem me këngë, Shko, Qendresa, e shumë e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990 ai përfaqesoi denjësisht Kosoven në Jugovizion për zgjedhjen e këngës kombëtare për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej ”Mami Mami”. Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin Kenga Magjike me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marrë çmimin e Kantautorit më të mirë. Si dhe po në këtë vit fitoi video-festivalin e “Video Festit Muzikor” me këngën e tij “Shkel” e cila njihet si një ndër këngët më të mira të tij.
Ai bashkë me gruan e tij, Aida Baraku ka kompozuar këngë edhe për shumë këngëtarë të tjerë siç jane Adelina Berisha, Jehona Sopi, Lori, Valza Bajra, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi e shumë e shumë këngëtarë të tjerë ku shumica e këtyre këngeve kanë qenë hite./ KultPlus.com